Me 92 vota pro, 50 kundër dhe 29 abstenime, Kosova humbi sot mundësinë për tu bërë pjesë e agjencisë kulturore të Kombeve të Bashkuara, në një votim të kundërshtuar fort nga Rusia dhe të quajtur fitore diplomatike nga Serbia pas rezultatit të mangët për Kosovën. Tre vota më shumë do të kishin mjaftuar për hyrjen e shtetit më të ri europian në UNESCO.

121 Komente

Nga rezultati i votimit te Kosoves per ne UNESCO shqiptaret mund te shikojne fare qarte se kush jane miqte dhe armiqte e tyre.Emrat e atyre shteteve qe votuan kunder per fat te mire jane bere publike.
Tani fare mire Gjykata Supreme e Kosoves te hedhe poshte marreveshjen mbi Asosacionin e Komunave Serbe.
Cdo e keqe e ka nje te mire.

Shume nga ata qe kane votuar Jo kane bere llogarite, pra nje vote Po i prish pune ne ceshtje te tjera me madhore per ta . Do ishte mire qe ne po ashtu te bejme llogarite dhe te mos marrim vendime ne menyre parimore.

Me interesante per mua eshte lista me shtetet qe kane abstenuar.

Per ne kane lobuar SHBA,Gjermania, Anglia etj,tamam tamam eshte humbja e tyre perballe Rusise dhe jo e jona.
Ata e hodhen ceshtjen ne votim.Ka shume mundesi qe shume shtete te kene nderruar mendjne minuten e fundit ndryshe nuk ka si shpegohet ky ngulmim i SHBA -ve me aleatet qe ceshtja te mos shtyhej por te hidhej ne votim.

SHBA nuk ka as te drejte vote ne UNESCO, e dije? Cfare lobimi do bejne per ne kur s'kane paguar faturat e tyre.

Po ashtu si ty mendoj qe ka pasur nje numer shtetesh qe na kane lene te besojme se do votojne PRO dhe nuk e kane bere; them se kane abstenuar. Kjo duhet analizuar.

Nuk eshte humbje e madhe por nuk eshte lajm i mire.

Sa naiv qe je mer rob zoti, andej po e rrek Obama dhe Amerikanet tek futja e Kosoves ne Unesko...Akoma se keni kuptuar qe jemi te padukshmen ne kete lojen e shahut gjeopolitik.....Po sfilluam vete lobimet s'kemi gje ne vije

Cfare lobimi mund Te beje nje I padukshem ..per tre vota eshte deshtim I PJ Te Shqiperise

Bukur. Vazhdoni tani me bisedimet per materializimin e bashkimit te komunave serbe.

Është e trishtë të shikosh se se pjesa më e madhe e diplomacisë serbe bazohet në pengesën e Kosovës. Duket si barcaleta e atij që si dëshirë të tretë i kërkon peshkut që t'i heqi një bole!

 

Te pakten tani kosovaret e pane se vendet arabe jane aleatet e Serbise.
Uroj qe te mos vazhdojne ti quajne vellezer...

Obam leshi thuj, ngeli duke honger shpulla prej Putanes. Do na boj te votojm Tra(m)pin vallaj. 

Trumpi te bo aset per mareveshje. Te paketo me noi Siri bashk, e te shkembe per noi paruke.

He mer se qe ne inot e siper. Mo pare votoj Liken se Trapin. smiley Po dhe kto vezet lluk t'Obamit na e shpifen. Ku je Xhorxho, thrret gjith malcia.smiley

nuk ka gje. eshte humbur thjesht 1 beteje...

rendesi ka qe SHBA , Gjermania e Anglia jane ne krahun e shqiptareve !   te tjerat  me kohen do vijne.

Aplikimi i Kosoves pa pasur votat e sigurta ka qene gabim dhe per kete dikush duhet te jap pergjegjsi . Megjithate tek votimi me beri pershtypje kundershtimi i Palestines, kundrejt se ciles shqiptaret, por edhe shteti shqiptar kane mbajtur nje qendrim parimor edhe pse ne kundershtim me qendrimin e SHBA-ve, e rrjedhimisht kunder interesit tone, e ky vend rreshtohet qartazi ne anen e armiqve tane qe ne kete rast jane edhe agresorë.

Edhe vota kunder e shume shteteve muslimane duhet te na këndell, qe ne ta largojme shikimin nga ta, e pse jo edhe t'ua kthejme këtë fe, se nuk kemi kurrfarë dobie as  nga kto shtete e as nga feja e tyre.

Kjo nuk varet nga Kosova apo Shqiperia,por nga SHBA,Anglia dhe Gjermania qe ishin partizane te votimit.

Keto qeveri nuk prezantojne fene, popujt perkates etj etj etj.

Po pra! Ne u shkelym duke mbrojt rrypgazaret neper internetna; ato na konsiderojn qafira!!! 

Po mer H75 , se ne shqiptaret bijet e Madres Terezes, s'lame populli pa i qare hallin. Lot per te gjithe! Shkojne bijte e Shqipes me luftu me ISISIn kundra padrejtesise qe i bente regjimi Asadit popullates. Dalin bijte e Shqipes ne protesta per "Lirine e Palestines", zihen bijte e Shqipes per Izreal e Palestine, vriten bijte e Shqipes per pune arabesh, forca bijte e Shqipes per te drejten e popullit Kubanez, qajne bijte e Shqipes hallet e Kurdistanit, gezojne bijte e Shqipes per fitoren historike te Sulltanit Salepit. S'bezejne bijte e Shqipes kur Serbet ja marrin token nga kembet, s'flasin bijte e Shqipes per krimet qe hoqen ne Kosove, s'pipetijne bijte e Shqipes, kur i zhvasin i vjedhin, i genjejne perdite. Populli i forte paskemi qene. Popull i forte !

popull loqe me mire.

Do behet rradhes tjeter, keshtu e kene keto pune. Sa here na e refuzuan neve kerkesen per kanditat ne BE?

kur mund te aplikohet prap?

Na tradhetuan vellazerit tane islamike te Arabise.

Ky ishte nje testim, se cdo te ndodhte ne OKB, nese Kosova do te tentonte te fuste per votim, anetaresimin e saj ne te. E verteta eshte, qe ka dy blloqe madhore Perendimi me Izraelin dhe Lindja me lukunite marksiste. Te dyja blloqet nuk jane parimore, por blloku i Perendimit eshte 1000 here me i mire se ai i Lindjes, ne cdo pikepamje. Po te ishte per Lindjen, Shqiperia vete as qe do egzistonte si shtet e aq me pak Kosova.

Me kete votim nuk kemi humbur shume, thjesht kemi testuar gjendjen e interesave globale.

Qendrimi i Serbise, eshte i cuditshem, ata nuk duan Kosoven te ike, megjithese dhe parimisht dhe moralisht dhe praktikisht jane mese gabim. Kokefortesia e tyre primitive, do te demtoje vete ata. Nuk mund ti mohosh fqinjit lirine, pasi tentove ta zhdukje nga faqja e dheut dhe sidomos nje fqinji vital si shqiptaret. Per me teper, shqiptaret nuk jane me ai vendi i izoluar qe luftonte kunder te gjitheve dhe Kosova nuk eshte me pjese e ish-Jugosllavise se fuqishme, qe ishte mik me kedo. Thjesht serbet jane primitive dhe i kane bere llogarite gabim kesaj rradhe. I kenaq vetem ideja, qe mund ti bejne shqiptaret te vuajne.

totalisht deshtim i diplomacise shqiptare...UN nuk eshte asgje me shume se loje interesash...voton per palestinen, dhe ajo te voton kunder...shkon ministri i jashtem ne gjithe ameriken latine dhe te votojen kunder...sot te pakten nje qeveritar shqiptar duhet te mbaj pergjegjesi per kete deshtim; po kujt i plasi ne fund te fundit....vazhdoni kajani nanen ketij populli se me fort do bertasin BABE!!!

Kjo eshte ana tjeter e medaljes. Rilindja deshton ne cdo fushe te jetes.

Nuk ka pas gje ne dore Shqiperia,kur edhe SHBA me Angline nuk arriten tu nderronin mendjen ketyre vendeve.

Per mua ato votat Pro ceshtjeve te Kubes dhe Palestines ishin komplet te papranueshme. S'kemi nevoje ne me be si parimor kur qartazi keto vende s'kane interesa te tilla.

Shqiperia ndryshe nga cfare mendojme ne i kishte ato tre vota ne dore....do thuash ti si??? Po ja, palestines pershembull duhet tja merte voten pasi ka votuar per te, ose duhet te kishte votuar kunder saj, dhe nderkohe te kishte bere nje mareveshje me Israelin qe ne rastin e UNESCOs Israeli ti gjente Shqiperise tre votat e duhura...apo nese votoi pro palestines per te kenaqur vellezerit Turq, ti kerkonte vellezerve Turq qe ne kembim ti bente tre vota per Kosoven ne UNESCO. Apo ti premtonte Argjentines nje vote Pro ne te ardhmen ne kembim te votes se sotshme....POR DHE KJO ESHTE NJE POR SHUME E MADHE po te shohesh diplomacine Shqiptare qe nga momenti qe drejtimin e ka mare RILINDJA dhe DitKEQ Bushati ka vetem deshtime...kur ishte statusi kandidat ne Dhjetor 2013 DitKEQI dhe eDrama bene ture diplomatike (madje eDrama pagoi edhe shume lek per tu takuar per nje caj me kryeministrin anglez ne korridoret e Londres) dhe ne te pese vendet qe keta vizituan - Angli, France, Hollande, Danimarke dhe nje tjeter qe spo me kujtohet tani, te pesta votuan kunder Shqiperise...pasoja ishte qe pas 6 muajsh statusi na kushtoi sa pula frengun me CEZ dhe me ca tendera te tjera digitalizimi, ne shendetesi, dogana etj. me nje vlere nja 1 miliard Euro....pa u futur tek OSBE qe ne vend qe te drejtonim NE nje agjensi te rendesishme nderkombetare qe do na kishin krijuar kushtet per te marre edhe tre votat e duhura sot, sot qeshen SERBIA...mos valle te gjitha keto jane rezultate aksidentale apo by design nga DitKEQI dhe eDrama??? Pergjigjen jepeni vet!!!

Puna e ministrit te jashtem matet me rezultatet e lobimit dhe rezultatet e tij ishin zero. Te pakten duhet dhene doreheqja.

Ca behet keshtu mer... Ketej Serbia mbane kenge " ua myslymanet na lenduan" ketej vendet Arabe me Sheriat hala, votuan plotesisht ne favor te tyre. Per mu Europa te hap syte se si shume po i mbane kenges ketij muhabeti e do haj veten e vet. S'ka kuptim pse te vazhdohen bisedimet e Brukselit. Gjate procesit te KS ne UNESCO kemi degjuar shprehjet me raciste e me shoviniste te nxjerra ndonjehere nga Serbia dhe nga institucionet e tyre fetare. Kjo tregon qartazi ne fakt se cila pale kerkon destruktivitet dhe prishjen e paqes ne Ballkan. Europa duhet te reagoj.

Per tre vota. Ve mer nei minister te LSI-se, me i ven pune pastruse i qerro. 

Une them qe Bushati t'i fusi ene nga i foto me bluzen e Brazilit dhe Spanjes (pas asaj me bluzen e Argjentines). Per Afriken e Jugut le te zgjedhi bluze rugby se ne futboll s'jane gjo. Kurse per Kinen s'ka nevoje te ndryshoje asgjo se vete dipllomacia jone duket si mall kinez kshu qe mjafto te vazhdoje punen. 

Para se te me sulen rilindaset, une nuk mendoj se Bushati apo kushdo qofte minister i perjashtem ne Shqiperi, ka force te ndryshoi mendjen dhe politikat e jashtme te vendeve te lartpermendura. POR duket pak tallje b... me ne, publikimi i fotove me bluzen e Argjentines kur atje i eshte thene qarte se ata do votonin kunder dhe kur dihej se ata po lobonin edhe te vende te tjera qe te votonin kunder.

Ky le te jete nje mesim i mire per te gjithe ata (kryesisht miqte tane perendimore) qe mendojne se jane ne rrugen e duhur per permirsimin e marredhenieve Kosove Serbi. Gjithcka kane bere deri tani ka qene nje deshtim kolosal. Jane sjell si ajo edukatoria qe ploteso gjithmone tekat e kalamonit te prape e sherrxhi se nuk ka nerva me duru te qamet dhe perplasjet e kembeve te tij. Nderkohe qe ai i urti jo vetem s'pi dy nena po e ha gjithmone sa krahu.

Tani nje grisje e shpejte e planit per asociimin e komunave serbe dhe vendosja e disa kushteve te panegociushme (kerkimi i faljes dhe demshperblimi per krimet, gjetja e te humburve, etj) para se ulet edhe zyrtari me i fundit per bisedime me Serbine.

Thuhet se ato vene jon ofenu se nuk e ka vesh bluzen. 

Jo une nigjova se ishin allnu se kish refuzu me lujte ne ven te Messit qe o i demtume. Kish thone jom i zone duhet me lujte me ekipin e ushtrise se Greqise.

Pse mer car jena ne kopshi pa dreke, kishin thon shoket e Messit.

dhe vendosja e disa kushteve te panegociushme (kerkimi i faljes dhe demshperblimi per krimet, gjetja e te humburve, etj) para se ulet edhe zyrtari me i fundit per bisedime me Serbine.

Une nuk e kuptoj pse nuk jane bere keto me kohe. Asgje nuk ka ndryshuar ne parim, Europa kerkon te kenaq Serbine, duke copetuar shqiptaret, njesoj sic bente Turqia dikur, kur po i vinte ngordhja.

Sepse qeveria e Kosoves nuk di ne rradhe te pare te loboj tek aleatet. Vertet qe SHBA, Gjermania etj jane dashamires ndaj nesh por Kosova eshte nje problem i vogel ne listen e tyre te gjate; sa me thjeshte duan ti zgjidhin punet. Prandaj dhe i behen leshime serbeve te cilet jane nje dhimbje koke qe duan ta heqin qafe. Qeveria e Kosoves te filloje te mendoje per interesat e shqiptareve dhe te filloje te lehi si nje pitbull dhe jo te vulosi cdo urdher qe i vjen nga lart.

E lexon me cfare Presidentesh Dy M e ke mbush kete faqe. Nje varg jargaxhijsh te rene nga Kali qe mender nuk i pirdhte njeri as ti takonte jo ti digjonte , japinmend

I shton dhe ca te currufiaksur si xeberthyes madheshtor te Shqiperise si Qender e Botes qe i bejne Lopka Politkat si merr e jepet e Babasqapit smiley

"Na nje CEZ nem nje Vote "

Shqiperia ka lobuar dhe ka arritur te beje dhe Kinen Anetare te OKB dhe kesaj rradhe ka bere Maksimumin e mundshem qe mund te beje nje Shtet i rreckosur e lene si Grope Haleje nga po keta qe xeberthejne pUlitiken e Modhe mer Jahu .. Se Usa , se Gjermania , se Rusi , se Kina ..

Sh Gjembi duhet urgjentisht MEJTONJ te nderhyje pasi nga kjo Faqe varet jo vetem Fati i Politikes se Jashtme Shqiptarve por edhe vet Fati  Kosoves dhe mendo cfare Fatkeqesie  do ndodh ne Bote  sikur O-Ke - Be te mos vleresoje komentet e ketij Hurit me fletore katerlekshe pas bythe qe thote" kam Blog " e Ulerin 

"Urgjentisht Min i Jashtem te lexoje bLoqelleqet ku komentoj une presid.i firm Dy M  "

Hani buke e folni Kalit se kjo Megallomani nuk vlen as per pyjet e Munelles , ku sh.Gjembi po ben nje Lobing te shkelqyer per pranimin e Kosoves ne O-Ke -Be !

Kur them une djema qe dipllomacia serbe punon me te kater motoret, dhe dipllomacia shqiptare punon me nje motor, nuk m'beso njeri mu. 

Po ça tashi, edhe neshjen edhe kosoven ja la mizerja ? smiley

Shume zhgenjyes qendrimi i disa vendeve arabe, por ky eshte deshtim i paster i diplomacise shqiptare dhe asaj kosovare. Shpresoj qytetaret e dy aneve te kufirit te zgjohen e ta shprehin hapur dhe qarte padurimin e tyre me kete lloj lidershipi pabuks. 

Shume zhgenjyes qendrimi i disa vendeve arabe, por ky eshte deshtim i paster i diplomacise shqiptare ...

smiley Allahu akbar! Ja dhe nje arsye me shume per t'u ngrit kunder lidershipit pabuks. Shpresojme qe udheheqja do vije me pas, ta kete te qarte se cfare duan nga ne vendet arabe dhe mos ua boje mo llafin dysh. 

P.S. Kush nuk eshte zhgenjy ( me nje fjale nuk e ka zone ne befasi) qendrimi i vendeve arabe, te ngreje doren. 

E kush ja u ka bere ndonjehere fjalen dysh?  Ne nuk leme rast pa u treguar se jemi vllezer.

Kush mer u cudit nga Arabet, po pika i rente! Mu me habit kush jane keta "te zhgenjymit". Arabet e kane bere te qarte pozicionin e tyre. S'kane njohur Kosoven, e jo me per cikerrima te tilla. Me te habit keta te habiturit.

Shumica e vendeve arabe votuan pro Kosoves PF, por zhgenjyese jane ato 4 qe votuan kundra, sidomos Palestina. Por kjo tregon sa e shkeputur nga populli palestinez eshte qeveria e Mahmud Abasit, te cilet e kane humbur gati krejt legjitimitetin dhe kane vite qe nuk mbajne zgjedhje te lira. Edhe Egjipti qe abstenoi, te ishte akoma qeveria e Mursit nuk ka dyshim qe fo votonin pro Kosoves. 

Ja komentet e dy shokeve te mi tek postimi im ku shpreha zhgenjimin ndaj lidershipit te Abasit:

"Abass dose not represent me ."

"He is a pure zionest and a slave to imperialism. He sold out his own People. What can anyone expect from him."

dmth miqsia  serbo arabe zenka  vend te rendesishem ne ceshtjen kunder Kosoves, serbet paskan bere nje pune shume te madhe, te palodhur ,

 une thashe pak me larte politikanet tone flejne gjume, "Uji fle hasmi s fle " thote nje fjale !

smiley Me pelqen qe shoket i paske me Hamasin. Sa pe Morsin, me mire qe nuk eshte, pa do bejme si do bejme edhe pa Unesco-n ne Kosove. Rendesi ka qe skllavopronaret imperialiste europiane dhe amerikane na duan dhe jane me ne. Pa harruar socialimperialistet sovjetike.

A nuk ju thashe?

armir, nuk te takon ty te flasesh ne kete menyre... pasi me aq pathos sa mbrron vellezrit e nje feje, e ku feja eshhte me e fuqishme se politika, ketu nuk ka vend per te deshperim me diplomacine tone... Po diplomaccia e imameve dhe e hoxhallareve ku vajti...???

A ka noi liste te sakte per kete votim. 

Na e paskan dhi vellezerit palestineze !

 

Do te doja te komentonte ai amir-i si i brendshem i misionit palestinez ne OKB.

Shumica e vendeve te Konferences Islamike kane votuar pro

E kisha fjalen per voten Palestineze.

Ja dhe lista e vendeve se si votuan:

Vendet që votuan pro:

Afganistani, Shqipëria, Andorra, Australia, Austria, Bahamet, Bahreni, Belgjika, Belize, Benini, Brunei,Bullgaria, Burgina Faso, Kanada, Chadi, Ishujt Cook, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Republika Çeke,Danimarka, Xhibuti, Republika Dominikane, El Salvador, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gaboni, Gambia, Gjermania, Gana, Grenada, Guinea Conakry, Guyana, Haiti, Honduras, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Jordania, Kuvajti, Latvia, Lesoto, Liberia, Libia, Lituania, Luksemburgu, Maqedonia, Malaui, Malajzia, Malta, Monako, Mali i zi, Nauru, Holanda, Zelanda e re, Nigeri, Norvegjia, Omani, Pakistani, Palau, Panamaja, Papua Neë Guinea, Portugalia, Katari, Ruanda, Saint Kitts and Nevis, Shen Lucia, Samoa, San Marino, Arabia Saudite, Senegal, Sierra Leone, Sllovenia, Ishujt Solomon, Somalia, Sudani, Suedia, Zvicra, Tanzania, Tailanda, Timor – Leste, Togo, Tonga, Turqia, Tuvalu, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbreteria e Bashkuar, Vanuatu, Jemeni.
 
Vendet që votuan kundër:
Afrika e Jugut, Angola, Argjentina, Jemeni, Bjellorusia, Bolivia, Botsvana, Brazili, Kili, Kina, Qipro, Kongo, Kuba, Ekuadori, Eritrea, Spanja, Etiopia, Rusia, Guatemala, Gruzija, Guinea Ekuatoriale, India, Indonezia, Kazakistani,( i Pacollit) Kirgistani, Libani, Maroko, Mauritjus, Mozambik, Meksiko, Mijanmar, Namibija, Nikaragua, Uganda, Palestina, Paraguai, Filipinet, Siria, Moldavia, Republika Demokratike e Kongos, Republika Popullore e Laosit, Koreja e Veriut, Serbia, Sllovakia, Sudani Jugor , Shri Lanka, Surinami, Uruguai, Venezuela, Zimbave!

Vendet që abstenuan:
Algjeria, Barbados, Butani, Bosnia e Hercegovina, Burundi, Kameruni, Komoros, Egjipti, Greqia, Guinea-Bissau, Xhamaika, Japonia, Kenia, Mali, Nigeria, Peru, Polonia, Republika Qendrore Afrikane, Koreja e Jugut, Rumania, Saint Vincent dhe Grenadines, Singapori, Trinidad dhe Tobago, Tunisia, Vietnami, Zambia.

 

Poloni, Rumani vota te papranueshme.

Japonia!!

Polonia dhe Peruja mbase  mund ti quajme te cuditshme qe kane abstenuar,  pasi keto vende e kane njohur Kosoven si shtet.

por Rumania ka qene gjithmone kundra shtetit te Kosoves dhe e ka theksuar me force. keshtuqe nuk eshte aspak e papranueshme.

Me cfare rasti Belul jane kunder, kane arsye te brendshme si Qipro p.sh.?

Si shtet ballkanik me lidhje shekullore me shqiptaret si dhe nen influencen e USA nuk e kuptoj refuzimin e tyre.

Po Japonia pastaj.

 

po  ku ta di une pse jane kunder..smiley  mbase boshti/aleanca  ortodokse e periudhes otomane dikur: Greqi-Serbi-Rumani..?

  nejse,   kam  menduar qe me Rumanine kemi lidhje historike shume te vjetra.:  nga vllehet qe kemi ne Shqiperi, por edhe shqipteret qe jetojne  ne Rumani... madje shqiptaret  e Rumanise deri vone kane pasur 2 deputete perfaqesues ne parlamentin e Rumanise.

dhe mire qe Rumania  kundershton Kosoven si shtet.. por keta e bejne edhe ne menyre  fanatike, dmth, nuk tregohen aspak diplomatike te nuancuar te pakten, sic ben Greqia.. kjo me ka habitur!   une mendoj qe Shqiperia duhet patjter ti rishikoje mardheniet reciproke me keta, se  sjellja  e tyre eshte gati gati antishqiptare.

Rumuni ka per te qene gjithmone kunder per shkak te konfliktit Moldavi-Transnistria. Rumani e Spanje s'ka shpresa per vote pro, per shkak te problemeve te brendshme.

Rumuni ka disa arsye. Dhe puna e Moldavit eshte me e vogla. Kane hallin me Hungarezin dhe sidomos jane Ortodoks brudah me Serbet!

Ne Poloni eshte hapur nje ndjenje e forte Pansllavizmi. Kudo neper forume flitet per vellazerimin Pan-Sllav serbo-polak, dhe kjo po forcohet dita- dites me retorika islamofobe e stigmatizuese ndaj popullit shqiptar. Shqiptaret e shkrete flejne aty ne kasollen e vet e s'shohin cfare behet nga bota, po presin 'miqte' e medhenj t'ja zgjidhin hallet.

Frika me e madhe e Polakeve eshte se mos perfundojne si Ukraina, nuk i duan Ruset fare.

Plus Polaket jane katolik, nje kulture krejt ndryshe nga vllezerit bizantin serb. Asgje s'kane te perbashket.

E ke gabim. Vota s'ishte kundra Rusise, ishte per Serbine. Dhe eshte merite e Serbise dhe lobit Serb per qendrimin e Polonise. Serbet jane gojeembel keshtu, ta marrin kalane nga brenda. Ta them me bindje qe ne Poloni eshte ngritur nje rryme sllavofile dhe islamofobe prej disa vitesh.

Nje gje s'marr vesh une, Amerika Latine pse ka votuar kunder?

Besoj kryesisht Spanja, mbase dhe kujtimi i dashnise se paangazhume. 

Inati i USA mo, dihet.

Jane komuniste, zakonisht rreshtohen me Kinen dhe Venezuelen (kur kishte kellqe).

E per ça po ju duhet uneskua anyway!

Alma Lama

Ne marreveshjen e 19 Prillit 2013 mes Kosoves dhe Serbise, kjo e fundit nuk pranoi qe te hiqte dore nga pengesa e anetaresimit te Kosoves ne institucionet nderkombetare. Perkunder kesaj, kryeministri i atehershem e nenshkroi marreveshjen, edhe nen presionin e BE-se. Rezultati i sotem i anetaresimit te Kosoves nd ne UNESCO lidhet pikerisht me kete marreveshje e cila thote se palet nuk do ta pengojne njera tjetren ne rrugen e anetaresimit ne BE. Dmth pese me hic se ne BE tjeter vendimmarrje eshte.

Gjithsesi deshtimi i Kosoves nuk eshte vetem i saj, por eshte deshtim i BE-se e cila tregohet teper e bute ne Serbine, ndersa kjo e fundit koken e ka ne Moske. 
Deshtimi i sotem i takon edhe vendeve demokratike perballe Rusise dhe sateliteve te saj autoritare.
Sa per vendet e Amerikes latine dihet se jane shumica anti-amerikane. Ndersa bota arabe e lidhur kembe e terthor me Rusine. 
Pas ketij vendimi qeveria e Kosoves duhet te kushtezoje dialogun me Serbine, pasi jo qe nuk po shkohet drejt normalizimit, por po acarohen raportet edhe me tej. BE-ja na ana e saj duhet te lere menjane retoriken boshe. 
Gjithsesi :
Kosova jashte UNESCO-s, deshtim i civilizimit

Per mu kjo vote te hapi syte Europes, qe mendon se gjerat behen me urte e me bute e me shperndarje faji nga te 4 anet. Eshte e frikshme qe neper bote mbizotron retorika "he mo se te gjithe kane faj" per luftrat ne Ballkan. Perkedhel Serbine se mos na merzitet Rusi e ha populli i shkrete i Kosoves, qe ka pare lufte, s'ka marr falje, s'ka marre asnje demshperblim, eshte aktualisht populli me izoluar Europian e duron denglat e Europianeve qe flasin kodra mbas diellit. Nese Europa nuk mban qendrim te prere ndaj Serbise e vazhdon me keshtu muhabetesh, nje lesh kane per te pare ne Kosove, e ne Ballkan per ate pune. 

Gjithe telat kunder i ka lujt rusi. Aq me shume qe Putini do te tregoje muskujt ndaj Amerikes. Ne kete rast i thote, qe ku t'i 10va dhe ca "aleate." Jo se i plas Japonise a Polonise hyni apo s'hyni Kosova. Dora tjeter jane vene qe kane mizen ne kesule si Spanja e sorollop etj. (Cataluna libre ku u festu pavaresia e Kosoves me shampanje rrugeve).  

Në votimin e sotëm 15 shtete që e kanë njohur Kosovën, nuk e përkrahën që të anëtarësohej në këtë organizatë.

Kolumbia, Antigua dhe Barbuda, Burundi, Unioni i Komoreve, Egjipti, Japonia, Polonia, Guinea Bisau, Mauritania, Mikronezia, Peru, Koreja e Jugut, Sau Tome dhe Principe, Sëalizandi dhe Uganda, të cilat kohë më parë i kanë dorëzuar kredencialet dhe e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, sot ose votuan kundër, ose abstenuan, ose zgjodhën të dalin jashtë sallës, 

Pse nuk u pranua Kosova ne Unesco  cilat jane arsyet e verteta ?

Po mire te gjitha, po ai m... serbi ca fito nga gjithe keto sherre? Sikur na u bone dhe km-te miq, gjujshim bashke Merkelin.  

E po Merkeli kish thone : "Une jom me te vjetren, nuk pranoj treshe" Pranej plasi sherri.

Aresyeja e vertete eshte se kane ndryshuar balancat gjeostrategjike.. Diplomacia agresive e Rusise, ne funksion te rritjes se peshes politike te saj ne bote, rritja e rolit te saj ne Lindjen e mesme, perkunder dobesimit te ketij roli nga Amerika, ka bere qe disa vende te lekundura ti bejne bisht detyrimit politik e diplomatik qe kane perkunder Kosoves.

Kjo do te thote se Panvarsia e Kosoves nga Serbia eshte nje ender ?

Une bera nje koment te gjate dhe me iku smiley  tani pertoj , Une them qe ceshtja e Kosoves, eshte nje ceshtje e pa mbyllur, them qe serbet dhe ruset jane me te avancuar dhe te fuqishem ne shpjegime dhe argumente ligjore, dhe te disa fakteve ne lidhje me nderhyrjen e Natos ne Kosove, kjo ka prish shume pune, nderhyrja me force panvarsisht se ajo ishte ne  drejtm dhe ne favorin tone,  Kjo nderhyrje me shume konsiderohet , si politike agresive e amerikaneve  ne rajon. per te forcuar pozitat e vtea kunder Rusia,

 Nga ana tjeter serbet i meshojne historise, Ndertimi i kisha ne Kosove eshte shume i perhapur dhe dominues, ato nje pjese e mire u shkatruan dhe u dogjen , serbet ne preceptimin e opinionit fitojne pike, ne lidhje me shkatrimin e kishave,  nja 150 me duket, nga shqiptaret plus kane si argument, qe Kosova eshte Serbi pikerisht nga ndertimi i ketyre kishave ! Serbet nuk tunden nga stradegjite e tyre, ndersa ne si shqiptare nuk kemi stradegji, dhe eksperience , jemi dhe kemi qene gjithemone te dobet me te dobtit ne rajon ne kete drejtim ! Hallet toan presim t na i zgjidhi amerikani dhe evropi ! smiley

Ore aman mos na perseritni muhabete propagande serbe. S'jane demtuar 150 kisha ne KS, por nja 9-10, dhe per ato Qeveria e Kosoves ka levruar fonde per rregullim. Shumica e Kishave u ngacmuan pas luftes pasi njerzit u kthyen ne banesat e tyre. Dhe jo pa shkak, por u ngacmuan kisha qe kishin punuar ne menyre aktive si baza per mbatjen e Shovinsteve Serb, dhe kishin bekuar pastrimin etnik ndaj shqiptareve. Dhe asnje prej tyre su prek si Kishe por si Bazat e luftes ne KS. Sdq duhet te permendet qe prishjen e objekteve te kultit e filluan Serbet kur gjate lufte shkaterruan masivisht te gjitha objektet e kultit te shqiptareve, duke zhdukur cdo shenje te tyre. Per vepra te tilla askush s'ka marr pergjegjesi. Ndaj mua me cudit, se si kane fytyre te kerkojne llogari per dy-tre kisha kur shkaterrimin e objekteve te kultit e filluan ata dhe ishte shkaterrim nga njesi SHTETERORE jo nga rob anonim sic duan t'ja hedhin UCK-se.

Pikerisht propaganda eshte nje element i rendesishem , qe prek opinion publik, nga mubetet qe kam patyr , me rezulton se shumice  ne lidhje me kosoven, nderhyrjen e Natos, kane nje preceptim te kunder, me ate qe kemi ne. Nuk e pranojne bombardimin e Natos, ne Kosov ! Edhe panvarsine  kosoves e quajne te padrejte, Nuk jane serbe ata qe kam bere muabet !Politika e amerikane konsiderohet agresive, ne shume rajone ! Nuk e di pse ky mendim ka evoluar, qysh nga periudha e luftes, si duket njerizit harrojne me shpejt masakrat serbe , dhe nuk harojne shkatrimin e kishave, dhe nderhyrjen e natos ne KOSOVE !

Ky eshte thejshte nje preceptim i im experianca e ime !  Njerzit ndoshta kane memorjen e shkurter !Ndaj shqiptaret dmth politikanet intelektualet nuk duhen te flejne  !

Po sigurishte eshte i rendesishem. Fatkeqesisht dhe une kete eksperience kam patur me njerez perreth.

Shiko aktualisht neper internet per kedo qe do me kerku dicka per Kosoven ke me shume video, "fakte" skenare e deshmi te krimeve te Shqiptareve ndaj Serbve ne KS se sa e kunderta. Po te hapesh Wikipedia per kete pune eshte ku therret qameti dhe heren e fundit qe e pashe fliste per genocidin e bere ndaj serbve.

Dhe sigurisht muhabetin i famshem i "tregtise se organeve" qe ka marre permasat e nje fenomeni entik e gjitheperfshirese. Hap faqe per polikanet e Kosoves jane portretizuar te gjithe si Kriminel Lufte. Shtuar kjo me faktin qe per kete pune po hapet nje Gjykate Speciale. Dhe perdorimin i fjaleve kyceve ne artikujt e shumte per Kosoven si " shtet mafioz, vend krimi, shtet ilegal, xhihadist, terrorist etj etj"/ Ja kaq do dynjaja c'pret ti? Ne kundershtim me ne, Serbia ( pa dyshim me shtysen dhe ndihmen e madhe Ruse) e ka kuptuar qe hapesira virtuale eshte opionion-berese e forte dhe e shpejt. Nderkohe si ka thene dhe xhaxhi Stalini shume rendesi sa ne rregull je nese e perserit nje genjeshter shume, do fillojne ta besojne.

Nejse shonci i shqiptarve mbetet dashnia e miqsia sa mo e eforte serbo-ruse. Alternativa do ishte shume e keqe. Heret e vone Amerikes do i vije nje Regan i ri ta falementoje Putinin me protein powder. 

Per tri vota. Tashti njihini edhe komunat e pavarura serbe dhe behet tamam.

po mire, çfare e pengon Kosoven te bashkohet me Shqiperine ? (pervec dy referendume ne Kosove dhe Shqiperi)  edhe ska me arsye te aplikoje per njohje ne  OKB, UNESCO, FIFA, UEFA etj...

Belul, kam pas nje shok grek. Po grek jo i keq. Me thoshte po ja ju mund te bashkoheni me Kosoven dhe ... bla bla bla. Per t'i ra shkurt, mos ca derrasa e prish shoqnine i thashe: Shiko se ti je ballkanas vete, si ta ha menja ty ka president, km, qeveri, parlament ballkanas etj qe heq dore vete nga pushteti per tu bashku. Ke te drejte tha, s'paska rrezik. smiley

E shoh qe ka te befasuar nga qendrimi i Japonise ,Korese se Jugut apo vendeve tjera qe tashme e kane njohur   Kosoven.Miq te dashur,pake dite me pare diplomati i larte kosovar ishte arrestuar nga policia japoneze per ngacmim seksual,gjersa ne  anen tjeter,grupi i investitoreve nga Korea e Jugut, iken pa mend prej Prishtines per shkak te praktikave kriminale dhe mitos qe u kerkohej atyre.E  keshtu me rradhe me te gjitha shtetet tjera...

Fundja,ju qe jetoni ne Tirane,e keni rastin te shihni "live" se me çfare ekzemplaresh perfaqesohet Ambasada e Kosoves,prandaj une nuk e kuptoj befasine tuaj.

Per te qartesuar gjerat,une ju sugjeroj artikullin "Marrëdhënie katundare apo marrëdhënie ndërkombëtare?" nga Dr.Besnik Pula.

Tash sinqerisht,nga e tere kjo "hallakame",une kisha vene shpresa tek ai lajmi qe dhane shkencetaret per asteroidin qe po i afrohej Tokes,dhe po i lutesha Zotit qe kesaj rradhe te ishte me preciz.

Yyyt,race mongolesh...

p.s.

Cdo levdate per Shkelqesine e Saj Znj Ambasadore Besiana Kadare.Fisnikeria dhe vetemohimi i saj le te jene shembull per te gjithe diplomatet e ardhshem.

Faleminderit!

 

Besiana eshte nje nga ato pak qytetare qe ky vend ka e duhet ta ruajme si ujet e paket.

 

Politika qytetareve! Poshte katnareve!!!

 

Katnare, shkoni punoni token! Kokecepa muti!

Fakti qe nje diplomat kosovar qenka arrestuar nga policia japoneze nuk justifikon abstenimin e Japonise.

Nuk merren vendime nga nje diplomat neper ambasada por nga kokat e shteteve.

Prit mer jahu , c'vetmohim po flasim ketu. Ajo kishte 1 pune dhe ate s'e kreu si duhet. Ne boten time perkthehet si paaftesi. S'po marr vesh keto muhabetet me qytetare shembellore, fisnikeri e vetmohim.smiley 

Ramadan Sejdiu nuk eshte diplomat i larte, eshte zyrtar leshi ne MZHE. Sa per saktesim

Ky eshte lajm i mire. Ta kuptojne me ne fund shumekulturalistat se perrallat me shetin e koso ves jane per debilat. Kosova ose do te behet pjese e shtetit shqiptar ose do ta hane serbet gradualisht. Te insistosh per shtetin e kosoves do te thote te besh lojen e serbise.
Kosova ka vetem nje rruge. Ate te bashkimit kombetar. Prandaj sot per zot v
etem vv-ja eshte parti qe mbron interesat e shqiptareve. Shqiperia nuk duhet te humbase kohe me antaresime te panevojshme por te pregatise procedurat qe shqiperia te behet .me 20 prefektura nga 12 qe ka sot.

Te mos harrojme edhe ndihmesen e madhe qe kane dhene vete vllaznit kosovare per kete rezultat,duke mbushur si pakkush tjeter radhet e lavdishme te IS-it.Pastaj ky traplliku i mbeshtetjes se Palestines nga shteti shqiptar,si me qene Ministria e Jashtme e mbushur me Lizandra e Armira,a me internacionaliste antijanki,duket pak e cuditshme.

Eh, eshte miqesi e vjeter me popujt arabe dhe afrikane e konsoliduar qe nga koha e Dulles. Tip Internacionale/ do iu blejme kepuce te reja...

ene Kina votoi kondra.ne kohe te dulles u beme copa qe ajo te pranohej ne OKB.

U bera edhe une copa ketu, po kinezet kineze, shohin interesin e tyre te parin. Eshte e thjeshte te lexosh qendrimin e Kines, eshte kunder atyre qe i quan separatizma, per shkak te problemeve te veta te brendshme, por ama kur vjen fjala te Palestina, jane ndare hesapet: Amerika me Izraelin, Rusia dhe Kina me Palestinen. Ja shiko edhe Artistin qe Ndryshon Boten, antiislamik i madh, po kur vjen fjala te Palestina, qendrimin e ka si Baba Putini. I dhimbsen femijet e Gazes, po jo ata te Sirise te helmuar nga Asadi.  

Dhe ne duhet te njohim taivanin e te mbeshtesim pavaresine e tibetit.po Israel si ka votuar?

Ne duhet ta lidhim qerren pas me te fortit,Daje Samit,e te themi shyqyr qe eshte me ne.

Shiko, ky lajm jo i mire eshte, por ka nje aspekt shume pozitiv. Serbi po lidhet gjithmone e me shume me rusin. Ky i fundit per te shit pordh e sfidu ameriken ben keto marifete, se nuk eshte se i plas per Kosoven. Ky eshte fati jone, prandaj dhe na perkrah amerika, jo per syte tane te bukur. Ruaju dites kur serbi te prishet me rusin. 

Lajm i mire per ne eshte renia e rusit, jo lidhja e serbit me nje Rusi gjithnje e me agresive. Ka ku me i shit pordhe rusi amerikanit, e jo me nje cope Kosove. Per mua nuk ka rendesi fare per cfare na perkrah Amerika, e kemi bere edhe here tjeter kete muhabet. Ne kemi hesape te hapura territoriale, madje neser mund te te kercenohet ekzistenca si shtet e si komb, sic ka qene prej shekujsh, sidomos me kete shtet te zgerlaqur qe kemi ne, ketu te Peshku keto bythet e zgjuara parimore thone: "Jo po dale, se Amerika jo gjithmone e ka mire", madje ai Artisti qe do te Ndryshoje Boten me Putanen dhe Asadin, mezi pret qe Rusia dhe Kina te ngrihen, se nje bote shumepolare eshte me e mire. Ka mision te rende, te mendoje per hallet e botes.  

Mendoj se ka rendesi ta dime pse na perkrah amerika, qe mos ta humbim kete perkrahje. Ca vite me pare, ashtu e solli puna takova nje me b... te medhaja ketu, nga ato lupot e vjeter qe i dine punet me ere. Mbasi i fola per mirenjohjen e shqiptareve per ameriken, e pyeta pikerisht si mund ta ruajme kete perkrahje. Gjeni menyre te beheni te dobishem per ne, tha. Dhe ne jemi te dobishem relativisht sepse serbi shkon mbas qerres se rusit. Psh me kete historine e Uneskos, serbi do ndihet akoma me borxhli ndaj rusit, e Zoti u shtofte dashurine. Larg qofte serbi s'eshte me zogu i rusit, amerika ka shume mundesi te mos kete ndonje arsye te na perkrahe. S'diskutohet do pare interesi jone. Si ka thene i lashti, me mire te qaj nena jote se e imja.

Gjeni menyre te beheni te dobishem per ne, tha.

Dhe nuk mungoj dobia.

Uillsoni nuk ndihmoi shqiptaret per syte e bukur,por mbeshteti nje parim e perfituan shqiptaret,pa e ditur as vete pse.Amerika luftoi per Kosoven kur rusi ishte dobet per vete e jo me pastaj te mendonte shume per serbin,keshtu qe ka nje masterplan qe nuk varet shume nga sa te forta Jane lidhjet ruso-serbe,perndryshe shqipot nuk Kane cbejne e te rrine duarkryq e te luten ishalla nuk prishet rusi me serbin.Nuk besoj se amerikanet jane aq elegante sa te na lene ne te vrasim mendjen e te gjejme cfare duan prej nesh,cduan prej nesh e thone cope aty ku duhet.Po ne mbi te gjitha,duhet ta bejme shtetin tone normal e funksional,te tjerat pastaj,i dine te tjeret.

Shqiperia u be qe mos dilete serbi ne Adriatik, dmth perplasje intresash te te medhenjve. Dhe Uillsoni sa do idealist te kete qene ... Ata ta thone cope cfare duan, por ne derexhene qe jemi ne mezi mbahemi ne kembe per vehte. Pa gerrmuar me thelle, me 97ten pa perkrahjen e tyre do mund te kishim avulluar, po ashtu Kosova, ... dhe sot. Une ashtu e mendoj qe fati jone eshte qe ne kete zone jemi te vetmit jo zogj te rusit. Serbi e ka rusin ne vend te babes, po keshtu dhe sllavet e tjere, per grekun po dihet shprehja gruaja e perendimit e dashnorja e lindjes. Kjo s'do te thote qe ngrohu ne diell se ke ameriken, se ne fund te fundit ai te do per faktor ne rajon e jo per emer. Dhe ky eshte rreziku i vertete, po qe se vazhdojme te tregojme se s'jemi te zotet as te ngreme breket tona, miku mund te thote, pirdhi ne te, le ta marre rusi kete rajon, bota eshte e madhe.  

Ka interesa,po ka edhe parime.Edhe nderhyrja ne Kosove,te pakten shtysa e fundit,ajo vendimtarja,mund te jete bere oer arsye parimore.Po mbetet ajo qe thashe,ne as sot mund te mos dime arsyet,po rendesi ka fakti.E po prandaj thashe qe me shume se te vrasim mendjen,duhet te bejme nje shtet prej verteti,megjithese e di qe kjo nuk behet me urdher peshku (me ose pa uje)

Ka mer ka parime, por po se vihet ndonje interes ne peshore e hedh perpjete parimin e shkrete. Sa masakra e qamete behen e jo vetem qe s'derhyn njeri por as dalin ne "lajme." Thone qe Madlena i kercenoi kosovaret kur po i canin njehere derrasat, shiko se ju heq nga CNN e moret fund. Po tashti dhe aq te humbur s'jemi mos ta dime arsyen, nderkohe qe robt po numerojne universet e tjere. Aty te shteti prej verteti mbetemi ne klase ne, pa per te tjerat te thajme piten. Perfundon stan me lepuj, ne dac ne krye, ne dac poshte (kuptohet vec njerit, atij shpendi krenar). 

Po mor po, po nuk po i masim kush eshte me i rende, parimi apo interesi.  Pa parime tjetri te sheh duke u zhdukur e nuk ben gje, por ka edhe njefare ndergjegjeje. E kam permendur ketu ate dokumentarin, sipas te cilit masakra e Recakut ishte nje faktor vendimtar per fillimin e bombardimeve, ky eshte parimi e morali. Mos u bej edhe ti si keta qe thone: "Ho me Amerika per interesin i vet i boni bombardimet, per ca t'ia dime per ner", a thua Shqiperia e Kosova kerthiza e botes e pa to nuk do kishte Amerike. Dhe per mua keto wikileaksat e nxjerrin te nderuar Ameriken, se aty shihet qe kur trashet zullumi, qofte edhe nga aleatet, u terheqin veshin.

Mosmirenjohja eshte nga gjerat qe ma shpifin me shume. Dmth une shoh ate qe ne fituam dhe i jam mirenjohes Amerikes. Pra pse e beri eshte e dores se dyte. Duke qene vaksinuar tashme, me duket se bota rrotulloht nga interesat, pra s'me duket ndonje turp qe Amerika ka nderhyre se pari per interesat e veta. Historia eshte e cuditeshme. Mbas pilafit robt mundohen t'i japin racionalitet etj. Por kaosi ka dhe ai goxha peshe. wililealsat jane ate qe vete Amerika do te leaki.smiley Ose te thote gjera pa i thene.

Mund te jete ashtu kjo puna e wikit, shpresoj te jete edhe e Snowdenit, po meqe jemi te shqiptaret, me ka bere pershtypje nje here ai kreu i fasoneve shqiptare, Maksim Zotaj, i ftuar te Top Show i Alban Dudushit. Ai la pak a shume te kuptohet aty qe ka nje komplot kunder shqiptareve dhe qe masonet jane ata qe kane siguruar mbijetesen e shqiptareve, madje permendi edhe "Mbretin Lir", megjithese nuk e kuptova perse. S'eshte cudi qe shqiptaret,  ose te pakten shteti shqiptar ashtu rrumpalle, te kete mbijetuar edhe nga keta miq te prapaskenes.

Me ato wikit per Shqiperine, me pese rreshta i karakterizuan gjithe aktoret. Pastaj se shqiptaret s'jane te zote te nxjerrin me te mire, s'ua ka fajin "miku."

S'di te te them per kete pune masonesh, lunatiker ka sa te duash, ne Albanie pastaj dalin edhe me ne dukje. Per krijimin e shtetit shqiptar s'ka nevoje per ndonje konspiraci, thjesht e krijoi Austro-Hungaria, per kunderpeshe Serbise e sorrollop (ka botuar disa libra me dokumenta Elena Kocaqi). Eshte interesante qe mbasi na beri kete nder, Austro-Hungaria u zhduk per vehte si entitet. Pra dhe Austria jo se na pelqente syte, si dhe Amerika sot, dmth tek interesat kthehemi. Mesa duket ne puzellin ballkanik, copeza shqiptare duhet per ta plotesuar a balancuar. Ne plan me te gjere, derisa ky popull u ka rezistuar disa pushtimeve te medha si romak, sllav, turk, dmth jemi rrullur e asimiluar, por dhe kemi mbijetuar e ja ku jemi sot, do te thote qe ka nje deshire per te ndejtur bashke si popull me vehte. Per mua kjo shumatore e ketyre deshirave per te qene bashke perben celesin e ekzistences se nje kombi a populli. Vertet nuk kemi shkelqyer, te kishim perandorine tone etj., por shume te tjere jane zhdukur fare.  

Israeli nuk mori pjese ne votim.

pervecse prerjes se gurmazit te njeri tjetrit cfare tjeter Kane harritur kosovaret si shtet I pavarur?

kosova do perdoret si gur shahu. Pavarsia e kosoves eshte e perkohshme derisa ererat te fillojne te fryn ne drejtime te tjera. edhe shqiperia eshte nje shtet ne rrezik, nuk duhen lejuar firmat e medha qe t emarrin koncesione duhet pasur vecanrisht kujdes nga qeveria per borxhin e huaj qe tashme ka interes te ulet por me vone behet shkak  humbjes se sovranintetit te vendit. Shqiperia per fat te mri eshte akoma nej vend i varfer por te pakten njerzit kan mundsi te rrisin familjet e tyre me ate pak pune qe kan. dmth jeta vazhdon rritja vazhdon ekonomia ka gjithmon ngritje te vogel. 

Ne hedhim valle ne goje te Ujkut !!!

E paharueshme parulla !! 

Po pra, goxha hap ka hedhur...

Koço Danaj

Une e di vendimin e Gjykates Kushtetuese te Kosoves!!!!

Para nje ore lexova vendimin e Gjykates Kushtetuese te Kosoves qe ka pezulluar Ligjin per Bashkesine e Komunave Serbe deri ne daten 12 janar 2016. Por nuk eshte ky problemi qe me nxiti te shkruaj kete shenim. Nuk kam ndermend tja spiegoj askujt se Kjo Gjykate ne cdo shtet demokratik eshte thelbi i vete Shtetit. A ndodh keshtu ne Kosove? Jo. Ne Kosove, shqiptaret me mbi 90 perqind te popullsise se Kosoves, ne Gjykaten Kushtetuese jane pakice. 
Ja shembulli me i fresket per te gjithe. Trupi Gjykues i Ligjit per Bashkesine e Komunave Serbe, eshte i perbere nga:

1-Snezhana Botusharova-bullgare, antare e Gjykates Kushtetuese te Kosoves
,2-Almiro Rodrigues në cilësi të Kryesuesit, portugez, antar i Gjykates Kushtetuese
3-Ivan Cukalovic serb, antar i Gjykates Kushtetuese te Kosoves
4-Arta Rama –Hajrizi, shqiptare
Pra nga 4 antare qe do merren me Marreveshjen e krijimit te Komunave Serbe dhe per te cilen jane ankuar shqiptaret, tre jane te huaj dhe vetem nje eshte shiptar!!!!
Kesisoj, une dhe cdo shqiptar tjeter e di qysh tashme vendimin e Gjykates Kushtetuese te Kosoves!!!!
Ky eshte me shume se skandal, eshte poshterim i dinjitetit te shqiptareve

Edhe?

Ky dihet qe eshte nje vendim politik,qe u mor fill pas humbjes se Perendimit ne betejen e UNESCO-s.

Ata gjyqtare atje jane te vendosur nga Perendimi dhe do te vendosin qe AKS mund te lejohet por me shume me pak kompetenca se sa u nenshkrua ne Bruksel.
Me ate qe beri Serbia ne UNESCO ja ka futur vetes.

boh!

Ende nuk ju kaloj inati Kosovareve ? Betohem qe mbi 80 % e popullates se pergjitheme atje as qe dine karakterin dhe funsionin qe ka UNESCO ,dhe mbi 99 % e popullates as qe dine shkakun e vertete pse nuk u pranuan ?

Ka inatin e keq shqiptari  me te huajin , interesant, sa masovikishte e kolektivishte shprehe kompleksin gjenetik te inferioritetit ky populli yne ..

Pa na e thuaj ti shkakun e vertete meqe dukesh se je i brenshem ne UNESCO...

si tha Toma; eh mor mjeshter,kur s'te dun,s'te dun dhe pike!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).