Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!

Eshte koha qe kjo shoqeri te perballet hapur me kulturen e shpifjes! Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij per te shpifur!

Edhe neni perkates duhet te reflektoje kete qellim qe e kam shprehur publikisht me kohe. Ndjese qe ka hapur shteg per nje keqkuptim te madh!

Këto janë tre postime të njëpasnjëshme në Facebook-un e Kryeminsitrit Rama sot në mëngjes, duket të motivuara nga reagimi i madh i opinionit publik dhe medias në lidhje me qëllimin e qeverisë për të kriminalizuar shpifjen. Neni i paraqitur sot në Kuvend, pasi ka kaluar në mënyrë sekrete në Qeveri parashikon dënimin me gjobë e deri në tre vjet burg të të gjithë atyre (jo vetëm gazetarëve) që shpifin ndaj një zyrtari të lartë shtetëror. Idea, e transformuar në projektligj pa konsultime me publikun dhe palë të interesuara ka shkaktuar një reagim të shpejtë dhe të fuqishëm, që ka bërë bashkë aktorë mediatikë që mund të konsiderohen pro qeverisë dhe armiqtë e saj. Nga sa shihet, ky bumerang ka qënë i papritur.

PËRDITËSUAR: Për shkak të formulimit të gabuar, projektligji, i cili sipas Kryeministrit kishte si synim ndalimin e shpifjes nga të zgjedhurit për qëllime politike dhe jo njerëzit e thjeshtë apo gazetarët, u tërhoq dhe do të rishkruhet në mënyrë korrekte.

104 Komente

pasi ka kaluar në mënyrë sekrete në Qeveri 

Si paska kaluar ne menyre sekrete? 

Ndoshta nuk jam shprehur mire. Projektligjet, para se te propozohen ne kuvend, (duhet te) kalojne nje proces konsultimi, me aktore te ndryshem, pale te interesuara, dhe publikun. Ky proces nuk ka ndodhur me kete projektligj. Sot po diskutohet ne kuvend, ne dje e mesuam qe ekzistonte. Ndaj, sekret. Por po deshe, e quajme: ne heshtje.

Nga sa shihet, ky bumerang ka qënë i papritur.

U harru CEZ-i ? Pra kalum tek fjala e lire  dhe te gazeta 55  si tribun i lirise se fjales?

Pra do vazhdoje ligja te mbroje Fahri Balliun qe numuron dashnoret e Bamirit aq here sa ky i fundit kujtohet te mbaroje ndonje kaush me fara dhe sulmon Berishen ? Provo ta shikosh ndryshe hapjen e ketij debati Blend.

 

Qe cdo gje e ka nje prapagje jam i qarte. Por jam edhe shume kurioz te lexoj si i qasesh ti.

Po shume e thjeshte : 

se pari duhet te biem dakort kush quhet gazetar e se dyti cfare quhet shpifje ndaj zyrtarit te larte.

Se qe thu ti Blend populli yne i menqur, punetor dhe veshderr thote : gjuha rrashta s'ka por rrashtna thyen. Ne jemi popull thashethemexhi dhe nese gazetari me ndergjegje, ushqen thashethemet, atehere ai duhet ndeshkuar. Thashethemi financohet sepse ne pushtet te con lajmi i reme jo e verteta. Te ne kjo.

E ke vene re kur te ftojne per kafe njerez skutha e si me lezet te hapin ndonje teme , keshtu nga burime te sigurta qe kjo keshtu e kjo ashtu ? Se te shpifesh eshte art me vete dhe ata qe e bejne e njofin mire kete zanat. Kur te te bjere rasti te lexosh ndonje gje per KGB-ne ruse atehere do e kujtosh fjalen time se sa rendesi i kushtojne thashethemit apo lajmit te reme ata.

Po Rama e beri glasen dhe ja futi per Gjermani sot se dhe dite parlamenti eshte. E ne sapo fillum te debatojme per problemin e lirese se fjales se Fahri Balliut.

+100

E njoh tipin qe thua, dhe fatkeqsisht me eshte dashur te degjoj nga keto ne kafe, ndaj te kuptoj shume mire. Por keta e kane shkruar si syte e tyre, dhe tani, le ta rishkruajne sic duhet. E nuk ju falet, qe te jene kaq diletante ne shkrim ligjesh. 

Beni ligjin per shtypin e mos u mjaftoni me thagmen e atij kafshes, dashnor i fjales se lire, qe shtypi eshte i lire e me kaq mjafton.

Se sa vlen media e cfare eshte i afte te beje po te kujtoj vetem tre raste :

Lincimin qe i beri TV Klan Kolonelit ne rastin e shitjes se detit, rastin e  protestuesit rreth te 50 , i thinjur, me pak kurriz te dale qe i dha pistoleten nje te riu i cili vrau protestuesin ne protesten me 21 Janar dhe kur ABC News e Soniles pushoi nga puna gazetarin e plagosur qe raportonte me 21 nga bulevardi.

Keta gazetare dhe keto media duan te mbrohen tani nga arroganca evidente e Rames.

Ne Drenove kesaj i thone : fshat e zanat.

Se mos harroj ka dhe media qe promovojne Vitalin si ilac qe sheron kancerin, psecifikisht ate ne pankreas . smiley

Po Rama vete a shpifi kur nderseu njerezit te protestonin kunder korrupsionit te ilir metes?

" Kryeministri reagon ndaj reagimit "

Jo re Blend jo, bohu pak cub smiley

" Kryeministri zbythet para Likes "

Pas reagimit te disa deputeteve te LSI ne FB kundra, Ramua kuptoi se nuk i bente votat per dekretimin e ketij ligji , dmth , u zbyth .

Kjo zhurmë më duket vërtet e tepruar. Nuk e kuptoj se ku qëndron problemi me këtë ligj. Shpifja dënohet kudo, e kjo është më se e drejtë. Shpifja kundrejt një përfaqsuesi të Shtetit, për mendimin tim, duhet të dënohet akoma më rëndë sepse cënohen, edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, të gjithë qytetarët që ai Shtet përfaqson. Nuk po i mbyllet goja as gazetarisë as opinionit, po i mbyllet goja shpifjeve, e kjo më duket se është gjë e mirë në një demokraci të brishtë si kjo e jona.

Des, nuk jam aspak dakort me ty. Ne fakt eshte shume e shpifur kjo tepria e akuzave te pabaza ndaj kujtdo. Por si do ja bejme per denoncimet mbi te verteta por te paprovuara? Si do ja bejme kur nuk kemi nje sistem drejtesie funksional. Tek ne Prokuroria hap hetime se con nje leter baba Taku, por nuk nuk hap hetime kur punonjes te policise apo doganave denoncojne korrupsionin me emra konkrete.

Kshu i bie qe pas cdo akuze te bazuar, i akuzuari te kete mundesi te te padisi dhe fusi ne burg, pasi drejtesia, qe e ka per detyre, nuk do kete vertetu akuzat e tua. Pra automatikisht ti del shpifes. Kush do guxonte te denonconte me pas ketij rreziku?

Dhe e fundit, a je i bindur qe neper bote te jete e denushme me burg shpifja? Se sinqerisht nuk mbaj mend asnje rast kur gazetaret ne France te jene denu me burg per nje lajme te vertetuar si i rreme. Maksimumi eshte gjoba dhe detyrimi i medias qe e ka publiku qe te kerkoje ndjese dhe te pergenjeshtroje lajmin (kjo edhe per disa dite apo publikime rresht).

I vetmi rast kur shpifja denohet deri ne 1 vit burg eshte per rastet e racizmit, pra kur shpifja behet kunder njerzve me ngjyre, fe apo orientim seksual te ndryshem ose me nje handikap (ketu po ka nje paralelizem me projektligjin tone po te kemi parasysh se kush e drejton kete vend).

Te gjithe e njofim Ramen o Des. Mania e tij per te kap cdo media (dhe ulja e brekve para Frangajt e verteton kete), behet se ai nuk e duron dot kritiken. Ushtria e robve qe pagu per te "pastru" facebook-un, instagramin, ciu-ciun, etj. i sherben pikerisht kesaj. Edhe ne kete pike ai eshte si Berisha i 95-96, qe e quante "Koha e Mutit" gazeten Koha Jone, qe denonconte abuzimet e qeverisjes.

 

Lizander, po te drejtohem personalisht, sepse ka nje gabim shume te rende ne trajtimin e ketij projektligji. Ne te vertet ky projektligj nuk drejtohet vetem kunder gazetarve, por shume me teper, kunder te gjitheve, kunder cdo personi. 

Po ta lexosh, eshte shume e dukshme formulimi abuziv i ketij neni, sepse ai perfshine te gjithe, dmth cdokush qe "shpif  boterisht", dmth edhe ata qe shkruajn ne fb, ne twiter, edhe ketu tek peshku... Kulmi eshte se kjo pacavure shkel me te dyja kembet barazine para ligjit qe duhet te kete cdo shtetas shqiptar, sepse ligji nuk parashikon aspak denim per "funksionaret shtetror ose te zgjedhur" nese ata shpifin, por ligji denon te gjithe te tjeret. 

A nuk te kujton ky veprim epoken me te erret te diktatures kur denoheshe me burg ose internim nese kritikoje partine ose thoje gjysem fjale kunder regjimit?

Sinqerisht une tronditem me shume nga reagimi gjysem memec medias dhe aktorve te tjere, se sa nga vet ky projektligj, qe per mua nuk eshte fare cudi qe e propozon ky birboja i gjate.

Me fal po nuk e kuptoj ku perjashtohen "funksionaret shtetror ose te zgjedhur" te ky projektligj? Nese i perfshin te gjithe i perfshin edhe ata. Deri tani denoheshin me gjoba (dhe jane denuar) deputete per shpifje. Po kshu ne te ardhmen po te kaloje ky projektligj do denohen penalisht.

Lizandër, ta kuptoj shumë mirë por, siç e kam squaruar më poshtë, "shpifja" quhet e tillë kur akuzon dikë për një fakt që TI E DI që nuk e ka kryer. Të akuzosh psh Filan Fistekun se në ore 10.00 ka kryer një vrasje në Shkodër, ndërsa në ora 10.00 po pinte kafe me ty në Sarandë, kjo është shpifje sepse TI E DI që nuk ka mundësi ta ketë kryer. Akuza apo padia është tjetër gjë: në padi ti denoncon që mund të jetë kryer një fakt, por verifikimin ja lë forcave të rendit. Këtu është ndryshimi e nuk është i vogël. 

Pastaj jam shumë dakord me ty që ja kanë futur kot duke e vënë tre vjet sepse këtë po që nuk ka kandar ta mbajë. Në Itali psh shpifja e thjeshtë dënohet 1 vjet burgim, me shtyp 3 vjet burgim, si në Shqipëri. Pastaj, për shumë arsye të ndryshme, është e vështirë që të shkosh në burg. 

Des kjo qe thu ti eshte thjesht e pamundur te behet. Si mund ta vertetosh qe nje njeri ben akuze duke qene ne dijeni te fakteve apo jo? Sepse nuk ka budallenj qe te dalin e bejne akuza duke e dite se ka prova qe po genjejne me vetedije. Po te flasim per shembullin tend me lart, kalojme te denoncimi i rreme, i cili eshte veper penale. 

Po te shofesh reagimet e Rames, fokusi jane akuzat e opozites dhe automatikisht e njerzve qe bejne denoncime duke pas marre garanci nga opozita. Mos harrojme qe lufta politike ka kosto per te dy palet. Pra nese ti ke shpif ndaj qeverise dhe kjo provohet, ty taksapaguesi, qe na qenka "shqetesimi" i Rames, te ndeshkon me vote.

 

Shpifja nuk denohet kudo. Nje nga te keqijat, mes shume te mirave, qe i ndodhin nje person kur vendos te behet nje person publik (politikan) eshte qe njerezit do shpifin gjera per te. Per Obamen per shembull, plot njerez shpifen qe  nuk eshte lindur ne amerike dhe qe eshte musliman, por asnjeri nuk pesojti gje. Kjo sepse ne nje demokraci te shendetshme njerezit mendojne se e drejta e fjales dhe e gazetarise eshte me e rendesishme sesa sikleti i nje personi qe vendos te behet politikan. Ligjet kunder shpifjes ama kane shume vlere ne lidhle me personat privat.

koment i drejte. por ndaj nje personi publik nuk eshte se lejohet shpifja per te mbrojtur lirine e fjales, por sepse politikani e perdor tribunen per perfitimin e tij po ashtu. pra lihet e hapur loja publike, ai perfiton prej publikut por edhe publiku mund te shfryhet ndaj tij, pjesa e publikut qe nuk e pelqen orientimin e tij politik ose idete e tija lihet e lire ta kritikoje, bile ta ule. 

ndersa ndaj nje personi ordiner, nuk lejohet me liria e fjales, sepse ai nuk perfiton nga tribuna politike apo publike, vetem po humbi. po shpife ndaj tij, denohesh rrepte dhe e demshperblen deri ne nje, bile me shume. miliona puguajne, sidomos ne usa, kur te krijojne nje problem qe nuk e meriton. 

1 milion e gjys dollar i kerkojne nje stacionit televiziv amerikan, avokati i nje futbollistit francez (Ribéry) sepse kish perdor nje foton e tij per te ilustruar nje artikull qe fliste per vdekjen e nje gruaje. artikulli cenon personalitetin e tjetrit, i prish pune atij. s'hyn me liria e fjales ketu. 

1 milion e gjys dollar i kerkojne nje stacionit televiziv amerikan, avokati i nje futbollistit francez (Ribéry) sepse kish perdor nje foton e tij per te ilustruar nje artikull qe fliste per vdekjen e nje gruaje. artikulli cenon personalitetin e tjetrit, i prish pune atij. s'hyn me liria e fjales ketu. 

nuk e ke kuptuar drejte si funksionon... i kerkojne nje televizioni sepse ka mundesi te paguaje dhe jo sepse i cenon personalitetin. ja dil ti dhe shaje riberine ne rruge me cte te vije nder mend dhe shiko ne do te te kerkoje gje avokati i riberise.

une nuk kam force ti leviz gje prej gjeje. ndersa nje stacion TV-je shihet prej miliona njerzish dhe te nxjerr nam te keq DIREKT. ik dhe shif (te paçensura), sesi hakerohet ai artisti prej suedie, kunder kosovarve muslimane qe sapo i "njeh" neper artikujt e shtypit. 

shtypi ka force dhe te shkaterron karieren e me shume. vrasin veten profesoret ne france kur i akuzojne NE SHTYP (edhe pse pa prova, shpifin kalamajt ngaqe nuk e pelqejne profesorin)  per pedofila, se jane burra te martum dhe me kalamoj. si beson me as familja tyre. njerzit besojne gazeten.

ps: e ka pa se ç'po i punojne Benzemes ne kete moment ? po i shkaterrojne karieren.

Benzema nuk eshte se po e ben karieren tani qe dikush te mund ti shkateroje karieren. Benzema ka vite qe eshte sulmues i pare ne kombetaren franceze po ashtu sulmues i pare ne klubin me te pasur te evropes.

nuk do e therasin me me kombetaren. dhe as te reali nuk do te luaje, po e denuan me burg.

Reali pergatitet te heqe nga skuadra ne nje te ardhme shume te afert edhe Ronaldon por kjo nuk do te thote gje.Dhe Ronaldo eshte lojtar shume me i mire se Benzema sepse ka karakteristika dhe cilesi qe Benzema nuk i ka. PSh Ronaldo mund te krijoje situata shenimi i vetem ndersa Benzema varet gjithmone nga asisti. Po ashtu Ronaldo shenon edhe nga goditje denimi si prane ashtu edhe larg zones se rreptesise, qofte ne pozicion te drejte apo edhe pak me diagonal me porten..

E ka kallzuar shoku i skuadres ne polici per shantazh. Eshte duke u ndjekur penalisht. S'hyn fare shpifja ketu.

Po te jete akoma ne nivel s'do t'ja dije fare Reali. Ne Amerike ishte rasti i atij futbollistit qe u denua per "dog fights" qe organizonte. E moren prape ne pune sa mbaroi burgun.

Eshte tamam keshtu si thua ti, kete u mundova ti shpjegoj edhe profilit se nuk e kishte kapur dot thelbin.

"Kjo zhurme me duket vertete e tepruar". Me te vertete e ke, po ketu tek ne genjejne e shpifin gjithe diten sa sot nuk di cte besosh. Po mediat sot dolen te gjithe e protestuan po nuk u kapen me problemin kryesor qe ata kane. Te gjithe pronaret e saj jane bizesmen te kapur qe shpifin e bejne presion ne kembim te parase. 

bo booo... "populli", "taksapaguesi".... po mbroje more ligjn ne fjale politikisht, juridikisht etj dhe lere "popullin taksapagues" rehat.
se pot te jet keshtu, duhet ti justifikosh popullit te lodhur qe e sheh te ardhmen ne Gjermani, Kanada e Amerike edhe: xhaguaret, bunkeret artistike, udhetimet neper bote per te promovuar ekspozitat me pikturat e tua etj etj...

Ne gjermani eshte ulur me 50% numri dhe deri nga Janari ulet me 90%.. Kjo do te thote qe u rregullua shqiperia apo mbaroi gjermania? 

kjo do te thote qe eshte veshtiresuar shume per shqiptaret ne Gjermani, ca kane marre pergjigje negative, keshtuqe provojne fatin gjetke (pa i kthyer gjermanj ende), p.sh ne Hollande.

ndersa keto perqindjet me skonto deri 90% qe jep ti, nuk e di nga dalin.. jo per gje, po pardje ishte ne Tirane ministri i puneve te brendshme te Gjermanise, pikerisht per te diskutuar numrin e larte te azilkerkuaesve nga Shqiperia, qe per Gjermanine si duket perben problem.

Ai qe ka dhene se nuk reagon kurre ndaj reagimeve, ashtu sikunder nuk komenton komentuesit, me ne fund denjoi te reagoje smiley

Kryeministri me arrogant qe nga 1912 pati thene Ylli Rakipi, imagjinoni ku ka shkuar puna!

 

Oj Lefteri ne Shqiperi paske ngel o legen. Kur ishte Birisha ne pushtet e haje i cope buke ne France. Tani ke perfundu si legen ne atdhe e ke ngel ti bosh blowjob Lulpenisit smiley

Se kuptoj kete llogjike, perse nuk duhet burgosur nje gazetar? Ne Angli, shume perfunduan ne qeli dhe gazetat u mbyllen sepse pergjonin telefonatat. Nuk eshte e njejta gje, por nje shembull per ta kuptuar qe gazetaret nuk jane imune ndaj qelise. E dyta deri me sot nuk kam lexuar ne nje media te shkruar dhe vizive te kerkoj falje per nje lajm. Apo thone gjithnje te verteten mediat ne Shqiperi? 

E verteta eshte se burgu nuk eshte zgjidhja e vetme por edhe duhet si opsion para nje gjykatsi. Ne shqiperi nuk ka asnje lloj filtri per ata qe e quajne veten gazetare ku cdo lloj imbecili e mban kete titull.. E keqja eshte edhe tek faqet e shumta online qe publikojne cfaredo lloj shpifjesh e trrillimesh qe i ben nje dem te madhe imazhit shqiptare. Nese Rama e ka me vertet kete punen e imazhit dhe te shpifjeve le te ngreje nje strukture shteterore ( se keto te sotmet jane mizerje) qe te merret posacerisht me kete gje ku te dergohen ne gjyq dhe te kerkohet demshperblim jo vetem ndaj mediave vendas por edhe te huaja duke filluar qe nga ata qe jane ballkanas e deri tek te tjeret me rradhe. 

 

 

Kur ne dore ke nje cekic, cdo gje te duket gozhde, thote nje fjale e urte. Shpifja, edhe ne media, eshte problem por nuk eshte burgu zgjidhje per cdo gje.

Sdq jam dakort me argumentimin e Mero Bazes (nuk do e besoja kurre qe do vinte kjo dite) sipas te cilit, gazetaret denohen rregullisht me gjoba nga gjykatat kur paditen nga politikanet. Politikanet ama nuk ndeshkohen kurre, dhe nuk ka pike rendesie sa i rende eshte ndeshkimi gjerisa vendimi eshte pothuajse gjithmone " i pafajshem" ose nje denim qesharak. Prandaj dhe me duket hipokrite deklarata e Rames qe ligji nuk ishte per te trembur gazetaret.

#ikpirdhu

Shpifje cilesohet cdo gje qe thua per te cilen nuk paraqet dot prova. Teknikisht nese je prezent ne nje bisede ku nje minister dhe nje biznesmen flasin paster fare per nje pazar prej fjala vjen 300.000 euro dhe kete e thua publikisht, kjo quhet shpifje se ti nuk e provon dot po nuk e ke regjistruar. 

Teknikisht jo, neqoftese sqaron nga vjen burimi i informacionit tend. Por duke patur parasysh gjykatesit tone cfare s'ndodh.

Jo jo Swed, nuk është ashtu si thua ti. Ja ta kërkoj i çik mirë se po flasim pa e kuptuar se për çfarë po flasim.

Persa kohe ti nuk provon dot origjinen sepse i vetmi deshmitar je ti, dmth qe klasifikohet kollaj si shpifje. Po nese themi "ma tha Z. Antonio Banderas me banim ne filan adrese ne filan date ne filan vend" a quhet me shpifje? A ka mundesi gjykata te therrase si deshmitar ne gjyq Z. Banderas per te provuar nese eshte shpifje apo jo?

Persa kohe ti nuk provon dot origjinen sepse i vetmi deshmitar je ti, dmth qe klasifikohet kollaj si shpifje.

JO, nese ti si gazetar thua qe informacionin e ke sepse e ke degjuar ose sepse ta ka thene nje i trete, atehere nuk eshte shpifje.

A ka mundesi gjykata te therrase si deshmitar ne gjyq Z. Banderas per te provuar nese eshte shpifje apo jo?  

Nje prove ose deshmi eshte e pranueshme vetem kur paraqitet ne gjyq. Pa prove, s'ka denim. Sdq nuk ka ndonje rendesi te vecante (per nje akuze shpifjeje) se kush eshte personi, per sa kohe ti e ke bere te qarte ne artikull qe burimi eshte nje person i trete, qe informacionin e ka "me te degjuar", pasi ti ja ke sqaruar publikut qe informacioni eshte "thashethem". Botimi i nje thashethemi per sa kohe publikut i eshte bere e qarte qe eshte thashethem, nuk perben shpifje.

Teknikisht i bie qe ligji eshte kot se te gjithe e kane nje burim te tipit "sipas nje burimi nga kryeministria, kryeministri po vjedh derrce". Atehere i bie qe ben nje ligj qe denon njerzit per wording, dmth nese harrojne te thone "sipas nje burimi".

Ashtu si ndodh sot në gjithë Evropën. Nëse thua "Merkel është hajdute" mund të dënohesh, nëse thua "Për mendimin tim Merkel është hajdute" me shumë mundësi nuk dënohesh. Ka një kufi jurudik shumë të hollë...

Jo jo, muhabeti eshte tjeter, a denohesh po the "sipas nje burimi qe kam une Merkel eshte hajdute"? Para disa muajsh Prokurori i Pergjithshem i Gjermanise dha doreheqjen sepse kishte filluar procedimin ndaj dy gazetareve qe kishin publikuar dokumenta sekret shteteror te siguruara nga burimet e tyre. Burimet nuk u publikuan, vertetesia e materialeve nuk konfirmohej dot se behej fjale per sekret dhe asnje s'del te thote a jane te verteta apo genjeshtra. I vetmi qe e hengri ishte vete Prokurori. E garanton dot Rama kete standart qe dhe ne te jemi dakord qe kush shpif te denohet, njelloj si ne Gjermani? Po te drejten per access ne dokumenta zyrtare e garanton dot? Shqiperia duhet te jete i vetmi vend ne Europe ku deputetet votojne kontrata privatizimi pa pas akses ne kontrate, sic ishte rasti i loqeve te Saliut kur votuan kontraten me CEZ-in. Detyra e qeverise eshte te rrise standartet e veta pastaj ti kerkoje te tjereve. Dhe keta standartet akoma nuk i jane rrit, transparenca.al eshte pacavure

Varet, nese gazetari thote "sipas nje dokumenti x", ndryshon rasti. E rendesishme eshte qe gazetari te raportoje ne menyre te vertete, jo qe ato qe raporton te jene te verteta (te kene ndodhur). Nuk e di a e kap ndryshimin apo jo.

"sipas nje burimi nga kryeministria, kryeministri po vjedh derrce"

Te denosh nje gazetar penalisht per kete rast eshte sdq e kote edhe sikur te ishte e provuar si shpifje per shkak te "Dalban vs Rumani", do fitonte ne Gjykaten e Strasburgut.

Te njejten gje po them, qe ligji pervec ndjesive negative ne publik nuk sjell asgje. Ah po, dhe terheqjen e njerzve zvarre ne salla gjyqesh edhe pse kot me kot.

Edhe po ta regjistrosh nuk perben prove ne gjykate. Qe te kete vlere ky regjistrim duhet te jete i autorizuar.

Ne Republiken Kaubojse te Shqiperise, akuza nuk eshte shpifje vetem ne rast kur i leverdis pushtetit. Perndryshe, çdo akuze e pakonfirmueshme nga sistemi gjyqesor po ashtu kaubojs eshte shpifje. Ne kete rast, demtimi i kultures se shpifjes ne pergjithesi eshte vetem pasoje, jo qellim. 

 

Të merremi vesh. Se çfarë është "shpifje" e përcakton në radhë të parë gjuha shpipe, e aty s'ka ça ti bëjë qeveria, po edhe Kodi Penal, sipas të cilit "Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.”

 

Domethënë duhet të jetë

1)e qëllimshme

2) të cënojë nderin

3)të jetë jo vetëm e rremë, po edhe ai që e thotë ta dijë që është e rremë.

Se ku është rreziku për gazetarinë këtu unë sinqerisht nuk e kuptoj e shpresoj që të ma shpjegoni Ju lutem.

Se ku është rreziku për gazetarinë këtu unë sinqerisht nuk e kuptoj e shpresoj që të ma shpjegoni Ju lutem.

Ne Shqiperi nuk ka gjykates por ka kadi (duke filluar qe nga mendyra si e konceptojne procesin gjyqesor dhe ligjin) dhe kadiu vendos gjithmone nga ana e te fortit.

Po atëherë s'ta ka fajin ligji po ta ka fajin dikush tjetër, e kot flasim për ligjin. Edhe vrasjen kot e kemi bërë ligj, se dihet që i jep të drejtë më të fortit e shëndet, ikim të tërë #meplisnëburg

Shiko, cdo akuze e paprovuar dhe e njohur si e drejte me vendim gjykate, eshte shpifje. Puna eshte qe llafet e rruges nuk ndalohen dot, ndersa per akuzat e drejtperdrejta e con ceshtjen ne gjykate. Une nuk e kuptoj pse njerzit ne Shqiperi duhet te rishpikin rroten xdo 6 muaj.

Ligj per te qensuru kritiken,
Nuk e mbaka presiinin hic.

 Une nuk e kuptoj pse njerzit ne Shqiperi duhet te rishpikin rroten xdo 6 muaj.

Po se per te tjerat duhet hedhur kokrra e djerses sa nje koqe ulliri, prandaj.. Ka pas qene nje etiketim per keta te papunit qe merren me gjithshka dhe me asgje "Minister i Puneve te Kota" dhe aty me duket jane titullare te gjithe te kesaj ministrie qe nga Rama e deri tek roja i kopshtit 55.

jam shume dakord.. po a do denohet gazeta "Dita" qe shtepin e Zamir Manes ja "dhuroj" Sheklzenit te famshmem?? po Tahiri a do denohet per shitjen e makines se vet etj etj?

Disa persona u ulen ne tavoline e, pasi ishin konsultuar me 1shat e ajatollisë si per cdo gje tjeter, shkruajten nje projektligj, pjese e te cilit padyshim qe eshte redaktimi e konsultimi perfundimtar, se eshte projektligj, s'eshte status Facebook-u. Le qe ne Shqiperi rrezik dhe per statuset e Facebook-ut qeveritaret konsultohen me 1shat e agjitpropit qevertar. 

Pastaj pushteti beri cmos qe ky proektligj te mos zbulohet para kohe, qe te mos diskutohet. Dmth gjate gjithe kesaj kohe kemi nje perpjekje relativisht afatgjate dhe te qellimshme te pushtetit per kete projektligj, rrjedhimisht dhe koshiente.

Publikisht ama, vetem pasi i plas skandali ne duar (bravo BIRN !) Ajatolla, nga Gjermania (se ku shtyhet jeta si Kryeminister ne Shqiperi), e paska kuptuar qe si shqiptaret dhe te huajt qenkan keqkuptuar me te zezen mbi te bardhe te projektligjit ajatollist, i cili nuk kualifikon aspak ato qe thote sot Ajatolla, se gjoja synon te denoje vetem politikanet e opozites (se ata te pushtetit nuk do shpifnin per veten e tyre). Biles ai e thote kete sot sikur censura (kercenimi me burg) per opoziten eshte gjeja me demokratike dhe jokontraversale e nje qeverie qe premtoi rilindjen dhe transparencen. Ishte gjithmone qellimi im, thote.

Eshte veshtire te thuash qe Ajatolla s'i kishte parashikuar reagimet nga gazetaret dhe nderkombetaret. Reagimet e Metes, nga ana tjeter, mbase jo.

Keshtu qe, te mos ishte per ferkimet e brendshme me Liken, eshte veshtire te imagjinosh nje kthese te tille te Ajatolles...edhe per helmet e Sirise kur Shqiperia zjeu goxha me shume dhe me gjate, Ajatolla nuk reagoi derisa perceptoi rrezik pushteti nga pershkallezimi i protestave te atyre qe sot e gjuajne me veze dhe ai i quan pula. 

Meqe ra fjala,shiko ironine...Ajatolla i gjithepushtetshem i quan kakarisje pulash, dmth i quan pula studentet qe e gjuajten me veze, boterisht, ne TV. Kjo eshte mese OK per Ajatollen (e Shqiperise, se ai i Iranit eshte me sensibel ndaj revoltave te publikut) e projektligji synonte te mbronte qeveritaret nga akuzat e qytetareve e gazetareve, jo qytetaret nga agresioni i qeveritareve te babezitur e te dalldisur nga pushteti i korruptuar.

Kjo eshte mese OK per Ajatollen (e Shqiperise, se ai i Iranit eshte me sensibel ndaj revoltave te publikut)

 

vdes per njecike Iran mo, vdes... Ku te ra fati i keq qe te shkosh ne Amerike.

Vetem nje tip si ty shikon tek ai kontrast dashurine per Iranin dhe jo kritiken per autoritarizmin e pushtetit ne Shqiperi.

Si dhe, po s'u kruajte ti nuk te shtyhet jeta, shume ke duruar ne fakt, u bene disa dite qe s'me je rodhe-itur poshte komenteve.

Ike vazhdo fshij ndonje koment ne Peshk tani...

E tmerrshme Xhib sa i paduruar je bere ndaj kritikes. Pse valle, c'te ka ndodhur. Ti gjithmone ke qene po aq i dururuar ne kritika ndaj gomarlleqeve te tua sa c'ke qene i rrepte ne kritikat e pafund ndaj te tjereve. smiley Edhe hiq dore nga kjo taktika e vjeter qe cdo kritike parimore e sheh si sexual harassment, se ti mire qe s'je kosovar po tani me duket se po na del dhe gru!

Nejse qe mos hudhemi dege me dege me devijimet qe i ben kritikes, po qe te krahasosh  Ed Ramen me ajatollahet duhet te te kete dale ndonje pucerr myslimane ne tru,

Nuk e mbajne me nervat barazlarguse ngaqe ka dy vjet Edvin Kristaq Rama ne pushtet smiley Ishte goxha me i shendetshem kur barazlargonshante opoziten smiley

Cdo beje? Te sigurte nuk kemi asgje, po o do mbylli account-in te ppu dhe te faqet e tjera ku komenton, o do behet per qetesues se do shofi vetem endrra me Ramajatollah qe e mbyt me ngjallitar smiley

Me vjen keq po une do ta mbyll ketu qe mos me quajne brigada elitare e idrizit a ku di une tjeter. Zere se jemi "as pare as njohur" sic thoshte Bleroja. Ika sa nuk eshte kthy.

"kritiken per autoritarizmin e pushtetit ne Shqiperi" 

smiley Vetem per ket rilindje qe i bere kritikes se barazlarguar per autoritarizmin e pushtetit e merito voten edhe per te pakten 4 mandate o Ed Rama!!!

vari teneqen. Kaqdi kaqbo.

Po zyrtaret e mesem e te vegjel mos i ka bere gje lopa. Apo futja shpij sa te dush per to. 

mrom do ket qen i bom, sot i doli.smiley

 

Presim sonte tashi smiley

i dul manjani thu?smiley

ky qe te kapte per veshi, qy kur hongri vezen.....i fry edhe kosit

 

Per mua ai qe shpif eshte me keq se ai qe vjedh. E nese vjedhja denohet, pse te mos denohet shpifja? Apo se e ka hequr sali mortja? Po pikerisht sepse saliu e ka hequr duhet rivene perseri. A ka argument me te dlire se ky? Nese shume prej jush kane frike nga gjykatesi se mos mbron anen e te fortit, atehere duhen hequr nga qarkullimi te gjitha veprat penale, perfshi vjedhjet, vrasjet, kanosjet etj., etj. 

Si do ia vesh emrin more zyllap, Neni 55 apo ligji per Agjitacion e Propagande kunder shtetit. Pse nuk i fut i pastrim edhe atyne me " biografi te keqe ", shko e falu 3 here ne dite ke shurrtorja e Enverit dhe maroje ket pune. Po per vjedhje dhe korrupsion sa duhet te jete denimi more fucking cocaine junkie ( Oops shpifa ... &nbspsmiley

smiley

E boni Qemol, per zotin e boni! smiley

Ueee prape kot ja fut ti Qemolo! Pse me qekur kane fillu me u qujte junkie cocainsat. Po ne kena fjalen e bukur shqipe kullera, per ta mer Qemol.

kto jon bo si ajo barcaleta me vlonjatin qe i bje telefoni ne mes te notes:

-Alo, alo 488 234 232-shi jeni?

- Po si nuk gjete nje numer atqr...

edhe keto si nuk e bone dot nji pune sagllom vete, meqe edhe paguhen per ate pune, pa ja tregu mileti i rruges se si duhet ta bojne

shume te paafte, shume dru smiley

 

 

Megjithse merret me mend, kerkojme me kembngulje barcaleten e plote se qeka e re, per popullin heroik belulas ...smiley

si qe ajo tjetra, po cohet baba iher se paska ardh p... i ri m'katunsmiley

Obobo, kjo osht me i kom ne vorr ... dum ate me telefonin e labit ...

ajo dihet mer, O Sali c'ke qe merr ne mes te notes a te qmsmiley

Ore rendesi ka qe edhe ne barcaleten e vlonjatit konkluzioni eshte i njejte : "Fajin e ka Saliu!"

ka kohe qe e kam nigju, kaq me duket se eshte, po merr vlera shkaterruse kur e nigjo fjaline e dyte ne dialekt vlonjat smiley

Në fakt pak sa e tepruar Rishprehja për këtë problem nëpërmjet Freskimit të Ligjit ekzistues . Jo shumë profesional në gjendjen aktuale ku Shteti i Mutit të sali Mutit ,babait të shpifjes , ka mbjellur një turmë të tërë shpifësash që kanë mbirë e rritur nëpërmjet shpifjes e ndyrjes për çdo problem e jetë njerëzore që është kundër njatij Trim mbi Trimave sali Qenef berishës.

​Sapo dha fjalimin programatik të shpifsave "edhe njëherë si për herë " në parlament , të pronarit të Pusit të Mutit në Shqipëri sali Ham - Hum berisha . Duartrokitje të fuqishme të coprave të simpathisësve . Dhe pas fjalës të V.Leskaj smiley​ një edukatë e paparashikuar për atë ambient Muthedhësish smiley.​..gjithshka në bëlbëzim nga dhitë

Pra i nderuar Edi dhe të nderuar krah tij  .Më të matur .Rruga Publike e ndjekur duke kallzuar në Gjykata , qentë e tërbuar të Palo..es , se kari se kari ae kariStani një fjalë , etj është rrugë e arsyeshme hë për hë .

Një fakt shumë domethënës . Opozita e sotme përbëhet nga individë që mbase dhe nuk na pëlqen si shqiptarë , po mbi 80 % nga popullsi tribale dhe simpaThithës  që ushqehet me thashetheme e shpifje .Në se Ju do ta pengoni me Ligj liDERRIN e saj ti hiqet kësaj rruge , do të thotë që Të Mos kemi Opozitë

Në një farë kuptimi indirekt  të mos kemi më PPU dhe mender admin që shpall fermanë -Abuzues smileypërveçse sh Gjëmbi smiley dhe lehësave makro !

mirmir po ligja e rishifeshkruar mpron edhe ish-funksjonaret e larte, te gjith figurat e nderuara e te rrespektuara domethene.

 

e paska sqaruar kjo ministrja salmonela e Ermonela, si e ka emrin... pu pu pu cafre niveli... sallate fjalesh kot,  as vet se di se çfare thote... 

Aman o Belul. car te thoshte dhe ajo, m'ka cu nana me la gojen. Te pakten kurseu ate "s'keni pare gje akoma" apo ate e ka TM njoni vetemsmiley

"Per te shuar debatin... per te shuar diskutimin..." Nuk eshte gjuhe pushteti kjo, por diletantesh. 

Me duket se po perseritet e njejta histori si me Berishen. S'paskan shume ndryshim ne kete pike, Palloshi me Buall Mavrine. 

shiko si thote transparenca:

Arsyen dhe objektin e kërkesës për të kriminalizuar shpifjen për shkak të detyrës të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, ose partive politike parlamentare, Kryeministri Rama e ka shprehur qartësisht në fjalën e tij në seancën parlamentare të datës 12 shkurt 2015.

 

Më poshtë, mund të lexoni transkriptin e kësaj fjale:

 

Ne do të kërkojmë kriminalizimin një orë e më parë me ligj të shpifjes për shkak të detyrës për çdo rast kur akuzat e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose i një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik.”

dmth qe nji ore e ketyne shko edhe 6 muj, tamom si i shko atyne qe e dredhin trefletshin me nge smiley

Ja dhe një i nderum dhe i respektum iFiqkë dhe majaft  mo smiley

Arsyeja e thjeshtë ..bëhesh palë me një Yp Xhib  Blog , ish shumë të nderuar e në mos më të respektuar në Blogëri si PPU !

Sa të kemi këtë mender adminri me pishë në themelet e shtetit si sh Enver që zbulon armiqtë e PPU , për të gjetur ku ka Oidris ..smiley as mos prit të gjejsh ndonjëherë ndonjë Mejtim të vJerë  ( tm Gjëmbi ) edhe nga këta Lulet "mos i prek " smileyqë vijnë gjith frymëzim Virtualisht për të kuptuar se çfarë është Shqipëria dhe mender dikush që ka në dorë koMpeTenca .Kullotë Gjëmbeçë e futja me virtualitete si e Mejtonj Una . 

Në fakt edhe njëmijëherë ta përsëritësh vargun

Mos i thuaj të varfërit prehrin mos bëj Pis kur ka rënë i tëri në Gjib ..

​Prapë grigja e priftërijve GAY do vazhdojë virtualisht të shpjegojë se "Edi bëri pis prëhërin "

​I arsyeshëm është përfundimi që nuk duhet raprezalje për Mendimin por jo për Mejtimet plot vJerë ( tm Gjëmbi ) të sholokëve që dallojnë menjëherë sa u jep mundësinë për të shpifur . Le më ti rikthesh në origjinë tek puset e babasqapit dhe hobeisten LefTGOPE .

​Më e rëndësishme është të ritheksohet se Nuk u keqkuptua por u Keqmanipulua nga zagarët e shpifjeve ose Rakipëria e Palo...eria , që duhet ti bëjë të mendojnë Pozitarët se gjahtarët e Llapaqenërisë e babsqapit ..

Jemi Gati kurdoherë " Qimen ta  bëjmë Tra "  

​Rimoje vet se ke dhe Damar vjershëtori smiley

Serish me babasqapin, prape ne Macukull te Matit...

Referoju  V....Q...ku ka mjaft teza të përpunuara për dhitë dhe sqepërit edhe të PPU smiley

Veçanërisht për Kryendyrësirën e Kryeqelbësirën e Shqiptarëve , atë që i ka ngul nji GOZHDË Shqipërisë që nuk ka Ante ta lajë nga Fjalori Bajgërisë e të zgjuarit e Sumës që kanë buisur si Plepi në Mut me terma drafti e stafi .. se janë " shkatorë të mBëdhanj shokëni " ..dmth shpifarakë sipas iiiiiii na i shpifën

I gjith ky produkt përfshi dhe ty si peshk i kuq me Mejtime,  jeni pa e kuptuar e Vjellë dhe e Dhjerë e babasqapit me mentalitet si thashthemexhij e ndotës individësh . Keni 25 vjet se " sh Enver zotrie  na ka qirë nënat " le të jenë bërë gjyshe nënat tuaja ..Dhe për këtë erë haleje që ka kuzëbuar tërë Europën me aromë Pordhësh e Kakërdhish për dy vjet do ta flakësh se të ka mërzitur smiley​ Kontrollohu te vëndi se aty e ke .

Fiqua vë dhe nga një smiley​ ose i nerum , ndërsa kështu  shkrunte  Anonimi që vinte si kakë e lyer me vija dhe i thonin " mender prof Olsi "smiley

Kujdes me Macukullin dhe Burrelin se andej kemi Poetin Kombëtr të PPU !

Për arsye limit nuk ka mundësi të të përgjigjem përveç ndotjes që kam këto kohë për këtë administrim Blogu .Prandaj Jepi... pa fre ..

Duartrokitje, ke mbetur po ai plak matuf, te mban ere goja Idriiiiz  

Odrizo o figure i rafte pika Pf-se qe te ka blloku. Qarkullojne thashetheme se qe kur mori Pf-ja admin u betu para stafit: O e zhduk Odrizin nga blogu o mos me thonshin mo admin smiley

Mire mire, po me ket ligjin e ri te shpifjes e ha edhe po qe me dynenshtetesi

Idjotsi e madhe me duket mu. Nuk kemi problem me ligjin, por me interpretimin e tij sipas midese se gjyqtareve.

Pa ja qi nonen me matrapik qe ne themel ketij sistemi drejtesie eshte e kot te meresh me ligje.  Rri e bej si zog i bukur ne parlament; ferkoi rregullisht shpatllat atij qe duket sikur i eshte kap koka ke zinxhiri i pantallonave sa here qe cohet te beje thiatro para shqiptareve, gjer sa ta mare vdekja. Te ka ra llotaria. 

Pikerisht, ky eshte paradoksi. Nga nje ane Rama me shume te drejte thote qe kemi drejtesine me te 10me ne bote. Nga ana tjeter ben ligje per te cu ne burg biznese (taksirat i berberve), shurranjose rrugesh apo qofte shpifes, duke pretendu qe drejtesine e kemi peshore farmacie. 

Une e pata thene edhe tek tema tjeter... Po jetojme ne nje kohe ku ata qe mund dhe duhet ti quajme baballaret e kombit, apo elita e tij, jane ne gjendjen me te mjerueshme etike dhe morale. Dekriminalizzimi i shpifjes qe beri Saliu ne kohen e vet, edhe me perkrahjen e socialisteve, ishte nje thike e ngulur tinzarisht ne shpine te moralit te shoqerise sone. Qe nga ajo kohe nuk ngelli njeri pa u perfolur ne Shqiperi, nuk ngeli familje politikani pa u share me liber shtepie, dhe ja ku jemi... qe te gjithe jemi fajtore, dhe akoma nuk e dime se cili eshte fajtori i vertete.

shikoni gjuhen qe perdorin politikanet tane, qe nga Luli, Braçja Paloqja, Balla Muli & co... e denje per fjalorin e vulgut.. pa pike edukate dhe kulture... Del Kryetari i opozites dhe ofendon me fjalet me te ndyra prej nje rrugaçi profesionist, deputetin e krahut tjeter, kolegun e tij politik. Del Balla dhe fyen kolegen e tij politike me nje fjalor abrash. Atehere ku do veme??? 

Kush e pa takimin e Rames javen e kaluar dhe debatin me Muç Nanon... ne nje moment kur flisnin per shpifjet, Muçi i thote Rames... shpjeri ne gjyq....... Po nuk denohet shpifja... ja kthen Rama.... aha... mbeti i habitur Muçi... Pra edhe me ha edhe me djeg i thone kesaj pune...

Atehere ku do veme me kete edukate shoqerore kaq te ulet, ku askush nuk mban pergjegjesi per ofendimet apo shpifjet qe gjithkush mund te hedhe ndaj gjithsecilit...???

E per kete nuk e kane fajin fare gazetaret. Ata gjejne e bejne. Fajin e kane vete politikanet. Gazetaret kane fajet e tyre. Se kur vjen fjala per formalizimin e tyre, ata stepen dhe nuk ua mban bytha qe te bejne greva kunder padroneve te tyre... por u kthejne faqen tjeter kur ata ua rrasin me shpulle ...

prap hikusmiley

ne Gjermani sot.

88 her mrena dy vjetesh, mesatarja tre dit jasht shtetit çdo here.

vallai as kryetari i komitetit olimpik botnor nuk kaq. smiley

 

 

Nje fitore per demokracine sot dhe per gjith shqiptaret qe kursyen vezet. Rregjimi u zbyth. Por nuk u vithis.

 

Jini vigjilentë.

let me see zyrtaret e larte qe kane cuar per lesh qindra meleone euro jo vetem qe s'u futen ne burg dhe arka e shtetit nuk u zhdemtua por do futen ne burg per shpifje ata qe i akuzojne per korrupsion.ain't that some shit.smiley

#ekueshteproblemiketu? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).