Nuk kam parë asnjë kryeministër të ndonjë vendi normal, që, pasi të qëllohet me vezë nga studentë pa asnjë lidhje me partitë, të dalë para kamerave e në vend që të shpjegohet, të ikë duke u ngërdheshur...

Unë nuk kam parë deri më sot asnjë kryeministër të ndonjë vendi normal, që, pasi të qëllohet me vezë jo nga kundërshtarë partiakë, por nga studentë pa asnjë lidhje me partitë, të dalë para kamerave e në vend që të shpjegohet, të ikë duke u ngërdheshur në tentativë për t’u dukur i qeshur.

Unë nuk kam parë deri më sot asnjë politikan të ndonjë vendi normal që të shkojë në një universitet e të mos pranojë të debatojë me thelbin e universitetit e të lirisë së mendimit kritik, që janë studentët e ajo që ata përfaqësojnë.

Nuk kam parë akoma ndonjë politikan që pretendon të jetë i majtë e të detyrojë me arrogancën e kartonave që arsimi publik të shndërrohet në një mall që shitet nga korporatat e blihet nga fakirët, sipas rregullave që vendosin koorporatat dhe jo sipas të drejtës për shanse të barabarta që sanksionon Kushtetuta .

Që me dhunën e mazhorancës, të largojë nga e drejta për arsim shumicën e të rinjve që nuk kanë mundësi as të paguajnë për një shërbim publik, apo që nuk kanë asnjë siguri të zhyten në errësirën e kredive universitare. Të po atyre kredive që fjala vjen, demokratët në zgjedhjet presidenciale të SHBA po e debatojnë sot si një e keqe që duhet zbutur.

Deri më sot, nuk kam parë asnjë qeveri progresiste që refuzon të bëjë pjesë të progresit që synon, më të rinjtë e vendit, në një vend ku mbi 80 përqind e të rinjve nuk e shikojnë të ardhmen e tyre këtu.

Nuk kam parë në asnjë vend normal që Policia të përdorë para kamerave 10-fishin e forcës fizike përballë 5 vajzave 20 vjeccare që nuk kanë me vete as thika, as pistoleta, as shkopinj gome, as sende të forta.

Ka një arsye shumë hipokrite, sipas mendimit tim, pse Edi Rama, fill pas vezës që gjuajti makinën e blinduar, nuk shkoi në zyrën e vet në qeveri, por shkoi në selinë e partisë. Si për të kërkuar aty në mesin e militantëve të vet mbështetje ndaj aktit të parë publik të pakënaqësisë ndaj mënyrës jo-perëndimore si po qeveris.

Sa paradoksale është e gjithë situata: ky i forti, as i majtë e as i djathtë, as mish e as peshk, që nuk le deputete e deputetë pa u treguar arrogancën e pushtetit kur është majë foltores së parlamentit të shkojë e të fshihet pas militantëve të partisë në momentin më të parë që dikush e gjuan me vezë.

Sa turp për të majtën, e sa turp për ata që kanë besuar se të paktën ky, nuk do sillej sic sillej Berisha në kohë të vet.

http://historia-ime.com/2015/11/02/kur-n...

 

 

19 Komente

Plasen hartimet edhe ketej! Paskan pasur keq per nje te verdhe (apo te bardhe qofte) veze dhe vuu gelojne ngado. Studentet protestuan dhe me pare (ka me shume se nje vit qe e bejne ne fakt dhe per te qene me te sakte qe ne qeverisjen e Berishes se II-te), ka pasur dhe beshtetje nga profesoriati, por ha-ha shoqeria shqiptare sikur nuk behet fjale per aty por per ne nje univers paralel... 

Tani qe kjo cuca mori vezen ne duar, po e bejne Shote Galice e Avni Rustem bashke. Ka dicka qe nuk shkon ketu, mire Rama se u fsheh pas deputeteve dhe rojeve te trupit por dhe shumica e atyre qe shkruajne keto dite po fshihen pas vezes se pules. Jam kurioz sa % e ketyre qe shkruajne e ka te qarte ligjin e arsimit te larte...

Nuk kam parë akoma ndonjë politikan që pretendon të jetë i majtë 

Akoma nuk e keni kuptuar qe Rama as qe pretendon, as qe eshte, e as ska qene ndonjehere i majte? Nese me te vertete do ta pikturosh ate ne spektrin e politikave sociale (ashtu si shumica e paraardhesve) i shkojne shume ngjyrat e populistit perzier me shume nuanca te radikalizmash (rastesisht disa mund te jene te qendres e disa te djathta) por te gjitha te lidhura me oligarkite ne pushtet. Shkurt muhabeti, rasti tipik i politikanit albanez qe gafurret si gjel maje plehut.

mir veza, po ashu gjonash ça i thoshin, pupupu..

Që me dhunën e mazhorancës, të largojë nga e drejta për arsim shumicën e të rinjve që nuk kanë mundësi as të paguajnë për një shërbim publik, apo që nuk kanë asnjë siguri të zhyten në errësirën e kredive universitare.

Nuk kam degjuar te kete pasur ndonje debat per si u jepen keto kredi studenteve, mbase edhe sepse nuk eshte praktike e perhapur kredimarrja per qellime studimi. Por duke qene se ka papunesi te larte nder te rinjte, pra qe para dhe pas studimeve nje pjese e mire do te gjendet e papune, ma merr mendja qe kriteret per t'u plotesuar do te jene te ngjashme me te situatave te tjera ne te cilat merren kredi. Aq me teper qe tani me rritjen e ndjeshme te tarifave, do te kete rritje pas rritjeje.  Ne kete skenar, opsioni i krediamrrjes nuk eshte hiç opsion per shume studente. 

Eshte gjynah qe per nje reforme me potencial te permiresoje ndjeshem sherbimet universitare te mos jete zhvilluar asnje debat, te mos njihen sfidat dhe hallet e studenteve. Ngjan si nje udhetim ne drejtim te panjohur. 

 

Debat ka patur po kush u ndikua nga debati? Asnje nder ata qe duhet te reflektonin ndryshimet. Sa i mire eshte ky ligj po e ndjejne ato studente te publikut qe ndonese studente te shkelqyer kane veshtiresi te paguajne kestet pasi ose prinderit i kane papune ose dhe ndonje mundesi fitimi si dyqan ose biznes te vogel e mbyllen qe kur erdhi ne pushtet ripljellja

nuk ke pare se ky eshte i vecante, si ai gjeli qe do patjeter te kakarise dhe pse maje nje grumbulli plehu. Shiko kush i ben avokatine, ca psikopate te rrjedhur pa lidhje me realitetin

nje tjeter shkrim realist qe tregon fytyren e vertete te "liderit" te ripjelljes

 

 

Shkolle te larte falas nuk ka me. Pozitive eshte qe eliminohen ata individe qe nuk shkojne ne uni per te mesuar, po per te shijuar jeten e nates se Tiranes (tipike kjo per shume te rinj nga fshati). Per ata qe mbarojne shkelqyeshem gjimnazet dhe nuk kane para per te larten te vihen bursa ne dispozicion. Keshtu eshte edhe jashte.

Pozitive eshte qe eliminohen ata individe qe nuk shkojne ne uni per te mesuar, po per te shijuar jeten e nates se Tiranes (tipike kjo per shume te rinj nga fshati).

Ata qe kane leket te shijojne "jeten e nates se Tiranes" i kane dhe leket per sistemin e ri qe po ju zhyt Rama. Behet fjala per ata te rinj qe s'kane leket as per te paguar tarifat as per te shijuar jeten e nates.

Ashtu eshte. Po kam pare vete plot raste te tilla ku prinderit mezi i kishin mbledhur parate per shkolle te larte e konvikte (disa madje dhe me borxhe) e femijet e tyre nuk mesonin. Kafeneve rrinin. Per rastet e tjera kur ke talent e vullnet po jo leke, atehere te ndihmoje shteti me bursa. 

Njoh dhe vete raste te tilla plot, qe i pinin, qe i lene neper lloto etj. Megjithate prape nuk eshte ky thelbi. Nje komponent aq i rendesishem social sic eshte arsimi nuk mund te trajtohet thjesht ne menyre utilitariste per dy arsye:

1. nuk eshte e mundur te monetarizohet krejtesisht dhe c'eshte me e rendesishmja:

2. ajo qe duket sot si kursim, ne te ardhmen mund ti kushtoje shoqerise shume me teper, shumefish me teper. Mendo sa shkon fatura e nje te paarsimuari qe nuk gjen pune ne transferta sociale, kosto shendetesore, kosto per rendin etj ne 40 vjet+ krahasuar me 240 euro ne vit qe paguan qeveria per ti arsimuar.

Por sic e thashe nuk eshte thjesht muhabet perfitimi afatshkurter, eshte edhe ceshtje te drejte. Eshte e padrejte qe nderkohe qe jep per arsimin e larte 41 million ne vit, qeveria vendos te japi 60 milion per nje stadium te ri dhe ca miliona per makina te reja. Ju merr parate prinderve te atyre femijeve dhe ju thote: "S'kam ndermend ti perdor parat tuaja per te arsimuar femijet e juaj se dua te blej makina per vete". Kjo eshte e padrejte dhe per kete Rama meriton te kapet me veze.

Nuk dua te debatoj a jane apo s'jane te sakta teorite neoliberale per arsimin per faktin se kjo qeveri erdhi ne pushtet pikerisht duke i akuzuar ato, pranoj ti degjoj nga te gjithe por jo nga Kryeministri. Rama nuk ka te drejte te me mbaj mua fjalime mbi arsimin ne Britani se erdhi ne pushtet duke premtuar qe nuk do e lejonte kete gje dhe qe do e dyfishonte buxhetin per arsimin e larte. Dhe per kete Rama meriton te kapet me veze e te quhet sharlatan.

 

Krist, eshte pa lidhje protesta me shprehjen kryeminister plehre.

Mos je duke pritur qe truprojat te nderhyjne si ne rastin Berluskoni kur i dermun dhembet ne Milano ?

Pse nuk na e thu cfare donin ata trimat qartur te VaVu-se prej Kosovet ne nje proteste kunder kryeministrit te Shqiperise ?

Si tha Yll Dylgjeri : nje komb , nje qendrim !

lol, ky Kristi sec ka nje mllef apo inot instiktiv dhe qe i shperthen menjehere sapo te ndodhe dicka e pazakonte me kryeministrin. Mesiguri do te kete ndonje ngelje hateri, sic jane ato psh te refuzimit te seksit nga ana e mashkullit, qe e bejne femren si bishe duke ja eresuar llogjiken. Ky a eshte ndopak ashtu?

kjo puna e reformes ne arsim nuk eshte nje shenje e izoluar. Gjithe veprimtaria e qeverise Rama eshte nje rush drejt neoliberalizimit ne cdo qelize, ndarjes klasore qe nga koncesionet e shumta te pasuriveqe nga shendoshja e ndermarrjeve me humbje ne kurriz te publikut e me pas rishitja e tyre, barra fiskale e rritur ndaj te varferve pa gjetur zgjidhje per sistemin e tyre social, legalizimi i prones shitja dhe shenjterimi i saj e me rradhe. Pasqyra me e mire e misionit Rama, shkruar para 1 viti, sjelle dhe here tjeter jo me kot por per te treguar se cdo reforme neoliberale nuk eshte aspak koincidence por pjese e nje projekti.

A do bente me keq Luli me Berishen po te ishte ne pushtet; nuk kam dyshim qe do bente, por nderkaq Zhgenjimi i Kristit eshte legjitim, ndergjegjsimi edhe me. Pike.

ja ky esht vendi ynë.

ku pula ha gurë, dhe gjith vezët i ha kryeministri smiley

Larg qofte te perdorin per "beisboll" nga keto vezet kur e oma ka honger gur. 

Ne kohen e Buall Mavrise , Kristi, kishte nje gje qe e ke harruar. Kur kritikoje ate, ose te rrihnin, torturonin, mbyllnin aktivitetin, e deri ne vrasje naten, se diten te vinin e te qanin sikur ishte i tyri. 

i zoti vezes, Ay pra, e mori me te qeshur e te ngerdheshur ate muhabet, ndersa ketu po pellcasin si i bardhi i vezes ne vaj te djegur.

edhe kur me te drejte i thame qe ishte Ay vete tersi ne stadium, e kuptoi dhe reflektoi por me te qeshur e pati dhe reflektimin.

me ne ketej ska gje Ay, barcaletat qe tregon i ka me shqiptare te atjeshem

 

Bushati thote qe biznesmenet e majte ankohen se Rama ia jep tenderat bizneseve te lidhur me PD per ti mjele edhe ata sic i moli keta te majtet qe i financuan fushatat rilindese:

Pak ditë më parë një biznesmen pranë të majtës më pohonte se në çdo garë që zhvillohet sot me fonde shtetërore (me përjashtim të atyre ku paracaktohen miqtë e Ramës), fitojnë ish biznesmenët e Berishës. "Ne kemi financuar ardhjen e tyre në pushtet dhe nuk na kërkojnë dot para për herë të dytë, ndaj të pangopur, tenderat dhe lejet ua japin atyre", më tha i dëshpëruar dhe shtoi: "ky nuk është pushteti i socialistëve, sot të vjen turp të jesh i tillë". 
Me sa duket ka të drejtë. Ndonëse unë nuk e di se sa realisht diskriminohen në gara ata biznesmenë që janë të majtë, një gjë e di me siguri: po, sot është vërtet turp të ndihesh i tillë.

 

Shumë nga ata që kanë besuar dhe votuar, për një shtet me të drejtë dhe më të barabartë, po e shohin kryeministrin e tyre, të telendisur, të kapur, të korruptuar, të pafuqishëm, të dhjerë. Ata kanë filluar të kenë ndroje të afishohen si socialistë. Zgjatimet e pushtetit të Berishës, sot po i përdhosin përmes Edi Ramës. Dhe atyre su ka mbetur asgjë më shumë, vetëm se të marrin nga një vezë në dorë.  

Ja pra qe Ajatolla eshte pertej te majtes dhe te djathtes smiley

Ajatolla smileysmiley Ku i gjeni mer jahu smiley

jo po siioja fehnerbahçes smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).