40 vite më parë, poeti, shkrimtari, kineasti, Pier Paolo Pasolini u gjend i masakruar në një nga plazhet periferike të Ostias, në një plazh apokaliptik që dukej sikur kishte dalë nga vetë filmat e tij. Por këtë herë në “mise en scene” nuk ishte më këndvështrimi i intelektualit por ai i një shoqërie që kishte reshtur së pësuari skandalin, duke iu shfaqur botës me një vepër  të menduar si të fundit: Vrajsa e poetit.

Trupi i intelektualit më original të shekullit të XX u gjend në një stad përçundimi që dukej sikur ishte lënë aty me shpresën se nuk do ta njihnim, do ta refuzonim, do ta nënvlerësonim. Qëllimisht edhe alibia e vrasësit (sipas versionit zyrtar) ishte masakrim, me sfond seksual, më kotë, duke pohuar se ishte i vetëm, duke krijuar natyrshëm mister dhe pse forma ishte dashur të ishte banale. Por 40 vite më vonë, dihet tashmë nga të gjithë, se duart që mbanin Pasolinin të palëvizsshëm dhe e godisnin në fytyrë me dërrasa të shkëputura nga barrakat aty pranë, ishin më shumë se 2, 6…ndoshta 8. Të njëjtët duar ishin mbi timon kur rrotat e mjetit të tij, rrotat e makinës personale, i kaluan mbi trup, disa herë. Ndoshta me bindjen se ne, të së ardhmes, do të kishim frikë të kuptonim diferencën mes Pasolinit mish dhe Pasolinit trashgimi, të bindur (disa here mendoj me të drejtë) se njeriu postmodern nuk do të dinte ende të eksploronte hapësirat gri mes “Us and Them”, “Me hir ose me pahir”, “Zot, atdhe, gjak dhe shumë, shumë, shumë kompromis”.

40 vite mister, 40 vite zi dhe 40 vite celebrimi për një nga intelektualët e vetëm të sinqertë që Europa e tensionit së perdes së hekurt, Europa e konsumit, Europa e bashkimit, Europa e bombës, Europa e misterit, na la “trashgimi”. 40 vite më vonë Pier Paolo Pasolini zbarkoi në Tiranë, si pjesë e Tirana International Film Festival (TIFF), në kuadër të asaj që organizatorët e festivalit e cilësuan si “Homage”, “Pasolini day”. Më 2 nëntor, Tirana do të përballej me veprën kinematografike të një autori “kult”.

“Pasolini Day”nisi me “La Rabbia” (1963) dhe në ekranin e madh kryeqytetas, në orën 10:00 në letër dhe në orën 11:00 në bezë, kur  poezia e intelektualit po ngjizej me imazhet e kronikave të kohës, ndodhi ngërçi i parë. Dokumentari po shfaqej në një nga klasat e Universitetit të Tiranës duke injoruar se kishte hyrë me modesti në “gojën e ujkut”, në intenerarit e një artsti kontemporan, postmodern, në axhendën e Kryeministrit Rama. Ndaj pelikula u la përgjysmë, pasi artisti i Shqipërisë së rilindur dy/a tri herë kishte impenjime politike në ambjentet e Universitetit, në gjirizin e cinikëve që prodhohen në masë nga dispensat e fotokjopativëve 3-5 lek faqja dhe nga reformat me drejtim “nga lart”. Ashtu siç parashikohej, edhe njëherë, pak më vonë, ndërkohë që 5 veta nuk mundën të celebronin deri në fund Pasolinin, 5 veta hodhën vezë mbi integritetin e kreut të vendit, duke mbyllur dhe një herë ciklin e vemendjes të një kombi dhe duke e plasur dhe një herë tek xhaketa e Kryeministrit. Në aktualitet. Në dhunë, me krahë oficerësh që godisnin qindra kile fuqi mbi trupat e studentëve.  Qindra kile dhunë “falas” nga ata që Pasolini i konsideronte si “fëmijët e të varfërve” por në rastin konkret të emancipuar, kokërruar, me xhaketa dhe autoritet. “Dhunë falas” për “arsim falas” dhe si në një nga makthet e vetë Pasolinit, qytetarët asistuan në këtë narracion modern përmes televizorit, rubrika: Aktualitet. Mes habisë dhe “shockut televiziv”, dukej se një nga profecitë apokaliptike dhe antisistemike të vetë autorit, që e pritëm në kinema si hasëm, u realizua në rrugë, në Universitet. Ju kishte paralajmëruar, i kishte paralajmëruar të gjithë të rinjtë e së majtës, këtu e gjysmë shekulli më parë, baballarët tuaj ju kanë tradhëtuar, në praktikë.

Ndërkohë që “aktualiteti” kishte marrë dhenë dhe ish bërë “kryesore”, Tirana, qyteti që nuk fle kurrë (por kur fle, fle me muaj) njërin sy e mbante të fiksuar tek veprat e “panjohura” të Pasolinit që po shfaqeshin në kinemat e komerçiales, me syrin tjetër priste që studentët e zënë rob nga burokracia e pushtetit së dhunës kushtetuese, të dilnin.

Në fund, trama me dy autorë, pati zgjidhjen përfundimtare, të gjitha shfaqjet u depozituan me sukses në të kaluarën: Publiku i pakët doli nga kinematë i buzëqeshur dhe në televizor pamë lirimin e studentëve. Më pas rrugët u ndanë. Studentët iu falën asaj që sërish Pasolini kishte paralajmëruar: Masivizimin dhe industrializimin e përpjekjeve emancipuese me mjetin e pushtetit të katërt. Nga ana tjetër dita Pasoliniane u mbyll me shqipërimin e përpjekjeve poetike të autorit. Ku? Në një lokal. Ku?! Në një lokal. Në një lokal, në kulmin e shkëlqimit të periferisë së Tiranës, tek Komuna e Parisit. Si të zhytur në një skenar apo vegim të vetë autorit, i gjithë organizimi duket se la një shije të hidhur. Të njëjtët njerëz që kishin marrë kurajonn e madhe ta shqipëronin, dhe ne të tjerëve, borgjezët e parafrabikatëve na dukej sikur vetë Pasolini po na linte në baltë. Po na tallte egër për mikrofonin, për tavolinën nga ku po e lexonin, për ato fjalë “prekëse” nga publiku, për ato gotat e alkolit 400 lekë copa, për atë kapelen e republikës, për atë këmishën e blerë tek Zara, për ato falenderimet e e gjëra dhe të gjata për njerëzit dhe institucionet që kishin dhënë reputacionin dhe lekët. Ata, që e bënë të mundur.

Befasi, në fund të eventit, duke hedhur sytë përreth, dukej sikur të gjithë pyesnin njëri-tjetrin në heshtje: Ku janë ata që e minimizojnë personin, thjesht si pederast? Ku janë kritikët e kinemasë që e kritikojnë në formë pse nuk dinë të jenë veçse ca skematik të pandreqshëm? Si u bëmë kaq anti-borgjezë duke rrufitur “estetikisht” verë, konjak dhe raki rrushi? Pse të njëjtat institucione që e shitën sa ishte gjallë si anti-vlerë, pornograf, imoral, anti-atdhe, pederast komunist, tani na e subvencionojnë si pjesë ekzotike dhe nostalgjike të një Italie “të vdekur”?

40 vite më parë Europa humbi një intelektual të cilin “buonizmi” e konsideron si të çiltër, duke e akuzuar si “infantil”, fëminor, si inskenues i skandalit, sa herë thyente tabutë, dogmat, skemat, ortodoksitë.  Aq herë sa dhunohej nga metodat fashiste në rrugë, në polici, nga anlistët “gjithbërës” në studiot televizive dhe nga intelektualët me një kollonë përkatës në gazetat prestigjioze të kohës, së kaluar. 40 vite më pas, Pier Paolo Pasolini, zbarkon në Tiranë dhe e gjeti qytetin siç e la, me studentë që s’kanë zgjidhje tjetër veçse radikales, me periferi ku pasi u zbua abuzivizmi në ndërtim, pllakosi izolimi ekonomiko-social dhe me një klasë politike që s’merr dot frymë pa monizëm në ndërgjegjie…Një qytet që shkatërron peisazhin për të krijuar identitet dhe dhunon më të dobëtit për të krijuar legjitimitet. Një qytet me skelet fashist dhe me fytyrën më ëngjëllore të kapitalizmit primitiv. Tirana e marketingut politik dhe e homazheve “më mirë se asgjë”.

42 Komente

Thote artikullshkruesi:

"Të njëjtët njerëz që kishin marrë kurajonn e madhe ta shqipëronin, dhe ne të tjerëve, borgjezët e parafrabikatëve na dukej sikur vetë Pasolini po na linte në baltë. Po na tallte egër për mikrofonin, për tavolinën nga ku po e lexonin, për ato fjalë “prekëse” nga publiku, për ato gotat e alkolit 400 lekë copa, për atë kapelen e republikës, për atë këmishën e blerë tek Zara, për ato falenderimet e e gjëra dhe të gjata për njerëzit dhe institucionet që kishin dhënë reputacionin dhe lekët. Ata, që e bënë të mundur."

 

Lexova dje dy opinione, ne kah te kundert me sa me siper, per Pasolinin. I pari, nga Gabriele Muccino, regjizor i brezit "te ri" te kineasteve italiane, i cili thote pak a shume, qe Pasolini ishte regjizor amator, pa stil, e qe varferoi kinemane italiane. Opinioni i tij ishte i gjate (per te interesuari eshte ketu). Problemin e kemi qe Muccino nga ana e vet, duke perifrazuar nje zyshen time te shkolles se mesme, eshte nje qepujke ne aren e kinematografise italiane, pavaresisht suksesit komercial.

Opinioni i dyte ishte i shkrimtarit Gaetano Cappelli. Opinioni ishte gjykim moral, e ne kete rast eshte pak veshtire te krahasosh kontributin letrar te Pasolinit me Cappellin (ky i dyti eshte thuaj i panjohur krahasuar me Pasolinin). Cappelli, pra, nuk merret me Pasolinin shkrimtar a poet, por me Pasolinin njeri. Meqe eshte e shkurter po e citoj:

"sot eshte pervjetori i shen pasolinit. intelektualit dhe profetit te madh italian. ne te ri dorezoi nje shok shkolle te policia fashiste. kaloi pastaj ne anen e komunisteve qe i kishin masakruar vellane. ishte i pari qe u hodh kunder kultures masive - percmoi beatlesat dhe televizionin gjithe duke duke dale perhere ne televizion. ia doli t'i bente apologjine komunizmit ne rusi ne vitet '70-e, atehere kur edhe guret e dinin c'turp qe. u hodh kunder konsumerizmit duke bredhur me ferrari e duke pozuar i veshur koke e kembe gucci. sot emri i tij i eshte vene shume shkollave. ne fakt ai, pasolini, i desh shume djemkat."

* germat e vogla ne fillim te fjalive dhe para emrave te pervecem jane te autorit

 

Keshtu qe autorit te shkrimit siper s'ka pse i vjen turp per kemishen e blere ne Zara, gotat e alkoolit, etj etj. 

fin, thuj edhe opinionin tend per pazolinin, apo nuk mund te thush gje se nuk ke ndonje veper t'Modhe perveç komenteve ne Peshk?

 

Postimi me siper eshte opinioni im.

smiley

i kom thon: "fjal fjal fjal"

Aha e mora vesh edhe ti fin menoke si puna ime, qe bota eshte duale, me dy fele.

 

Do ishte me interes qe keto filmat e vjeter te shfaqeshin ne kinema paradite, me çmim te lire. 

ide e mire Pjero.  sidomos  filmin e vjeter te Pasolinit,  ''Salo''.    paradite 10-12, ore ideale per ta pare.

ne kemi Kristi Pinderin-Pasolinin tone.

Vertet?!

po, pse habitesh? ne raport me permasat e vendit , nje picolo pasolin eshte Kristi. vetem se kane ndryshuar kontekstet. Pasolini punoi ne nje shoqeri katolike, gjysem shekulli me pare, kurse Kristi performon ne nje mjedis ku krenaria me e fundit eshte "o sa mire me qene LBGT", kur komunizmi ka vdekur, ku  konsumerizmi  prodhon iluzione me dolce vita dhe ne nje shoqeri ku u kendohet "cunave gushpellumba".

Kete se mora vesh, kujt i drejtohet , ke ka parasysh autori shkrimit , kur shkruan:

Ku janë ata që e minimizojnë personin, thjesht si pederast? Ku janë kritikët e kinemasë që e kritikojnë në formë pse nuk dinë të jenë veçse ca skematik të pandreqshëm? ...Pse të njëjtat institucione që e shitën sa ishte gjallë si anti-vlerë, pornograf, imoral, anti-atdhe, pederast komunist, tani na e subvencionojnë si pjesë ekzotike dhe nostalgjike të një Italie “të vdekur”?

Alfred Ucin? Riza Brahimin? Nuk di te kete patur ose te kete kritike kinemaje ne kete vend. Shyqyr qe kemi Stalkerin ne ppu smiley

Habitem se s'di qe Pinderi te kete ndonje kontribut si regjizor, poet, apo eseist. Pinderi s'eshte "korsar", eshte OJQ-ist. Edhe po te thote "Une di...", s'ia merr njeri per ters, perkundrazi, e nxjerrin ne resme me politikanin a ambasadorin e radhes.

Keshtu si homoseksual, Pinderin pastaj mund ta krahasonim edhe me Foucault. Kush do na penonte?

p.s. Ai paragraf besoj u referohet kritikeve te huaj. Po edhe mund te gabohem. Ose, autori ka patur ndermend dike me emer te pervecem dhe s'e ka thene.

sikur te ishte poet apo esseist i mire, nuk do t'u merrte me filma.

Kush e ka shpikur kete rregull? Deri para dyqind vjetesh kishe akoma njerez qe merreshin me shkence, filozofi dhe letersi, te gjitha njeheresh. Akoma ke sot nje shkrimtar si Umberto Eco, gjuhetar, filozof, kritik letrar, bibliofil...

hierqia. letersia eshte art i madh, ndersa kinematografia art i vogel, efemer. 

kur ti metrizon te parin, i dyti nuk te jep aspak kenaqsi. eshte si te preferosh te hash m... ne vend te pilafit. tjetri nuk e ndan dot shapin nga sheqeri, i duket sikur vlera eshte standarte, eshte e dhene, dhe çdo gje varet vetem nga pranimi yne. dmth çdo gje mund te jete e bukur, mjafton vetem qe ti t'i mbushesh mendjen vetes. kur nuk eshte keshtu.

Epo do te te duhen edhe nja njeqind vjet te tjera te marresh vesh c'ke ngrene shekullin e kaluar e c'po ha akoma. Deri tani dime me marreveshje qe hame pilaf deri te Ekspozita Universale e Parisit. Per disa, perfshire kete te fundit, per te tjere pa kete te fundit. Te tjere akoma pastaj, ambicjen e kane t'ua hyne me bomba. Keshtu qe, per te qene brenda, mbron njeriu gjithe cka gjykon se eshte pilaf.

sikur te ishte poet apo esseist i mire, nuk do t'u merrte me filma

ti e thua kete sepse mendon se filmi eshte art.

Ne fakt eshte diçka tjeter

une e them se po te jesh letrar i mire nuk ka ç'te duhet kinemaja, sepse me kinema nuk LEN emer. ndersa shkrimtar len emer per gjithnje. shembujt jane me dhjetra, s'po i jap pra.

s'ka fare rendesi pastaj se çfare kategorizohet njera apo tjetra krijimtari. 

fakti qe ai bente filma tregon se ai me filmin mund ta arrinte me me siguri objektivin qe i kish vene vetes (provokimin kish si objektiv). dhe sot per filmat e kujtojme vetem (akoma dhe ca kohe sa te harrohet per gjithnje). jo se çfare beri ne lemet e tjera. ndersa me letersi nuk harrohesh me po hype ne piedestal. por te besh nje liber te mire eshte shume me veshtire se te besh nje film te mire.

ok

pazolini ishte provokator. vepra e tij ka me teper provokim sesa art.

do te thuash qe Pasua eshte si Hulobecku?

me i dobet. 

Te paskam keqkuptuar. Me ngaterroi kjo fjali:

" ne raport me permasat e vendit , nje picolo pasolin eshte Kristi."

 

mire e ke ti por ajo fjalia bashke me komentin , ku shkoi?! di gje ti si admine?

cfre kishte ai koment qe binte ne kundershtim me etiken dhe rregullat e administrimit te blogut?!!

admini eshte i lutur te japi nje shpjegim ketu ose ne privat.

Hem, jo.

autor dekadent

te filmi i tij i fundit ka nje scene, ku ca pederasta fashista i vene disa te rezistences qe i mbanin rob te hane moot (bashke me ta), ne nje banket (me pirun dhe thike dhe piceta, etj, pra me gjithe salltanetet e duhura). i thote njeri nga fashistet nje vajzes, a te pelqen pilafi ? Jo i pergjigjet ajo, epo ha moot atehere i pergjigjet fashisti, dhe te gjithe fillojne te qeshin me humorin me kripe. 

kete skenen te gjithe ne kinema nuk mund ta shikonin dhe kthenin koken anash.

per filmat e tij ne shqiperi nuk gjen dot aktore qe t'i luajne. aq shume i perdhunos personazhet.

Ka plot njerez te cileve s'u pelqen Salo'-ja, por qe betohen mbi Mamma Roma, I fiori delle Mille e una Notte, Medea... Ose mbi nje dokumentar si Comizi d'amore.

Hahahaha. Kete Kopshtin e kane bere aq cope-cope (botuar detaje gjithandej), saqe dyshoj qe njerezve u kujtohet tabloja (triptiku) si e tere.

p.s. Sa me ka habitur ky kur e kam pare per here te pare!!!!

Qe kur kemishat Zara dhe kapelat e republikes na qenkan luks borgjez? Dhe shkelqimi i lokalit ne periferi te Tiranes?! Haha! Autori paska pasur sy te holle "vezhgues". smiley
Te pakten, Ata njerez u perpoqen te benin dicka, dhe krejt vullnetarisht, me deshiren e mire per te sjelle nje ze te forte e aq koherent me Shqiperine e sotme. Po kshu eshte kur hapet loja e vezes, bjeri kujt te te dale perpara.

po ti moj, u ktheve sepse te doli emri se na kish marre malli ? ta kishim ditur, te te kishim bere me lemze qe me pare

smiley

Puna imzot, puna Na mban larg. smiley
thjesht me vjen keq qe ketu gjeja e pare qe bejne, eshte te hedhin tise dyshime, te shohin mustaqet e Celos, pa njohur Celon me pare. Ja kshu.
perqafje per ty dhe Finisteren. smiley

Hej smiley !

Ditto Ana H. mustaqet para celos. Une do doja shume te kisha ardhur ate nate por e mora vesh shume vone, dhe e kishit lene icik vone, per zgjimet e mia 5:45... keshtu qe e humba. smiley PS. Une po shkruaj nga Tulla tani. Duhet ta kesh inotin-gamor te ngacmohesh me tullen.

Ouuu...paska ardhe Anna kshu ? Na kishte mor molli smiley

 Ashtu siç parashikohej, edhe njëherë, pak më vonë, ndërkohë që 5 veta nuk mundën të celebronin deri në fund Pasolinin, 5 veta hodhën vezë mbi integritetin e kreut të vendit, duke mbyllur dhe një herë ciklin e vemendjes të një kombi dhe duke e plasur dhe një herë tek xhaketa e Kryeministrit

vezet u hodhen.pra misioni zbarkimit te Pasolinit ne Tirane "per zgjimin e aktivizmit social kunder kursit neoliberal" u kry. Gjithsesi , "shpirti revolucionar" nuk importohet.

 

Per mua Pazolini eshte nje demagog goxha i talentuar. Filmi "La pelle" i tij eshte nje nga shembujt me te perkryer se si ti mund te marresh nje pjese te se vertetes dhe ta paraqesesh ate si tere e verteta, bile kaq bukur e besueshem sa edhe njerez qe jetonin ne ate realitet e hengren sapunin per djathe. Sidoqofte, nuk mund te anashkalohet ne historine e kinematografise italiane per shkak te forces se talentit. Personalisht nga ana strukturore filmat e tij i quaj perla, por ideoloqizimi* dhe antiamerikanizmi i tij jane vertet te peshtire.

*q-ja nuk eshte gabimi shtypi, po opininoni im sic thote Fini.

po me pelqeu pjesa ku autori e sjell Pazolinin ne ambjentin kryeqytetas, terrenin me aktual per vepren pasoliniane. Shfaqja e Salo-se nga veprat me domehtnese te Pasolinit e metaforat me te fuqishme te shoqerise se sotme konsumiste e raportit te sotem te pushtetit me te "neneshtruarit e vet" qenka konsideru pak e tepert per natyren e stilin e festivalit

Ne fakt, tek Salo, 'horrori' vihet ne distance (mise-à-distance) nepermjet mizaskenes (mise-en-scene) : eshte kjo e fundit qe arrin ta beje te perballueshme per syte e spektatorit (pra ta distancoje) reprezentimin e mizorive dhe te torturave. Per shembull, nepermjet sublimimit te ceremonive! Ose vendosja e ngjarjeve ne rrethe (circle) qe ne fakt te kujtojne ato Dantes. E keshtu me rradhe... .

Por kete 'distancim' e konfirmon edhe fakti qe, per vepren letrare te Sade (Markezit Sade), Pasolini fliste shume negativisht (stilin e tij letrar e konsideronte tmrresisht te shemtuar !). Pra, romani (120 ditet e Sodomes), roman qe i vendos ngjarjet ne 1700, i ka sherbyer Pasolinit vetem e vetem si pretekst ! Thene ndryshe, eshte pak a shume si puna e e filmit te fundit te Shyamalan : kritika debile, e cila priste qe filmi te ishte mbi te gjitha nje portret i dy gjysherve vicioze e psikopate (sikunder shumica e filmave horror), sigurisht qe u zhgenjye kur pa nje film, pothuaj melodrame (ne kuptimin me te shkelqyer te kesaj fjale !!), qe rrefen para se gjithash, historine e... nje gruaje te divorcuar !!

Megjithate, "Salo" nuk eshte unik. E ka nje te dyte, por qe eshte nje 'dokumentar' 30 minutesh : i famshmi  "Nigt & fog" ("Nuit e brouillard") i Alain Resnais. Sikurse dhe ai, "Salo" eshte, ne thelb, nje far' ekzorcizmi perballe absolutizmit qe pushteti (the power) mund ti beje qenies njerezore e qe ka kurajon ta reprezentoje (pershfaqe) kete te fundit si rrallekush!

Po distancimi dhe strukturimi ne ceremoniale sherbejne per te theksu normalitetin e dhunes dhe vulgaritetit qe rrethon sistemin, ne kohen e sotme, kthimin e trupave ne objekte e sende.

Paso ka pas nje stil kinematografik te admirueshem, po shifja nje dite rastesish Medean e tij, se nuk i kam pare dhe shume.

 

 

Une nuk e njoh te gjithe Pasolini-n, por mund te them qe analiza qe ai i ka bere shkaperdhimit te qyteteve italiane si pasoje e epokes se konsumit eshte e mrekullueshme.

Videot e tija mbi kete teme (qe jane disa) duhen projektuar ne cdo fakultet arkitekture ketu ne Shqiperi. Provoni te kerkoni videon per Sabaudia-n.

Mua nuk me intereson shume cfare ka qene Pasolini. Homoseksual, provokator, i egzagjeruar, i erret... As nuk e vej ne diskutim qe ai ishte ne nje gjendje keq-qenieje te madhe. Keq-qenie nga seksualiteti i vete, nga shoqeria, nga cfaredo...

Por ama ai kishte bole. Bole per te denoncuar perversitetin e normalitetit njerezor.

Provoni te lexoni "Io so..."

Gojët e liga kshu flasin mbas vdekjes...

autori paska dhuntine e gjuhes shqipe. lexim i kendshem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).