Andrea Camilleri mbushi 90 vjeç këtë shtator, dhe mua më vjen siklet të them se nuk kisha dëgjuar kurrë për të. Para një jave në panair hasa romanin "Një të shtunë me miqtë" dhe diçka më tërhoqi në titullin dhe kopertinën ku ca çifte përqafoheshin me epsh (e kujt nuk i pëlqejnë të shtunat me miqtë?). E lexova menjnëherë, pastaj vajta dhe mora romanin tjetër, "Gruaja e bankierit", të cilin e mbarova pak më parë. Të dyja romanet më pëlqyen veçanërisht, tema moderne, të traumave të fëmijërisë, që flenë nën ndërgjgje, derisa një të shtunë me miqtë... Apo tradhëtia, pasiguria, sëmundja që shoqërojnë njeriun modern. Një letërsi e zhveshur nga patetizmat, që rrëfen ftohtë por ndershmërisht, me stil të zhdërrvjellët, ma kujton Moravian. Kur e lexon kupton se "xhaja" i di mirë ca gjëra, ndoshta sepse i ka jetuar të gjitha moshat, Nga një kërkim në Google mëson se Camilleri ka shmë libra të botuar edhe anglisht. 

Andrea Camilleri ka lindur në Porto Empedolce më 1925, karriera e tij është ndarë mes regjisë në teatër dhe në televizion (RAI). Nis të shkruajë vonë, romanin e parë e boton në vitin 1978, me titullin "Ecuria e gjërave", ndërsa sot është njëri nga shkrimtarët italianë më të shitur në Europë. 4 vepra të tij janë botuar në shqip, përkthyer nga Amik Kasoruho, Diana Kastrati etj. 

9 Komente

ky do jete shqiptar me origjine

Babai i komisar Montalbano..i kam lexuar vite me pare te gjithe librat e Montalbanos, "Il ladro di merendine" mbetet ai qe kujtoj me mire !! smiley

Edhe ti O Blendo nuk lexoke çfar shkruaj une, dmth çfar shkruan heretiku ne blogun tend, sepse ai lexon libra, un krijoj, dhe injoranca eshte kusht per krijim.

                                                                                          i Modhismiley

 

qe Hero ta qes nji vjersh se u ftofa.

po e qujm: nji mollë

 

nji mollë terhiqke e randë

degën dhe dorën aty

 

​nuk ban, vren grueja,

​se len krymat pa ngranë

e vijn e të ngrajnë ty

 

 

​e vedin e ngrana me dhamë

 

e mollën e ngrana me sy

 

 

smiley

Fiqo , dobet me vjershat , me sasine dmth , u be kohe qe spo i lexojme me , ushqim ke sa te duash , qafsh mu na bo nji me isisin smiley

aa ska mo. nuk eshte koha per gilivili. asnji rresht derisa te bijë rregjimi ne tirane smiley

smiley

Ditet e numeruara i kane smiley

na dhe nji lajm te mire, sikur na bere me krahe. Tani nuk pertoj se e kisha marr pak si me dembeli se kam rradhen me pre filetat e proshutos sot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).