Ka nisur një debat – se tani debate i quajnë edhe këto farë tallavash diskursive, të cilat e marrin modelin nga “talk show-t” televizive – për grabitësit dhe përvetësuesit në fushën e letrave.

Zhurmën e nisi (ri)botimi i një letre të Mitush Kutelit drejtuar Mustafa Greblleshit, të datës 28 gusht 1961, ku akuzohet Dhimitër S. Shuteriqi, ky eksponent i kulturës në periudhën e regjimit totalitar, shkrimtar, historian i letërsisë dhe filolog, për amoralitet dhe shpërfillje të së drejtës së autorit.

Letra lë të kuptojë edhe se Shuteriqi ka përvetësuar a vjedhur edhe një vepër letrare të Lef Nosit, personalitet i periudhës së Pavarësisë dhe më pas i dënuar prej komunistëve si kolaboracionist me gjermanët.

Këto janë pak a shumë faktet, por debat deri këtu nuk ka: ka vetëm sharje, shantazhe dhe ad hominem të njëpasnjëshme.

Duke filluar që nga çfarë u bë shkas për (ri)botimin e letrës vetë: një deklaratë e Ben Blushit, eksponent i sotëm i PS-së dhe kundërshtar i vijës dhe i grupit drejtues të Ramës, në lidhje me Lef Nosin, i cili sipas tij nuk e meriton të ketë statujë në Elbasan sepse, pikërisht, ka qenë kolaboracionist.

Për ata që nuk e dinë: Ben Blushi e ka pasur gjysh Dhimitër S. Shuteriqin. Këto punë e vënë në lëvizje publicistikën në Tiranë, këto ua nxehin gjakrat faqeve në ueb: gjyshllëqet.

Letra e Kutelit është e vitit 1961. Nuk e kisha lexuar ndonjëherë, nuk mbaj mend ta kem parë gjëkundi: mbase është botuar, mbase jo.

Pyetja e parë që duhet të bëjë lexuesi: a është autentike kjo letër private? Sepse nuk shoh të citohet gjëkundi burimi i saj, nga ç’bibliografi a ç’arkivë është nxjerrë, si dhe pse.

Dhe pyetja e dytë: Mitrush Kutelin e duam fort si shkrimtar dhe personalitet të kulturës, dhe e dimë që është persekutuar rëndë nga regjimi totalitar; por kur dikush lëshon akuza të tilla si ato që përmenden në një letër (së cilës nuk ia kanë botuar as të paktën një faksimile), akuzat duhen verifikuar, para se të merren për të mirëqena.

Nëse Dhimitër S. Shuteriqi dhe të tjerë kolegë të tij që në thelb ishin të lidhur me regjimin totalitar dhe i shërbenin atij, kanë përvetësuar materiale – vepra letrare, studime, arkiva – nga eksponentë të deklasuar dhe të shfarosur të regjimit të mëparshëm, kjo çështje jashtëzakonisht serioze meriton të shihet me vëmendje dhe përparësi prej historianëve të letërsisë dhe filologëve.

Edhe unë kam dëgjuar për përvetësime veprash – që nga ato të dijetarëve dhe filologëve katolikë të Shkodrës; por edhe të tjera, që kanë përfunduar, si me magji, në tryezën e studimit të disa prej emrave më të shquar të periudhës komuniste.

Sikurse kam dëgjuar për përvetësime veprash nga njerëz gjysmë-anonimë dhe besnikë politikë që u gdhinë brenda natës në dijetarë dhe filluan të botojnë volume të hatashme, me bibliografi mijëra-titujsh, që do t’i kishin zili edhe murgjit shkrues të Mesjetës.

Krime të hatashme – që duhet së paku ekspozuar. Por si temë më vete, nga ekspertë të fushës dhe me prova e dëshmi; jo në kontekstin e një lufte mediatike, me ngjyra të forta politike, kundër një autori a politikani bashkëkohor, që me periudhën e krimeve në fjalë e lidh para së gjithash familja.

Dhe po ashtu, jo në kuadrin e një debati tjetër, për qëndrimin ndaj kolaboracionistëve – sepse asnjë lloj “tradhtie” nuk e përligj vjedhjen e veprave letrare dhe botimin e tyre me emra të tjerë.

Lef Nosit mund t’ia ngrenë dhe t’ia çngrenë statujën në Elbasan, në pajtim me shijet dhe pasionet politike të momentit – por vepra e tij në lëmin e kulturës, nëse është vjedhur dhe shkatërruar, kërkon drejtësi; dhe drejtësia kërkon prova. Fjalët dhe insinuatat e paverifikuara shpesh japin efekt të kundërt: i komprometojnë akuzat, duke i rrethuar me gjithfarë baltërash.

Përndryshe do të mbetemi në nivelin e një letre, të dalë në skenë kushedi si, që i ngulet në ballë një nipi, në emër të krimeve të supozuara të gjyshit. Teknika diletante, të një medie të specializuar në shantazh.

Peizazhe.com

28 Komente

Franca e denoi me internim nje kolaboracionist, ndersa Shqiperia e denon me vdekje nje kolaboracionist. M'duket se kam patur te drejte ne VQ, kur them se ne shqiptaret jemi treguar te ashper ndaj njeri-tjetrit. 

lef nosi ishte thesar kombetar .

Dhe ti thes me ar je, Tema eshte per leteren e Mitrush Kutelit, behet fjale per te drejten e autorit, dmth pune vjedhjesh dhe jo per Lef Nocin ! 

Ne fakt shume AR vuri kur futi Cifutet ne Shqiperi . Nje me Mustaf Studiuesin smiley

I nderuar Pjer ne cilin Kapitull flisni per Lefin qe nuk duhej denuar .Cfare kontributi ka ai kur Francezet jane te Paret qe kane prere Koka ne menyre Publike kur ishin qendra e Botes

Me fal po ti nuk je niveli ketyre qe leshojne nga nje Fende apo ter ter si Bythe Laureshe dhe iken i kenaqur se le gjurme mushke ku do mblidhet uji e do pijne shoket partizane njesoj sic pine Ide mendjet tek V....Q...smiley

Fundja tek Intervista Tjeter shume e Madhe mbase e sqaron dhe kete Problem shume te Madh .

Komunizmi shqiptar osht nji sexually trasmitted desease.

Si e varrosen te gjalle Mitrush Kutelin ne Keneten e Maliqit.

Ndërsa njerëzit ngatërroheshin nëpër zhurmën e ceremonisë së përkujtimit të ditëlindjes së Mitrush Kutelit, një burrë i thinjur nisi të rrëfejë një histori të vjetër. Me këtë qëllim kishte ardhur enkas nga Elbasani. Fillin e nisi nga një ditë e veçantë… nga viti 1948.

Hamza Tusha, atëherë ishte një djalosh i ri që vuante një dënim në kampin e Vloçishtit. Atje kishte marrë vesh rastësisht, se në kampin e tyre po kalonte dënimin edhe një shkrimtar i madh. I kishin thënë se shkrimtari quhej Dhimitër Pasko. Kishte dëgjuar për të shumë rrëfime nën zë nga të tjerët ndërsa vetë ende nuk kishte arritur ta njihte.

“Ajo ditë e ftohtë prilli, bëri që unë ta njihja nga afër, e në një mënyrë mjaft tragjike… – nis të tregojë burri i thinjur – Ndërsa punonim të gjithë aty në atë kamp, një kapter që quhej Skënder, thërret me të madhe që t’i sillnin atë shkrimtarin. Pastaj urdhëroi dy të tjerë që t’i hapnin një gropë të madhe mbi një metër e gjysmë të thellë”. Të burgosurit kanë parë me sy të habitur gjithë ç’kishte ndodhur në ato pak minuta, gjithë lëvizjet e shpejta të lopatave që nxirrnin dheun rreth gropës që merrte formë nga minuta në minutë. Më tej panë shkrimtarin që tërhiqej me forcë, se si e kanë zhveshur, se si e kanë plandosur më tej në gropën e thellë, ashtu të zhveshur lakuriq.

“Mbaj mend që atëherë ishte shumë ftohtë. Ishte ndoshta fillim prilli dhe koha ende nuk kishte nisur të ngrohej. Si e futën brenda në gropë, e mbuluan me plisat që kishin lënë rreth saj, derisa dheu i arriti deri tek mjekra… – shpjegon me hollësi bashkëvuajtësi i hershëm i shkrimtarit të madh – pastaj, vazhdon më tej ai – e lanë aty, të futur brenda në tokën e ftohtë e të lagësht afër kënetës së Maliqit. Si kaluan disa orë, atij filloi t’i ikë fytyra. Iu shtrembëruan nofullat dhe nuk nxirrte dot asnjë tingull nga goja. Ne të gjithë e shihnim, pa mundur të bënim asgjë. Të ktheje fjalë atëherë, sidomos në situata të tilla, ishte si ta kërkoje vdekjen me zor!!” – thotë Hamzai – “Atë kohë komandant kampi, ishte një i quajtur Tasi Marko. Në momentin që ai kishte ardhur për të thirrur të burgosurit, një shoku im që kisha në krah më thotë: “Sa keq, ky njeri që është groposur këtu është një shkrimtar i madh. 

 

"Komunizmi shqiptar osht nji sexually trasmitted desease" ca pret mer Qemol, kur prezervativat ishin marka Obodin dhe te cpum. Serbi dote t'i lete dobicin mrena Verit. Fati jon qe zuni dashnor tjeter, Stalini te pakten s'dote mo kalamoj.

smiley   o zot

Pse nuk i del komandantit përpara t’i tregosh (unë isha komandant i një brigade të vogël të burgosurish që udhëhiqja punën). Megjithëse kisha shumë frikë, e mora guximin dhe i dola përpara komandantit duke i thënë: “Kapterr Skënderi ka futur një njeri të gjallë në dhe!”

Mbaj mend që ai u alarmua. Kërkoi me ngulm të gjente kapterrin që kish bërë këtë veprim. Më pas e nxorën trupin e shkrimtarit duke i bërë shërbimet e duhura që ai të vinte në vete!”

Kanë kaluar shumë vite, që nga 1948. Gjithsesi burri i thinjur nuk ka mundur ta zbehë kujtimin e atyre ditëve. Aq më shumë ky kujtim iu përforcua në ditën kur një djalë dhe një vajzë i kishin trokitur në derë. Ishin të bijtë e atij shkrimtari të përvuajtur, të cilët kishin dashur ta njihnin nga afër njeriun për të cilin babai u kishte folur gjatë… “Më thanë se babai i tyre u kishte rrëfyer për një njeri që e kishte shpëtuar dikur nga vdekja. E ai njeri isha unë. Ndaj jam këtu, më shumë për të nxjerrë nga vetja atë kujtim që më rëndonte shumë mbi supe, sesa për të marrë pjesë në diskutimet e kësaj ceremonie përkujtimore…” përfundon rrëfimin e tij Hamza Tusha.

 Nga Admirina Peci.

Ti sikur ke njefare Lyre . Vertet je pak mashtrues por ka lezet se thu gjojna qe lengezohen   keta Plebejte antikomuniste te Munelles. Nuk je si Grande Kaka qe i leshon koqelleqet e Hamzave pas 70 vjeteve , se ka ndigjue or tie qe duhet nje trim me i zhvarros nierin dhe Komandanti qe jep Urdher per "groposje " off sa preket nga ky Trim mbi Trima " dhe e nxjerr nga Gropa e Gropovethit smiley Biles edhe nga dheu i Lagesht i Kentes smiley

Mund te tregoj dhe une si e gjeta Sejfullane ne nje Depo magazine ne Fier kur beja pune Politke mbi "devijimet antiparti te S.Maleshoves " smiley

Nuk ma pirdhte fare .Kur i thashe pse nuk digjon ..me tha

Ik o kolopuc se nuk mi tregon dot ti ato  qe kam bere Une ..smiley

Rrefenje e jetuar jo ne Keneten e Maliqit me Hamza Kastriotet.

Jeni bo si karavidhet qe ik para e ik mbrapa dhe nuk kuptohet as nga ecni as ku do veni  .Boll me pjerdh ndonjeri "Doni me per Belulin " smiley qe ka luftue e dermue njat kamunizmen dhe nga gjashte koka Tete ja kam pre une or taj 

Shko mor lapurak thuj Hamzait .. Do shpetosh miqt e Enverit tie ..

 

flm per prurjen. Shkurt adreson etiken e ketij muhabeti (s'e kam idene per hollesite) ne media. Kenaqesi t'a lexosh por e kote ta zgjasesh mendoj se kete muhabet e ka marre lumi ne pergjithesi. Ose i drejtohet nje grupi sh. te kufizuar, psh. kolegeve te vet ne gjuhesi a media.

ja me kto e keni keq juve, doni dokumenta e faksimile a si quhen. per 50 vjen u bene "yje te pashuar" dhe "veteranet tregojne", ku cdo partizani qe vritej, ia kishin regjistruar fjalet e fundit. qe zakonisht ishin "vazhdoni luften, shoke", ose "te rroje partia" etj etj. dhe u thuhej "flini te qet". nga na dolli papritur kjo etje e madhe per dokumentim? bie ere burokratizme...

nashi ajo edhe mundet te genjeje por Ti ,maks velo,sherif merdani keni qene tok me te ne kaush te fëmrave qe vini doren ne zjarr me garanci absolute  se ate nuk e kane perdhunuar?

Perdhunimi i truve eshte fenomen i atyre qe ishin jasht kaushit, qe jetonin te lire dhe te lumtur, kapterreve qe merreshin me zberthim-mberthimin e mitrolozit Guljanov, nderkohe qe ideologjia perdhunonte duke i qelluar trurin me mitroloz Nguljanov nga dritraret e Komitetit Qendror kur xhirohej peripatikisht jeroglifikisht si çun Bordure.

 

leter me ke shkru

atje ne kufi

s'me paske harru

qysh kur ishim fmi

te merr malli per shtepin

per fush e per mal

jo s'ma ke harru shamin

qe ta pata fal

ref: kur te kthehesh bashk do jemi

djal o more gjal... etj. etj.

bashkim alibali 

Ke ironi Alba , ke ironi . Për ideal të partisë që të tall kur se ke mëndjen smiley

Ckullufaqkë , me që do të dish ndonjë gjë për "përdhunimin" , arsyen e di vetë pse smiley ​do të rekomandoj të takosh ish gardianen e Burgut të Grave të Kosovës ( Belësh - Elbasan ) Do ndigjosh një histori të "çuditëshme" dhe jam i bindur që do thush " përse nuk e pata unë atë fat "smiley

M 'ato fillime  shumë gjëra nuk  vlerësoheshin Strikt si rezikshmëri . Kështu ndodhi që një ushtar i rrethimit u thirr " për ndihmë" në kohën kur varte rrobat për tu tharë nga njëra me emër rastësisht ,  Alba Zametllija . E rëmbyen të ziun e futën në kapanon dhe ..e kanë nxjerrë të superpërdhunuar në gjendje kome smiley

" Kokëgungë " , i thonin shokët e ushtrisë , sepse kishte shkarë i vogël te shkallët e pallatit dhe kish rënë me pjesën e prapme të Kokës edhe sot  ka aluçinacione duke thënë ,  "më ka qëlluar ushtria Ruse nga KQ me Gulianov ". Shkruan ndonjë gjë në kohë me hënë të Plotë ose në Hëngërje dhe njihet kollaj po ke dëshirë , pasi përdor "se Frojdi zotrie "  smiley

Tani ti me që dyshon se e kanë "përdhunuar " na e thuaj vendin dhe personin mos na le të gabojmë .

 

Dhe mos hecni mo me fshesaxhij se , na çatë torovelën me Midenë ky është miky ynë .Po e kini mik Vehbiun i thoni mos të lëshojë fjalë si Gëlasat e Albës apo Grande Kakës alias bravekidiot ose Pampersat e LefTGOPESË , se nuk është fiçorr lumi, merampollaf di ca gërma . Kjo i vlen më shumë se sa fshirja e vënies në pah të teprimeve në fjalë që më vonë bëhen stërmbullari i tërë Argumentit ....

Mbase edhe e lexon , por e ka vetë në dorë të mos shndërohet si ky Mulliri pa ujë që vet flet e vet lexon , vet kupton e vet xëbërthen si kuptohet  me Baby cartoon smiley

Lef Nosrat e kanë vendin në Koshin e Plehrave të Historisë jo "të pranohen si dëshira e lojra Politike të Momentit " ..  Është mendimi Normalëve pa mëdyshje

Mendohuni kur shkruani ! Nuk u nxiton njeri !

Tani qe ja mbyllet gojen me dhune Alida Hiskut, jeni qe jeni njolloseni edhe Lef Nosin, firmetarin e Deklarates se Pavaresise.
Edhe Zerva bashkepunoi me gjermanet por sot ai mbahet hero nga populli grek.
Lef Nosi ka meritat e veta ne themelimin e shtetit shqiptar,me tej si bashkepuntor i ngushte i Fan Nolit, ne krijimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe keto gjera nuk mund ti hidhen poshte vetem se pranoi te ishte anetar i regjences.Kjo nuk do te thote se ai nuk e... donte Shqiperine.Cfare duhet tu themi patrioteve qe bashkepunuan me pushtuesit ne L1B qe nga Themistokliu e deri tek Ismail Qemali?Mos jane edhe keta tradhetare?
Se me kete llogjike i bie ti ngreme monument Esat Pashes, se ai u rreshtua me fituesit.
Apo mos jane tradhatare edhe kosovaret qe bashkepunuan me NATO-n dhe nuk i moren leje Serbise dhe Rusise?
Te tille ishin edhe Aleksander Xhuvani apo Eqerem Cabej qe bashkepunuan me gjermanet gjate L2B por ata u trajtuan ndryshe dhe mire u be qe u trajtuan ndryshe.
Ky debati per figuren e Lef Nosit eshte hapur per perfitime personale dhe mbyllja e gojes me dhune qe ju be Alida Hiskut tregon qe kjo klase politike te ben shkrumb e hi po ju preke baballaret.
Kur isha kete vere ne Elbasan pashe edhe monumentin e Lef Nosit dhe i bera nje fotografi.
Mire ta kemi per kujtim se bijte e eterve do ta heqin ashtu sic gati e vrane me gure Alida Hiskun vetem se tregoi eksperencen e saj ne burg.
Po jetojme ne nje epoke te re ne Shqiperi.
Pas perdhunimit qe do ti behet edhe Levizjes Studentore, qe ka filluar me kohe nga mediat e Rames, nuk eshte cudi qe vitin tjeter apo ne 2017 ti ngrihet permendore Enver Hoxhes.
Jetojme ne kohe te cuditshme!

Ma cakit pak edhe vepren e sh.Mao "Marshimi i Madh " dhe kompletohet edhe qendrimi ndaj Zerves .Psh Mund te shtjellosh Ide edhe per Ballaban Pash Baderen por edhe per Ali Pashane ..pasi te kesh degjuar kengen "Kush e vra, kush e vra , kush e vrau Esat Pashane " ..Mbase dhe xeberthimi i bashkepunimt ne Gjyqin e Nyrenbergut Stalin-Ruzvelt- Curcill te jep nje fizionomi ANALJE me lart se sh Gjembi smiley

Behet fjale per Vlerate qenesishme te nje Kombi si Rezistenca dhe Lufta pa kompromis ndaj Pushtuesit dhe Cilesimi Tradhetare i bashkepunetoreve "..nuk behet fjale per Turiste Gjermane qe kishin dhe dell poezie as per fotografe Qurranjos te kohes se sotme qe fotografojne Bustet e Kolaboracionisteve si kujtim i madheshtise se Baba..areve te Kombit qe shiten Shqiperine dhe Sot duhet me i pae syfete si ty" jo bardhe e zi "

Sa ka bere Enveri per Noset ti buzeshpervjelur e llaf pas llafi me yrrja burrja pas berihait si cdo kurve e kurvar i Mendimit e manipulator faktesh SOT , nuk do beje Kurre per Trungun familjar te Enverit  .

Per te mos thene per fenda si Alida Hisku e cjeper si Berisha e me rradhe si puna e Ilia Topes te dalluar por te pavleresuar si Handikapat Mendor .

Lef Nosi nuk eshte Xhuvane jo me Cabej ..Eshte organizator , armatoses , bashkepunetor dhe Urdherdhenes i Kriminelit Xhafer Deva me firme e Vule . Beni dhe atij nje Bust ne krah te Lef - Lefit dhe ben nje foto te permbledhur ...dmth Selfie !

 

Cfare i thoshte mendja admin kur te censuronte ty ?smiley

Lef Nosi nuk eshte Xhuvane jo me Cabej ..Eshte organizator , armatoses , bashkepunetor dhe Urdherdhenes i Kriminelit Xhafer Deva me firme e Vule .

rrofsh!

 inflacioni i genjeshtrave ne keto 25 vjet eshte shtuar shume, kush e kush kerkon te rrembej nje cop personaliteti duke shpifur !   Sherf Merdani beri burg , i pafajshem ne kulm, viktime e diktatures , por tha "Alida Hisku genjen kur thote se e kane perdhunuar ne burg ! "

Pra so mund te degjosh lloj lloj shpifjesh. Eshte detyre e organeve kopetente te vertetojne te gjejne prova , per akuza qe hidhen ne media ! Per kedo ! 

alida hisku nuk ka mundesi te jete perdhunuar sepse ishte femer e pabukur -argumenti i merdanit ish atashe kulturor ky.

ps merdani ka mundesi te kete ra ne dashni me perdhunuesin e vet.

ka mundesi - thua ti , qe te kete ra ne dashni me perdhunuesin e vet !! E kshtu eshte kur se ke vemendjen tek problemi i temes ! Faktet- zoteri, faktet ku jane ?!! Se kur thua "ka mundesi" eshte hamendja jote, dmth fantazi, dhe romance ! 

ps merdani ka mundesi te kete ra ne dashni me perdhunuesin e vet.smiley..

Ka zot nene te fshije nje debil qe nxjerr keto xhibolelleqe te Gjembezuara si " se  argumentet zotrie" Malli ai debili "i pakapshem " se shtrenohej i ziu kalama po ama e  bente ndonje perc perc . Po kjo as pordhe e as fende .

Ku mbarojne paranoiaket ketu ... sa te vije rradha e Henes ne te Henger smiley ketu i ke .

Puna eshte qe JU nuk keni BYTHE ti qendroni nje llafi , po do vazhdoni me etiketime e cpime si  Gjembece qe ha iFiq. Dhe e cuditeshme si nuk kam lexuar ndonjerin te qendroje ne linje . Sidoqe te tingelloje mire apo keq . Si zakonisht nje "komunist " dhe tutje nga  Muri Kineze per te mbritur tek Burronjat e Kuce ..."Ktheji dhente djalo se hyn ne dem " ..e pataj nxirrni bishtin e fsheses nga pasvetiu  me sebepin e ketu e ne Kohe te Sulltanit

" Shokeni . Na ofenoi Bashkimin Sovjetik a i qivja Udhet "smiley

Bini ndonje me Mend dhe jo me tru Tru ( tru ka dhe Gomari klasik i PPU ) Derdellitjet lerini per ne derstilen e famshme te Xhiboles.

Ja kaq te mendoje i nderuari admin qe mba Koqet e Kandarit ose ziqet e na peshon InteliDjencen .

Hajt naten ...

 

Xha Xhai, ngre pikepyetje per autoresine e kesaj letre. Ne Parlamentin Shqiptar keto akuza mbi Biblioteken e Nosit dhe Albumin e Pullave jane permendur per vite me rradhe nga Cuni i Sheqeres ne disa raste. Komunisti i 8 Nantorit 1968 nuk ka lejuar te publikohej kjo leter dhe brendesine e saj e ka perdorur vazhdimisht per te bere presion mbi Blushin. Tani qe letra doli kuptohet qe Blushi nuk mund te shantazhohet me por do mbaje pergjegjesi per gjuhen e ashper te perdorur ndaj Lef Nosit ne nje kohe qe gjyshi i tij ka qene persekutor.

Me duket se pashe diku qe e bija, Atalanta Pasko, tha qe e ka shkruar i jati kete leter.

+1

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).