Sekuestrohet plazhi i Llamanit, ishte regjistruar si tokë pyjore nga Bashkia e Himarës

Nuk kanë fund çuditë me grabitjen e pronave në Shqipëri. Prokuroria e Vlores ka vendosur sekuestro preventive për rreth 45 hektarë e regjistruar toke pyjore, por në fakt është tokë bregdetare, në Bashkinë e Himarë, me vlerë sipas çmimeve shtetërore mbi 9 milionë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumenteve të fallsifikuara.

Kjo tokë, për të cilën prokuroria ka vendosur sekuestro me lejen e gjykatës, përfshin zonen e plazhit të Llamanit dhe hapësirën majtas dhe djathtas tij.

7 Komente

po pyll eshte, gjithe ai pydh me cadra aty.

Kush e ka gezuar kete perlen, ndonje emer a dini?

Sipas komenteve te Tema i perkiska nje fare himarioti me emrin Jani Qirici. Po qe nuk jeton me.

Nje nga ata qe e ka gezuar mesiguri eshte ai gjykatesi qe ka dhene ate vendim korruptive. Te shohim tani KLD cfare vendimi do te marre. 

Plazhi duket i bukur, si plazhet elitare neper bote, veç nuk me duket si 45 hektare, e shumta 5-10 hektare, ku pjesa tjeter ka qene siper plazhit ndoshta ose ne anesore, ku dhe duken ca peme te shkreta. Mundet qe prokuroria eshte kapur tek ky paragraf, emertimi si pyll nderkoh qe eshte plazh me ter komoditetet. Se ne fakt, komuna/bashkia ka te drejte t'ia japi ne perdorim edhe privatit, por jo ta shesi. Pjesa e reres (plazhit) nuk shitet se eshte prone publike, ndryshe nga pjesa pas reres qe ne te shumten e rasteve eshte (dhe ka qene) prone private ose edhe e fshatit (publike), e ne kete rast e administron komuna. 

Plazhi elitor ne bote eshte deku i jahtit 1 milion dollarsh Pjero. smiley

Vjen verdalle murtaja ...... (Koçua)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).