Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu në takimin e parë konsultativ për reformën në drejtësi ka folur hapur për “penguesit” e kësaj reforme. Lu tha se kësaj reforme i tremben ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët e korruptuar.

“Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?! Unë e di kush. Ministrat e korruptuar, deputetë kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk ndjekin penalisht dikë. Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë e popullit shqiptar. Mendoni për ta sa herë të dëgjoni që këta njerëz kritikojnë reformën në drejtësi. 

Për shkak se Shqipëria është një demokraci e mirëfilltë duhet të ketë dialog të hapur e të sinqertë nëse këto propozime kushtetuese nga ekspertët tanë janë reformat e duhura për të trajtuar problemet serioze të Shqipërisë. Të gjitha partitë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe ti japin fund sulmeve politike. Nxis të gjithë si shqiptarët ashtu dhe partnerët ndërkombëtarë që të dëgjojmë me vëmendje diskutimet dhe sugjerimet konstruktive për këtë reformë. Mund t'ju siguroj se SHBA mbështet plotësisht propozimet aktuale. Kjo është një reformë e rëndësishme se për herë të parë do të ndërmarrë hapa për të eliminuar gjykatësit e prokurorët e korruptuar dhe të papaftë nga sistemi i drejtësisë."

Për të treguar besimin që kanë vetë në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, Lu solli këtë shembull:

"Një gjykatës shqiptar tha kohët e fundit se ai vinte në diskutim nëse propozimet kushtetuese do të kompromentonin pavarësinë e gjyqësorit të Shqipërisë. Kësaj i them se as edhe një shqiptar i vetëm sot nuk beson se sistemi i drejtësisë është i pavarur. Jo i pavarur prej kërkesës për rryshfet, jo i pavarur prej telefonimit të drejtësisë. Persona të fuqishëm telefojnë drejtëpërdrejtë gjyqtarët për udhëzime. Si dhe jo i pavarur prej kërcënimeve kriminale të krimit të organizuar. Kjo reformë do t'i japë Shqipërisë shansin e vërtetë për të bërë sistemin e drejtësisë të pavarur për herë të pare."

 

Vlahutin: BE nuk do heqe dore nga reforma ne drejtesi

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin tha se është e ndërgjegjshme për frikën e shqiptare se reforma në drejtësi mund të dështojë, por ajo shprehu me forcë bindjen se Bashkimi Evropian nuk do të tërhiqet pas për të vijuar me këtë proces kyç për integrimin e vendit ton. Ajo thotë se ka grupe të cilave u intereson një sistem i korruptuar gjyqësor, por theksoi edhe një herë se "të heqësh dorë nuk është pjesë e politikave të BE"

"Dëgjoj shpesh që na thonë "Mos hiqni dorë"! Është e qartë për ne se ka frikë që kjo reformë mund të dështojë, mos të jetë e thellë, për arsye të grupeve të interesave që kanë interes të vazhdojë ky sistem i dështuar. Të heqësh dorë nuk është pjesë e politikave tona, qytetarët e Shqipërisë kanë thënë me zë të lartë se duan një demokraci me shtet të së drejtës me të drejta si në BE. Është e drejta juaj t'ja bëni atyre të qartë që ju zgjidhni që kërkoni reformë të plotë radikale dhe gjithëpërfshirëse. Pse duhet të ketë ndryshime? Ne këtë e dimë të gjithë ", u shpreh kreu i prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri.
 
Vlahutin tha se reforma do të "filtrojë" gjyqtarët dhe prokurorët e pakorruptuar që meritojnë të qëndrojnë në sistemin e drejtësisë, dhe të vendosë se kush duhet të largohet.
 
"Një sistem drejtësie që funksionon e merr të mirëqenë që vetëm gjyqtar të pakorruptuar janë pjesë e këtij sistemi. Sistemi i drejtësisë duhet të kalojë në një proces transparent i të parit se kush janë gjyqtarët dhe prokurorët që meritojnë të qëndrojnë në këtë sistem. Por duhet vendosur edhe kush duhet të largohet. Duhet të përfitojnë vetëm më të mirët", theksoi ambasadorja Romana Vlahutin.

 

Gjin Gjoni leksion për drejtësinë

Pasi folën ambasadorët e BE dhe SHBA mbi reofmrën në drejtësi, me një fjalor të ashpër kundër bllokuesve të reformës, supriza e radhës ishte fjalimi i Gjin Gjonit.

Gjin Gjoni foli i pari në tryezë duke mbështetur Enkelejd Alibej, dhe dha disa këshilla se si duhet luftuar korrupsioni në drejtësi. Pas tij ka reaguar menjëherë avokati i njohur shqiptar Virgjil Karaj, i cii ka vite që është një nga drejtuesit e Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.

“Ti nuk meriton të jesh as jurist i tha, me këto koncepte juridike. Po s’ke faj ti, je bërë gjyqtar me tre muaj në shkollën e plepave.” Debatet vazhduan pastaj me tone të ashpra.

31 Komente

Une ende s'po kuptoj se c'behet me Garden. Me i Miri sikur e shkriu Garden para 2 vjetesh me nje "ajo s'ish firme, ajo ish vetetime" pavaresisht se eshte ndoshta institucioni me i vjeter shteteror Shqiptar.

I qarte, parimor dhe shume konkretisht. Bravo Lu!

“Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?! Unë e di kush. Ministrat e korruptuar, deputetë kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk ndjekin penalisht dikë. Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë e popullit shqiptar. Mendoni për ta sa herë të dëgjoni që këta njerëz kritikojnë reformën në drejtësi.

smiley

Lui ? Kush jane Ministrat e korruptuar ? Deputete kriminele ? He te keqen thuaji.

Ministra te koruptuar: Nasipi

Deputete kriminele: salija

A do mo? 

vetem dy qenkan!!!!?  Lu-ja tha qe ka akoma .smileydhe nuk shkruhet salija, por Saliu me S te madhe, 

"Cilet nuk jane?" thuaj.

Po ti ke te drejte Brad. Duhen filluar te dalin me emra nje nga nje...

LU per president AND kryeminister. Seriozisht.

Me mire ta dorezojne sovranitetin tek amerika se sa tek kriminelat, injorantet, dhe plehrat qe e kane drejtuar dhe po e drejtojne ate vend. 1 milione here me mire. pa diskutim fare. Fundja, sovraniteti i humbur qe i humbur eshte, edhe keshtu sic eshte. Nuk ka ca te humbesh me. Vetem do fitosh.

Turp eshte te dorezosh sovranitetin tek nje shtet i huaj. Po ai vend nuk behet ndryshe. nuk ka shanc tjeter, pa u dhene me qera administrimi tek Amerika per nja 100 vjet.

 

 

PO pse je kaq i sigurte qe Amerika do ta pranoje sovranitetin e Shqiperise? Po sikur te te thote "Fuck off"

po kushedi mbase e ben per bamiresi.

Nuk jam i sigurte se Amerika do e pranoje, por jam shume i sigurte, se me shume e do shqiperine Lu-ja se ato felliqesirat.

 

shqiperia eshte nje mize ne bithe te kalit europe nuk i hyn ne pune askujt. si tha T Friedman ne, the lexus and the olive tree:i fituari eshte ai (i huaj)qe ia mbath nga shqiperia sa me shpejt sa me pare i humburi ai qe i ngec shqiperia ne dore , ne kete rast italia..

Si tha Vlonjati trim: po sikur ta mundim ne Ameriken? Mbahet dot me buke tere ajo Amerike?

Ti e jep me qera po kush ta merr se. Kush do me felliq duret me ate qelbsinllik ? E vetmja gjo qe i shqetso amerikonet osht : Qisni syte e njoni tjetrit , vetem mos filloni nai lufte qe t'vijme t'iu shpetojm ne. 

greku ta merr jugun deri ne shkumbin pa problem fare.

Lu flet shume mire shqip, dhe arsyeja eshte qe trikoleshit e parlamentit, ta kene me te qart mesazhin ne shqip ! Ka me troc se kaq !

Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?! Unë e di kush. Ministrat e korruptuar, deputetë kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk ndjekin penalisht dikë. Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë e popullit shqiptar.

Dhe gjithe ata qe permend Lu, me vete dhe me njoni tjetrin thone : Pirdh, pirdh se lirohesh Lu.

Ka me troc se kaq ! Lulushi edhe po pati deshire e vullnet, nuk ka fuqi me bo as i fare gjoje. Kete e di mire Lubija, se kane pa shume si puna Lu-se, Rajersonave, Arvizve e ca te tjere ... Ka pas ardh i here Perez De Kuelari ne kohen e qoftelargut dhe filloji me u perpjek me i dhone men Enversave. Dhe thote shoqja Rita Kellezi Myftiu ( nji nga ato qe ishte korcar) :

Ce o, Perez de Kuelari do na mesonje neve, o ...?

 

Ce o, Perez de Kuelari do na mesonje neve, o ...?

 Jo, jo. Perez de Eduart Ndoc Lezhjani !

ndocaj

smileysmileysmileysmileysmileysmiley

Nuk e di pse i bini ne qafe ketij.ky eshte nje prej nesh.ka 20 vjet ikur .pasi rregulloi veten po perpiqet ti sherbeje vendit.

Deputet pa shkolle ! Nuk e pengon njeri ti sherbej vendit  ka shume menyra, me i sherby vendit, familjes, vetes ect  asgjo te keqe nuk ka ,  por jo Deputet !

mungesa e shkolles nuk eshte problem persa kohe eshte i ndercem e zgjedh prane vetes keshilltare me shkolle.

mungesa e shkolles nuk eshte problem

 , Problem eshte barku 7 muasjh me barre  dhe kaptina e modhe

Eshte kollaj te kritikosh si thote Theodore Roosvelt:

“It is not the critic who counts; not the man who points out how the strong man stumbles, or where the doer of deeds could have done them better. The credit belongs to the man who is actually in the arena, whose face is marred by dust and sweat and blood; who strives valiantly; who errs, who comes short again and again, because there is no effort without error and shortcoming; but who does actually strive to do the deeds; who knows great enthusiasms, the great devotions; who spends himself in a worthy cause; who at the best knows in the end the triumph of high achievement, and who at the worst, if he fails, at least fails while daring greatly, so that his place shall never be with those cold and timid souls who neither know victory nor defeat.”

Ashtu eshte !  Mbase  tani e tutje Eduarti terheq kemben zvarre  per emigrante te tjere,!

smiley  sanco panco

Asaj i trembet Gjin Gjoni juristi i plepave dhe Aludini me pasur 1.8 milion dollare, plus dhe qindra deputete e ministra qe i dijne te gjithe. Nje gje eshte e sigurte qe PD qe e do aq shume transparencen dhe sistemin gjyqesor nuk ka per ta votuar.  

Ne te gjithe boten KM merret me mikro menaxhim e heq zyrtare te rangut te 6-te nga puna. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).