Tashmë që u kualifikuam dalin edhe këto "probleme të mira", si përzgjedhja e lojtareve që do perfaqesojnë Shqipërinë në Euro 2016. Cili do ishte formacioni yt bazë? Po rezervat? Çdo ekip shkon me 23 lojtarë në finalet. Top-Channel po organizon këtu një sondazh mbi këtë pyetje, por mendoj se është me interes edhe argumentimi i përzgjedhjeve, dhe debati që lind.

17 Komente

normalisht qe lojtaret  te cilet  kontribuan qe Shqiperia te kualifikohet ne kete Evropain, duhet te shkojne  ne France.  ndryshe nuk do te ishte e moralshme  nga De Biasi.

 

pa ju futur 23  emrave, se varet shume nga  taktika qe do luaj trjanieri , cilet lojtare mendon ai se do ti duhen me se shumti, pastaj gjendja e momentit te futbollisteve, sa fit jane, demtimet etj..,   mendoj  qe nga lojtaret e rinj  De Biasi duhet te marr edhe Milot Rashicen.

ky eshte talent!  mund te luaj edhe si  mesfushor edhe sulmues.. por edhe sikur  te luaj  pak, ose aspak, mendoj se duhet   dhe vetem per te perjetuar eksperinecen e nje turneu te tille,  sepse Rashica eshte e ardhmja e Kombetares.

Belulo,

Une them qe ndonje talent i ri duhet te merret ne vend te disa lojtareve qe i ka kalu mosha e qe per hir te se vertetes nuk jane aktivizu shume vitet e fundit, por Rashica nuk duket te jete pjese e planeve te Ganiut. P.sh. Bulku s'ka lujte fare keto eleminatore, me sa maj men. Rama nuk me duket ne forme dhe nuk besoj se ja vle te thirret. Edhe Salihi si veshtire me duket qe t'i vije rradha me lujte ne Europian, por rasti i tij eshte me delikat se per kontributin e dhene ne Kombtare e meriton qe te jete. 

Per mua te sigurte (perjashto demtimet) jane :

Portiere - Berisha, Hoxha, Shehi

Mbrojtes - CANA, Mavraj, Gjimshiti, Hysaj, Agolli, Lila, Aliji

Mesfushore - Xhaka, Basha, Kukeli, Abrashi, Rroshi, Lenjani, Memushaj

Sulmues - Cikalleshi, Balaj, Gashi, Sadiku

Do luftojne per nje vend Ajeti, Rrahmani dhe Veseli ne mbrojtje. Kace dhe Meha ne mesfushe. Salihi dhe Manaj ne sulm. 

Lizandro,  pa ju futur emrave:  me taktiken qe luan De Biasi, mendoj se do therras me shume mesfushore me tipare mbrojtese..

Salihi eshte rast i vecante. e qarte, nuk ka me takat, por rasti e solli qe te jemi ne nje eveniment te tille dhe eshte fundi i karrieres se tij ne Kombetare.. them se duhet ta marre..

Rashica eshte lojtar me aftesi te vecanta, jo dokudo..  lojtare force kemi plot ne sulm.  edhe Manaj nje i tille me duket.. nderkoh Rashica ka finese,nje tjeter lloj teknike...

 

dhe meqe ra llafi te ky Manaj.. rasti i ketij me duket shume i cuditshem dhe i dyshimte. De Biasi u ankua i bezdisur per kete sepse i dergonte sms qe ta merrte ne Kombetare dhe tha: ''jo, nuk marr lojtar te tille une''. 

por ç'ndodhi ?  -pasi u aktivizua menxheri italjan i Manaj, edhe vete Manaj kerkoi  falje per ca deklarata ne FB, papritur u gjithcka u normalizua dhe De Biasi e therret Manaj ne Kombetare.. dhe e gjitha  kjo histori ne nje periudhe kohore shume te shkurter, rreth 1 muaj. shume çudi!

 

Jo jo jo! Rasti i Manajt eshte keqinterpretu nga mediat. Une e kam pa live De Biasin kur beri deklaraten dhe ai tha qe e dinte deshiren e Manaj per te luajtur me Kombtaren, sepse i kish cuar SMS per t'i treguar gadishmerine, por qe kjo nuk mjaftonte per ta marre ne France. Duhej qe ai te luante dhe nese shenonte shpesh sigurisht do thirrej si cdo lojtar tjeter qe mund te shperthente ne keto 6 muaj. Mediat e keqinterpretuan per te bere scoop dhe Manaj reagoi keq. Une biles i kam telefonu Red Jupit ate dite qe t'i thoja se Manaj ka bo gabim, por nuk fola dot se ishin ne Hungari per ndeshjen e shpresave, ku Manaj beri golin e pare. Me pas ai kerkoi ndjese dhe gjerat u sqaruan.

Manaj me siguri do jete pjese e listes se gjere 30 e ca lojtare, qe do grumbullohen para Europianit. Ne fund do zgjidhen 23 qe do i duken De Biasit me ne forme.

Vetem me Berishen !

Me duket se federata ua drodhi per bonus e kualifikimit.

me me trimat..

Edhe sikur me Tixhen dhe Shaqen nga lagjia ime te shkosh, po mbajte Lorikun ne pankine, ne rregull i ke punet. 

ato qe gjujne mire penalltite se deri ne finale me penallti do shkojme

Blend, une du te jap nje propozim per sponsor. Lejohet apo do quhet reklame ?

me apo pa Mesi, Barcelona e zgerlaq Realin  pa problem fare.

Ne France do te shkoja me Mustafin,Shaqirin,Xhaken  ,Januzajn...

Do t'i shkelnim te gjithe rradhazi.Edhe keshtu si jemi,çerekfinalja s'ka ku na ik.

ata qe permend ti jane lojtare koti. 

Blater  po e po por edhe Platini, pritet te perjashtohen perjetesisht nga forumet e futbollit Boteror. 

e zuri haka e shqiptareve  Platinine!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).