Një biletë parkimi, e cila u përdor nga atentatorët e Parisit, i drejtoi hetuesit drejt Molenbeek-ut. Askush nuk habitet që gjurmët të çojnë drejt lagjes periferike të Brukselit, raporton nga Molenbeek-u Teri Schultz.

Një shëtitje në këmbë në Molenbeek: Pas njërës prej fasadave të kësaj lagjeje të Brukselit, Mehdi Nemmouche kishte planifikuar sulmin e tij mbi Muzeun Hebre të Brukselit. Vetëm disa metra më tej jeton motra e burrit, i cili donte të kryente një atentat ndaj një treni ekspres të firmë Thalys. Edhe shkolla e Abdelhamid Abaaoud, organizatorit të sulmeve në Paris me të paktën 132 të vdekur, gjendet këtu. Po ashtu edhe lokali i cili, sipas njoftimeve në media, i përkiste atentatorit kamikaz të Parisit, Brahim Abdeslam. Jo shumë larg prej këtu, në Rue Dalenoy Nr. 47, ndodhet edhe shtëpia, e cila të hënën (16.11) u bastis nga policia në kërkim të vëllait të Brahimit, të quajtur Salah. 26-vjeçari ndodhet ende në arrati.

Abdelhamid Abaaoud, organizator i sulmeve terroriste në Paris

Abaaoud mendohet të jetë njeriu ndërlidhës mes udhëheqjes së milicisë xhihadiste të „Shtetit Islamik“ (IS) dhe militantëve të saj në Evropë. Vendndodhja e Abaaoud-it nuk dihej. Por mendohej se ai ishte arratisur nga Belgjika, pasi policia kishte shmangur një sulm në qytetin Verviers në janar. Asokohe dy të dyshuar si islamistë u vranë nga forcat e sigurisë.

Pesë nga shtatë personat e arrestuar gjatë aksioneve të policisë këtë fundjavë u lanë përsëri të lirë, mes tyre edhe Mohamed Abdeslam, edhe ai vëllai i njërit prej atentatorëve. Ai dha prova bindëse se nuk kishte të bënte fare me sulmet. Prindërit e tij janë „të shokuar“ nga ngjarjet.

Problem tepër i madh

Kryeministri belg, Charles Michel, e cilëson Molenbeek si „problem tepër të madh“. Ish-kryebashkiaku i njësisë, Philippe Moureaux, dhe kryebashkiakja aktuale, Françoise Schepmans, debatojnë në media rreth asaj se kush duhet të mbajë përgjegjësi për faktin që Molenbeek është vend rekrutimi dhe fshehjeje për islamistët. Ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon, bën me dije se ai do të kujdeset vetë personalisht, që Molenbeek „të pastrohet“, por pa thënë se si do t'ia dalë në krye.

Po kërkohet një fajtor dhe përgjegjës për situatën ka shumë, thotë Johan Leman, ish-drejtor i Qendrës për Shanse të Barabarta dhe Luftën kundër Racizmit në Bruksel. Në periudhën midis viteve 1981 dhe 1989, Leman ka punuar në një qendër integrimi në Molenbeek. Ai i ka paralajmëruar autoritetet që para dhjetra vjetësh për rrezikshmërinë e lënies pas dore të lagjes.

Në tregun e së dielës (14.11) në Molenbeek, vetëm pak orë pas aksioneve të para të policisë në zonë, banorët duken të turbulluar nga prania e grupeve të shumta të xhirimit. Njerëzit këtu komunikojnë si në arabisht ashtu edhe në frëngjisht. Shumica e grave janë të mbuluara me perçe.

Ata gati-gati duket se janë mirënjohës që rënia e këmbanave të kishës aty afër i pengon për pak çaste përfaqësuesit e mediave që të bëjnë intervista. Kisha në lagjen e banuar kryesisht nga myslimanë sjell në kujtesë përmes tingujve të këmbanave përzierjen e kulturave këtu në Molenbeek.

Aksion i policisë (16.11) në Molenbeek pas sulmeve terroriste në Paris

Imazh negativ

Asnjë nga ata që janë të gatshëm të intervistohen, nuk dëshiron të tregojë mbiemrin e tij. Aliu, një shitës i tregut, ankohet se vëmendja negative është e keqe për imazhin e Molenbeek-ut dhe të muslimanëve. Është e vërtetë se shumë të rinj në Molenbeek janë radikalizuar, pranon ai. Sidoqoftë shumica e banorëve të zonës janë njerëz normalë: Ata ngrihen në mëngjes, shkojnë në punë – ndërkohë këtu papunësia është më e lartë se mesatarja belge – dhe i duan fëmijët e tyre. Tani të gjithë etiketohen si „terroristë“. Kjo nuk është e drejtë.

Një bllok më tutje, Natalia po shkon në kishë. Kur pyetet se si ndihet ajo për shkak të kontrolleve të policisë, ajo thotë se nuk dëshiron të flasë për këte. „Tek unë nuk ka pasur kontrolle“, thotë ajo shkurt. Shprehja franceze „chez moi“ nuk tregon qartë nëse ajo e ka fjalën për shtëpinë e saj apo për zonën afër shtëpisë së saj. Ajo e mbyll pas vetes derën e rëndë të kishës, si për të thënë se nuk dëshiron të japë përgjigje të tjera. 

Pamje nga lagja e Brukselit Molenbeek

Ramadani ka një dyqan artikujsh shtëpiakë. Ai përpiqet ta marrë me qetësi gjendjen e krijuar. Për situatën sociale në Molenbeek nuk dëshiron të flasë. Ai është një ndër ata njerëzit “normalë”, për të cilët po fliste Aliu. “Unë çdo ditë thjeshtë shkoj në punë dhe kthehem në darkë në shtëpi”, thotë ai në frëngjisht me zë të ulët. “Unë nuk e ndjek politikën.” Kur dëgjoi pyetjen se çfarë mendon ai për thënien e ministrit të Brendshëm, që Molenbeek “të pastrohet”, fytyra e tij u çel. “Ai mund të blejë gjithçka që i nevojitet direkt këtu”, qesh ai dhe tregon nga artikujt e tij shtëpiakë: “Voila!” (“Ja!”)

17 Komente

Kam jetuar gjysëm viti në Bruksel. Ishte kohë e mjaftueshme për të parë që Brukseli ishte haleja e Evropës, një qytet ku po të ma falësh apartamentin nuk do të jetoja. Është një qytet ky më shumë se gjysma e qytetit zotëroret nga arabo-zezakët e aziatikët, dhe ku grabitjet, therjet e vrasjet ishin gjëra të përditshme. Mos të flasim për pisllëkun e mbeturinat nëpër rrugë. Tirana është lule shumë e pastër në krahasim me zonat e afro-aziatikëve në Bruksel. 

Pse mos eshte qendra e Brukselit me e paster? Plehr qytet eshte, ka nje kontrast shume te madhe me qytetet e tjera ne Belgjike. Po ashtu ka nje krim rrugesh te frikshem dhe policia e paket ne numer, por edhe kur jane ne rruge shikohet qarte frika ose mos-deshira e policeve ne fytyre. Ne ate lagje mungon shteti, mungone ligji. 

Parliamenti belg aprovoi 400 milion $ per luften kunder terrorizmit. Reagimi Rama-Meta : smiley smiley smiley : Kujdes mos boheni me djerse ! Ne aq na kane humb neper kolltuket qe kemi neper shpija smiley

Sa video te tilla ka per Molenbeekun, Belgjiken dhe Europen mbare.  Pyeteni ate gocen a jane myslimane keta apo jo? 

Duan te shkojne ne pune keshtu, vejne duart kaush kur u thone qe s'bohet.

Kjo e videos i perket njerit prej atyre 79 devijimeve te tjera, se goca i perkiste devijimit te 80-te. Nuk jam i sigurt nese goca e di kuptimin e fjales "devijim", ashtu si besoj nuk e di te togfjaleshit "koke turku".

Belgjika, sidomos Brukseli, eshte ne  shkallen me te larte te alarmit antiterror sot.. metrote nuk funksionojne dhe te gjitha aktivitet  publike, kulturore - sportive,  jane anulluar. ka dale ushtria rrugeve...

Thua te jete Pjeri yne ky?

Nuk e mora vesh kete shkrimin e kish bere Pjeri? Se si stili i tij mu duk. Bravo Pjer duket qe ke aftesi per gazetari!

Mos u beni pre e mediave qe raportojne secila per qejfin e saj.Jo e hodhi veten ne ere-jo s'e hodhi veten ne ere,jo ishin 3- jo ishin 43,jo u vra filani-jo ende s'jemi te sigurte...

Ne Molenbeek nuk jetojne vetem muslimanet.Aty jetojne dhe spanjollet,kongolezet,greket,italianet dhe nje numer i konsiderueshem i shqiptareve.Ne mos gabohem,aty ka dhe nje shkolle me emrin "Vatra" ,ku shqipot e vegjel mesojne amtaren.Tash,eshte fakt se Molenbeek-u eshte nje nga komunat me te varfera,por struktura e popullates nuk ndryshon shume me komunat tjera te Regjionit te Brukselit.Kjo strukture e  Brukselit eshte peshqesh nga politika dhe  konflikti flamano-valon per te kontrolluar kryeqytetin .Historikisht,Brukseli ishte territor flaman,por qe ishte i rrethuar nga popullata frankofone.Ne anen tjeter ,frankofonet qe dikur mbanin pushtetin,u konvenonte te sillnin emigrante frankofone(kryesisht nga vendet e Magrebit) per te kontrolluar kryeqytetin.Si rrjedhoje kemi Brukselin e sotem me 2/3 e popullates emigrante,e qe funksionon si regjion i pavarur nga ai flaman dhe valon.

Sa per kuriozitet,Mbreteria e Belgjikes ka 11 milione banore, nje mbret,dy mbreteresha,7 parlamente,6 qeveri dhe 3 gjuhe zyrtare,pa numeruar ketu strukturat e BE-se.Impozante per nje shtet me territor sa Shqiperia  smiley

Por prape,Belgjiken e kam si loçke dhe e dua gati sa Kosoven!

te dy jeni shtete fallco, prandaj i do siduket ti multikulturisti. 

dmth sipas teje kosova eshte shtet fallco? 

normal. sipas meje, por edhe vete atyre, kosovaret jane shqiptare, jo popull tjeter qe meriton shtet me vete. domethene kosova duhet t'i takoje shqiperise. 

por bota siç ka krijuar belgjiken apo zvicren apo plot shtete te tjera, qe akoma sot nuk dihet mire se çfare jane, krijoi edhe kosoven. ta kete ashtu rremuje pa fund, asnjehere ne qetesi e mireqenie. as ate vete e as ne rrotull saj. 

perça e sundo, eshte politika europiane, qe kopjuan me te drejte nga romaket (perandoria qe jetoi edhe me gjate ne bote), nga kopjuan pothuaj te gjitha te tjerat. organizimin e shtetit apo PUSHTETIT TE CENTRALIZUAR, ushtrise, etj, etj.

E vertete ne fakt. Edhe une kam degjur shpesh te flitet per Belgjiken si shtet artificial.

ne fakt, shumica shteteve te europes jane krijuar ne kete menyre, prej Mbreterish. nje mbret fillimisht blinte apo pushtonte nje territor te caktuar dhe krijonte nje principate apo mbeteri. me vone kjo shnderrohej ne shtet, apo jo, sipas forces qe kishte vete mbreti. 

ka dhe shtete qe u krijuan me marreveshje, nga bashkimi i shume principatave apo mbreterive te meparshme. si Italia, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik, etj, etj. 

po shume pak shtete, kane kombesi Unike, apo nje etni ne baze te shtetit. jane shtete multietnike, natyre qe do t'i shkaterroje pak nga pak nje dite. 

Mbreteria e Belgjikes ka 11 milione banore, nje mbret,dy mbreteresha

Ai qenka mbret! Lejohetpoligamia ne Belgjike?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).