KFOR-i prej sot ka hequr kufizimet për fluturimet e Serbisë mbi territorin e Kosovës.

Këtë sot e ka thënë Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg pas një takimi me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin, raporton Gazeta Blic.

Sipas shefit të NATO-s kjo është një shenjë e “relaksimit” të marrëdhënieve mes NATO-s dhe Serbisë.

Kryeministri i Serbisë Vuçiq është shprehur i lumtur për këtë informatë dhe ka konstuar që ky është një “lajm i madh” për Serbinë pasi që pas 16 vitesh nuk do të ketë më kurrfarë restrikcionesh në fluturimet prej 25 Kilometrash në Serbinë qendrore. Stoltenbergu pokështu ka thënë në këtë konferencë për shtyp që Serbia nuk do të ketë më kurrfarë kufizimesh për hapësirën ajrore në Evropë.

Shefi i NATO-s ka deklaruar pokështu që ky hap i NATO-s vjen duke iu falenderuar edhe angazhimit serb në dialogun me Prishtinën.

infokosova.net

12 Komente

Lajm i mire! ose Good news - Gjembo

Gezohem per Serbine,  por kam kureshtje, ç'lajm te gezueshem i ka sjellur Kosoves dialogu i shumeperfolur mes saj dhe Serbise deri tani? 

P.S. Evitoni Air Serbia!

" Evitoni Air Serbia "

Kshu per Patriotizem apo ke marre vesh noj gjo , si pershembull : ka avione difektoz . Te pyes sepse se shpejti kam nje udhetim pune .

Kam udhetuar nja tre-kater here me kete linje dhe ne te gjitha rastet ka pasur vonesa si dhe nje problem teknik qe rezultoi ne kthimin mbrapsht te avionit rreth 15 min pas nisjes. smiley 

 

Opo vonesave po ja bej hallall , po ktij problemit teknik ca me i bo smiley .

Po Kosova mund te fluturoje mbi Serbi ?  Me qe ballisti eshte ne burg , jo per gjo.

do ket dhon leje lideri ballkanit se ska qysh

Cudi, nje lajm kaq i rendesishem, i gjendur vetem tek peshku pa uje. Por cudia me e madhe eshte, qe -nese ky lajm eshte i vertete- te gjithe patriotet e medhenj shqiptare, qe kane grabitur dhe zaptuar Shqiperine gjate ketyre viteve te tranzicionit, qe e kane kthyer kete vend drejt vendeve islamike, qe u corren duke share dhe stershare kedo dhe gjithandej, jane strukur e nuk po duken me! Tani le ti thone Stoltenbergut "serb" dhe "grek", se me keto "ofendime" i rregulluan te gjitha! Pika ketij kombi dhe atyre ne Kosove, qe jo vetem kane mbetur aty ku kane qene, por edhe jane kthyer ca mbrapsh! 

Dhe te mendosh se keta njerez negative ne kete popull nuk jane me shume se 10-20 %, por bucasin dhe bejne zhurme si te jene 80-90% e popullsise, kjo eshte te ulerish e te bertasesh: ngrehu Enver per nja 2-3 vjet, sa ta largosh gramin dhe plehrat, se u shtuan duke e keqperdorur lirine dhe dmokracine!

ja se vijne tani neo-internacionalistat shqiptare neper europe qe na i shpjegojne me mire te drejtat e serbeve ne kuader te integrimit europian. sidomos ata qe e kane hale ne sy ndihmen e amerikaneve per kosoven. 

S'e marr vesh kete lajm mire. Ku konsiston ideja? Ca do me thene leje mbi Kosoven? A ka te drejte qe avione ushtarake serbe te monitorojne Kosoven , pa u quajtur invazion hapesire. Kete "shperblimet" qe po i jepen Serbise nderkohe qe Kosoven po e ngarkojne me Zajdenicen, me Gjykate Speciale e me mos-votim ne UNESCO jane thjeshte idiotlliqet e radhes te "partnerve tone" europiane e amerikane, me ne bashke. Me te ardh keq.

Per laiket,NATO lejon Serbine te fluturoje mbi te ashtuquajturen "zone e sigurise" ,e cila u aplikua pas mbarimit te luftes .Kjo "no fly zone" eshte e gjere 24 kiliometra  dhe fillon nga kufiri i Kosoves drejte brendesise se Serbise.

He jakove c'prisni, filloni luften e shenjte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).