Kjo është porta e një oborri shkolle në kryeqytet. Nxënësit janë brenda, ambulantët jashtë. Shkruaj "ndërkohë në Tiranë..." pasi në shumë vende të botës, dhe jo vetën në ato të pasurat, prej vitesh flitet dhe veprohet në lidhje me ushqimin e fëmijëve në shkolla. Të shkuara janë ditët e pijeve me gaz, ushqimeve të përpunuara e plot konservantë, fëmijët po edukohen mbi ushqimin e shëndetshëm, rëndësinë e perimeve të freskëta.

Një "Revolucion ushqimor" po predikohet e aplikohet kudo, por nga sa shihet jo tek ne. Dy gjëra më bëjnë përshtypje në këtë foto, e para, ushqimet e këqija, pa vlerat ushqyese e plot shije artificiale dhe e dyta, mënyra sesi u jepen fëmijëve, që më ngjason me stallat e bagëtive në orarin e ushqimit të kafshëve.

PS. Kupon tatimor anyone?

Foto: Denis Dyrnjaja.

108 Komente

Is this for real?

Kjo duket sikur vjen nga nje epoke tjeter. Mbaj mend situata te ngjashme ne vitet 90, por ndoshta me pak me shume dinjitet pasi keta ambulante e kishin nga nje tezge brenda oborrit - sigurisht e gabuar dhe ajo, por hej....

Po veze te ziera a shesin?* Pyes veten a ja thone shoferet e taksive kryeministrit keto gjera kur ai ben xhiro informuese naten?

* Ndoshta brenda shakase por veza e zier eshte mijra here me e shendetshme se keto plehra te amabalazhura qe i shiten si bagetise vogelusheve.

Komentues, nuk kam dyshim qe ky shumicen e gjerave e ka te kopjuar, jo se ka ndonje gje te keqe ketu se nuk e ka as kapacitetin dhe as luksin per t'i bere gjerat nga e para. Por edhe ajo kopja e shkrete do klas dhe konsistence. Ky kopjon nga mundet, sa nga Blair, sa nga Obama, sa nga ai i Italise, i Danimarkes, dhe i Tingli Majmunit po te mundet. 

Qyqa mbakan rradhe per ca patatina. Pse nuk e hapin ate porten?

Turp!

Skandal !

lol ku eshte problemi me saktesi qe mblidhen femijet tek dera per nje cast e preferojne patatina ne vend qe te marrin ushqim nga shtepia neper canta? lol 

po pra, e ku eshte problemi ?! smiley

lol ku eshte problemi me saktesi qe mblidhen femijet tek dera per nje cast e preferojne patatina ne vend qe te marrin ushqim nga shtepia neper canta?

Sepse patatinat nuk jane te shendetshme do te thoshte nje politikan filozof.

Ok por jo 20 gram qe ka pakoja. Rendesi ka qe ne shtepi hane gjelle mesdhetarce e shendetshem. Problemi ketu eshte me manine e nxirjes se realitetit dhe viktimizimit qe ndodh kaq shpesh.

Prurja hap nje debat te rendesishem mbi kulturen e ushqimit tek femijet, ti argumenton qe perderisa "hane gjelle mesdhetarçe ne shtepi" s'paska debat. Permend pakon e patatinave 20g-she, por nje pako sot, nje pako neser, nje tjeter mbasnesrit, e me radhe, dhe behen pese pako ne jave qe hahen gjate pushimit te shkolles. Nuk eshte as e thene qe femijet te ndalen me nje pako pasi dalin nga shkolla. 

Tani, imazhi i sjellur, ngre problemin e mungeses se mensave apo te pikeshtijeve brenda ambienteve shkollore tek te cilat  prinderit mund te bejne presion per ushqimet qe ofrohen, psh me shume fruta, etj. Nuk me duket aspak si nxirje e realitetit, dhe nuk kuptoj per ç'viktimizim e ke fjalen. 

 

smiley ka thënë njëri ( nuk jua tregoj se ashtu osht një punë):

shkolla duhet të jetë medoemos në periferì. Mbani stadiumin në qendër. Duhet të jetë prej druri, trasparente në katin përdhe dhe 3 kateshe, sepse 3 janë funksionet e shkollës:

Lidhja me komunitetin, edukimi i fëmijve dhe hapësirë ku të çlirohet fantazia.

Duhet të jetë në formë rrethi me një kopësht ose bahçe në qëndër. Në mes të bahçes duhet të mbillet një pemë ku kalamajtë të shikojnë ndryshimin e stinëve dhe të rriten me pemën. Aty do ndalojnë dhe zogj cicërues të cilët do bëjnë folè.

Kati përdhe, siç e thamë, do jetë transparent për të lejuar lidhjen me lagjen. Pleqtë le të vijnë t'ju mësojnë shahun fëmijve, gratë do sjellin ndonjë ëmbëlsirë të sapo dalë nga furra. Mund të ndalojë dhe çobani me kopè t'ju mësoj si i bihet fyellit.

E gjitha në dru. Për çdo mc dru të përdorur, do mbillen pemë rreth e rrotull, për 5 vjetë do bëhet pyll. Energjinë shkolla do ta prodhojë vetë: sonda gjeotermike, panelë fotovoltaikë, bile dhe aparate matës me shkronja të mëdha ku shihet sa energji ke harxhuar e sa ke prodhuar.

Kati parë do jenë klasat. Pa korridore, open, ku nxënësit nga 3 vjeçë deri në 14, ndajnë hapësirat e përbashkëta me njëri-tjetrin duke shkëmbyer eksperiencë brezash. Ata më të vegjëlit, do kenë lidhje direkt me bahçen të dalin e të zhgarrëzyhen si derrat në llucë.

Do ketë dhe një kullë të vogël, tip Babeli, e cila do të jetë biblioteka.

Çatia do jetë e përdorueshme. Kalamajtë do shkëputen nga jeta e përditshme, do ngjiten e do shikojnë botën nga një perspektivë tjetër. Do ketë një teleskop, një stacion meteorologjik, një kopësht perimesh,, një ose 2-3 dhi, ca pula, një laborator botanike, 1 shkence, 1 astronomie.

E gjitha do mbulohet me pjergull, rrush i zi, rrush i bardhë, rrush me erë.

mu duk si 97-ta 

kulmi i rritjes se ekonomise , tha meta ne amerike

Bastard ! Bashkia lejon shitsit ambulant te rruges te shesin ne sholla, jashte standartit Duhet te marri fund ky standart , ne permjet vendosjes se rrept te ligjit, nderkohe Shkolla , duhet te shikoje mundesine e nje biznesi brenda teritorit te vet me rregulla,  duke kriju nje lokal me tavolina, dhe produkte qe jane te pershtatshme per femijet e shkolles ! 

Pordhi kali ne dere ta hanit ...dhe ja ngjiten nje Shkodranit !!!!!!!!!!!!

Ne kena qena brez ekologjik per Zotin. Junk foodi jone ishte molla me sheqer, kurse zgjedhjet e tjera ishin

Fara kungulli

fara luledilli

kumlla shongjine

caraca

ide

mucmolla

misra te pjek.

Geshtenja te pjekme por edhe te zime.

Bravo dhe thashe cfare po harroja.

Hurma farzi dhe thona ... ke Bale Gunga qe e kishte epiqendren ke cepi perballe dyqonit te Shabazes ...

Mire mire, se ashtu ka pas ne mana te zeza e te bardha ene manaferra, po me shumcice ishin karabobet. smiley

kumlla shongjine

Shahini?

kumlla dhe hurma frigoriferi ,, brez bio smiley

Ti je rrit me hurma te qullta, farebardha qe i nxirrnit ke dera shpish 5 lek kokrra, ene karabobe, ene mushmulla te bardha dhe mbi te gjitha  me  bugaçe pes me dhit me t'lyn.

ehhh,  hallve e dhime m'tlyn shijonte ma shume

  smiley elbasanllie tipike.

shum e shemtut. me shum pershtypje me bo "menyra" e shitjes se sa junk-u.

tashti pershtypje e thashe per delikatese, se nje m* me ben pershtypje, duke e dit se c'm* jemi smiley 

po ja, per t'u hequr cik si i tërnditur kshu... ben figure te mire ashtu, sidomos kur pasthirrmen e le me dale ne inglishte te pakorrektume peshku: I'm shocked!

4 u M & M

jam kondra perdorimit te gjinseve nga struktura te caktume somatike, sic ka bere ajo zonja ambulante.

ps ne Indi 80% e yshqimit te gatshem tregtohet an rrugeve. plus qe edhe indianet dhjesen jasht me shumic. hic gje s'i ka gjetur indianet. superfuqi po bohen.

 

O ti i revolucionit ushqimor prit sa te rritet femija yt e do ta shikosh sa do te degjoj ty per te ngrene "healthy living" ... I mbaruat hallet e te ngrenit tuaja juve tani e po merreni me kalamaqte te hane patatina apo jo.. smiley 

Sheqerna, yndyrna, konservante e 1001 substanca te tjera plehra.

Rrisim nje brez barkderr e me kolesterolin qe iu qarkullon qe 10 vjec neper vena.

Nqs. ndergjegjesimi dhe vullneti nuk mungojne, nuk besoj se eshte ndonje problem i madh te ndalohet shitja e ketyre produkteve neper shkolla, larg mbikqyrjes se prinderve dhe mesuesve.

po se mos brezat e meparshem jane ushqyer me mire..
dhe problemi nuk eshte thjesht "sheqerna e yndyrna", joo. ata qe ishin shume te zote e ngelen ne Albanie.smiley, nga fillimvitet 90-te, i ushqeu italjan Pelikani gradis me suko e biskota te skaduara.. apo lloj-lloj ushqime plehra toksike qe vinin nga Turqia, Greqia, Hungaria e gjetke...
shperfytyrimi fizik dhe psiqik qe verrehet te shume shqiptare ne Albanie, nuk eshte aspak i rastit.

per Krye-Vezirin e ke llafne Fiqo.? -nxirre turkun brenda teje te thashe..smiley

Cdo shkolle duhet Te kete mense/ cafeteria, si gjithe bota. Nuk ka biznese private qe Te operojne me shkollat publike ? Keshtu hapen dhe vende Pune dhe femijet hane healthy. 

yes! Ne kena pas nji si kolibe ne cep, sapo hyje te Partizani. Po s'ka pse te mos i bejne brenda godites. Per kafeteri nuk e di, se s'mund ta di gjendjen atje, por nji dyqanke s'do bente dem hic.

e perseris: shum e shemtut pamja. shteti do vra me patatin ne goje.

Lumja ...

ti do m'vdesesh mu!

Emigranto, partizans ene ti ee. Po c'ne nga AliDemi deri tek Partizani, megjithese tani qe e mendoj kishte shume qe vinin qe anej.

well, opsioni tjeter ishte Ismaili.

po un vetem klasen e par fillore kam bo ne alidem (te kushtrimi me ivoni reson). pastaj gjithnji larg. drejt qendres. arsyen e kupto besoj. kshu qe kom vazhdu te kongresi lushnjes, pastaj 8 vjecaren te fan noli, gjimnazin te partizani. ishte ok si shkolle, po jo me reputacionin e samiut apo petroninit. flas per para 90-tes gjithnji. me mbrapa nuk di (ika ne fillim te 91-shit).

Emo, partizans kam qene dhe une por brez me i ri si ty. Shkolla ka qene e mire por kishte me shume variacion se Samiu dhe Petro Nini (qofte ne cilesi mesuesish dhe nxenesish). Pershtypja ime ishte qe shkollat aty-aty ishin por varej shume se kush nxenes shkonte (pasi nota dhe e ardhmja e nexenesve varej shume nga biografia dhe pozita shoqerore e prinderve).

pamje si ne fillim te viteve 90

 

Foto dhe shpjegim aspak profesional .Per te mos thene "sharlatanesh " po themi axhamijsh of -af esh !

Jane si fotot e Palikarit te Gerqise dhe Pekarit te Italise qe i shpjegon Bulkthi me Yp Xhibin dhe vandaku i buzeshpervljelurve qe thone se mbame akoma ere Hale . Ne cdo kohe mund te marresh foto te tilla qe nuk shpjegojne asgje si Jetese , As kohen as vendin as daten as arsyen .

Hajde ketu te shohesh si shtyhen kalamajt kur vjen makina e akulloreve dhe futja nje ..Femijet Amerikane te pangrene .. per te mos thene para kishave  a vendeve te Bamiresise ku shtuyhen per Kapoj smiley

Debil klasik manipulator .  Mendoj se PPU nuk duhet te behet vater e cdo te lengezuari qe mendon se ka Talent per "gjojna te meDhoja mer jahu "

Dhe ketu nuk hyn as Saliu as Edi as Erioni as Lulzimi .Ketu hyjne keta llojet"spot "  qe kohet e fundit kane mbire si Fare Gjembi !

Koment profesional. Faleminderit oidriso. E kam hak prej teje!

I dashur dhe shume i respektuar Blendi dhe jo formalisht , por per ngarkesen profesionalisht te cmushme qe jep ketu ne Vijimsine e larmishme te Blogut .

Une e kam kete mendim me lart sepse kjo eshte te kapercesh cdo Nivel Inteligjent per te kuptuar Boten e femijve .Nuk eshte kjo foto dhe ky shpjegm per problemin e sigurimit te disa Kushteve te kesaj fushe per femijet .

Pa le po te lexosh si zgjerohen sumat e zgjuara me ..menca e dyqone brenda shkollave smiley ​si ketej .Ja keshtu lindin te perndjekurit dhe Eli..aret qe nuk jane ndigjuar ne Kohe .qe jane bere moda e sotme me se "ah diktatura "

Biles mund ta zgjerojme edhe ne vuajtjet e Popullit tone qe akoma nuk po Fluturojme ne hene. Mejtim i shumepervuajtur qe e shpreh edhe Gjenialiteti e urtesia e popullit Munellas nepermjet sh.Gjembi !

Nqs e ke perfshire veten kerkoj ndjese edhe per nje arsye qe shpjegon Ngarkesen e Madhe tuajen dhe shpesh mbijne dhe Gjembece ne Blog !

well, me duhet te them qe ky vrapi me ia kellcit Rames dhe per patatina, nuk besoj se do mbaj uje gjate. i ben sherbim Rames ne fakt, sepse zhben edhe gjera qe ia bejne muuu ku Rama e ka dhjere muhabetin big time - filluar me drejtesine. po per drejtesine nuk u intereson shume, se plasen vete brenda, merr vesh. ndaja kalojne ne seksionin e pularise dhe te teto sofkave.

kshu kshu kan bere edhe me enverin. po e kam thene gjithnji: si mund te kete opozite per se mbari kur ka nje pozite te dhjere? no way!

nuk behet opozit me ftujak. ose me lapurak. qe i gezohen vezes, ose asaj gazetares qe ne fakt i dhjeri (meta) ia dhjeu dore per dore.

Une nuk e kuptoj c'hyn Rama ketu, sinqerisht. Mendoj se per kalamajte tane mund te bejme me mire, pa ia kellcit Rames. Shoqeria shqiptare, gjej, eshte deri ne qeliza e indoktrinuar me politike, dhe e shikon cdo ceshtje sikur ka nje nenshtrese politike. Eshte fatkeqsi.

Foto nuk eshte e manipuluar. Une nuk kam asnje axhende. Me duket edhe e hidhur, edhe qesharake, te kthehet ne sulm personal, apo yxhym politik kjo teme, ku flitet per ushqimin e femijeve. Ketu nuk fus fare ne llogari "shokun fshatar" se ai tregon kapacitet mendor per te qare. Nje vend mesdhetar si Shqiperia mund t'e kete boll bujqesi e ushqim te mire per te gjithe. Madje ka. Po te duash.

Kjo eshte pamje e shemtuar. Pike.

Sa per zoomin. Formati i peshkut per shfaqjen e fotove te medha te lejon vetem kete, te gjerin.

Imazhi i plote, ky ketu me poshte per mua eshte njesoj i padeshirueshem.

https://scontent-cdg2-1.xx.fbcdn.net/hph...

ne fakt jo, imazhi i plote eshte tjeter nga ai ne krye te faqes (kjo eshte aq e vertete, sa komentuesi i pare kujtoi se ishte foto e fillim viteve '90 smiley )

C'te ben zoomi, nuk ta ben perendia

Ka nje shpikje nowadays ,quhet vending machine.

Demin qe i ka bo Chernobili popullsise shqiptare as lufta III s'ka per tia bo. Sa nga dora jone ( 40-50 vjec) nuk njofin me dhjetra miq ose farefis qe kane vdek nga semundja qoftlargut ( se s'du me ia thone emrin). Na rujt zoti, se sapo nigjova qe kishte vdek ene Gezim Panariti, po nga ajo semunie. RIP. Gezimi ka qene basketbollist me Tironen, me i dore me Puc Kolanin, Bi Rustemin etj ... Cun flori. 

Ate vit qe ra per dreq kumllat u bone heret. Apo s'ishin ca te jeshilta po te amla. Zysha dhe prinderit propagande qe ne te mos blinim kumlla ke fshataret se ka plas cernobili dhe jane te kompromentume....pikerisht prej kesaj shijojshin ma mire akoma!

Po genjen me duket. S'e mban mend qe kur vendet perreth, dhe ato qe ishin ne Perendim te Shqiperise, hodhen te gjithe qumeshtin dhe perimet ne plehra, ne marshuam si gjithmone. Ishim jo vetem shkemb graniti, po kishin bere dhe nje mburoje te padukshme rreth gjithe shqiperise per radioaktivitetin.

Lere kete, por ka per te fillu fushata "ich bin kali qyqes". ketu do jemi smiley

ju po perndiqni peshkopoziten smiley

Je suis Kali i Qyqes

Kjo eshte pamje e shemtuar. Pike.

 

+ 10000000  smiley

 

ps. ehhhhh sa pune u ke prish patatina-shitesve o blend smiley

si ke lulkuqet mbi mure smiley

o Edo, po te bejme skica dhe vizatime ne orar te punes  quhet?

Meqe ra fjala per kujtime vegjelie, ne kohen time ne hanim fara te zeza, kumblla jeshile, thana dhe maksimumi ndonje byrek me ardhjen e demokracise.

Nga gjimnazi e tutje, i kemi luajtir fene kafeve. Me nje kafe instaloheshim ne ato baret afer shkolles per ore me radhe edhe nuk kishte barmen qe na conte.

Te gjithe jane te mirepritur ketu, por ka disa rregulla te pashkruara, jo te blogut, por norma sjelljeje ne shoqeri. Ja komenti i pare i shkabes ne kete teme (qe eshte fshire nga nje admin para se te mberrija une):

Ka nje arsye qe ky robi eshte i deshtuar si gazetar. Mire qe e ftojne ne ndonje emision si tek e diella ku mqrf dukeshe shume keq ashtu i ster-shtrenguar pa pike natyraliteti. Shume shpifur, gjithse siklet. C'u hyn gjerave qe s'te shkojne per shtat o robo se dukesh si karagjoz

Po flet per mua qe as e njoh, as e di, as dua ta di kush eshte. Kjo nuk eshte hera e pare por sjellja e tij normale. Sigurisht, i fshehur  pas njemije nofkash.​Tani, me thuaj ti shume i nderuar, eshte normale? Po per mua pune e madhe se nuk ma ndjen fort, jam mesuar. Po me anetaret e tjere, pse bie ne konflikt? Pse kjo mani per tu bere budallai i fshatit? Pse kjo krenari me injorancen qe e tund si flamur? Paguhet? Mendoj se po. Po punen nuk di t'ua beje. Ne e kemi hapur kete blog per qejf, per te hedhur ca mendime, bere pak shoqeri njeri tjetrit, marshallah, mire ia kemi kaluar, u beme 12 vjet qe englendisemi ketu. Une si Blend nuk kam shqetesime nga nje hije virtuale.

Mos genje. nuk eshte i pari, por i dyti pasi fshive komentin futjkt. Une nuk shaj njeri nese nuk me fshin gjera qe shkruaj me te qete. Ju ketu fshini tek pacensura nese them qe vini foto te manipuluara ose te huaja, sic eshte vertetuar ne disa raste. Arsyeja e vetme qe inatoseni eshte se ju vjen inat e s'keni argumenta kur them e qe e ekzagjeroni per keq realitetin e shqiperise dhe e shihni me inferioritet cdo gje te huaj. dhe kjo eshte e drejta ime, mendimi im. Po te ishte budallik, do t'i kishit lene postimet e mia ta dinin te gjithe c'budallalleqe jane. Ju i fshini sepse s'jane budallalleqe, por se ju djge

Une e dua Shqiperine aq shume sa nuk mundem te mos e kritikoj. Keta miqte andej detit e quajne "tough love". Sot bota e ka marre mesazhin, shkenca ka folur: USHQIMI ESHTE MJEKESI. Nuk jam une i gjithedijshem, keto tani i dine te gjithe. Ti ben kontrapedalin a thua se mendon qe po te genjesh veten, gjerat behen me mire. Nuk dua te flas "... per Belulin", por une zgjedh te jetoj ketu, nuk rri me pahir. Por une jam ok deri tani, dhe sic thuhet, Kthimet jane me te gjata se Ikjet. Ketu i kam dhene provat e asaj qe predikon ti, "Shqiperia eshte e jetueshme" (deri diku - do shtoja). 

Ti i thua te zezes e bardhe, dhe ralisht, me bezdis.Ketu ne Shqiperi, shoqeria jone ka nje problem me hipokrizine. Te gjithe e hame kete bajge, edhe une. Por ca hane shume, ca hane pak. Ne nuk kritikojme nje gje qe eshte e gabuar, se mos na merzitet Drejtoria Arsimore, Bashkia, Kryeministri, e tjetri, e tjetri. Ne fakt, kompromise bejme te gjithe, dhe duhen bere, por jo deri ne kete pike sa tek ne, ku i thuhet derrit daje ngaqe kemi frike se mos na heqin nga puna, apo mos na rrahin, apo ngushtojne mundesite per biznes. Nuk jemi shoqeri e lire. 

Kritikon kot ne kete rast, pret nga shteti ti zgjidhi te gjitha. Edhe po i ndaloi shteti ambulantet, ato patatina femijet do ti blejne ne dyqan sapo te mbaroje shkolla (sic bejne ne Amerike). Apo mos do qe shteti ti ndaloje patatinat ne territor te Shqiperise?

Ve bast qe shumica e ketyre femijeve shkojne ne shtepi ne 12:30 dhe hane nje pjate gjelle te ngrohte e te shendetshme; ushqehen me mire se Perendim.

Fjala, nuk e kam permendur aspak shtetin. Mendoj se ka nje pjese per gjithesecilin ta beje. "Shkolla" para se te jete e shtetit, eshte e Komunitetit. Dhe nuk po flas per ndalim patatinash, por per kequshqyerjen, qofte ne forme, qofte ne permbajtje. 
 

P.sh. cfare mund te beje komuniteti? Apo te duket se nuk do ishte bere po te kishte mireqenie/mundesi?

Njerezit rregullohen sipas mundesive. Plus nuk me duken aq problem nje qese patatinash. Ndersa ai femije qe ushqehet kryesisht me patatina ka probleme ne shtepi qe ti dhe komuniteti s'ja zgjidhni dot.

 

20-40 gram kane ato patatina. Ne shtepi hane bamje e mashurka nga nenat e gjyshet se e dine te gjithe qe po nuk hengre me luge del kaps. Jane bere nenat e reja me keta te vegjlit te fiksuara, me te drejte, pas kalorive dhe vlerave qe ka cdo ushqim, neper revista e gazeta. Kane te gjitha kanalet emisione gatimi e konkurrojne njera tjetren dhe tregojne se ca ben mire. Kalojne recetat e ushqyeshme nga celulari ne celular. Ka nga ata pasanike qe paguajne dietologe qe ua sjellin ushqimin me cuna me motor kudo qe te ndodhen neper tr. Pa.permemdur palestrat qe jane plot w ne cdo cep. Ka pastaj barkderra sepse duan te jene. Aty i kane dyqanet me fruta perime ne cdo cep lagjeje plot me kliente qe kembengulin te hane gjera te stines. Shitet preshi e lakra sa hap e mbyll syte kur ka kohen.vezet nga fshati merren me porosi. Por po te kapesh nje kuti me patatina, te fokusohesh tek dera e shtrember, ti vesh fotos efekte qe e bejne si me ndryshk, te presesh nga fotoja cdo gje qe duket disi e re e jo mjerane, dhe direkt shkon gjithe vemendja twk ankesa, viktimizimi, etj. Ne shqiperi nuk fuan gazetaret yi trajtojne gjerat me themel. Mjafton te kete alarmim negativ dhe je ne rregull, qska rendesi sa eshte ekzagjeruar

Lejani prinderve te edukojne femijet e tyre ne lidhje me ushqimin, se jua duan te miren me shume se ju. Me leke dhe dijeni te prinderve po i blejne ato patatina.

Foto e Blendit eshte mese reale. Te tilla pamje shikon perdite pothuaj ne te gjitha shkollat 9 vjecare, por edhe gjimnaze apo shkolla profesionale te Tiranes. Ka edhe me keq, ku nxenes te Harry Fulcit psh shkarlapiten mbi nje mure mbi 3 metra te larte per te blere/rembyer sandiucin e pergatitur kush e di se ku nga ambulantet e rruges pa kurrefare regulli apo kontrolli te sigurise ushqimore. Kjo situate eshte mbi 20 vjecare, pra qe kur u shpik ekonomia e tregut ne shqiperi dhe qe kur njerzit kuptuan se nuk ka shtet. Ka periudha kur keta/keto matrapaze por edhe hallexhinje zhduken pasi zonat krifen nga policia, por mbijne prape sapo aksionet mbarojne. Nuk e di kodin penal, por per mua mbasi te kapen ne flagrance (dhe kjo gje eshte e kollajte) duhen te plasen ne kaush per disa dite, qe te mos ju shkoje as mendja me per te bere kete "biznes". 

Foto e Blendit eshte mese reale.

Blendi eshte unik per realitetin shqiptar, se paku ne kete blog, ne te berit ate qe ben, e ka bere dhe here te tjera duke na sjelle pamje te rrugeve per ibret te Tiranes, gjera qe preken dhe e prekin nje njeri ne Shqiperi.

Per rruget e Tiranes ke shume te drejte. Kanakari qe ishte deri dje kryetar i bashkise a thua se Tironen e kishte hasem. 

ore, po dyert e oborreve te shkolllave pse i mbajne mbyllur njeher ?!  kur femijet edhe keshtu kane kontakt me kedo...

me mire te lene dyert hapur ne pushim te madh dhe u japin shanc femijeve te shkojne byrektorja a  bukeshitesi i cepit,  te  hane dicka te hajrit te pakten.

Nga halli e kane dhe ata o Belul. Iken kalamoni dhe gjen belane, jo pse e le, ku shkoi, me ke iku. Sa per ate punen e ushqimit, nuk eshte se industria e junkut punon vetem per Albanien, e pikerisht per keta te "kafazit." Prinderia t'ia bej propaganden per ushqimin, si dhe per gjerat e tjera te rendesishme. 

po  mire kete e kuptoj.. nga ana tjeter  kur femijet edhe me dyer te mbyllura kane kontakt me kedo (dhe nuk nenkuptoj keta shitesit e patatinave se edhe keta te varfrit nxjerrin ndonje lek aty)  por si keta mund te afrohen lloj lloj tipash e halabakesh  aty...

Gjasme kane nei xhaje si roje. Merpo hallall patatinat, po mos valoje droga thuj. 

Per siguri e bejne Belul dhe nuk e kane keq. Njelloj veprohet edhe ketu, te pakten ne shkollat fillore.

Ne Shqiperi ka dicka te mire, qe shkolla zakonisht mbaron shpejt dhe eshte shume afer shtepise. Femijet vaktin e drekes e hane ne shtepi. Nuk ka mundesi financiare shteti shqiptar per mensa.

 

jo, nuk mendoj qe shteti ka mundesi per mensa... shume shume  shkollat mund te instalojne  nga ato makinat automate per pije freskuese, lengje frutash,  apo cokollata etj, qe femijet ti blejne vete..

por sic po them me siper,  nese mbyll deren e shkolles per siguri, Ok!  por kjo do te thote qe duhen edhe disa mesues apo kujdestare mbikeqyres ne obor te shkolles.(keshtu veprohet ketej)   se  perndryshe:  ashtu sikurse femijet kontaktojne kollaj me shitesit e patatinave, ashtu mund tu afrohen  femijeve edhe nga ata tipat qe shesin pislleqe, apo nga ata tipat e  tjere qe u japin karamele e cokollata femijeve sepse i kan xhan shume.

Dera e shkolles ben mire qe rri mbyllur, dhe ka mundesi te jete pushimi. Qe disa ambulante shesin aty, kjo s'ka noi gje te keqe, duhet shkolla ti mesoj nxenesit te kerkojne ushqime te shendeteshme, natyrale, dhe jo artificiale. Nese disa nxenes do i kerkojne ambulanteve psh dhalle ne vend te koles, fantes, ambulanti eshte i detyruar qe neser ti sjelli dhallen. Nese nxenesi i kerkon nje frut, ne vend te patetines, jam i sigurt se ambulanti te nesermen do i sjelli frutin, biles te lare smiley

Ministria e Arsimit duhet te shikoje kete problemin e ushqimit te femijve ne Shkolla, jemi nje shekullin 21 .Pak organizim dhe mend duhet, senuk eshte ndonje gje e madhe ! 

 

Pak organizim dhe mend ..

Tani ketu femijet duken si majmune, ne kopshtin zologjik, dhe keta q i `ushqejne` duken si puntore te kopshtit zoologjik ¬ 

 Nuk eshte normale menyra e ushqimit te nxenesve shqiptare mbrapa hekurave apo jo ?! Fotografite jane aty thjeshte per te tregu diferencen ! Ku eshte problemi ketu ?  smiley Pse mos te jemi edhe ne si bota ?!! Cfare na mungon ? Ty nuk te pelqejne verejtjet ? 

Jeni Corbe e nje KAzani Shkabe.

Emigrantet jane shume te paturp kur tregojne nje fare ngazellimi te semure kur gjonat nuk shkojne mire ne Shqiperi, per me teper kur shesin pordhe sa mire i kan vu gjonat ne vije per veten e tyre ne Oksident. Emigrantet e braktisen vendin e tyre e moralisht nuk duhet te percmojne Vatanin por kur sho se sa shume e shajne dhe gezohen mundesisht per rremuja cdo 3-4 muaj atehere kemi te bejme me pathollogji... emigrantet jane degraduar.

Ti nga krahu tjeter ngre ne qiell nje realiktet te pakuptimte dhe kundershton me relativizem cdo kritike. Ne amerike edhe mund te hane femijet plehra teknollogjike por ne Shqiperi nuk duhet se jemi vend bujqesor dhe me diell. Blendi denoncon me te drejte fale kesaj fotografie stadin se ku kemi rreshkitur keto 25 vjete persa i perket qofte edhe dietes. A nuk e kuptoni qe po shkaterrohet cdo gje tradicionale dhe vendi po kthehet ne nej shtojce te ekonomive perreth duke humbur identitetin?

Po te shkoj me larg do te them se ato plehra siper jane mall importi te blera me parate e ardhura edhe nga emigracioni e qe perfundojne perseri jashte Shqiperise. Po ne fund te fundit brezin e ri per jashte Shqiperise e pergatisni vit per vit keto 25 vjet keshtu qe ato gjona do hane ne emigracion.

Blendi me nje fare te drejte kerkon ndryshim ne Shqiperi, se ka bere sakrificen qe eshte kthyer ne Memedhe por harron se fatkeqesisht pa ndonje sulm personal duhet ta kuptoj se meriton ato standarde  qe ka ne nje fare menyre sot. Ndryshimi vjen me civilizim e kulture dhe jo zgjedhje e politizim apo me keq revolucion. 

O Blendi pse llomotit kot? 

Kape njehere nga ambulanti qe shet pastaj kalo tek bota perendimore qe i paska kaluar keto gjera me kohe. 

C'fare pret ti qe ambulanti i shkret qe mezi i del muaji te sensibilizohet dhe te thote keto nuk ju bejne mire femijeve. Ore juve sikur s'jetoni aty po keni rregullu nje cik veten tuaj dhe fluturoni me presh ne booth. 

Asnjehere ne historine shqiptare me sa e njohim nuk ka patur nje orientim te mirefillte ekonomik. Gjerat behen me rradhe dhe kur te kemi kaluar te gjithe si popull ate nivelin e varferise me $5/dita pastaj do shikojme edhe keto shqetesimet e tua per ambulantet tek shkolla qe te duket sikur ushqejne kafshet. 

Eat healthy! U better sell figs.

Eshte monopol ai biznes. 

Kur shqiptaret shkuan per azil ne gjermani u tmerruan me supen dhe sallamin e gjermanit.. Ata qe e kane ngrene e dine shume mire shijen.. smiley 

E mbyllin deren per arsye sigurie, me thane kur pyeta para ca vjetesh per te njejten pamje si kjo siper. Me erdhi shume keq, se ai pushimi i madh dikur ne tetevjecare ishte rast shume i mire per te bere "xhiro" te rrugica e shkolles, a per te germuar kakzoza (cunat) te djerrina pas oborrit. Shtoi edhe qe ktheheshim vete ne shpi nga shkolla, me cante ne dore dhe celes ne qafe. Gjynah vertet kalamajte sot, dhe jo vetem per patatinat.

iku njehere e pergjithmone ajo kohe, qe te linin te gjitoni prinderit, tani si lene me femijet as te xhaxhai e dajua...
kishim shume pak por shume te lumtur..

Pse nuk shiten më byrekë trekëndësh te porta? Dhe një LM nga prapa te hyrja e pallatit anash me cucat. Ehhh...

Ndërkohë në Paris, çmimin Goncourt 2015 e mori Mathias Enard për romanin Busulla (La boussole).  Autori paska shkruar dhe një libër të titulluar "Zone", një monolog me një fjali rreth 500 faqesh. 

Hollebeku thoshte në 2002 se të gjithë e dinë se Goncourt blihet me para (Korrupsion demek). Në 2013 më duket e mori dhe ai vetë.  

Cmimi vlen 10 Euro në dorë dhe qindra mijëra të tjerë  pas ca javësh, nga reklama që i bën librit dhe shtëpisë botuese.

Kshu kot meqë dëgjova lajmet dhe po pres të zihet veza...

foto nuk me duket shokuese. nxenesit duken te bukur dhe shitesit te paster.

shokues eshte vetem mardhenia  biznes-kient 

asgje ka shokuese tek ajo foto. shumica komentusve me flamur te huaj, jetojne ne lagje me te pista dhe me njerez me te shemtuar e te veshur keq, se ata qe tregon foto.

ndersa blendi paguhet per foto te tilla.

Sdq s'kane pse i mbajne ashtu te mbyllur sikur jane burg, duket sikur po ushqejne gjedh. Nuk kuptoj pse drejtoria arsimore e tiranes nuk nenshkruan nje kontrate me nje shoqeri e te vendosin automate si kudo e ti blejne pijet dhe patatinat ose sanduicet ne shkolle. Edhe shkollat fitojne ndonje lek, edhe keta nuk kane pse shtypen si sardele.

shoqeria do rrisi çmimet, se do kete monopolin. do ule cilesine po ashtu, se s'ka konkurent tjeter.

me mire keshtu. dhe te mbyllur i mbajne per arsye sigurie. mund te ike ndonjoni/na dhe shkolla s'do te mbaje pergjegjesi. 

s'marr vesh se çfare shqeteson tek ajo pamje ? eshte bile me poetike sesa mencat e trishtuara te shkollave. 

Ti e ke te qarte qe kur duan te ikin thjesht kalojne telat. Siguria e shtuar aty eshte zero. Ketu ku jwtoj kudo nje kompani i ka dhe nuk i rrit cmimet sepse e para cmimet percaktohen ne kontrate me shkollen, e dyta monopol ai nuk ka sepse automati ja merr tregun ambulantit ose supermarkatit vetem nese e ofron me cmim te lire dhe e mban aty. Jane produkte elastike ta kam llafin ku politik cmimi nuk ben dot.
Me shqeteson menyra si kjo kultura e te ndaluarit futet kudo.

r

 Pamje e shemtuar !!! Si i behet? Ate e di tregu i lire ..kapitalizem vella!!

s'do kesh lind ne kohe te enverit ti, per te bere krahasimin. po pertoj ta vej nje foto te 90-tes. te shohesh mjerimin komunist. e megjithate edhe fotot e 90-te ishin genjeshtare, se nuk e tregojne dot gezimin qe ndjejne nxenesit ne pushim. 

eshte i pakapshem gezimi. dhe sa me pasterti te kete ambienti, aq me pak ka gezim. si neper spitale, eshte paster, po ndihet era e vdekjes.

Nje kalama ka nevoje per pavaresi (hapesire per loje, qe duhet te shihet me gjere se thjesht zbavitja ne lisharese), mbi te gjitha. Me mungesat materiale mesohet me kollaj. Eshte pavaresia per te luajtur ajo qe e ben te gezuar, sepse ajo krijon pervojen e lidhjes me boten. Shiko fotot a filmimet e femijeve ne Afrike: kocke e lekure dhe prape me dhembet jashte.

Sjellja e spitalit ne tave, eshte krejt pa vend. Spitalet jane te trishtuara jo ne marredhenie me pastertine apo mungesen e saj, por me projeksionin e vdekjes aty. Maternitetet, per shembull, nuk jane te trishtuara.

po per shkollat e amerikes ku ne çdo 6 muaj, ndodh nganje vrasje masive, a s'vjen kjo po prej rregullit strikt dhe pastertise si ne spitalet (psikiatrike) ? 

une mendoj qe po. 

ne ti ke te drejte, qe liria dhe hapesira jane me te çmueshme per njeriun sesa kontrolli dhe pastertia. 

ne fakt ajo qe do ta shkaterroje boten eshte LEKU. eshte ky qe ka shkaterruar çdo qyteterim. do te shkaterroje edhe kete te sotmin. ne kohen e xhaxhit nuk jetonim per lek, prandaj ishte shkolla (dhe jeta) me e varfer, por me e bukur. me me argetim.

vallaj edhe materniteti mu ka duk i trishtuar. po juve si nena, nuk mund ta vini re.

Vuante nxenesi..no patatina ne komunizem !! Vuan nxenesi..patatinat sheshit ne kapitalizem ! Ca ti bejm vella? I ka kapitalizmi keto..

po pertoj ta vej nje foto te 90-tes. te shohesh mjerimin komunist.smiley

ne kohen e xhaxhit nuk jetonim per lek, prandaj ishte shkolla (dhe jeta) me e varfer, por me e bukur. me me argetim.smiley

Dhe shkon tjetri mburr Yp Xhibin si Idiot smiley

Po kete nuk kandar qe ta mbaje or shoq . As nje paragraf pas te parit .Te pakten te kishin kaluar DY..ose si kenget e Saliut

Nje dashnore qe un Pata / po tani mu bane dye ..smiley

E rrofsh o Admin i nderuar jo ajo pjesa qe shpall Fermane -Abuzuessmiley si kandar me ziqe per InteliDjencem .

Drite ta befte qe nuk na le pa serine e Yp Xhiberve . Diell e pac !

Mbreme kur rashe per te fjetur kjo teme kishte 130 komente,kur u zgjova 128,ndersa tani ne mesdite (gjithmone sipas ores se Kines) 109.Nuk di a duhet quajtur sukses a deshtim i fushates "Ik pirdhu Shkabe",po nje gje eshte e sigurt,ndryshe nga shpendi te cilit i ka marre emrin,Shkaba is here to stay.Sa kohe te kete emigrante shqiptare dhe geto Amerike,Shkaba nuk pirdhet.

Perse nuk shkojne ne shkolle me "dreken" e pergatitur keta nxenes? Perse nuk marin nje kuti te vogel me ushqime (perfshire edhe snacks) te pergatitur nga prinderit?

Eh, me kujtohet atehere ne kohen e diktatures dhe te diktatorit Enver Hoxha, shkolla kishte dreke te ngrohte per femijet! Si? Cfar shkolle? Vasil Shanto tek Tirane e re. Por dhe disa shkolla te tjera e futen kete sistem, i cili nuk e di se sa kohe vazhdoi!? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).