Filua i këndon letër Salës

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar gjatë seancës së djeshme parlamentare emërimin e Zhani Çakulit si drejtor i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit pas dorëheqjes së Luneda Sufalit. “Flet kjo për administratën (i drejtohet ministres së Inovacionit, Mirela Harito), me cilat kritere është emëruar Zhani Cakuli? Zyrtarët e lartë emëron me konkurs. E dini ç’bëri kryeministri? Kë zgjodhi, zgjodhi një mediokër...”, u shpreh Berisha.

Kësaj deklarata të Berishës i ka dhënë përgjigje, drejtori i emisionit “Fiks Fare”, Filip Çakuli, që është dhe babai i drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Ja përgjigja e Filip Çakulit:

I dashur Doktor!

E lexova me vëmendje reagimin ndaj emërimit të djalit tim tek Lojërat e Fatit. Janë ca vese që vdesin me shpirtin dhe ti nuk mund ta lije të të ikte ky rast, ndaj të falënderoj shumë.

Unë u përpoqa nën mësimet e tua ta edukoj djalin dhe ta mësoj si të çaj në jetë, por ai nuk më ka dëgjuar kurrë. Kur nuk zinte dot të dashur kur ishte i ri, i kam pas thënë, “provoje një herë me ndonjë kushërirë sa të mësohesh”, se s’u bë qameti, po ai nuk pranonte, se ishte djalë me namuz.

Pastaj kur mbaroi studimet jashtë shtetit dhe u kthye në Shqipëri i thashë të rregullon babi në punë si sekser, se e njoh kryeministrin, por s’më dëgjoi. I thashë mos t’i përkushtohej punës dhe zanatit që kishte mësuar, se siç e dimë unë e ti, s’ka parë njeri hair nga zanti, as unë dhe as ti i mjekësisë. Të dy politika na ka mbajt gjallë, por s’më dëgjonte. I thashë puno si sekser, kap ndonjë biznesmen që do tendera, toka në bregdet, tek Gjiri i Lazit, në Vlorë, shiko vëri ndonjë gjobë këtyre që kanë marrë koncesione hidrocentralesh dhe rafinerish nafte, p.sh në Cërrik, por ai donte punën e vet.

Pastaj erdhi puna që do martohej me një vajzë që donte, dhe e kundërshtova. I thashë shiko ndonjë që ka studio ligjore se e lidh unë me kryeministrin dhe u marrim përqindje për çdo firmë që hedh kryeministri, por nuk më dëgjoi, shkoi u martua me atë që i ishte fiksuar.
Kaloi kështu mbi 10 vite punë të përditshme profesionale, dhe ishte aq i njohur në fushën e tij të IT, sa ti e emërove drejtor të IT për 6 vite, edhe pse mua më kishe ngrirë si bashkëpunëtor.

Tani duan t’i ngarkojnë një punë të bezdisshme të formalizojë lojërat e fatit, duke i futur në rrjet për shkak të zanatit që ka. I thashë mos e prano këtë punë. Ka lezet siç kanë qenë kur i kishte në dorë djali jot, ku gjysma ishin pa licencë dhe bëje para sa të doje. Nuk më dëgjoi dhe vazhdoi përsëri.

Tani të besoj se kur rriten fëmija prishet shtëpia. Mua s’më ka dëgjuar asnjëherë sa herë kam dashur t’i them të lërë punën dhe zanatin e tij dhe të bëhet sekser, ashtu si ty s’të ka dëgjuar kurrë, sa herë i thoshje mos u merr me demontim se do vrasësh njerëz, mos u merr me shitje tokash se do na telendisësh, mos u merr me gjoba për koncesione rafinerish se do detyrohesh t’u kthesh lekët, e sa, e sa raste të tjera. Por fëmijët s’të dëgjojnë, s’ke ç’u bën.

Ç’të të them tjetër i dashur Doktor. Atë që të bën fëmija s’ta bën Perëndia. Nuk di a të kujtohet kur para tre vjetësh hape me germa të mëdha RD-në, se djali im kishte shtypur tri dele me makinë, nga të cilat, dy shpëtuan dhe një humbi jetën. Të kujtohet me siguri. Djali e kujton dhe sot dridhet nga makthi. Unë i them, “të keqen babi mos u mërzit”, është aksident teknologjik, gjëra që ndodhin, djali i Doktorit vrau 26 vet dhe plagosi 200 të tjerë e si thotë njeri gjë, vetëm i qajnë hallin”. Po ai akoma dridhet nga frika dhe i del ajo delja në gjumë. Djali jot e bën gjumin top, dhe s’ka faj, se s’ka shtyp asnjë dele.

Që ta mbyllim këtë muhabetin e djemve, duhet thënë se kemi dhe ne pak faj. Mua në kohë të lirë gjithë jetën djali më ka parë duke luajtur shah, duke lexuar ndonjë libër, ose duke ikur në ndonjë hotel me kazino, dhe ja ku përfundoi, inxhinier IT për lojra fati. Yt bir të ka parë gjithmonë duke folur, kë të vrasësh, kë të zhdukësh, kë të qërosh dhe përfundoi zbërthyes fishekësh e bombash. Kemi dhe ne fajet tona.

31 Komente

Clidhje ka djali i Berishes ne kete mes o Filip?

Ke ndonje pergjigje,perse djali yt eshte i afte per ate vend pune?

Nese nuk ke atehere qepe se edhe juve nuk jeni me te mire se Berisha...

hahahahahahahahhaah i modh je, si gjithmon RRK!

Nje here si tragjedi, nje here si komedi, tha njeri.

Sidoqofte, me ka habitur ish-Kryeministri per ndjeshmerine e spikatur ligjore qe po shpalos qyshkur ne opozite - me habitin po aq edhe per partizanet e tij, per ate pune. Ah, sikur te kishin qene te gjithe po kaq institucionale edhe me pare! S'do kish qene i nevojshem nderrimi i kraheve.

" ......kur e krun me Qeramidhe"

smiley

Duket ai qe ka punu te Hosteni :-D

ësimet e tua ta edukoj djalin dhe ta mësoj si të çaj në jetë, por ai nuk më ka dëgjuar kurrë. Kur nuk zinte dot të dashur kur ishte i ri, i kam pas thënë, “provoje një herë me ndonjë kushërirë sa të mësohesh”, se s’u bë qameti, po ai nuk pranonte, se ishte djalë me namuz.

ne fakt kot nuk I thone "c'ta ben femija nuk ta ben as perendia'.saliut te cilit nuk Iu dridh qerpiku gjate 97 pati atak zemre kur I biri ashtusi kusheriren 20 vjet me te madhe .

Nuk eshte keshtu si thu ti Alba. Malesoret nuk e kane problem morali lidhjen brenda fisit. Kane qene kushtet dhe rrethanat specifike qe i kane pas detyruar te bejne edhe kete lloj zgjidhje/zgjedhje. Pastaj, dashuria nuk pyet per tabura.

edhe gjirokastritet nuk e kane problem as leberit.Andej nga Kuci kendojne

ne mengjes pa gdhire mire

kusherire moj kusherire

qasmu pak se me vjen mire.smiley

 

Lexo pak Finon e Bazen dhe ata te thone iu drodh qerpiku apo jo,sado psikopat eshte e thone psikopati nuk para e njeh friken.

hajde tallje trapi hajde... flet ky parimori dynjase, si thote njeri te terhiqet e te gezoje pleqerine...

Po ky pse sflet dhe per gjobat qe fiks fare ju vente bizneseve po tani hiqet si moralist i madh...

Ke fakte denoncoi, perndryshe do te te quhet shpifje dhe perfundon ne kaush pastaj.

Parimet e filipit jane mesele tjeter .nderseu gjithe dynjane kunder I metes duke shkaktuar vdekjen e 4 vet eve pastaj si pa te keq lozte valle ne davet te ditelindjes se tij.

Ndihet i braktisur nga rama qe shkoi me meten dhe klanin por pse e nxjerr inatin me saliun valle? Kjo eshte shenje jo e mire. Mos valle, berisha, akoma...? Prap do perseritet zbulimi i dhjetoristeve? Berishen e vuri ramizi.

"Të dy politika na ka mbajt gjallë" ate thuaj, per ju te dy a dyqind qenkerka krijuar Albanie.

Demek ja dhjeu Filipi ,  Berishes , flak per flak ! Djali i Filipit eshte me i ndershem . Ky eshte perfundimi i kesaj letre !  smiley  Eh politika politika, zuske e madhe , kot nuk kane thene "pac fatin e zuskes ! "

si mund te botohen kesi pacavurash ne media - shqiperia i ka kalur fazat e zhvillimit teknologjik te komunikimit, por per etike komunikimi ka ngelur ne epoken e gurit

Lolita. (faqe ne fb)

LETËR FILIP ÇAKULLIT

I dashur Filip!

Lexova me vëmendje letrën tënde drejtuar doktorit. Unë që po të shkruaj këtë letër jam një vajzë e panjohur dhe kështu dua të mbetem, sepse jam frikacake. Por jo më shume se ti Filip. Ti je marrë me policë të korruptuar, sepse nuk ke guxim të merresh me ministrin e brendshëm. Ti merresh me doktorë që marrin 500 lekësha, sepse nuk ke guxim të merresh me ministrin e shëndetësisë që vjedh miliona. Ti merresh me ndonjë mësues të humbur fshati, por nuk merresh me problemet e vërteta që ka arsimi. Ti je kudo i fshehur Filip dhe unë kam frikë të kruaj hundën në semafor, se mos më kap ndonjë kameramanët e tu dhe do më telendisni te Fiksi, sepse një emision investigativ mund të bëjë çdo gjë përveçse të merret me problemet e vërteta.

Unë lexova për emërimin e djalit tënd në Lojërat e Fatit dhe ke shumë të drejtë të jesh krenar. Të gjithë prindërit janë krenarë për fëmijët e tyre, por ti duhet të jesh dyfish krenar sepse djali yt nuk përgjon njeri me kamera, nuk shantazhon njeri, nuk ju vë gjoba biznesmenëve. Ti Filip ke të drejtë të jesh krenar sepse yt bir nuk është matrapaz, shantazhist dhe nuk përdor dobësinë, paaftësinë e ndonje zyrtari të lartë për tu pasuruar.

Edhe i thash babit: Bli ndonjë kamer-çimkë se ku i dihet, të hyn në punë por nuk më dëgjoi. I thash babit ftoje Edi Ramën dhe Ilir Metën për ditëlindje dhe uli të dy afër, se po ta kenë mirë ata dhe ne mirë do jemi, por prap nuk më degjoi. I thash që të paktën ftoje në dasmën time Edi Ramën, po pastaj u bëra pishman se deri atëherë mbase nuk do jetë kryeministër.

Unë jam mërzitur me babin tim Filip se nuk më dëgjon. Sepse për pak mbaroj shkollën dhe nuk e di a do mundem të gjej dot një punë duke parë që ka shumë vajza të talentuara, me master, doktoraturë që janë pa punë. Unë jam e mërzitur Filip sepse nuk e kemi fatin të gjithë të hyjmë në punë pa konkuruar, të bëhemi direkt drejtora.. por mirë që djali yt ishte i vetmi IT në Shqipëri dhe e meritonte plotësisht atë vend pune.

Prindërit e mi jane të mërzitshëm Filip, sepse nuk më kanë lejuar as të vras një mizë.. jo më të krenohen për një dele të vrarë, se një dele e vrarë është më mirë se tre dele të vrara, më mirë dhe se disa njerëz të vrarë. Vrasja është e shëmtuar Filip, qofshin dele apo njerëz, por mbase e kanë fajin prindërit e mi që krahasime të tilla të më duken të shëmtuara.................

 

........

Unë nuk e njoh djalin tënd Filip as djalin e Saliut. Por mbase Saliu i pranon në heshtje gabimet e djalit të tij, ndërsa ti trumbeton suksesin e djalit tënd, atë sukses që që ja ke arritur ti në stilin e kërmillit.

(shkrimi eshte marre nga nje faqe interneti ne fb)

A thua te jene te verteta tere keto...????'

Edhe ti i mencur je qe sjell nje budallaqe qe krahason vrasjen kriminale te 26 vetave me shtypjen e tre deleve

smiley

thjeshte per baraztundje...

Atehere dakord, megjithese mjaftojne keta te baraztundurit qe tunden sa andej-kendej te Peshku.

Bravo Filip me kenoqe me ket shkrim.

skandaloz - Cakulli eshte po aq pjese e kesaj elite qelbesire, sa c'eshte Berisha - madje ka ngrene aq shume nga sahani i Berishes, sa iu desh ta villte per te futur lugen ne corben e Rames

Edhe midis dy qelbesirave kur ato konfrontohen ka vend per tifozllik, per anesim, per perkrahje. Barazitizmin nuk e kam qejf, ne pergjithesi, por ne kete rast psh, nuk mundet kurre te barazosh qelbsinllikun e birishes me kete te Cakullit. I pari ka qelbur gjithe ballkanin e me gjere.

mos u be edhe ti A. Stefani - Berishe do te thote te gjithe ata qe i rrine mbrapa, ushqehen, e mbajne ne kurriz, e degjojne goje hapur, i bejne punet ne emrin e tij dhe te partise, duar e kembet, gjymtyret te gjithefaresoje ngjyre e race, syte e veshet e tij - dhe nje nga keto gjymtyre eshte edhe Cakulli 

Doktori ngeli tu pergju e tu marr ne goje gjithe boten por mezallah se i pranon te tijat. Ah pinok i kuq mor pinok i kuq. Ia kalove dhe mesuesve te tu bolshevike.

....kishin te drejte shkodranet qe habiteshin per vepre 84 te Dulles qe u botu pas vdekjes  ;

..o po ket e dina,qe ka lon nje dore jashte vorrit e vazhdon te shkruj gjithe kto gjona kaq te bukura per popullin e vet  ....po ate  bir i ku*** qe shkon naten fshehurazi e i mbush stilografin me boje.....  ket nuk  e morem vesh  qe nuk po e morem

Hahaha e forte kjo Kapo :-D

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).