Pas botimit të romanit më të fundit të Ben Blushit, në mediet e shkruara e elektronike ka shpërthyer një polemikë e ashpër pro e kundra lidhur me figurën e Lef Nosit, në të cilën janë përfshirë historianë, letrarë, politikanë e njerëz të thjeshtë, me bindje të djathta e të majta. Blushi dhe ata që mbajnë anën e tij, e quajnë Lef Nosin tradhtar dhe vendosjen e shtatores së tij në sheshin qendror të Elbasanit një turp. Pala tjetër e quan Lef Nosin hero, njeriun që nënshkroi aktin e shpalljes së Pavarësisë dhe pushkatimin e tij një vepër barbare të Enver Hoxhës.

Në të vërtetë, nuk është vetëm emri i Lef Nosit që vlen të diskutohet. Ngritje bustesh e shtatoresh dhe dekorime nga bashkitë e deri te Presidenca këta 23 vjet ka pasur shumë. Kështu, qytetarë nderi në Peshkopi janë shpallur kapitenët e fashizmit Halil Alia e Selim Kaloshi, që dogjën e grabitën Tragjasin e Gjormin dhe terrorizuan qytetin e Vlorës, duke vrarë edhe prefektin dhe kryetarin e bashkisë së Vlorës, Qazim Koculin, kryekomandantin e Luftës së Vlorës; qytetar nderi është shpallur edhe bajraktari i Malësisë së Madhe Preng (Prekë) Cali, bashkëpunëtor i fashistëve, i cili vrau në Tamarë 72 partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese, që hynë në atë krahinë jo për të terrorizuar popullsinë, së cilës edhe pas masakrës që u bë ndaj tyre, as ia dogjën shtëpitë dhe as ia prekën pasurinë, po për të shkelur vendin, si çdo ushtri që çliron vendin e vet nga pushtuesi. Po kështu edhe sa e sa të tjerë kolaboracionistë që janë shpallur martirë të demokracisë e janë dekoruar. Dekorime e nderime të pamerituara ka plot edhe për njerëz të ditëve tona. Jo shumë kohë më parë, Presidenti i Republikës nderoi me medaljen “Për merita të veçanta civile” një gjuhëtar që prej më shumë se dy dhjetëvjetëshash po punon për përçarjen gjuhësore të shqiptarëve.

Një gjë tjetër që të bie në sy, është se në gjithë këto vlerësime e dekorime personash të vdekur a të gjallë nuk përdoret një kut i njëjtë. Ta nisim me bashkëkohësit e Lef Nosit. Dokumentin e shpalljes së Pavarësisë e nënshkruan edhe Iliaz bej Vrioni, Mithat Frashëri e Rexhep Mitrovica; në atë Kuvend historik pjesëmarrës dhe aktor aktiv qe edhe Ahmet Zogu; anëtarë të regjencës si Lef Nosi qenë edhe Mehdi Frashëri, Anton Harapi e Omer pashë Vrioni; antikomunistë kanë qenë edhe Mustafa Kruja, Ali bej Këlcyra e sa e sa të tjerë figura të periudhës së Pavarësisë, që më pas u bënë bashkëpunëtorë të fashizmit e nazizmit, por, me sa kemi dijeni, asnjë prej këtyre nuk është dekoruar apo shpallur qytetar nderi.

Pyetja e natyrshme që të lind është: në bazë të ç’kritereve bëhen këto dekorime e vlerësime zyrtare dhe kush ka të drejtë t’i propozojë ato? Sepse ta do mendja që duhet të ketë patjetër disa parametra, si p.sh. a i ka shërbyer veprimtaria e dikujt kombit a shtetit apo ka qenë në dëm të tij, shkalla e kontributit etj. Kështu edhe kur është fjala për figura politike të periudhës së Luftës së Dytë Botërore që, duke bashkëpunuar me pushtuesit, u kthyen në kuislingë, por që gjatë periudhës së tranzicionit po rivlerësohen . Kjo kërkon më parë, nga njëra anë, të përcaktohen mirë termat “tradhti”, “kolaboracionist” e “kuisling” dhe, nga ana tjetër, të shihet a është ky rivlerësim në përputhje me mënyrën se si i kanë trajtuar popujt europianë kolaboracionistët e kuislingët?

Në “Fjalorin e gjuhës shqipe” (2006) tradhtia përkufizohet si “veprimtari kundër atdheut, popullit etj., duke u bashkuar me armikun ose duke bërë punën e tij; shkelje e betimit”. Kurse “kuisling”, sipas përkufizimeve që japin fjalorët e huaj, është një “person që tradhton vendin e tij duke ndihmuar pushtuesin, shpesh duke shërbyer më vonë në një qeveri kukull”.

Tradhtia si figurë krimi haset edhe në kanunet tona, të Veriut e të Jugut, dhe është dënuar me leçi/lëçitje,një mallkim i tradhtarit dhe i familjes së tij, që në Kanunin e Lekë Dukagjinit përkufizohet kështu: “me dà, me lânë mbas dore e me shkepë njij shpi, tuj i a hiekun çdo tager, hir e nderë, si kah katundi, si kah Flamuri” (neni 1179). Për këtë figurë krimi, neni 1183 i Kanunit thotë: “Rasët per me leçitë kend jânë: a) Kur mos të duei kush me u lidhë me besë me katund a flamur, b) kùr të shes kush katundin e vet me hieksi e tradhti…”. Edhe në Kanunin e Labërisë ky dënim jepej ndaj atyre që thyenin besëlidhjen e krahinës për luftë kundër armikut etj., siç u bë me Muharrem Toton, i cili tradhtoi Besëlidhjen e krahinës për kryengritje më 1847.

Për të ardhur në periudhën kur shqiptarët nuk qeveriseshin më me kanun, se u bënë me shtet, edhe Kodi Penal i Mbretërisë Shqiptare (1928) për tradhtinë thotë:

“Neni 113. – Kushdo që tradhëtisht, në kohë lufte,… ndihmon pushtimin prej animikut ose hyrjen e atij n’Atdhe, ose për këto si dhe për të tjera vepra ksodore hyn në marëveshtje me anmikun ose me agjentat e tij, ose favorizon operacionet ushtrijake të një shteti anmik, ose ban spionazh, ose pranon, ose mshef spiuna, ose lehtëson veprimet, ose i ndihmon këta, ose ban të tjera vepra që shkakëtojnë anmiqësina, ose luftë prej ndonjë tjatër shteti kundra Shtetit Shqiptar, në të gjitha këto raste, dhe si kur vepra e fajtorit të jetë delikt i mangët (nisiativë e plotë) ndëshkohet më vdekje; por në rast që asht vetëm nisiativë e mebetë (?), ndëshkohet me burgim të përjetëshmë. Në qoftë se gjithë kto vepra bahen në favor të një shteti të huej, por jo në kohe lufte, fajtori ndeshkohet me ndeshkim të randë jo ma pak se dhjet vjet.”

Pra, edhe me Kodin Penal të kohës së Mbretërisë këta persona do të kishin marrë dënime kapitale. Tradhtinë dhe bashkëpunimin me pushtuesin e dënojnë njëlloj edhe në Europë. Kështu, u dënuan me vdekje si bashkëpunëtorë të nazistëve mareshali Peten, hero kombëtar dhe president i Francës në intervalin midis dy luftërave; Vidkun Kuislingu, kryeministër i Norvegjisë; Anton Muserti, kryeministër i Holandës; Milan Nediçi, kryeministër i Jugosllavisë etj.

Dhe nëse në gjithë Europën e pasluftës kuislingët dhe bashkëpunëtorët e nazifashzimit kanë marrë dënime kapitale si tradhtarë, atëherë pse duhet të trajtoheshin ndryshe shërbëtorët e pushtuesve dhe kuislingët? Dhe, për më tepër, pse kërkohet një trajtim ndryshe vetëm i disave? Atyre që janë hedhur kundër Blushit me argumentet se Lef Nosi ka pasur këto e ato merita do t’u bënim pyetjen: po Mithat Frashëri e Mehdi Frashëri më pak merita kanë pasur? Kodi penal të dënon për një akt penal të kryer, pa marrë parasysh meritat e mëparshme. Ndryshe, nuk duhet të ishin dënuar as atëherë kolaboracionistë e kuislingë dhe as sot kryeministra e presidentë të vendeve të ndryshme për veprat penale të kryera gjatë qeverisjes së tyre.

Nuk mund të mos vëmë në dukje se në këto vlerësime me dy standarde kanë ndikuar jo pak historianët, po sidomos politika. Partia Demokratike gjatë gjithë kohës ka mbajtur qëndrime të dyzuara lidhur me periudhën e Luftës Antifashiste, herë duke e pranuar e herë duke rënë në pozitat e pinjollëve të kolaboracionistëve, për të cilët vlen ky vlerësim i studiuesit gjerman Armin Hetzer: “Shumica (?) e shqiptarëve veriorë nuk u ndien të pushtuar nga Gjermania naziste; për ata pushtimi erdhi vetëm në vitin 1944 prej komunistëve?” (Hylli i Dritës, 2010, nr. 3, f. 89). Pra, Partia Demokratike, si forcë politike me peshë në jetën e vendit, nuk i ka dhënë një përgjigje të prerë pyetjes: ishte Shqipëria vend i pushtuar? Qëndrimi i njësuar i politikës në vlerësimin e ngjarjeve të mëdha të historisë së popullit tonë, siç është Lufta Antifashiste, do t’u kishte prerë rrugën spekulimeve që bëhen herë pas here.

56 Komente

Me kete prurje PPU duhet te kremtoje  Rilindjen ose .. fillesat Normale te te Menduarit e Postuarit . Le ta vleresojme si Peshtyma e Pare Demokratike  ndaj Fallsifikatoreve te Historise dhe sahanlepiresve te fashisteve , sherbetoreve dhe pistolerosve te tyre .

Mbase nuk e heqin si "te penduar " se mos ndonje vigjilen admin ...nuk e pae dhe dikush i thote qe sholoket jane vare Turite  Kuptohet nje surrogato admini qe mba Koqet e kandarit ne duar dhe na peshon InteliDjencen per te shpallur Fermane -Abuzues smiley    

smiley

Me kete artikull , na  kane  ofenuar Bashkimin Sovjetik a te qivja Udhet smiley

Se mo i mbetet hatri Gomarit Klasik qe ve dhe nje 1 mbrapa ta njohem kur ben Foto me buste Fashistesh dhe mund te krenohet si Fashist i oreve te paraqe i ka shpetuar kerkimit edhe nga Hebrejt . 

Si gjithnje nese sholoket antikomunsite pa dallim oresh , kane ndonje pakenaqesi mundet ...

sh Gjembi ti urtesoje si ben me dhenie Drejtesie edhe per popullin e Munelles smiley

mire mo prof i gjuhesise a s'na thua ke vrau Lef Nosi?Pse ne nuremberg u dhane 11 denime me vdekje per liderat naziste qe filluan nje lufte nga e cila u shuan 70 milione njerez ndersa shqiperia 17 denime me vdekje per njerez qe thjesht administruan vendin nen okupacion?

Albo, po pse a te qivja udhet Nurembergu dha 11 denime me vdekje kurse De Goli per nje jave pushkattoi 5000 bashkepunetore te fashizmit????

Perse duhet te krahasohen kolaboracionistet e Frances me ata te Shqiperise?
Nuk jane njelloj.
Franca i kishte mundesite te luftonte,Shqiperia me cfare do te luftonte gjermanin?
Pastaj Shqiperise ju ofrua nje deal,bashkimi i trojeve etnike ne kembim te neutralitetit.

 

 

hahahaha, me shkrive me kete argument.... i forte je vallahi i forte... makiavelist i vertete.. qellimi justifikon mjetin.... Po koministet ku i gjeten mundesite qe te luftonin pushtuesit...??? me ndihmat e aleateve dhe jo te ruseve.. Keto ndihma ata i dhane edhe per legalitetin me shumice, po ashtu edhe per Ballin ca me pake.. Po ç'ndodhi... ata bashkepunuan me fashizmin dhe per me keq iken po bashke me fashizmin, bile me te njejtat mjete... Dhe ca me teper lufta qe beme ne perkrah aleateve na vuri ne nje radhe me fitimtaret se po te ishte ndryshe do te ishim ne nje radhe me humbesit dhe atehere nuk do te kishte me Shqiperi...

Nga sa di une lef Nosi nuk levizi nga Shqiperia dhe nuk ka vrare njeri.

Me kete llogjiken tende duhen denuar edhe Aleksander Xhuvani dhe Eqerem Cabej meqe kane bashkepunuar me gjermanet.
Lereni Lef Nosin rehat!
Mos e teperoni!

hajde argument hajde.... me shkrive fare, po as Hitleri, Enveri apo Stalini nuk vrane njeri... e ç'do te thote kjo, se nuk vrane njerez... Ore korrrent, a je ne vete apo jo.... ç'i ke keto argumenta katunaresk mer daj...???

po e merr me te mire o alidems? keta jane llahtar ore, i ka ardh dita nazizmit me bashkepunetore, t'i marrin ne mbrojtje. Dhe kush, shqipot e shqiperise.

xhanem kot s'e ka nxjerre konkluzionin studiusi gjerman ne shkrim: gjysma e shqiperise nuk u ndje hic si e pushtuar.

 

Po mire more zoteri perse nuk denuat Aleksander Xhuvanin, se edhe ai njesoj si Lef Nosi bashkepunoi me gjermanet?

PO Lefi i shkrete ishhte regjent  more zoteri, ishte pushtetar, kurse Xhuvani ishte thjeshte nje simpatizant, dhe nuk ishte ne administraten kuislinge, ishte njesojj me Buden.... Po Partia beri pune bindese dhe sqaruese dhe i ktheu ne rruge te drejte....

Alidemso me ke shkatarru fare.. Shqiperia u rreshtua ne rradhen e fituesve??? Nqs Enverin e quan fitore te lumte.. gjithsesi the edhe qe mund te mos kishte Shqiperi fare.. ma me thuaj pak sa ndryshoje harta politike mbas luftes se 2-te boterore? Ska me Gjermani? Austri? Itali? Japoni? edhe meqe ti e quanke veten fitues kur u hodhen zarat per ballkanin me % ate Shqiperine fituese tenden e harruan fare.. 

Atehere me vjen keq por nuke njifke fare historine... Nuk po flasim per shtete te konsoliduara po per nje shtet ne djep, ku fuqite qe na rrrethonin kishin rivendikime teritoriale... dhe ashtu siç thua ti eshte qe per pak na harruan dhe u bene gati per te na ndare. Por foli Molotovi ministri i jashtem i BRSS si dhe Enver  Hoxha qe u kujtuan edhe per ne...Se ti e harrove Zerven i cili sebashku me lobistet greke te Anglise dhe Amerikes per pak na futen ne radhen e humbesve, pasi ne kishim qene aleate me fashizmin dhe i kishim shpallur lufte Greqise sebashku me italine...Po pastaj foli Enveri dhe u drodh tere UN-oja.... fol e mbro te drejtat tona....

Po ne 1919 molotovi Na mbrojti nga greket?

Perse duhet te krahasohen kolaboracionistet e Frances me ata te Shqiperise?

Pyetje naive .E para si ne te gjithe vendet qe ishin bashkuar me aleatet edhe ne Shqiperi kishim dy grupe   shqiptaresh nje qe luftonte kunder gjermanit, dhe nje qe bashkpunonte me gjermanin !  Bashkpuntoret e fashizmit nazismit ishin te skeduar edhe nga CIA, psh Xhafer Deva figuron ne listen e bashkpuntoreve, kolaboracionisteve etnik shqiptar ,si thua mund ta mohosh kete fakt, duke thne qe shqiptaret duhet te perjashtohen, sepse nuk quhen kolaboracionist,, sepse Shqiperia nuk kishte ushtri ?!!!

Ketu ke nje list te CIA per te gjithe kolaboracionistet, pa dallim race fje dhe ideje me emrin e Xhafer Deves.

http://www.archives.gov/iwg/declassified...

 

Vendi ka nevoje per administrate edhe pse nen pushtim.monedha duhet ruajtur ,banka duhet te funksionoje ,shkollat spitalet duhen administruar.xhandarmeria ta ruajne popullin nga kriminelet ordinere .gjykatat duhen te funksionjne .nashi te quash tradhetare kedo qe u morr me keto pune eshte s padrejte.

Lefi nuk ishte administrate o qupe. Ishte regjent qe merrte vendime jo si administrate. Merrte vendime ne emer te popullit shqiptar pa e autorizu kush. Ishte emeruar bashkepunetor i dushmanit. E mori persiper vete , nuk e detyroi njeri.

Mbase ka bere ndonje sherbim ne favor te inglizit  meqe ka pas nje te dashur skoceze, por akoma nuk eshte thene gje per kete. Kur ta thone do biem dakort qe ka punu ne favor te Aleances.

Sado qe nje kolos shtyhet dhe peshtyhet nga liliputet, kjo nuk do te thote qe duhet diskutuar vendi apo madheshtia e kolosit, por duhet rikuptuar se liliputet parazite po japin mundesi vetes qe te behen kolose. Te cenosh Lef Nosin, domethene te neperkembesh dinjitetin dhe identitetin kombetar. 
Te hidhet pertoke statuja e tij e te terhiqet zvarre? Ah, po. Ketu gjej paralele me shembjen dhe shkaterrimin e monumenteve qe beri ISIS, gjej paralele sepse sic ishin ato monumente per historine e botes, ashtu eshte edhe Lef Nosi per atdheun tim!

Veten per ty Alba ,se mire qe nuk ve mend , po shet dhe pordhe sikur i Kupton gjojnat.

Gjyqi i Nyrenbergut nuk u mor me Kriminelet e Bashkepunetoret e Fashizmit e Nazizmit te cdo Vendi.

Miratoi Lista e derguara prej atyre vendeve te merrnin vendimet perkatese sipas krimit te kryer e pergjegjesise .

Dhe ne listen tone jane 200 kriminele Lufte te miratuar per Ndeshkim , midis te cileve edhe Nosi me Xh.Deven.   Se te duken Kohet si sot qe ky Gomari kullot Gjembec e mba fjalime patriotike ne Kompjuter . Ky zderhallet ne ledhet e Devollit me  llogjet e Kompjuteri per ISIS , se e di Luften e Krimin , kontribut ne gjuhesi ! .

Perjashtuar Gomarit qe as duhet lexuar se nje Gomar dihet cfare shkruan , Ti  Mejton qe Saliu me Bashen dolen me arme ne Gerdec e ne 21 Janar e qellonin njerzit  smiley

.Neqoftese je ne rrjetin e Ndyre te admin qe shpallin ferman -Abuzues smiley lexo mesazhin qe te kuptosh se cfare Bajgerie e ka kap Blogun per Fyti ,me postin e nje KARAKURVE  per Hiskun.

Qofte ky Post nje Tregues emancipimi dhe hedhje e Llabanes , Injoranteve shpirtvegjel bizantine. qe mbeshtesin Hipokrizine , manipulimet  e cdokujt ne dem te Femres Shqiptare e qe perdorin faqen si dhe ne Rastin e Nosit per sulme e fyerje te Individeve , pa le per cfare pagesash maskarejsh qe u bejne . Dhe nje koqe pordhe ketu na lexon A.Asllanin smiley

 Une asnjehere nuk ngul kembe kur ka Fakte per te kundert jo Llogje ..dhe sidomos kur Sh Gjembi e qendis Mejtimin duke e kthyer ne emrues te perbashket per te gjithe Popullin e Munelles smiley

Kuislinget e vendeve te tjera deportuan cifutet keta tanet nuk I rane ne qafe ndokujt.

Keta tanet i shpetuan cifutet si Nosi (Menahem) ashtu dhe Merlika.

Ata qe u konsideruan si kriminele lufte dhe u arratisen jetuan per bukuri ne vendet aliate.

Pa le sa u shtua bukuria kur 40 vjet me vone u erdhen si komshij kapterret O Rono!, e ja futen i dor muhabet si tek mejhanet alidemse:

Jo mer se un nuk e kisha me ty, se ti ke qen çun per s'mari, vallaj te du fort, po na ka ngarru ai pisi, por nuk ta them si ka qen tamom puna, se ashtu osht i muhabet. Mushe ene i dopjo ustajo! ilaç, ilaç osht per shpirtin kjo rakija, ball kazoni!.

Njelloj sic u perthithen ish-kolonet turq dhe jemi tashme nje vend pa pakica turke, po njelloj do zbehet edhe roli i ishkolaboracionisteve dhe do ngelemi nje shtet ku morali mbizoterues eshte ai i bashkepunimit me te keqen. Madje qe e ngre ne piedestal kete moral.

Une nuk shoh ndonje ndryshim mes kesaj permendoreje dhe atyre bajrameve qe festohen me te madhe ne mes te bulevardit me flamuj turq.

Ne e kemi ngritur ne vlere shpirterore kolaboracionizmin perderisa 80% prej nesh jane pjelle e saj. Nuk kemi cfare ti bejme. Ka patur madje perpjekje per te rehabilituar edhe Esat Toptanin.

Dhe duan shqiptaret te luftojne korrupsionin! Ketu i korruptuari eshte hero.

Nosi ka qene regjent ne kohe te pushtimit gjerman. Nese ka nje vend tjeter ne Europe qe i ka ngritur monument nje te ngjashmi atehere une do e ben nickun : o moot mooti.

Komentues ,a ishim ne te pushtuar nga Turqia?

Qa thu moj qupe se po flasim per Lef Nosin.

Mbas renies se Komunizmit shumica e vendeve Europiano Lindore, duke filluar nga Ukraina, Estonia e deri ne Kroaci, u futen ne nje gare per te rehabilituar figurat e denuara si kuislinge. Situata u be pothuajse groteske me cvarrime e rivarrime te kuislingeve apo prifterinjve nacionalist, sa qe terhoqi vemendjen e studiusve kryesisht antropolog por jo te politikes. Kjo eshte histori 1992 dhe jo e 2015, por Shqiperia eshte mbrapa per ca gjera.

Kjo levizje ne Shqiperi qenka replikuar nga PeDi pa shume buje dhe pasojat jane ngritja e monumenteve jo per te gjithe, per dike po e per dike jo, ose jo te studiura mire, sic eshte rasti i atyre karafilave patriote qe kane vrare prefektin e Vlores me te tjere. Ky eshte informacion e jo qendrim pro a kunder i imi. Vleresimi i figurave nuk behet kafeneve por nga historiane te pasponsorizuar politikisht, vleresimi do jete nje konglomerate studimesh nga njerez te pavarur e jo une mbroj te mite e sulmoj te tute.

Blushi duhet te rrinte larg Lef Nosit perderisa ka pasur konflikt interesi....akuzat per biblioteken personale te Nosit dhe albumin e vjedhur te pullave nga Shutja e kemi degjuar e sterdegjuar ne Parlament nga Cuni i Sheqeres si intimidim ndaj Blushit...por  qe sot eshte dokumentuar publikisht.

si psh. :

Dr. Shannon Woodcock është historiane e pavarur...

Nuk e di pse me pyet per Shannon tek kjo teme dhe jo tek tema e saj. Valle per te mjegulluar faktet e pamohueshme se kuislinget jane rehabilituar me shpejtesi alarmante pas 1990 sa shteti i Izraelit kaloi ne Prage ne 2003 nje deklarate kunder kesaj fryme??????? Si ka mundesi qe vetem nje i Lebetitur,  i dika keto gjona dhe te tjeret jo? Personalisht mendoj se Injoranca mund te luftohet kurse Ligesia dhe e Keqja Jo, se jane te nje sfere tjeter.

Sa per Shannon Woodcock nuk e shof si  historiane e pavarur sepse i sherben kauzes Feministe. Synimi i saj eshte te provoje se ne Shqiperi ka pasur perdhunime sistematike femrash sic mund te kete pasur p.sh. ne Gjermani Lindore a diku tjeter. Shannon argumentin me te forte qe ka eshte fakti qe nuk zbatohej ligji i marrjes ne pyetje nga 2 hetues e jo nje te akuzuares me gjini femerore. Por demonstron pak njohuri mbi dhe injoron variable te tjera si natyren konservatore te shoqerise shqiptare, luften e eger te klasave ne Shqiperi dhe percmimin e armikut te klases, nivelet e larta te spiunimit mbi jeten private qofte edhe mes gardianeve.

Zhgenjimi im ishte prej korit Feminist qe ekzaltoheshin se ndiheshin si simotrat e tyre feministe ne oksident se fale Alides provonin se edhe ato kishin fatin te provonin se ishin perdhunuar. Feministet Shqiptare jane nje variant i shemtuar i feminizmit te deshtuar ekstrem Oksidental per faktin e thjeshte se nuk kane perjetuar te njejten shtypje dhe nuk kane gezuar te njejten liri seksuale ne Shqiperi si simotrat e tyre Europiane tezat e te cilave mundohen te perjetojne. NJe levizje feministe e nje Shqiperie te prapambetur me te pakten dhjetera vjet ne krahasim te nje Europe te perparuar do jete thjesht dicka laboratorike dhe e shkeputur nga realiteti.

Ta solla shannon-in si ilustrim per te ashtuquajturet historianet e pavarur, sot!! Asnje nentext tjeter. Dhe eshte nje ilustrim negativ. Jo per mire, dmth. 

Per ngjajshmeri, po te duash, tjeter shembull, njefare znjsh. profesore maqedonase (s'me kujtohet emri), akademike ne nje universitet usa, me shkrime prure shpesh ketu, e cila i eshte dedikuar tezave te natyrave si 'kultura shqiptare - djepi i mafies dhe krimit'. Shpresoj ta kesh parasysh. E njejta gje sa i takon 'historianeve te pavarur' edhe shembulli i saj.

Cila eshte kjo 'e njejta gje', pse i solla bashke keto? Sepse mendoj qe ndersa me te drejte mbeshtetesh tek koncepti "i pavarur" dhe kemi besim tek ai, fakt eshte qe historianet e vetequajtur te pavarur sot jane te shumellojshem, dhe mund ne fakt qe te perbejne reprezantim te interesave te caktuara dhe te cilat preferojne te mos i bejne publike, sic duket sepse s'duan te humbin avantazhet e besueshmerise se 'te pavarurit'. Pra termi 'i pavarur', prape nuk eshte garancia.

Per te tjerat c'thua, sh. dakord.

Ne fund te artikullit shtrohet pyetja; A  ishte Shqiperia vend i pushtuar  smiley 

dhe vertet per disa jo e per disa po, kjo eshte çeshtje kardinale, teme me vehte smiley

Per çdo çeshtje pa perjashtim, disa thone jo e disa thone po me detyrim te kushtezuar nga struktura e botes qe eshte binare, me dy fele ose dy bole: jang dhe jing, e majte dhe e djathte, 0 dhe 1, off dhe on, jeroglif "p...." dhe jeroglif "k....", etj.

Kjo eshte mrekullia binare e krijimit, sepse krijon tere variacionin e botes si fraktal. Por per arsye qe nuk mund te thuhen ketu (se ashtu osht i pune) ka ndodh diçka e pa parashikuar ne rendin e Krijimit qe ka kthyer permbys gjerat, ne kuptimin qe çfare eshte gjeja me e larte eshte shndrruar ne te ulet, me e dlirta ne me laperdharen, mrekullia logjike e botes ne absurdin idiot te botes.

Shembullin me te mire e ke para hundes, çeshtjen qe po diskutohet, fitorja me totale e absurdit, ku njeriu e ka te pamundur te orientohet, si per te vepruar (fiktivisht, duke hypur ne makinen e kohes qe te çon ne te kaluaren) siç bene çlirimtaret komuniste dhe nacionalistet kolaboracioniste, dhe per te arsyetuar, siç bejme ne pinjollet e tyre sot. Asnjeri nuk mund te mohoje dot vlerat e tyre si persone te sakrifices dhe idealit (perveç ne diskutime bolesh politike me balliste dhe partizane), ashtu si asnjeri nuk mund te mohoje dot se sakrificat e tyre shkuan te tera ne hale te gomereve. Pa diskutim eshte edhe fakti qe asnje person nuk mund te mbroje vlerat e sakrifices dhe idealit nga bordello. Mund t’i mbrosh pa problem, por nuk ke autoritet per ta bere neqoftese nje dore e ke ne tastjere dhe tjetren tek felet e kamarjeres. Nuk je i besushem hahaha O Rono! hahaha! Edhe sikur te kesh kap objektivitetin absolut.

Gjyqi i Nurembergut eshte absuditet total vetem nga fakti se gati gjysma gjyqtareve ishin sovjetike, dmth ishin pergjegjes per krime shume me te medha se krimet naziste. Sikur nuk mjafton kjo, por tere kapterret e zberthim-mberthim mitralozit Guljanov qe ja ka nGuljanovuar trute Ai, i referohen Evropes dhe gjyqit te Nurembergut njesoj si Ai, qe po ta kishte ne dore i hidhte bomben atomike Evropes (me perjashtim te gjeshkeve te Monpeljese), Amerikes dhe BS.

Na myti logjika nuk e sheh: kur e ka shkrujte Kushtetuten anti-kolaboracioniste Zogu, para apo ngambrapa ardhjes ne fuqi me trupa bjellogardiste çeke, Shvejk, nentoger Dub dhe Oto Kac?

 

Lef e shiti vendin ne kohe lufte dhe mbase i kerrcenuar, ndersa keta me siper qe jan mbrojtesit e rilindjes kombetare te skaduar dhe revolucionistet e krimineleve te sigurimit te shtetit po e shesin cdo sekonde qe nga epoka e mbas vdekjes se Lef-it.. duke filluar me Titon, e duke mbaruar me kocesionet e burimeve natyrore.. etj etj

Sipas rradakes tuaj i bie qe ne rast se Rusia fiton luften me NATO-n,kosovaret dhe lideret e tyre te quhen kolaboracioniste meqe i kane sherbuer NATO-s...
Po ashtu ata qe nenshkruan Delkaraten e Pavaresise se Kosoves duhen shkuar ne litar...

Jeni ne vete kur i hidhni balte nje figure te nderuar si Lef Nosi?

Po nga sa shikoj e keni ndare mendjen ta hiqni zvarre.Mire do te beni se tragoni se akoma mendini si xhaxhi Enveri,sado te nderroni gjyrat.

ajo qe me ben cudi eshte qe keto akoma mbajne figurat e veta me pesione edhe pse kan vrare dhe denuar gati 1/3 e popullit per 45 vite.. dhe akoma jan arrogant ne ditet e sotme

Ky memushaj ca eshte? Prek Cali nuk eshte akuzu ndonjehere per kolaboracionist por thjeshte nuk donte te lejonte komunistet ne viset e veta (me te drejte sic doli pastaj)

Prek Cali eshte akuzu per vrasje, vrau pabesisht 72 vet  pa gjyq,ne pabesi ne tinesi ! Pasataj ju be gjyqi dhe pastaj u pushkatua. Kaq . 

Te vrsesh nje njeri quhesh kriminel, te vrasesh dy e me shume quhesh prap kriminel, te vrasesh 72 vete, nuk quhesh kolaboracionist, por quhesh terrorist, fashist, nazist , Pastaj dhuna pjell dhune, Hakmarrje, ja keshtu o pseje ! 

72 u vrane pa gjyq e ne pabesi thua ti e Prof. Dr. por nje shkrim nga Dita super e majte thote ndryshe.

djema, mos u zini kot, se e kam shpjeguar tek VQ, se te ter qeveritaret e kohes se luftes, nuk mbajne pergjegjesi, se me ligj nderkombetar (se jane ca ligje te pranuara boterisht) nuk mban pergjegjesi persa kohe ti je i pushtuar ushtarakisht. Ata qeveritare nuk eshte se kane qene te keqinj, biles keta te sotmit jane me muter, por kane qene qeveritare nen pushtimin e nje fuqie me te madhe, dhe ketu mbyllet diskutimi. Jo-po kane qene te keqinj, jo-po kolaboracioniste, jo-po kane qene te mire, keto nuk pine uje, dhe nuk diskutohen, se vendi u pushtua, dhe pike. Ne mos Lef Nosin, ata do vinin nje tjeter. 

Pjero, ketu e ke drejt, por hidhu pak tek tema tjeter e mi kthe ca pergjigje, se ma ke bo enigme totale... zafmet e ke dhe me kthe pergjigje z. Pjer.

me  emrin e lef nosit ka patur shkolla dhe lagje edhe para -90-s.  kjo do te thote qe i jane njohur meritat edhe pare.

ka meritat dhe dobesite e tij. por nuk mund te mohet patriotizmi i tij.   ketu jane nderuar ne forma te ndryshme lloj lloj legenash e jo me nosi.

ky blushi duket i kapur nga bollanizmi, pavaresisht se nuk del hapur.  c'pune ka ky me lef nosin .   kemi ljubon smileyper ato pune!   lerini erjonvelizmat po shtojuni punes se llafet i merr era e nuk ngopin njeri.

eshte bere sport kombetar denigrimi i gjithkujt qe ka kontribuar qofte edhe pak per ate vend.   thashethemexhinj,dembela dhe inferiore.

ju mendoni se p.sh ,pranimi i janullatosit dhe moskundershtimi i tij,eshte mekat me i vogel se pjesmarrja e nosit ne keshillin e regjences?  pse nuk e hap gojen per kete po merresh me nosin?

E ngaterron me Lef Sallaten, deshmor i LANC, se Lef Nosi ska as varr jo me te kishte shkolle me emrin e tij ne regjimin e kaluar.

Jam i sigurt qe e ngaterron me Hil Mosin.

Po as Hile Mosi nuk ka qene vleresuar para 1990es.

Tani sa duhet vleresuar dikush eshte subjektive, po nuk ka qene futur te "te keqinjte", si Gjergj FIshta per shembull.

Po çar thu a derezi, po Hil Mosi ishte ne antologjine letrare te kohes mer daj.... si nuk paska qen vleressu...pffff

Ky emri Lef mos eshte shkurtim i emrit Lefter!!? 

Po.

Po mire more zoterinj Jeni qe jeni hiqjani edhe bustet edhe emrin e Universitetit ne Elbasan edhe  Aleksander Xhuvanit, se edhe ai njesoj si Lef Nosi bashkepunoi me gjermanet.

Futini edhe nje te pastruar edhe Eqrem Cabejit se edhe ai kishte goxha post nen okupacionin gjerman.

Pastaj mbani Myslym Shyrin me shoke qe ishin vetem me 4 klase shkolle.

Te bejne pershtypje Dudite ose sholoket te cilat duan apo nuk duan Populli i ka pershtatur ne Thenien

Moj Dudi moj Dudi / ku ta ve une e nga Pjerdh ti "smiley ...Populli i modhi Fare !

E shkruajta shqeto sepse si duket shume cerervere e terveverare e nuk e kane kuptuar .me shkurtimore dhe me pika smiley

Sidomos na ha naha naha o Rono dal te ta kap icik , i duket se eshte tmerr kur e gjujne me bresheri   Gulianovi  nga Kom Qendror .Thuhej qe ka rene me pjesen e prapme te kokes por qeka ndryshe puna dhe prandaj Totalishtsmiley  jemi te dyzuar ..Shkjarje apo Plumb ?

Po sikur tu kene perdhuanuar Motrat ne moshen 13 vjec dhe mamate ne Podium para Fshatit se "babi " ishte Partizan sovjetik , ta shohim si do llafosin Guljanovet ose kokshukdengdenget me denger vengra per Gjyatare Sovjetik ne Nurenberg .

Problemi dujet kap ne Gjeneze ..

Ka pas Lufte te Dyte Botrore .qe gomeret klasike te PPU te mberrijne ne perfundimin " Kush i shpalli Lufte Shqiperise "

Ketu as per kpopesht nuk behej fjale po te mos ishte sh.Gjembi qe ka vene re se edhe ne perendim kisht kolaboracioniste po ama Bythen e kishin Mbrapa ..

 Konstatim mjaft qetesues per te gjithe Sholoket e firmetaret e Gjermaneve Turiste qe nga koha e Pavarsise , biles qe nga 68 data e pranimit ne Parti e Babait te te gjithe buzeshpervjelurve te dyazuar .

 

Shume I Nderuar Ngambrapa zero dhe Ngapara zero!

Meqe thua se "Problemi dujet kap ne Gjeneze ...", gjeneza e problemit i te rames ngambrapa, kane qene tregtaret dhe kolaboracionistet e djathte te Tirones qe i kane rane ngambrapa tek Dyqoni Flora para Luftes Dyte Botrore. Kjo eshte gjeneza e hakmarrjes nGuljanovuese popullore mbi trute e Kapterreve te çfardolloji: jemi me zemer te nGulosur ne felen majtas ORono!, por he per he me logjike duhet te na e nGulosin ne felen djathtas ORono!

Po sikur tu kene perdhuanuar Motrat ne moshen 13 vjec dhe mamate ne Podium para Fshatit se "babi " ishte Partizan sovjetik , ta shohim si do llafosin Guljanovet ose kokshukdengdenget me denger vengra per Gjyatare Sovjetik ne Nurenberg.

Te nGulosurit ne Fele nuk jane ne gjendje te kuptojne dhe te dine se gulagu eshte me i hershem se lager, dmth qe partizani sovjetik kishte nGulosur me mitraloz nGuljanov vete me pare motrat dhe mamate e veta, prandaj ne fillim e priti pushtuesin nazist si çlirimtar komunist. Nazistet i lane pa gjo, prandaj edhe u ndez shpirti patriotik.

The Germans are not human beings. From now on, the word 'German' is the most horrible curse. From now on, the word 'German' strikes us to the quick. We have nothing to discuss. We will not get excited. We will kill. If you have not killed at least one German a day, you have wasted that day ... If you cannot kill a German with a bullet, then kill him with your bayonet. If your part of the front is quiet and there is no fighting, then kill a German in the meantime ... If you have already killed a German, then kill another one - there is nothing more amusing to us than a heap of German corpses. Don't count the days, don't count the kilometers. Count only one thing: the number of Germans you have killed. Kill the Germans! ...  - Kill the Germans! Kill! 

Kill! Kill! In the German race there is nothing but evil; not one among the living, not one among the yet unborn but is evil! Follow the precepts of Comrade Stalin. Stamp out the fascist beast once and for all in its lair! Use force and break the racial pride of these German women. Take them as your lawful booty. Kill! As you storm onward, kill, you gallant soldiers of the Red Army.

Mos kujto se osht i Modhismiley, osht shkrimtari Ilia Ejremburg, pamfleti Kill.

Erdhi Nentori dhe c'drite ra mbi ty

na zjen kraharori , na qesh buze e sy

Nga drit' e Partise ne marrim jete e krah

Nentori lirise sa lart u ngrite lart

Ref : Dite me bukur nga ditet, kenge qe rritet e rritet

Jeta Nentor pas Netori vallen e shqipeve mori   ( WTF -Shen. im)

Shqipe perball cdo furtune shqipe perball cdo bllokade

Hedh ti gjithmone valle pune, hedh ti gjithmone valle shpate ( mytja katunit, vetem Partia ta pelqeje - shen. im )

Me syrin n'shenjester ne zemer heroizem

me duar mbi hekur lufton per komunizem ( What ?)

Nga dri' ePartise ne marrim jete e krah

Nentori i lirise sa lart u ngrite laaaaarrrttt ( sikur e the i here ket)... e yada, yada, yada...

Ju te rinjte e sotem, e shifni c'kena pas hek ne a jo ? Duhet te na veni n'qoshe dhe te na paguni 1000 leksh lufte per gjithe keto tortura ...

 

 

 

 

 

Ok, the clean up version se... fshesen Agaaaa ( tm Njoni )

Me 200 petrita komunista lule

hapi Shqiperia historine e kuqe

Vitet ikin tutje, ne u ngjitem lart

nga thirrja e pare, ne Kongres te shtate.

" Te mos veme ne jete vendimet historike te Plenumit te Shtate te KQPPSH ". 

Duhet te kesh marr pjes besoj , qe make mend ! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).