Ai amerikani i NY Times që erdhi para ca kohësh e kishte kapur shumë mirë, filozofia e trafikut në Shqipëri është e thjeshtë, po gjete hapësirë, mbushe. Skena të tilla janë tipike, kalimi pa rradhë në korsinë e kundërt ndërsa "të dobtit dhe hajvanët" respektojnë rregullat është pothuajse normal. Dhe ajo që ndodh rregullisht është një kokolepsje e panevojshme e trafikut kur makinat që vijnë përballë të dalin përpara. Kur ngërçi merr formë të plotë nisin boritë, që ushtojnë në kor. Ky është momenti kur i mençuri që shqiste pa rradhë u hakërrehet budallenjve në korsinë e duhur që t'i hapin vend në mënyrë që të ketë më në fund zhbllokim. Shpesh pasi kanë kaluar ata që vijnë përballë, i mençuri kalon sërish në korsinë e kundërt majtas, xhiron gomat dhe lë pas dhjetra hajvanë që presin rradhën.

PS. Ka një përmirësim të ndjeshëm të trafikut. Rregullat respektohen më shumë se kurrë më parë, po, siç shihet nga këto foto që shkrepa sot, ka ende shumë rrugë përpara, drejt civilizimit në trafik.

21 Komente

Provo te kalosh ne mjes te rruga Dibres. I ke per qejf 3 rradhe ne "korsine" drejt qendres. Nji te korsia bicikletave, nji "budalla" ne mes dhe te "zgjutet" majtas komplet kundravajtje. E forta eshte se asnji "bravo cuna" nuk do t'ia dije per kete mosrespektim dhe kaosin qe sjell. Ama bone gafe me nalu para nai farmacie e hongre direkt 30,000 lekshin (e vjeter). 

te "zgjutet" MAJTAS komplet kundravajtje
Blair i ka fajet.

O Cone Blair o m'rregull se e ka qarkullimin ne sens te kundert me ne. smiley

kjo situate qe pershkruan ti Blendo, dmth keta kamikazet qe futen ne korsine e kahut te kundert per parakalim,  ishte mese e zakonshme ne Vlore kete behar duke shkatuar kaos  ne rruget e qytetit, sidomos andej nga Skela e tutje... .

  eshte shume i cuditshem fakti qe policia nuk i ndalon apo nuk  u ve gjoba  rendeshem ketyre.  sepse  perpos sanksionit qe sherben si disiplinim i shofereve te tille, shteti kishte per te mbledhur para te madhe!

nderkoh  duhet thene qe policia ishte e pranishme cdo 2-3 km.. po ce do.  ata jo vetem gjoba nuk vinin,  por i ndihmonin ketyre tipave  me shprese te zhbllokonin trafikun  dhe  duke bere shenje, kembe, dore, tabele ne drejtim te shoferave: hec perpara....

  dhe me e bukura eshte se keta policet duke bere  fort  e panderprerje me dore ''hec perpara'',  mendojne   vertet  se keshtu  makinat do levizin dhe qarkullimi do zhbllokohet..smiley

Eshte e vertete. Nuk e di pse nuk ndeshkohen. As ata qe dalin te paret pa rradhe ne semafor duke kaluar vijat per te qene me te pare se i pari i rradhes. Ne kthimin nga ndeshjet ne Elbasan pati kaos te asaj fare feje saqe as Policia nuk kish c'tu bente, nje rradhe e rregullt (djathtas), dhe tre rradhe me kamikaze, duke e bllokuar rrugen nga karrexhata ne karrexhate sa as lepri s'vinte dot perballe. Ndaj e vetmja gje qe mbeti per te bere ishte te ndaloheshin ata qe ishin ne korsine e rregullt, ne menyre qe te kalonin qindra kamikaze. Store!

Blendo, e kuptoj rastin e Elbasanit ku nje here ne kaq kohe pas  nje ndeshje futbolli kemi perqendrim te madh makinash e  mund te krijohet   kaos. megjithse ska arsye edhe ne kete rast per te mos u ndeshkuar  kamikazet qe bejne shkelje te qarkullimit rrugor..

mirepo  rasi i Vlores qe thashe (si dhe ne shume qytete te tjera xhanem) ,  nuk ishte thjesht  nje  ndodhi e rastit.. jo. - ishte e zakonshme. rregull, strukture.   dhe  kur eshte keshtu, padiskutim kane faj kamikazet, por ka faj edhe policia rrugore, e pa-afte!

Belul, ti e di shume mire pergjigjen: si ne Elbasan, si ne Vlore kaosin e shkaktojne emigrantet qe jane mesuar pa rregull ne vendet ku jetojne.

Ne Moske psh ka te rinj qe jane aktive kundrejt nje problemi te tille dhe ja dalin edhe me sukses. Edhe kur del ndonje "i forte" me pistolete ne dore, kur me vone detyrohet me e frrujt thepin si psh ketu.

Fotoja eshte e vogel nuk duket mire, por me sa shoh rruga nuk ka shenja qarkullimi te mira. Ne fotografine e pare duket sikur nuk ka fare vije te bardhe ndarese, ndersa tek e dyta duket sikur eshte vije e bardhe me thyerje. Njerez qe nuk jetojne ne ate zone ose ne Tirane mund ta interpretojne gabim.

Kjo tregon, se akoma shteti nuk fuksionon siç duhet. Duhet nje sensibiliz me i madh dhe nje shterngim/disiplinim edhe me i plote. 

Kalimi pa rradhe eshte reduktuar goxha krahasuar me c'ka qene, psh. para 8 vjetesh. Kultura e te ngarit te makines po permiresohet sepse edhe shoferet e shohin qe nuk ja vlen. Cfaredo qe te besh aty ne trafik do mbetesh.

Ne nje fare menyre e shoh si nje metafore te shoqerise tone sjelljen ne trafik. Permiresimi i saj pasqyron edhe rritjen e pjekurise tone. Dita dites shqiptaret po kuptojne qe fati i tyre eshte i lidhur ngushte me fatin e komunitetit. Sjelljet free rider te japin nje perfitim qe duket i madh per momentin, por ne nje plan afatgjate i shkaktojne nje dem shume te madh komunitetit e rrjedhimisht edhe individit.

Kam parasysh ketu mbi te gjitha shkaterrimin qe ne i kemi bere qyteteve tona per interesa teper meskine qe sot perkthehen ne pasoja teper negative, perfshi ketu edhe trafikun e renduar.

Gjithsesi problemi me i madh i qarkullimit rrugor te Tiranes nuk jane sjelljet e crregullta se sa mungesa e infrastruktures. Ne harrojme te vejme gishtin mbi plagen e vertete: kemi nje infrastrukture shume te nendimensionuar krahasuar me automjetet qe qarkullojne. Nuk kemi mjaftueshem rruge e parkingje. Edhe ato qe jane, jane kryesisht te projektuara e te realizuara keq. Qyteti yne eshte rezultat i spekullimit dhe jo i planifikimit.

Imagjinoni, politika ende sot eshte e kompromentuar me industrine e ndertimit. Nje sektor sherbimi apo dytesor si ai i ndertimit vazhdon te jete core business.

Ndertuesit vazhdojne te ndertojne per qefin e tyre. Nuk egzistojne fondet e investimit qe te rinovohen zona te tera e jo te ndertohet nje pallat aty e nje pallat atje.

Vazhdojme ende te mos kemi nje ide te perbashket dhe nje investim jo te fragmentuar ne kete sektor edhe pse si sistem Shqiperi apo sistem Tirane vuajme sot pasojat e kesaj anomalie qe ka te beje kryesisht me papjekurine tone.

Ore, meqe fole per projektime te keqija, a te ka rene rasti te perdoresh ndonje hyrje apo dalje midis golemit dhe divjakes? Seriozisht e kane ata inxhinieret qe projektuan ate rruge (se ka ca nja 7 vjet qe nisi te ndertohet). Shpejtesia 100 km, hyrja nga jashte per t'ju bashkuar trafikut ne kend pothuaj 90 grade... ose korsia qe te bashkon me autostraden (merge) vetem 15 metra e gjate... 

Sa here kaloj andej Blend, me gric nervat ne nje nivel qe s'di te te them... Mundohem te mendoj dicka tjeter, me te bukur. Kaloj shpesh sepse kam disa miq qe kane apartamente verore ne ate kasaphanen aty dhe eshte tragji-komike (ne rastin me te mire) trajektorja qe duhet ndjekur per te dale nga autostrada, (apo cfaredo emri tjeter te kete ajo gjeja), ne shtepite e tyre dhe anasjelltas.

Ai segment eshte monument i papergjegjshemerise dhe i shkaperdhimit te pergjithshem te ketij vendi. Duhen sjelle studente te urbanistikes dhe te inxhinjerise civile ne ate zone qe te kuptojne se cfare ndodh kur shkenca nuk eshte me nje instrument i vullnetit politik, por nje materializim fjale per fjale i retorikes se tij.

Sot ngercet ne trafik me jane duk lule perpara ca ngerceve te tjera qe duhej te zgjidhja me ndermarje shtetrore.
Mire derra, se me derrin di te meresh, po dhe te paafte!!!

Korsi bicikletash me pllaka; budallik me te madh s'kam pa.

S'do me pa ti e une*, por i shikon Guglli, aka, s'eshte dhe aq i rralle si fenomen. 

Per foton, sos kish ndonje tabele dhe s'u spostuan. 

*Jo se kam ndonje gje kunder pllakave, por kam parasysh jetegjatesine pak-mujoreshe te tyre ndaj me duket budallik. 

Jane te shtrenjta, rrojne pak dhe biles me duken te rrezikshme.

Nuk jane te rralla? E ku ka tjeter? Me duket se e ngaterron me vendet e parkimit te bicikleteva???

S'eshte dhe aq i rralle, dmth nuk kane shpikur rroten keta tanet.  Ka dhe ketu vende vende, ka dhe gjetke ne Evrope. 

Kjo s'do te thote qe eshte ide e mire, sidomos tek ne.  Ne vend te pllakave, e pervec tabelave, mund te kishin perdorur asfalt ngjyre tulle, per ta dalluar nga trotuari per kembesoret.  

Per temen, trafiku kesaj radhe* nuk m'u duk aq i keq.  Por une isha dhe cik ngeshem me pushime, keshtu qe nuk di sa/si/qysh do shaja po ta kisha perditshmeri. 

*me "r" te bute o Blend! Nja nje jave e kusur pa peshk e pa shtyp shqiptar e sot me doli ne disa vende "rr-ja". 

Per tju heq merakun do kaloj dhe iher andej neser. Nga makina u dukshin a si stampim a si "tulla" betoni. Cekici do tregoje te verteten. 

Une mendoj se ajo hapsire duhej bere korsi parkimi. Anash saj, nje korsi bicikletash nje metroshe max.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).