Ky është libri i dytë shumë i dobët i Blushit. Pas sprovës provokuese "Hëna e Shqipërisë", që ishte i dobët, romani "Kandidati" është shumë i dobët. Sigurisht që edhe mundet që të shiten kopje të shumta të romanit në panairin e afërt të librit, por shitja e shumë kopjeve të siguron para, por jo vendin në letrat shqipe.

Arsyet pse është roman shumë i dobët:

Shkrimtari rreket të përdorë letërsinë në funksion të politikës, sepse është politikan që tanimë ndjen kufizimin e të shkruarit të letërsisë artistike nga fusha e minuar e politikës.

Romani ka doza shumë të larta mllefi vetjak, cinizmi të kotë, sarkazme bajate, simbolizmi gati alegorik dhe përgojimi të pafalshëm të personazheve historike.

Romani është shkruar me turravrap ec-të-kapim-panairin-e-librit. Ky ngut grafomanik përpos që dallohet te gabimet e shumta, (p.sh. mungesa e shumë ë-ve apo ç-ve,) pranohet hapur edhe nga vetë autori, i cili mbyll romanin me "20 shtator 30 shtator 2015." Nuk e di "ç'ka dashur të thotë autori" me këto data në mbylljen e romanit?

Dhe të mendosh se Blushin e kam për zemër. Prandaj nuk po shkruaj më gjatë por, ama, ndihem i vjedhur me 1000 lekë.
Prandaj edhe mund ta shes këtë roman, nëse do të ma blej ndokush pas këtij statusi, sigurisht...!

*Nga Facebook
Autori është pedagog i letërsisë amerikane në Universitetin e Tiranës.

8 Komente

Me gjithe respektin per Ju M3...

Ne vendin tone nje numer i konsiderueshem botimesh historike dhe letrare,pjesa me e madhe te cilave,zvogelojne dhe shtremeberojne me lloj-lloj interpretimesh te padrejta,te nxitura kryesisht jo vetem nga interesat politke ,por dhe nga deshira e autoreve te tyre per te bere "sensacion" dhe per te fituar emer duke e ditur qe nuk do te ngrihej dikush ti demaskonte.Kjo leteresi ka per qellim te diskreditoje cdo gje ne thelb te historise sone kombetare dhe letrare me kanotacione shume pergjithesuese dhe me baze irredentiste ne vlerat tona shoqerore.

Sinqerisht shoh shume gjera te perbashketa te autorit Blushi me shkrimtarin e "cquar" Myfid bej Libohova(deputet xhonturk,qe goditi Levizjen kombetare shqiptare)duke njollosur figuren e Ali Pashe Tepelenes qe sot e kesaj dite merret per baze ne enciklopedite e vendeve shoviniste qe na rrethojne dhe qe trumbetojne cdo fjale te shkruar per te njollosur me sa te mund figurat e larta te vendit tone.

Persa i perket faktit qe Blushi mund te kete qasje ne shoqerite sllavo-orthodhokse te cilat jane te interesuara ne shtremeberimet e udhezuar ndaj figurave historike tone realisht mund te shoh dhe nje kompleksitet ne subkoshience nga preajardhja e tij familjare(nipi Shuteriqit)si nxenes i Nosit.

përgojimi të pafalshëm të personazheve historike.

Per ke e ka fjalen autori qe thote qe nuk do e fale ? Se mund te jesh historik, por mund te jesh negativ ne gjurmet qe ke lene ne histori.

Kush ka firmosur qe kurora e Skenderbeut  te kaloje ne duart e Emanuelit eshte tradhetar i kombit shqiptar. Kjo duhet thene troç. Pastaj populli veshderr le ta gjykoje vete si te doje kete pune.

Megjithate ky eshte status fc i cili qellimin e ka te qarte. Ai u thote atyre qe eshte kunder Ben Blushit. Nuk luhet me buken e gojes e per kete autori i statusit te fc, ka te drejte.

O xhan je renditur ne krah te Qazim Sejdinit merr vesh apo jo ? Se pastaj qaheni qe po na mbysin injorantet, dallkauket apo batakcinjte.

Blushi ka nje gabim ne kete rast. Titulli i romanit duhet te ishte : Batakçiu.

Nuk ka qene Lef Nosi,kjo eshte e sigurte,thjesht se Lef Nosi ishte ne burgjet e Italise ne ate kohe...

Po e blej une me ulje çmimi, 200 leke, 1,5 euro smiley

Tani qe ja mbyllet gojen me dhune Alida Hiskut, jeni qe jeni njolloseni edhe Lef Nosin, firmetarin e Deklarates se Pavaresise.
Edhe Zerva bashkepunoi me gjermanet por sot ai mbahet hero nga populli grek.
Lef Nosi ka meritat e veta ne themelimin e shtetit shqiptar,me tej si bashkepuntor i ngushte i Fan Nolit, ne krijimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe keto gjera nuk mund ti hidhen poshte vetem se pranoi te ishte anetar i regjences.Kjo nuk do te thote se ai nuk e... donte Shqiperine.Cfare duhet tu themi patrioteve qe bashkepunuan me pushtuesit ne L1B qe nga Themistokliu e deri tek Ismail Qemali?Mos jane edhe keta tradhetare?
Se me kete llogjike i bie ti ngreme monument Esat Pashes, se ai u rreshtua me fituesit.
Apo mos jane tradhatare edhe kosovaret qe bashkepunuan me NATO-n dhe nuk i moren leje Serbise dhe Rusise?
Te tille ishin edhe Aleksander Xhuvani apo Eqerem Cabej qe bashkepunuan me gjermanet gjate L2B por ata u trajtuan ndryshe dhe mire u be qe u trajtuan ndryshe.
Ky debati per figuren e Lef Nosit eshte hapur per perfitime personale dhe mbyllja e gojes me dhune qe ju be Alida Hiskut tregon qe kjo klase politike te ben shkrumb e hi po ju preke baballaret.
Kur isha kete vere ne Elbasan pashe edhe monumentin e Lef Nosit dhe i bera nje fotografi.
Mire ta kemi per kujtim se bijte e eterve do ta heqin ashtu sic gati e vrane me gure Alida Hiskun vetem se tregoi eksperencen e saj ne burg.
Po jetojme ne nje epoke te re ne Shqiperi.
Pas perdhunimit qe do ti behet edhe Levizjes Studentore, qe ka filluar me kohe nga mediat e Rames, nuk eshte cudi qe vitin tjeter apo ne 2017 ti ngrihet permendore Enver Hoxhes.
Jetojme ne kohe te cuditshme!

Kjo kllase podhitike ta rru. Te vertetes s'kane c'ti bejne. Se po leshon ca ereza Blushi dhe nderroi historia. Nuk e di kush ia blen librat ketij, se tashme ka leter shume me cilesore per ate punen. 

Kam qene nder te paret qe e kam lexuar librin e Blushit... Me pelqeu se pasqyrote nje te vertete jo vetem ne Elbasan por ne shume qytete te tjera te vendit si Durrsi etj etj. E vetmja gje qe sme pelqeu ishte pjesa e uljes poshte te fikures se Lef Nosit. Do doja ta pyesja Blushin nqs Lef Nosi u bashkua me gjermanet ne kushte lufte, c'fare beri Enveri me Jugosllavet, Ruset mbas lufte me te gjithe mallin qe kishte ngelur ne magazinat Shqiptare? Apo c'fare beni juve politikanet e rrangut te larte sot, e prej 20 vitesh me pasurite kombetare Shqiptare, me monopolet dhe ne dyert e ambasadave te huaja duke shajt njeri-tjetrin? Jam shume i bindur qe nese sot do kishim nje sulm ofensive ndaj Shqiperise nga nje fuqi e madhe te gjithe keto karafila qe kemi ne politike jo vetem qe do renditeshin perkrahe tyre por do shisnin nenat dhe baballaret e vet.. Libri ishte shume i bukur me perjashtim te asaj qe sapo permenda lart. Nje gje qe me cuditi ishte qe nje pedagog shkruan pre nje liber jo te arrire? Ne tregun tone te librave dalin cdo dite "shaka te natyres" nqs mund ti quaj shume dhe asnje pedagog deri me sot ska reaguar kunder livelit te botimeve... Bie pak era politike me duket smiley

Mbyllja e romanit me 20 ... 30 shtator duhet te kete kuptimin qe romani eshte mbyllur me 20 shtator. Pas kesaj date, panvarsisht nese autori e ka derguar romanin per e-mail tek shtepia botuese ose jo, ai i ka bere -sic duket- akoma ndreqje deri me 30 shtator. Ka shume mundesi qe ai te kete dashur te vazhdoje me ndreqje edhe me tej, por shtypja e fletave kalk te botimit nuk e ka lejuar me tej. Keshtu data perfundimtare e te gjitha ndreqjeve te shpejta te romanit duhet te jete 30 shtatori. Pas kesaj date ai nuk ka patur me mundesi per ndreqje, sepse botuesi duhet ta kete bere gati per shtyp. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).