Në shtator të vitit 2012 një grup ish-të përndjekurish qëlluan me miell makinën e Sali Berishës përpara Kuvendit. Tre autorët e kësaj ngjarjeje, tre javë më pas organizuan grevën e urisë ku vdiq Lirak Bejko.

Hakmarrja ishte në lartësinë e Berishës. As ai e askush tjetër i qeverisë nuk pranoi qoftë edhe të takohej me ata njerëz të dëshpëruar. Jo vetëm i refuzoi, por i quajti pijanecë dhe të sëmurë mendorë.

Të sfiduar deri në poshtërim, një prej tyre i vuri flakën vetes dhe u dogj në 25 përqind të trupit, shoku i tij, Liraku, që bëri të njëjtin veprim vetëflijues, vdiq nga plagët.

Burri me natyrë vulgare që opozitarëve të tij u thotë “vdisni se do t’u bëj fjalimin më të bukur të varrimit” ia arriti edhe njëherë tjetër t’i çonte drejt vdekjes ata që ia cënonin, sipas mendjes së tij, kullën e pushtetit; siç kishte bërë ca muaj përpara kësaj me ekzekutimet barbare në Bulevardin e Tiranës; si më herët me katastrofën e pandreqshme të 97-s, si më pas me babëzinë fëmijëvrasëse të Gërdecit, etj etj; aq të shumta krime, sa tashmë turpi nuk është më i tij, por i yni, si shoqëri që bashkëjetojmë me të pa e ndëshkuar.

Tre vjet më pas, këtë nëntor të 2015-s disa studentë qëllojnë me vezë ndaj makinës së Edi Ramës.

Kryeministrin e ardhur në pushtet si rilindas e të kritikuar tashmë si konformist, mund ta akuzosh për shumëçka, por jo për qasjen ndaj kritikëve, opozitarëve, protestuesve. Mjaft të sjellim në kujtesë reagimin ndaj protestës për armët kimike.

Shoqëria shqiptare po e teston tashmë kurajon për të reaguar ndaj ekzekutivit pa frikën e represionit, shkatërrimit të jetës, vrasjes.

Studentët që kundërshtojnë ligjin e ri mbi arsimin, duhet ta mbajnë në kujtesë dhe ndërgjegje çfarë ndodhte nën mbrojtësin e zjarrtë të protestuesve të sotëm, që dje vriste demonstrues, zhdukte prova dhe gremiste dëshmitarë.

Asgjë nuk është e lehtë dhe askush nuk është perfekt. Edi Rama nuk është pa të meta, por a janë pa të tilla vallë, gjykuesit e pamëshirë të tij?

Gjithësecili që është i ndershëm e meriton të jetë gjykues – i thosh’ heroi adoleshent i Dostojevskit babait të tij. Dhe ky përgjigjej: Në u nissh nga kjo, nuk ke për të gjetur shumë gjykues në këtë botë…

E vërteta është që kundërshtarët e sotëm të Ramës, me ndonjë përjashtim shumë të rrallë nuk kanë mendime të tyret, por thjesht interesa. Paaftësia për të harmonizuar këto interesa po e bën target sulmesh Edi Ramën.

A i meriton ai këta? A e meriton ish-llumin me të cilin ka rrethuar veten? A i meriton vezët?  PO, nëse vijon të rëndojë fukarenjtë që e kanë votuar dhe të tregohet shpirtllagarë me ish-torturuesit e tyre. PO, nëse nuk arrin të kuptojë akoma që forca shkatërruese e padrejtësisë po e dërrmon shqiptarin e thjeshtë, po ia çorodit personalitetin, po ia nxin tiparet e tij më të mira, ndërsa shembulli i grykësisë politike po e bën të anojë nga krimi dhe parazitizmi. PO, nëse merr për të vërtetë vetëm atë që dëshiron ai të jetë e tillë. Dhe sërish PO, nëse nuk lufton dehjen e egoizmit, ngritjen në poste të njerëzve të rëndomtë, orgjinë e pushtetit me veten si rishfaqje të farsës perandorake të kalit-senator.

Edi Rama ka po aq gjëra për të mësuar sa ç’kishte për të çmësuar para se të shijonte pushtetin.

Më herët ka dëshmuar jo pak kokëngjeshje deri në burrëri. Tashmë i duhet të tregojë se nuk është një nga ata gjenitë e mangët që kanë një farë fuqie për të dëshiruar, për të konceptuar (çka është ndoshta e njëjta gjë) po që s’kanë asnjë forcë për ta vënë në jetë dëshirën e tyre.

Është ende në kohë për të dalë nga mjerimi moral i republikës Rinas-Bulevard dhe të jetë kryeministri të cilin kanë votuar shqiptarët.

Shqipëria e vërtetë, jo ajo e menduara apo e stisura, ka ende besim tek ai.

Me një ish-qeveri kriminale, sot opozitë konfuze, qesharake, e pamoralshme, kjo mazhorancë është sot e vetmja zgjidhje politike për Shqipërinë.

59 Komente

Hallall Blendo, siç duket i paske marre frerret ne dore blogut dhe po e drejton me mjeshteri dhe siguri....ka dy muaj qe vetem ti poston... apo ....topi eshte i imi penalltine e gjuaj une...

Mirepres postime nga ti alidems. Kjo eshte pune e papaguar miku im. Po e ke pasionin, jepi.

Amon mer Qorr se u trema nje moment. Menova se e kishe shkrujt ti kete artikull e thashe na paska ik per lesh ene Qorri. Shyqyr "vetem" e paske postu (gjysma e te keqes, pra ke ik vetem pergjysem per lesh smiley)

E para te merresh akoma me Berishen eshte nje humbje kohe e madhe. Mjafton qe kushdo qe mundohet te beje nje gje te mire per kete vend te nxjerri nje pankarte (sic sygjerote ene Cimi) "amon Sale m'rri larg!". 

E dyta, rilindaaasa te dashur mos u nxitoni te beni krahasime midis Rames e Berishes, per te "shpetu" Ramen se mund t'ju bjeri Rama brenda. Sala njerzit i vrau ne bulevard kur vertete ju rreziku pushteti dhe pas disa vjeteve ne pushtet. Protesta me veze e greva urije bene me jave te tera para kryeministrise dhe ai u tall me protestuesit sic zgerdhihet Rama sot. Biles ndryshe nga Rama, ai nuk arrestoi njeri. 

Po te kishte kellqe opozita qe te nxirrte njerzit ne proteste per aferen e CEZ qe eshte shume me e rende se video e Priftit, dhe te sulmonte kryeministrine sic ndodhi me 21 janar, te jeni te bindur rilindaaasa se do ndodhte nje masaker me e madhe se me 21 janar. Mund te mos e benin gardistet apo policet me uniforme, po do e benin te fortet qe Ramen e kane kap prej k@qesh. Rreziku i vertete me 21 janar nuk ishte ajo qe ndodhi ne bulevard po "ushtria" e Sales qe ishte mbledh te Sarajet dhe mini bandat e Rames qe ishin pergatit per lufte neper rrethe. Arvizu e quajti Salen "burre shteti" (ja futi kot sigurisht) se ky arriti t'i frenoje ushtaret e tij. A mund te besojme se Rama e Tajarja kane bythe te frenojne bandat nese shofin se u rrezikohet pushteti. Mos harroni qe keto banda kane financu shume per pushtetin e sotem. Nuk heqin kollaj dore nga kthimi mbi investimin.

Lizandoro, mos me thirr qorr se edhe pa syze, ka rrezik, shof me mire se ty. smiley Une i kam 0.25, dmth per tangerllik. smiley  Po e solla shkrimin, nuk do te thote se bie dakord me te, se pak debat, ne qofte civil dhe logjik, nuk ben keq. Ke edhe kete shkrimin me poshte, qe do ta shohi Ramen te hedhur nga pushteti,  opinioni i kundert pra, aprovuar gjithashtu nga une.

O QOOOOORROOO vetem pjesa me humor ishte per ty o burre i dheut. Nuk kom asnje dyshim qe nuk je dakort me shkrimin se e ke sjell, po nuk o se per tu grric me ty mjafto interpretimi i drejte i gjonave. Pra qe ke emri e me pas duhet bo pak deformim se nryshe s'na quhet. Pastaj qe ke votu per rilindaaasit ate mbaje smiley

pak debat, ne qofte civil dhe logjik, nuk ben keq

Debati publik natyrisht qe duhet, po tjeter gje debati, tjeter gje zhurma qe synon te mbyse debatin.

Plus, ku  logjika ne shkrim, tek krahasimi i vitit te 3-te te qeverisjes se Rilindjes me Berishen (si Enveri qe krahasohej me vitin '37)? Po meqe standarti i Rilindjes eshte krahasimi me te shkuaren (Rilindje=bereqavers jo me keq se Berisha) pse mos te mjaftohemi me faktin qe Rama s'eshte me i keq se Zogu, ose se Sulltan Murati?  C'beri 23 vjet (kur erdhi Berisha fillimisht ne pushtet) e c'beri ca me shume kur erdhen Zogu me Sulltanin.

Apo tek injorimi i faktit qe edhe pse vezet s'e preken fare Ramen, cubat e tij i kapen per fyti e flokesh ato gocat e cunat 20+ vjecare, i mbajten e dhunuan ne polici per 8+ ore e nuk lejuan as Avokatin e Popullit ti takoje? 

Apo tek injorimi i faktit qe levizja "Per Universitetin" ka mbi nje vit qe kerkon qe edhe studentet te degjohen per ligjin i cili ndikon me shume pikerisht tek studentet, e Ajatolla i Shqiperise jo vetem qe i injoroi totalisht, por edhe i arrestoi qe me pare pa hedhur vezet mbi te, e ate diten e vezeve shkoi ne Universitet te beje takim me biznesin privat, a thua se Universiteti eshte zyra e tij?

Pastaj, ti pret debat civil dhe logjik nga bebelinat e pushtetit mafioz, tip Mero Baze i ish-Berishes (e sot i Rames) dhe Adrian Thano (i ish-Kokedhimes/Shekullit, sot edhe i Rames) te cilet profesion dhe pune buke-ngrenese kane anti-mediallekun (mjegullimin e ngjarjeve dhe mendjeve te miletit) per te mbrojtur interesat e pushtetit mafioz?

Qenke lodh kot se per kshu "debati" mjaftojne agjitpropistet e sektorit internetor te Rilindjes, Shkaba dhe Koth-Komentuesi smiley

Mire mer mire, po prap nuk ndryshon asgje nga fakti qe je idiot i lindur. Ta heq dera thuhet andej nga Mborja. smiley

 

Lizandri; " ....Amon mer Qorr se u trema nje moment. Menova se e kishe shkrujt ti kete artikull e thashe na paska ik per lesh ene Qorri. Shyqyr "vetem" e paske postu (gjysma e te keqes, pra ke ik vetem pergjysem per lesh  [smiley] ) ...." 

 

Edhe une kete menova Lizandro smiley kur pashe poshte artikullit Blendi, thashe s'qenka ne rregull Blendi kete muaj smiley 

I lezetshem ky shkrimi dhe totalisht me qendrim te pavaruar nga nje gazete totalisht e pavarur. Po futem te lexoj dicka te Rilindja demokratike tani, sa per balancim ... smiley

Besoj do ta kesh lexuar tashme, dukesh nga keta qe rrine me RD e 55 ne dore

 Edhe ti dukesh se car mban ne dore ...

Bravo te qofte per mprehtesine

 

keto paret qe harxhohen per te lyer majmunin me buzekuq, do ishte mire te shpenzoheshin per permiresuar jeten e njerezve te varfer.

Ashtu edhe nuk do kishte nevoje fare per buzekuq. njerezeve do u dukej i bukur majmuni, no matter what.

Asgjë nuk është e lehtë dhe askush nuk është perfekt. Edi Rama nuk është pa të meta, por a janë pa të tilla vallë, gjykuesit e pamëshirë të tij?

E vërteta është që kundërshtarët e sotëm të Ramës, me ndonjë përjashtim shumë të rrallë nuk kanë mendime të tyret, por thjesht interesa. Paaftësia për të harmonizuar këto interesa po e bën target sulmesh Edi Ramën.

smileysmiley 

 

Zgerdhihu sa te duash por njerezit qe ankohen kunder Rames jane ankuar me luften kunder informalitetit dhe luften kunder vjedhjes ne mase te dritave. Ata njerez duan te vazhdojne te abuzojne dhe asgje me shume, sepse ishin mesuar rehat. E verteta eshte qe ky informalitet eshte nena e cdo problemi qe kemi pasur keto 25 vite. Dhe argumenti me idiot eshte ai i varferise, sepse pikerisht ky informalitet eshte shkaku i varferise. Argumenti "qeverite e tjera ofrojne sherbime per te varfrit pa kerkojne taksa" eshte me idioti, sepse ato sherbime ofrohen vetem pasi ke mbledhur taksa. Kur 100% e popullsise paguan, ka para pastaj e madje edhe goje te kerkoje ndihme per 15% e varfer. Arsyeja qe te varfrit s'kane ndihme nga shteti eshte pikerisht sepse nuk paguhen dritat, nuk paguhet uji, nuk deklarohen shitjet, etj, etj. Nese dikush thote qe nuk paguaj drita sepse s'kam leke, te tjeret s'jane budallenj te thone "kam leke, hajde te paguaj", kur ekziston opsioni te mos paguash vetem duke bere viktimen. Dhe nuk duan te perdorin kupona tatimore sepse del pastaj qe ne te vertete kane leke. Gjithcka per te cilen eshte akuzuar Rama deri me sot, eshte pikerisht kjo, dhe eshte ne fakt lufta kunder problemit me te madh qe ka ky vend. Po u hoq paligjshmeria, ky vend behet shume shpejt se eshte ende plot me energji njerezore.

Shkabe, kuptoj qe e ke pune te pagueshme te mbrosh PS-ne dhe Ramen, por gabon qe mbron patetizmat e ketij artikulli: Rama i paraqitur si karakter shekspirian e i keqkuptuar, ka efekt kunderproduktiv sepse paralajmeron per renien e tij. smiley

Shume e drejte kjo qe shkruan per luften ndaj informalitetit, eshte dhe pika me e forte e qeverisjes se Rames, dhe pikerisht kete duhej te shfrytezonte gazetari i Dites per ta mbrojtur, dhe pse jo, per t'i bere kritike aty ku eshte dhe ku duhet per t'i bere kritike: arroganca, standardi i dyfishte "burg-burg, por edhe kaubojsa." 

 

 

Mua me shume nga te gjithe me paguajne demokratet, ne fakt, po hajt me. Si te thuash ti. Nese qenka pika e forte, ti je nder te shumtit ketu qe ka sulmuar punen kunder problemit me madhor qe ka shqiperia, informalitetin. I bie qe ti paguhesh nga me vrromat e ketij vendi, sipas logjikes tende.

Gabimi im qe nuk te mendoja si militantet e tjere te papaguar. Jo, nuk kam sulmuar luften ndaj informalitetit, por mbylljen e syrit ndaj varferise dhe ato qe permeda me siper. Kaq per sot. Diten e mire. smiley

jane per gjynah keta jardin.

lepirja me llape e prapanices te nxjerr shume pare atje se ka injorante si puna shkabes qe nuk dine te bejne pune tjeter.

i ka ngecur llapa ne prapanicen e edi rames.

Sa kohë zgjat ngjizja e një populli?

Sa te pranoje Evropi refugjate. 

"Shqipëria e vërtetë, jo ajo e menduara apo e stisura, ka ende besim tek ai."

-pra popullin, e kemi me vete!!

mbahuni shoke, shtrengoni rradhet fort.. mbahu Mucho (Nano) me gajret.... kur afron termeti, minjte e ndjejne te paret, thone..

"Republika Rinas-Bulevard", e bukur kjo.

"Edi Rama ka po aq gjëra për të mësuar sa ç’kishte për të çmësuar para se të shijonte pushtetin."

 

ashtu hyyyni, ashtu doli:

se mos harroj:

#ikpirdhu

Shqipëria e vërtetë, jo ajo e menduara apo e stisura, ka ende besim tek ai.

so do I

nejse, te shkrimi tani. ti adrian qe e nis me berishen dhe e perfundon me ramen, je dhe ti nji nga ata qe je mesuar me lidera njisha, perderisa s'ta priti truri te llogjikosh ndryshe nga c'ke shkruar. Akoma vitet 50-60 shek. i shkuar shoqeria ke ne.

tashmë turpi nuk është më i tij, por i yni, si shoqëri që bashkëjetojmë me të pa e ndëshkuar

eee.. dhe kerkoni supeman-in te vije t'ju shpetoje ne fund, to do magics for you!

 

 

Paaftësia për të harmonizuar këto interesa po e bën target sulmesh Edi Ramën

kollaj ta thuash me llafe, kshu ne teori.

hidhi nje sy rreth e rrotull te shofesh cilet ke ne krah, cilet jane bashkeatdhetaret e tu

Populli yne i varfer por shume i zgjuar, i ka gjetur shume mire disa shprehje qe te shpalosen perdite perpara syve gjate leximit te peshkut. P.sh. Armiku i armikut tim eshte miku im.

Dmth Berish gogoli s'denjoi t'i takonte vez-pershendetesit e tij e Rama i mirepriti tek birucat e policise. Nejse hallal per ate republiken Rinas-Bulevard, apo s'ka gjithe ato palma.

Shqipëria e vërtetë, jo ajo e menduara apo e stisura, ka ende besim tek ai.smiley

 

.......tek pasardhesi direkt i bllokmeneve hoxhisto-dullist 

sa e ka pas luftu udheheqsi i parties konceptin e se keqes me te vogel smiley

nejse, me behet qejfi qi gazeta dita i paska sheshu moskeqkuptimet per çashtje te ministrit Tahiri

 

"Më herët ka dëshmuar jo pak kokëngjeshje deri në burrëri. " smileysmiley

 

Me një ish-qeveri kriminale, sot opozitë konfuze, qesharake, e pamoralshme, kjo mazhorancë është sot e vetmja zgjidhje politike për Shqipërinë.

smileysmiley 

Shoqëria shqiptare po e teston tashmë kurajon për të reaguar ndaj ekzekutivit pa frikën e represionit, shkatërrimit të jetës, vrasjes.

​Këto janë përfundime me këmbë në tokë , jo patetizmat e blegërimat e adoleshentëve për Shekspirin "e keqkuptuar" e gjujtjen me vezë dhe Frojdin e zënë për gryke nga kolegët se "u hoqi cipën e moralit " me të cilat përpiqen të zhurmojnë daullet e Sotme si melodi .

Xhveshja e ngjarjes nga Realiteit është pikërisht ajo që ka ndodhur .Një akt testimi mbi qëndrimin e pushtetit ndaj protestës.

Të tjerat pa harruarr gam -gamet e sholokëve që shohin banda e kuçedra për marrje pushtetesh në çdo protestë , është në të drejtën e tyre bashkë me shakatorët që zgërdhihen apo ckërmitësit që mallkojnë.

Fakti që Bajraktari Vrasës  babi shpirtëror e gishti këmzës të të gjithë kësaj skote InteliDjentësh

Nuk është më dhe nuk ka asnjë shans të jetë më

​Ndryshe thënia e Konicës duhet të shkruhet  në Flamurin e Shipërisë e Nxjerrë nga Kushtetuta .

 

 

 

ishin ca si te qullta vetë ato

Adriani shkruan bukur, fort, bindshem, por ketu sikur e ka 10-re pakez. Eshte e vertete ajo qe thote per Rilindjen; 

" .....Shoqëria shqiptare po e teston tashmë kurajon për të reaguar ndaj ekzekutivit pa frikën e represionit, shkatërrimit të jetës, vrasjes...." 

 megjithse nje komentator ketu tha se, akoma nuk eshte testuar me demostrata masive, se po te kete te tilla edhe Palloshi te vret.  Kete gje vertet ne lexuesit nuk e dime, por gjer me tani Palloshi nuk ka vrare njeri.  Por Adriani sikur gabon ketu;  

" .....Me një ish-qeveri kriminale, sot opozitë konfuze, qesharake, e pamoralshme, kjo mazhorancë është sot e vetmja zgjidhje politike për Shqipërinë...."  

 nese do te ishte keshtu, athere pse ikin akoma me mijra shqiptare dhe pse vazhdojne te jene te varfer me mijra shqiptare. A ka ka bere kete pyetje vetes kryeredaktori i famshem. Une do ti thoshja Adrianit; Hapeni median, shtypin per alternativat e tjera, per idete e tjera, per vizionet e tjera, qe populli dhe qeveria te njihen me to. 

Mirpo Adriani me shoke nuk e hap shtypin, median per idete e tjera bashkohore, se eshte i lidhur, i kapur per koqesh, ai do e hapi dritaren aq sa i thone, se ka frike, dhe s'ka faj se i presin rrogen. 

nese do te ishte keshtu, athere pse ikin akoma me mijra shqiptare dhe pse vazhdojne te jene te varfer me mijra shqiptare. 

Shqipetaret o Pierre kane ikur jete e mot. Ti me te vertete pretendon se me 2 vjet qeverisje ajo qe eshte cbere ne Shqiperi gjate 25 viteve te post diktatures do te regullohej? Perpara se te mendohet per te varferit dhe pabukesit, ne radhe te pare duhet te krijosh nje shtet se ndryshe si do ti zgjidhesh hallet e tyre? E pra, rilindja kete kerkon te beje mekanizmin qe quhet shtet. E pastaj, si te kesh mekanizmin apo device-in edhe mund te pretendosh te zgjidhesh shqetesimin tend. Lexoje mire VQ se ke filluar ti harosh ato qe ke shkruar vete. Apo eshte plagjiature?

problemi eshte per ke e krijon kete shtet berber, dhe a eshte ky shtet per te gjithe

Kuazo smiley  smiley Po te konsultohej Palloshi thjesht vetem 1 ore me autori e VQ, do fitonte shum me teper seç do kish fituar gjer me tani, e ketu nuk e kam fjalen vetem per anen financiare por me shume per ane te tjera. 

heu bre, edhe sivellau rumun kenka zbyth prej pushteti

Sikur tha njeri ketu ..Kushjane keta dy Trollet ketu...

Po qe mba dhe fshesaxhi mrapa smiley

eeh sa te dobet jeni ju brezi i sotem... partizanet i nxirrnin gjoksin tankut ju keni frike nga shkronjat smiley

Merru  me Bulkthin rapadam se më ka hup Topi me lujt topa - gropthi smiley 

PO, nëse vijon të rëndojë fukarenjtë që e kanë votuar dhe të tregohet shpirtllagarë me ish-torturuesit e tyre. PO, nëse nuk arrin të kuptojë akoma që forca shkatërruese e padrejtësisë po e dërrmon shqiptarin e thjeshtë, po ia çorodit personalitetin, po ia nxin tiparet e tij më të mira, ndërsa shembulli i grykësisë politike po e bën të anojë nga krimi dhe parazitizmi. PO, nëse merr për të vërtetë vetëm atë që dëshiron ai të jetë e tillë. Dhe sërish PO, nëse nuk lufton dehjen e egoizmit, ngritjen në poste të njerëzve të rëndomtë, orgjinë e pushtetit me veten si rishfaqje të farsës perandorake të kalit-senator.

Nese? fukarenjte jane renduar, sistemi i drejtesise eshte i shtrembesise, te verteten Rama e njeh vetem ne pikturat e tij, dhe kuajt i ka bere me kohe senatore e drejtore, edhe nga ato hienat e hazbuara si kriminelet qe popullojne sot parlamentin

i ka dhon dhe nji shans te fundit praaa smiley

Shko re pirdhu .

" me heret ka provuar jo pak kokengjeshje deri ne burreri "

smiley

Po Dash Peza ca menimi ka per kte ?

O shoku shkronjes,

E dime se keta nuk jane aq mut sa ata qe shkuan, por kjo nuk do te thote se nuk duhet tu kerkojme te bejne punen, e ta bejne mire bile; dryshe do behen po nje mut, e do na behet muti mullar. 

Sot nga ora 9, mu tek e bera nje piko sondazh. Rrufita kafen, u cova nga tavolina dhe fillova duke pyt njerezit ne lokal nese ishin studente apo jo. Ne mase ishin studente. Kafeneja nuk ndodhet afer ndonje universiteti. 

Herr Fiqo, 

Dikush i rre keta. Dje kam nejt nja 10 minuta me ca qe e bojne kegun tim te duket si sikspek. Te gjithe me biznece te vegjel, dhe te gjithe nga shkumbin e nalt. Nje nga gjerat e shumta qe mesova ishte se Zhermania mer burr, te jep shpi falas, 3000 euro ne muj etj etj.. jo jo thash une... mire tha, imixhashcin a ti jep, tha... nuk e di i thash... ti jep mor tha!!!! Te vete i muj turist tha, te pakten imiexhashcin euro fitim!!!!

Dikush i rre herr Fico!!

paj rrena esh me e bukur se realiteti o Bame. Kush nuk do me i hik realitetit smiley

hajde gjeje kush e ka fajin, rrena apo rrealiteti smiley

 

ps. Un po ndëgjoj qi duen me hik te gjith jo vetem ato qi skan por edhe ato qi kan.. nuk e di, nuk e di po uji qi sleviz qelbet thon.

 

Kane 15 vjet qe vujne nga rrenat o Fico;sot e dune kopshtin e edenit te projektum e te ndertum mrena 2 vitesh, pa punu e pa pagu as edhe i kacidhe takse, o Fico!!! 

Mu me bezdis e me bo dyshus kjo terheqja qe kane nga socializmi gjerman o burr, se kshu, krejt te djathte ishin...

 

" .....Me një ish-qeveri kriminale, sot opozitë konfuze, qesharake, e pamoralshme, kjo mazhorancë është sot e vetmja zgjidhje politike për Shqipërinë...."  
nqs as 1000000 shuplakat nuk te mjaftojne qe nje ish qeveri kriminale ta transferosh brenda hekurave kjo do te thote se nuk do ta besh. 
Dhe te mos harrojme se ndeshkimi i padrejtesise , korrupsionit dhe krimit ishte njeri nga premtimet kresore te fushates se 2013........ te mos flasim pastaj per vrasesit e 21 janarit....
Deri me sot asnje premtim i realizuar dhe sigurisht qe nuk ka me kohe qe te realizohen.             Ka ngelur 1 vit kohe. Pas kesaj fillon fushata tjeter.
Si perfundim shkrimi per mua ne rastin me te mire eshte nje  soft propaganda
 

Sa e majti bari vesen

aq e majti femra me moral te dyshimte besen ...

Theeere you go.

Oops. Wrong Peshk ... a mund ta transportoje nanjoni ke ajo tema me Alida Briskun, mundesisht poshte komentit te fundit te njonit/nderuarit . Thanks .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).