Piktura e Amedeo Modiglianit "Nu Couché", është shitur në ankand nga Christie’s, në Nju Jork, për shifrën rekord prej 170.4 milionë dollarësh (158.4 milionë euro).

Vepra është pikturuar në vitin 1917 nga piktori dhe skulptori livornez (1884-1920). Ai që ka fituar ankandin, pas ofertave të cilat zgjatën vetëm nëntë minuta, ka qenë një koleksionist kinez.

Precedenti rekord për pikturat e Modigliani-t ka qenë 71 milionë dollarë.

48 Komente

Me 158 milion euro kishe blere 1580 gra mor kinez , dhe i pikturoje vete avash...avash...

Kinezet nuk jane shume qeflinj,mendjen e kane me shume te paraja dhe qe te duken.Kinezkat gabiten si te huajt e kane mendjen vetem te ai vendi.Qari yne.Po c't'i besh qe na mori koka ere dhe e martum thuj.

Shif e shkruaj thuaj, per qinezet meshkuj. Ta dinte Modigliani qe do e blente nje kinez ket pikture... Eh. Lol

Megjithate,me kujtohet nje pjese ne nje nga keto telenovelat shqiptare,"Njerez dhe fate" a dicka e tille.Po shkonin prostituta,Rozana Radi (prostituta si rol e kam fjalen) dhe kinezi (ai qe ftonin te "Fiksi" per te tall menderen me shqipot qe s'dinin shqip) ne Vlore per te ikur ne Itali me skaf a gomone si ai arkitekti i Heretikut.I thote prosti kinezit:"Kinezi,bibilushi,vogla"."Po,po",ia kthen ai,"bibilushi vogla,po me ket bibilushi ber kinezi 1 miliard veta".

Artist sagllom. E bon dyqint meleonshin pas vdekjes.

Ku e ka bukurine kjo pikture? smiley

Te modeli i flokeve te vajzes!

vetem nje trekendesh nga fotoja do ndihmonte shume qeverine per reformat dhe fondet , ce do, marrdheniet me kinen sjane si me pare smiley

Kjo me duket si pune kunji smiley noi kineze nuk e ka pranuar kete parelliun. 

 ke te drejte Pjer, arti eshte sublimim i frustacioneve qe vijne prej  realitetit te paarritshem.

Eh, p*** can bllokaden ka pas thon Gim Qorri.

Thuj Gim Qorrit ka maru kjo , osht bo Likja can bllokaden smiley

Ah, ju te Shqipnise jeni politikarizu komplet me duket. smiley

Liu Yiqian, një ish-shofer taksie në Kinë, i kthyer në një miliarder që koleksion vepra arti, bleu një ditë më parë për 170.4 milionë dollarë veprën e artit “Nu Couche” të piktorit Amadeo Modigliani-t. Kjo pikturë është një nga veprat e artit më të shtrenjta në botë. Por historia e autorit të saj është e trishtë

Edhe pse ishte vera e vitit 1917 dhe kulmi i Luftës së Parë Botërore, Parisi ishte i mbushur me turistë.

Amadeo Modigliani u afrohej atyre, në barin e preferuar, Rotonde, dhe u kërkonte që t’u bënte një portret.

“Jam Modigliani, një hebre. Pesë franga”, thoshte gjysmë i dehur.

Ky emër nuk u thoshte shumë turistëve, por për pesë franga, ky ishte një suvenir i mirë.

Sot, emri i tij është shumë i njohur në botë dhe veprat i shiten shumë më tepër se disa teke me alkool.

Jeta e shkurtër dhe e turbullt e piktorit dhe skulptorit italian- e mbushur me alkool, drogë, femra dhe dhunë- është mahnitëse.

Ai lindi në vitin 1884 në qytetin e Livornos në Itali.

Përpara se të lindte, babai i tij, një hebre i njohur për dhënie huash monetare, kishte falimentuar.

Përmbaruesit hynë në shtëpinë e tij, në kohën që mamasë, Eugenie, i kishin nisur dhimbjet e lindjes.

Meqë ligji e lejonte, ata sekuestruan edhe krevatin ku ajo ishte shtrirë për të lindur.

Vogëlushi Modigliani sëmurej shpesh.

Pasi u sëmur disa herë, në një rast edhe me tuberkuloz, mamaja e mori të birin për të udhëtuar.

Ai e quante veten që në atë kohë një piktor, por edhe një joshës i madh femrash.

Kur ishte 16 vjeç, ai çoi në krevat një turiste norvegjeze gjatë një udhëtimi në Kapri me mamanë.

Ishte e para mes shumë syresh.

Deri në fillim të të njëzetave, studioi dhe pikturoi në Itali, por si shumë artistë të tjerë të periudhës, i vetmi vend ku duhej të shkoje, ishte Parisi.

Ai mbërriti atje në vitin 1906.

Mamaja e tij i dërgonte para, por ato nuk i dilnin. Shumë shpejt ai nisi të shijojë kanabisin. Nuk ka dyshim që kishte varësi ndaj drogës, por historianët ndahen përsa i përket ndikimit që kishte në punën e tij.

Një mbrëmje, i bërë dru, ai pikturoi një grua me qafë si të një mjelme.

Shumë shpejt gratë me qafë të gjatë u bënë simbol i punimeve të tij.

Në vitin 1910, në moshën 26 vjeç, nisi një aferë pasionante me një poete ruse, e quajtur Anna Akhmatova.

Martesa me 21-vjeçaren zgjati vetëm një vit.

 

Piktor hesapi, vk

Investim ka bo kinezi. E shet kur te doje 200, vec kunjit per ta pat ne koleksion.

Ore ka plas interesi per artin ne Kine! Pak a shume po kaq u blene edhe pikturat e udheheqesit tone te dashur lartgjatesise se tij para na dy javesh. smiley

Vallahi pune m... eshte kjo puna e koleksioneve private te veprave te tilla. Te vje pak keq qe piktura te tilla te mbyllen ne nje koleksion privat. Nuk du me bo si "dashnor i medias se lire" me falni artit smiley, po ka nje kategori veprash qe duhet me doemos te jene te ekspozume ne muze publike. Po kur arrihen cmime te tilla asnje muze nuk e perballon dot. Dhe as do ishte e drejte te shpenzoheshin shuma te tilla nga fondet publike per nje pikture. Mund te behej nje ligj qe cdo posedues i ketyre veprave te kishte detyrimin t'i ekspozonte per disa muaj ne vit neper muze publike. Po nejse kjo eshte pune ekspertesh te kesaj fushe.

Punet ekspozohen edhe kur u perkasin koleksionisteve private. Pa folur per raste si ai i koleksionit te Peggy Guggenheimit.

Modiglianit i pashe nje portret para nja dy muajsh. Cfare drite kapricoze kane punet e tij!

Fino,

E di qe veprat ekspozohen. Biles ne te gjithe muzete e rendesishem qe kam pa nje pjese e veprave u jane dhuruar nga koleksioniste private (sot eshte e pamundur qe nje veper e rendesishme te blihet nga nje muze publik). Po me sa di une e gjithe kjo eshte ceshtje vullneti te mire nga ana e tyre. 

Ma shpifin keto lloj pikturash!

Lloj?

Nudot ta shpifin??

Nuk qeka shpreh tiku? Mbase akoma po pertyp ate barcaleten me dema, ke pacensura. smiley

E morem vesh emrin e idiotit qe ka paguar kete shume,por kush eshte ai i mençuri qe arriti ta shes(pa permendur ketu Christie's qe i rjep te dyja palet me nga 20-30%) ?

Nese ka te interesuar,une e kam vizatuesin A0(plotter) dhe programin Photoshop.Sipas deshires,"Nu Couche"-se mund t'i depiloj sqetullat,t'i zvogeloj vithet dhe t'i rregulloj pisten e aterimit aty tek trekendeshi magjik.E ter kjo per vetem 10 euro !Si opsion,korniza sipas shijes personale.

Shpejtoni,oferta eshte e limituar smiley

Po me rritet gjithnje e me shume simpatia per kinezet. Te cmendur pas kultures dhe menyres se jeteses perendimore, punetore ke zoti, paren e hudhin pa problem... Ketu ne Kanada jane kudo duke blere prona te kategorise se pare, makinat me te shtrenjta, restorantet me shik dhe zoni nuk iu nigjohet per asigjo. Vec ate ushqimin nuk ua ha dot.

 

Nuk i njeh mire.Prit derisa te mos e lene Shkaben te vije ne Kine dhe t'i njohesh kinezet nga videot qe do vershojne.Ose kerko ne youtube me "Chinese tourists" e t'i shohesh cfare fare jane,qe te te duken shqiptaret lule.

Nuk e di, mbase keto me te cilet kam te bej une jane me te kultivuar dhe te pasur. Po une e kam pas klientelen 90% cifute, tani me jane bere gjys per gjys me kineze dhe prape shume i kenaqur jam.

Sigurisht kultivohen jashte, pastaj edhe pasuria ben te veten.  Une ndonjerit qe e njoh mire ketu dhe e di qe nuk i mbetet hatri (jo kolegeve) u them: "Gjynah, 500 vjet civilizim dhe kaq te pacivilizuar sot". Po varferia, te qenit shume dhe vend bujqesor ne pergjithesi, si edhe pa fe pse jo, ka ndikimin e vet.

Meqe ra llafi kam degjuar që fete e krishtera po per hapen goxha ne Kine. E vertete apo eshte gje e pandjeshme fare?

Me duket se ma hoqen komentin, keshtu qe po i bie shkurt: Po perhapen, po prape nuk ndihen shume. 

kinezet shifi kur nxehen jo kur qeshin. te presin mishin copa-copa me hanxhar. nuk ka zot t'u ule zemerimin. 

Kinezet jane vetem per vete, ne moment qe mendojne se ua preke interesin , ruju !

asnje simpati per rracen e tyre. te pabese 100%

Shume raciste je ti.Mire qe nuk ke gje ne dore,se Hitleri do dukej si kotele para tejesmiley

sjam rraciste. qofshin mire e befshin tutje , pune mos paca me ta. kaq. jetofshin nga 1000 vjet per mua.

por qe jan vetem per vete dhe te pabese gati gati te rrezikshem  , kete e ka tregu pervoja ne pune 15 vjecare.

Si reagon ndaj te huajve qe kane te njejtin opinion, ne mos me keq, per ne? 

asnje opinion te keq skane per ne. as ne amerike as ne kanda.

e dashur une punoj aty ku vendosen fatet e emigranteve dhe kanadezeve . te kisha vuajt rracizem sdo isha aty sot.

ketu vleresohet puna dhe se cfare zotesie ke. per te tjerat ka menduar ligji smiley

Elba, ti mbase edhe per shkak te punes, bie ndesh me njerezit me te varfer qe luftojne ne nivelin e ekzistences, ndaj dhe jane njerez te paskrupuj dhe egoiste pavaresisht te qenit kinez, anglez apo mauriatainez. Une punoj me njerez qe e kane zene shtresen e dyte te dhjamit dhe po punojne per te treten, ndaj dhe aty paraqiten ndryshe. Po te degjosh keshillen time, between poor bitch and rich bitch, zgjidh gjithmone ate te fundit.

jo , punoj per gje tjeter tani, ka dy vjet qe sjam me atje . tashi te kanceloj gjithcka nqs e ke mbush kupen si poor-it  edhe rich-it  , ligji dmth smiley

mos me thuj qe ke fillu pune ke revenue canada. smiley

no, pronvincial, he  per he jemi akoma me Kathleen Wynne  smiley

pas kesaj kuptova qe Rama i ka rene lapsit mire me ekspoziten e tij ne kine

Do e ket ble Lefty. Shkembim ne natyre. Lefty dha 500 masterat ene mori pikturen.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).