Ministri i sapopropozuar i Drejtësisë, është një jurist që ka hyrë në politikë, por që nuk ka kaluar asnjë ditë në sistemin gjyqësor.

Një dibran nga origjina e familjes, tipik nga ata finokët e lindur për të qenë dikushi, por i rritur në Lezhë, Ylli Manjani u njoh me qarqet politike kur punonte si jurist i lartë në strukturën e prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Në kohën e ambasadorit Osmo Liponen kur OSBE hartoi të famshmen reformë zgjedhore “bipartizane”, Ylli Manjani ra në sy të Fatos Nano si një jurist “europian” me pasaportë shqiptare gjatë procesit të negociatave dhe hartimit të draftit.

Kryeministri i atëhershëm, pikasi talentin e lezhjanit të kultivuar dhe e mori menjëherë në stafin e tij ku e emëroi Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Pikërisht këtu Manjani hyri në politikë, por siç duket nuk do të mund të qëndronte dot në një vend. Pas pak kohësh u përplas me Fatos Nanon dhe u largua nga ai, duke shkruar një artikull mjaft goditës ndaj njeriut të afërt të Nanos: Emin Barçit.

Tek ai shkrim, Manjani spikati edhe si një njeri i fjalës së kuruar, ngaqë paralelisht bënte dhe publicistin e rafinuar, therrës e fjalëspec, e siç duket nga ky aspekt u thirr menjëherë prej Edi Ramës në stafin e tij, kur ky i fundit mori drejtimin e Partisë Socialiste.

Tek ekipi i Ramës, Manjani ishte një nga figurat më kryesore, që krahas me Artan Lamen e xhinsin e tyre gjysëm politikanë e gjysëm intelektualë, duket se do të ishin njerëzit bazë të vendimarrjes kur PS-ja do të vinte në pushtet.

Dhe me këtë logjikë, Rama e dërgoi Ylli Manjanin në vendin e origjinës, në Dibër, si kandidat për deputet, ama duke e lënë të tretin në listë dhe duke i dhënë në patronazh rrethin e Bulqizës ngaqë aty kishte dhe lidhjet e familjes së tij.

Por në zgjedhjet e vitit 2009, PS-ja përveç humbjes në rang kombëtar, në Dibër mori vetëm dy parlamentarë: Sadri Abazin dhe Qemal Minxhozin. Manjani kërkoi që të ishte ai deputet, me pretendimin  e grumbullimit të numrit më të madh të votave për PS-së në zonën e Bulqizës, duke i kërkuar kryetarit të ndërhyjë. Por Edi Rama nuk lëvizi.

Kjo bëri që Manjani të jepte shenja rebelimi, sidomos kur e pagëzonte asamblenë socialiste si një OJQ, ku nuk ishte e vështirë të nuhatej xhelozia e tij ndaj mjaftistëve në parti, të cilët po ia rrëmbenin zemrën politike Ramës.

Dhe pas një angazhimi fluid me LMN-në (Lëvizjen për Mendimin Ndryshe), dalëngadalë ai nisi të dalë nga “vatha rozë”, duke u angazhuar sërish me shkrime të ithëta, kësaj herë me shënjestër edhe Ramën përveç Berishës, të cilin e kish me shumë merak në kritikat e tij të vazhdueshme për mënyrën se si udhëhiqte e bënte politikë.

Dhe i mbetur pa stacion politik, Ylli Manjani, u “pikas” nga Ilir Meta, i cili kishte nevojë për “gjak të majtë” pas largimit të Pëllumb Xhufit, Fatos Klosit, Ndre Legisit e Sokol Axhemit, si kundërshtarë të bashkimit të LSI-së me PS-në.

Ilir Meta e bëri Manjanin pjesë të kryesisë dhe juristin bazë të tij në KQZ por edhe më lart. Ishte në gjirin e LSI-së kur Manjani u “lëshua pa duar” duke krijuar profilin e një politikani agresiv, ku nga studio televizive të Frangajt sulmonte Ramën si njeriu që po kthen djemtë e bllokut dhe si një rrezik që po rikthen kooperativat bujqësore.

Megjithatë, stimuli më i madh që mori nga Meta ishte posti i zv.ministrit të Transporteve, post që e mban ende, por luajaliteti ndaj kryetarit të tretë ka qenë më i zjarrtë, siç duket nga frika se po i humbet çka fituar, siç ka ndodhur me dy kryetarët e parë.

Edhe në dy vjet qeverisjeje me PS-në, Manjani nuk kërkoi shumë, megjithëse ishte natyrshëm një “i rikthyer në bazë”.

Qëndroi në postin e vogël nën Edmond Haxhinaston me shpresën se ndoshta një ditë do të gjendet një zyrë e lartë edhe për të. Për të cilin mendon ai, Ilir Meta, i cili për më shumë se dy muaj i bëri presion Edi Ramës për ndryshime në qeveri, deri ditën e sotme kur kreu rrokadën, me kushtin që Manjani nuk do të jetë si Naço, një “outsider” në reformën në drejtësi.

Manjani i ka dërguar Venecias një draft të hatuar nga ai ku rrëzon thuajse të gjithë reformën e “Xhafës”. Si për të treguar se “nuk do të jetë spektator” por do të kërkojë që LSI të ketë “nenet” e saj në draftin e madh që emëron prokurorë e heq gjyqtarë…

tesheshi.com

47 Komente

ka nje gabim gjate shkrimit por po e le adminin te beje punen e vete.

Profili eshte ai i shumices se politikaneve te tranzicionit, karrierizem partiak bilbilgjyzaresh pa substance politike

Kush e njef Manjanin mund ta konfirmoje me plot gojen qe Meta po i ve kufirin te thana Rames, dhe nese Rama nuk e ka marre mesazhin por provon ta luaje atehere do mesoje dhe nje shprehje popullore qe ve bast qe nuk e di "sa me shume ta luash, aq me thelle te hyn". Tani koalicioni po hyn 100% ne rrugen e vet natyrale, vetem zgjedhjet e parakohshme urgjente mund te minimizojne demin.

Tani per hir te se vertetes Rama eshte me i ri ne pulitike se Meta dhe Berisha dhe keto bllofet nuk duken te jene pika e forte e tij (per bllofe ka qene Tosi Nanjes dora vete) dhe per me teper qe Meta nuk ka kohe per te humbur pasi stuhia po i afrohet nga te gjitha anet. Rama duhet te mesoje qe nese kafshet nuk i kontrollon dot, eleminoji, ne te kundert nuk do te jete e larget dita kur te te hane dhe ty. Berisha e pati kete eksperience me Meten dhe nuk me duket se doli shume i lare (kur shkoi dhe hengri darken e kokemadhes - per te shpetuar te pasmet e te birit, tha Meta). Te shohim rilindasin si do sillet.Megjithese gjasat jane qe ky nuk e mban dot presionin, keshtu qe anallim loje nuk do kete. Meta do marre ate qe kerkon (jo ne ate mase sa e kerkon) dhe loja do vazhdoje terhiqe e mos e keput. Zgjedhje te parakohshme e veshtire te mbahen pasi askush nuk i do (duke filluar vete me Ramen).

Cdare do ndryshoje ky?do kryeje reforma qe do rezultojne me futjen ne burg te peshqve te medhenj duke filluar nga floriri?

Tani reforma ne drejtesi kalon nga zyrat e LSI-se para se te shkoje ne Komision te Venecias, lidhet propozimi me emrat e pervecem, vendoset kalon - s'kalon dhe vazhdon me tej. Kush kishte shpresa deri tani per reforme ne drejtesi, tani ta harroje reformen dhe te ndjeki makiazhin qe do i behet drejtesise.

Po ce keni kete pacavure more ?

Po pse ore me komplekset e Mesila Demit behet politike ?

Sepse kjo llogjika e shkrimit eshte njelloj si te permendesh tani historite e Mesiles me Ilirin.

smiley

S'guxon njeriu te ike ca muaj nga Shqiperia ne kamp ne Gjermani se cfare nuk ndodh

Hera e fundit qe isha ne memedhe ne Qershor Rama ishte yll i shndritshem ne qiellin sterre te zi Shqiptar dhe Meta i vinte neper kembe si p...neper breke.

Po tani Rama, pa me thuaj si je? Porsi nje .... i shtrire perdhe..

Rames ne grupi ketu te kampi ia dhame votat masivisht se pse mos tia jepnin, na shkriu gazit gjithe fushaten, per mundimin qe beme per te votuar na dha dhe leket per te kaluar kufirin dhe per te ardhur ne Gjermani bashke me bashkeudhetare te tjere arabe. Kuptohet jo vete por nepermjet biznesmenave te tij kandidate.

Per LSI ne nuk cuditemi pse ndryshon ministrat se eshte ne praktiken e saj te menaxhimit te brendshem te pushtetit qe cdo nje te "madh" qe ka nga keta qe dalin e shajne kundershtaret e Metes publikisht qerasen me pushtet. Prandaj ne cdo nivel qeverisje postet jane 2 vjecare qe tu bjere shansi sa me shume te shijojne majen , Albanian style smiley

 

 

Kush eshte Illi? Nje me shoket e vet eshte. Tip i zgjuar qe ligjin e njeh mire, por skuth eshte. Kjo biografia ka harruar ca momente te rendesishme ne jeten e Illit. Ate qe ka bere dhe ca punera te tjera me "leke" perpara sekretarit te pergjithshem. Gjithsesi, ne fushen e ligjit eshte me mire se Naco-partizani (qe duket se me shume e kishte pare juridiku ate se ai e kishte pare ai juridikun). Por prape, shume skuth per ta perdorur per te mire kete cilesi.

eshte ai qe ka mbrojt ilir meten ne studiot televizive pas aferes korruptive 7% dhe qe cdo njeri qe hidhte fakte te verteta ne fytyren e tij ja bente me nje shprehje injoranti dhe arrogante "Naten e mire" smiley

Ydhi i Shamunaqes.. para ca ditesh ne tv beri ca formulime per femrat e politikes Boterore... p.sh kancelaren Merkel e quajti: "nona e dreqit", apo presidenten e Argjentines "e bome", .etj..
po nuk morra vesh: me cfare tagri, apo nga cfare pozicioni i beri Ydhi keto percaktime: si macho, pidhar, kurvar... tjeter..? dmth si njihet Ydhi ne Albanie, pervese politikan i kalibrit te larte..?

http://infoalbania.al/nenkryetari-i-lsi-...

nga cfare pozicioni i beri Ydhi keto percaktime: si macho, pidhar, kurvar... tjeter..?

Do te thesha i nderuar Belul qe i paskerke pasur thene te gjitha smiley Po ndofta dhe Vevzo prandaja e kishte thirrur.

Po ta vesh gomarin ne krye te sofres mos u cudit kur te degjosh pellitje.

Nga e njeh kaq mirë acdc që vë dhe një njëshkë mbrapa ? Një gjë të bën përshtypje tye ...Përveç pëllitjeve .Mejtonj smiley

Ka ardhë nj kope e tërë këtu ti merresh me acdc -në . Një tufë e tërë shakatorësh në variantin e "demaskimit të individit " armikut të Partisë , këtyre Mut  Mutrave  që  po dun me na drejtue , si platforma bazë  PPU pas rrolit udhëheqës të gëlbazës lapsi.al që rekomandojnë poçet e pështymave

Ani ti më kujton një ushtar naiv që më thoshte me të qarë " pse sh kapter oidrisi , të gjithëve ua vë dhe mua nuk ma vë në dukje për çfarë vlej "smiley

Sa të kemi sh.Gjëmbi armiku Manjani të na buajë rrishtin . Na  këtu  edhe drejtësi do bëjmë , dhe në progres raportin e BE do dhjesim , babasqapin dhe revolucionin Demokraik , kurrë nuk i shesim .

Me sinqeritet pëjes, a kemi këtu në PPU ndonjë Jurist nga këta që vihen në sofër dhe Pëllasin , që e meriton për Min Drejtësie, mbas të  paharitshmit  Halim  të Supës. Pa xëbërthyer sh Gjëmbi dhe pa  rekomanduar z. Pjer V...Q.. ku është folur edhe për këtë problem smiley

Urime Manjan po jo si person , por si vendosmëri për të çuar para Drejtësisë këto Kufoma 25 vjeçare llapaqensh që na pruri dhuratë Qenëria e Berishës . Sa më shpejt dhe pa mëdyshje !

 

S'ta kam pyetur:  vetesiguria te vjen natyrshem apo merr ndonje gje?

Ky tipi me jep pershtypjen e dikujt qe vendoset aty ne mos per te penguar te pakten te mos bej asgje..reforma ne drejtesi e kam llafin..si shume te trembur duken keta,se mire ata te tjeret dihen.. nuk e kuptoj..na doli Rama nje njeri i ndershem ne kapitalizem? mos ja jqj...

Ky me shume duket si "Manjak" politik dhe jo Manjan sic e ka llagapin.....

Brown noser, kiss ass like all of the other politicians....

Ketu ka vend ajo shprehja shume zhurme per asgje...meta thjesht po i shtengon dhembet rames. 

... kurse mu Manjani me duket si tregtar ilagal armesh nga nji nga ato ish-Republikat ruse ( Uzbekistan, Azerbajxhan, Armenistan... nji nga ato) ...ose e pakta si nja tre a kater nga nga ato MMA fighters ( te gjithe i fytyre kane ata muter...) smiley

Edhe keni ftyre e ankoheni ju?!!! Po ju mer e lejoni kete korrupsion e klientelizem te papare ne Hollywwod. Po si mer e lejute t'i jepej Nicolas Cage roli i Yuri Orlov? Po mos u boni merak se Taotaon e nisem si zbulus, se shpejti do perfshiheni edhe juve nga Rilindja e do shpetoni.

Nderkohe ne, si komb, kemi perfundu si plaku Mere qe thote : "... dhe mua s'me ngelet gje tjeter vecse te qesh"

Hey, leave Yuri alone :  "Peace talks? What do you mean, peace talks? Okay, forget it. I’ll reroute the arm shipment to the Balkans. When they say they’re gonna have a war, they keep their word."

Balkans loves you back, Yuri ...smiley

Manjani nje kamikaz i liderit te Madh..... Tash do ta shifni ju... te palloshit se çdo t'ju gjeje...smiley

kushedi si e kane menu, hiq skraprlli e ver lezhian, jane momente decizive per afrimin me bashkimin evropian

po ti or zotrie a e lexon qe eshte dibran pri lezhe, pra nje-me-nje me kaptinmodhen e kaptinmadhit. Asigjo nuk eshte e rastesishme ne ket bote. ka thone njeri... po jo ai qe mendoni ju.

po jo o clidhje ka, reformat nuk mund tja besosh dokujtdo.

Nuk ka rilindje të kohës moderne me njërëz të dhunshëm që nxisin urrejtje klasore. Ka Rilindje të Bllokut, ka Rilindje të Byrosë Politike. Janë cunat e Byrosë politike, u rritën, u poqën gjithë këto kohë, dolën nga emigracioni, bënë dhe ca para, morën Partinë Socialiste dhe tani duan të kthehen në jetën e tyre. Kjo është Rilindja që flet zoti Rama”- eshte shprehur ministri Manjani. 

Ky per mua, minimalisht eshte tip i peshtire, por me thuaj cili eshte ndryshe tek LSI-ja?

Shkrimi ishte interesant, per vete faktin se ne menyr konçize sillte jeten e nje politikani te majte. Ajo qe me beri pershtypje ketu ishte;

" .... Pikërisht këtu Manjani hyri në politikë, por siç duket nuk do të mund të qëndronte dot në një vend. Pas pak kohësh u përplas me Fatos Nanon dhe u largua nga ai, duke shkruar një artikull mjaft goditës ndaj njeriut të afërt të Nanos: Emin Barçit...."

Nuk e di, mase gaboj, po ky Barçja, me kujton vitin 1996-97 ku si gazetar i Koha Jone, fliste/shkruante vazhdimisht per parate e shqiptarve, firmat piramidale, akoma pa rene firmat, pra ishin shkrime qe fusnin dyshimin, kalldatjen, per firmat e asaj kohe. duke nxitur revoltat. Me duket se po plotesohet puzle. Me korrigjoni ju lutem.

Ja mbase vjen idrisi dhe ta ben diferencen ...

Po ti ku e gjen sigurinë që e njeh idrisin kaq mirë , apo merr ndonjë gjë  . Meqënëse  ty të pëlqeka të Identifikohesh me këtë Gomar Klasik të ppu e shtjellova smiley më tej pikpamjen  për të interesuarit , dhe gjej vend të të sqaroj personalisht edhe tye ..duke të ftuar  të bësh të njëjtën gjë !

Unë merrem me ato që shkruan Niku dhe nuk më rruhet për shumënikësh dhe kush është mbrapa Nikut . As për mediokër nën petkun e një Admin që shpall fermanë -Abuzues

Po gjithsesi prurja është për Manjanin dhe vazhdon e njëjta mënyrë diskriminimi e Individëve e pa lidhur me asnjë veti të paktën të pritshme smiley..e thashë dhe unë një Llaf të modh si Yp Xhibi .. ..​..për të vetmen kritikë serioze të strukturave Europiane ..Reformën në Drejtësi . Çfarë pritet e përse është zgjedhur Manjani ?

Kështu na ha na ha na ha  kapja  i çikë Ronit , komentohet vetëm në kët blog ose bLoqe shakatorësh politkë të paragjykuar , gjëra të cilat janë shpjeguar edhe tek shumë autorë që ndihmojnë Botën nëpërmjet Mejtimeve të shquara në PPU të orientohet drejt . Sidomos  artikujt e Barçit smiley

 

Une thashe mbase.  Pra nuk kam siguri.   smiley

Ky njeri mua sme pelqen fare, nje tjeter tipik  smiley  nje tjeter problem per popullin 

Kye paska quajtur Edi Ramen sorrogato , ca dmth sorrogato ?

"Ilir Meta arriti ta bëjë këtë sepse ai gjeti përballë një të ngjashëm, po aq të korruptuar, klientelist dhe jo parimor sa vetvetja." Tall trapin ne ky bllokisti i vogel.

Car gjeti mer. Keto kane qene ortak zanoti qe "kalamoj," e kte i di gjith Tirona (kuptohet osht majt super sekret ndaj rilindasve idealiste per arsye shneti).

wow e frikshme, e paske parashiku qe me 4 tetor, nje muaj perpara. allall.

Meta kishte thene Rames ia futa Manjanin thjesht per ceshtje parimore, frymezuar nga Rumania

Shprehja "te futsha manjanin" gjithsesi nuk pritet te eklipsoje ngjalezimin ne fjalorin shqip-politik te dy viteve te ardhshme. 

P.S. Me te mirit te qeveririt ia kane blere Jaguar-in me dopjo-jastik ke sedilja apo hic?

"te futsha manjanin" smileysmileysmiley

 

 

Minister drejtisie me kete prezence publike, tregon qe Manjani, nuk eshte serioz ! Fshati qe duket. s do kallauz ! Nejse shkrimit nuk duhet besuar shume eshte manipulativ. Une fiksova vetem nje fjale, qe eshte shume e rendesishme qe tregon gjithshka, "Nuk ka punuar asnjhere ne sitemin e drejtesise !" , te tjerat nuk kane aspak rendesi !

smiley  drejtesi nga Meta e bageti

Tani e kuptova se cfare ishte ajo reforma shume e madhe ne drejtesi qe do te ndodhte ne vjeshte qe na bene reklame aq te madhe.

Ne cfare duarsh ka rene shqiperia . jesus fucking christ!

..Ndersa per Presidenten femer te Brazilit, Dilma Rousseff, nenkryetari i LSI-se Ylli Manjani komentoi, “kjo katunarja braziliane”. Ne panelin e emisionit Opinion u gjend prane Ylli Manjanit dhe kolegia e tij zv.ministre nga LSI, Nora Malaj, e cila aprovonte me koke komentet e kolegut te partise.

..I ftuar ne Opinion, anetari i LSI Manjani nuk u kursye as per Cristina Fernandez de Kirchner, Presidenten e Argjentines, per te cilen tha, “kjo eshte e bome”, duke iu referuar nderhyrjeve estetike qe kryetarja e pare femer e shtetit atje, ka bere ne portret.

..Per Ylli Manjanin, kancelarja Merkel eshte “si nona e dreqit”. Duke perforcuar mendimin e tij, Manjani tha per zonjen gjermane qe shfaqet gjithnje ne publik me kostum, “shyqyr jane shpik’ pantallonat se kush do e shifte me fustan apo fund”. Me pas, jep shpjegimin per partnerin e Merkel: “burri i saj duhet te jete ndonje hallexhi”, duke lene te kuptohet se ai rri krah nje femre te pushtetshme por jo te bukur, me pahir.

.. Zv. Ministri i Transporteve vazhdoi me tej duke komentuar figuren e Zonjes se Hekurt, Margaret Thatcher, per te cilen shprehu rezerva duke thene se ka nje bukuri te merzitshme, “shume boring”.

Lezhjan i kultivuar ....... bavo shqipja sa vjen dhe ben peprarime smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).