Teksti i mesazhit

“Përshëndetje! Jam A… nga struktura Rajonale e Partisë Socialiste. Ju bëj me dije se në spitalin rajonal të Vlorës është shpallur vakant pozicioni bojaxhi. Duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme dhe të ketë eksperiencë në punë. Jeni të lutur të jepni propozimet së bashku me numrin e kontaktit brenda ditës së nesërme. Ju uroj një mbrëmje të këndshme”

 

Zyra e PS-së Vlorë, në pritje të propozimeve të deputetëve për një bojaxhi

 

Praktika e punësimeve në administratën shtetërore me “bekimin” e deputetëve, duket se nuk do të shmanget asnjëherë. Pas kritikave dhe denoncimeve të shumta për emërimet nepotike dhe punësimet në administratën shtetërore për qeverisjen e djathtë para tetë viteve, duket se dhe e majta po ndjek të njëjtën praktikë, qoftë kjo edhe në funksione jo me shumë rëndësi në administratë siç është ai i një bojaxhiu të thjeshtë në një institucion të caktuar. Për rastin në fjalë, pra atë të bojaxhiut, strukturat e PS-së në Vlorë, të cilat janë njoftuar paraprakisht nga Drejtoria e Spitalit Rajonal, kërkojnë që deputetët të japin propozimet e tyre për vendin vakant që ka njoftuar ky institucion. Madje, socialistët e Vlorës tregohen të kujdesshëm edhe në kriteret që kërkohen të plotësojnë kandidatët për bojaxhi, ku kusht kryesor është që të ketë shkollën e mesme.

Mesazhi

Mesazhi në fjalë për propozimet e emrave për vendin vakant bojaxhi në spitalin Rajonal të Vlorës, u ka mbërritur deputetëve të këtij qarku nga sekretarja e strukturave rajonale të PS në këtë qark, që më parë është njoftuar nga drejtoria përkatëse. Këto struktura janë ngritur pas ndarjes së bazës në 6 rajone, ku për rajonin e jugut, Vlorë-Gjirokastër koordinator është deputeti Kokëdhima. Mesazhi, u kërkon deputetëve që për vendin vakant bojaxhi në spitalin e Vlorës, të propozojnë emra brenda një afati të caktuar.

Gazeta “Shqip” disponon mesazhin e plotë, të dërguar nga koordinatorja e strukturave rajonale të PS-së në Vlorë, ku për shkak të ruajtjes së anonimatit për personin në fjalë që e ka dërguar këtë mesazh dhe një prej deputetëve që ka marrë mesazhin, po publikon vetëm përmbajtjen e tij. “Përshëndetje! Jam A… nga struktura Rajonale e Partisë Socialiste. Ju bëj me dije se në spitalin rajonal të Vlorës është shpallur vakant pozicioni bojaxhi. Duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme dhe të ketë eksperiencë në punë. Jeni të lutur të jepni propozimet së bashku me numrin e kontaktit brenda ditës së nesërme. Ju uroj një mbrëmje të këndshme”, thuhet në mesazh.

Me sa duket, çdo post i lirë në një institucion, qoftë ky më i ulëti duhet që më parë të kontrollohet dhe më pas të emërohet në atë post një person që sigurisht gëzon mbështetjen e deputetëve të një zone të caktuar. Administrata shtetërore, përfshirë këtu jo vetëm postet më të larta të saj në rang drejtorësh, por edhe në poste më të ulëta pa peshë dhe ndikim në vendimmarrje, për Qarkun e Vlorës duhet të ketë kontrollin e plotë të strukturave të partisë dhe jo konkurset në bazë të meritokracisë. Por ajo çka bie ndesh koordinatori i PS-së, Kokëdhima, për këtë praktikë propozimesh, është vetë platforma e propozuar nga ai, që pritet të diskutohet dhe të ngjallë debat brenda së majtës, jo vetëm në PS-në e Vlorës. “Rezultojnë shumë të emëruar pa rekomandimin e strukturave të partisë; shkelje thelbësore të marrëveshjeve PS-aleatë për ndarjen e pushtetit në dëm të PS-së, e shprehur kjo veçanërisht në punësime të shumta të aleatëve me qëllim përfitimesh elektorale duke kanibalizuar mbështetjen dhe anëtarësinë e PS-së. Nuk mund të fitojmë zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 duke vazhduar akoma të shiten poste pune, duke bërë emërime nepotike, me lidhje interesi apo nëse vazhdojmë akoma me sekserë kullotash, legalizimesh, hipotekash etj”, thuhet në draftin që koordinatori i Jugut ka hartuar në kuadër të reformës në strukturat organizative të PS-së në nivel vendor.

Në të njëjtën kohë kjo platformë, parashikon që të jenë strukturat e partisë ato që do të evidentojnë të gjitha vendet e lira në administratë, kompetencë e cila është e Departamentit të Administratës Publike, ku në faqen zyrtare të saj shpallen vendet vakante në çdo institucion, si dhe udhëzimet e aplikimit online. Në këtë mënyrë, drejtorët e institucioneve e kanë më të lehtë që të njoftojnë partinë për të plotësuar vendet vakante, praktikë kjo e ndjekur jo vetëm për një bojaxhi të thjeshtë, por edhe funksione më të larta, sesa të ndjekin procedurat e publikimit në DAP. “Struktura rajonale e PS-së evidenton të gjitha vendet e lira, konkurset dhe aplikimet që hapin institucionet e ndryshme private, shtetërore e publike, si dhe organizon punën për njoftimin e kandidatëve të interesuar nga radhët e mbështetësve të PS-së, si dhe bën renditjen e tyre në një top-listë”, propozon Kokëdhima.

Platforma për debat

Deputeti Koço Kokëdhima ka marrë një nismë personale brenda PS-së për të propozuar një platformë nëpërmjet të cilës, koordinatori i Qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës propozon reformimin e strukturës organizative të PS në nivel vendor në funksion të zgjedhjeve parlamentare 2017. Dokumenti debat, siç është konsideruar nga Kokëdhima, ka për qëllim të japë një mënyrë ose rrugë për të realizuar objektivin e shpallur nga Kryeministri Edi Rama, në përvjetorin e Partisë Socialiste, në qershor të këtij viti 2015, për dyfishimin e radhëve të Partisë Socialiste. Gjithashtu, në këtë draft është marrë në konsideratë në mënyrë rigoroze e gjithë përmbajtja e vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS. Devijim nga këto vendime përbën vetëm çështja e afateve. “Unë propozoj një planifikim realist dhe të mundshëm, ndryshe nga afatet që parashikohen nga Asambleja Kombëtare, të cilat nuk duken të jenë realiste dhe të mundshme”, shkruan Kokëdhima në draftin e tij personal, i cili deri më tani ka ngjallur debat vetëm në shtyrjen e afateve të përcaktuara nga Asambleja kombëtare e PS-së, pa arritur ende në shqyrtimin e plotë të tij.

13 Komente

Parti intelektualesh me moton "e ku qendron problemi ketu". smiley

1-0 per vellezerit nga Gjeorgjia qe ne minuten e pare.

Ej po keta te top qenit a nuk ishin komuniste bij te eterve? lol

2-0 per vellezerit nga Gjeorgjia.

Sa e ka pas 1 - shin apo se ke pare.

Luhet ne Shqiperi mer dhe 1 ka qene 1.95

Po pra ne rregull per fitoren e Shqiperise pyeta , 1.95 , te shitme qe i paskan bo legenat , i paskan more ne qafe skedindashesit memedhetare sot  smiley

Eshte justifikimi se ishte fusha e keqe. smiley

Tifozet mas golit te pare : Duka , Duka te qifsha motren ! smiley E nderprene dhe neshjen 2-3 minta e mushen me flakadane.

Ka rrezik Sala te dale me ndonje deklarate qe Tahiri nuk siguron dot neshjen e futbollit:. smiley

Sikur ka dale smiley

Barazun mer. Te pa pam jane. smiley

e paskan lujt 2 -x 17 koeficenti .

Edhe me shkolle te mesme, edhe me eksperience ne pune, edhe pozicion i shpallur. 

Shume shpejt po e ngre piacen o Rilindje!!!!

E ku eshte problemi ketu?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).