Pershendetje peshq

Ne shume qytete te republikes sone shohim bar-e, lokale, me tabelat tek dera "Te shoqeruar". Nqs shkon ne brendesi te ketyre sherbimeve publike mund te shohesh femra te pashoqeruara, por jo meshkuj te pashoqeruar nga femra. A eshte kjo e ligjshme? a mund te quhet diskriminim gjinor? nqs po ju lutem jepni referenca me baza ligjore 

30 Komente

Shume mire e bejne. Vetem burra shef gjithandej. Akoma me mire do ishte sikur te thuhej: Lokal vetem per femra. Hyn ne lokal ne shqiperi, te hajne me sy meshkujt. Shume uncomfortable eshte. Mos me shani po ky eshte realiteti. 

shume e vertete. keta sikur shohin femra vetem naten e vitit te ri
 si njeher e nje kohe kur shikonim gjel deti me sy vetem ate nate

kush guxo me shajt ktu gaia ? hajt ti degjojm iher

Po mire, perfytyro nje disko psh ku te mos jete kjo tabela (zakonisht tabelat shkruajne te "te shoqeruar ose familjare") dhe do kemi nja 5-6 femra dhe nja 40 xhiba. A e kupton ti se cfare ndodh pastaj? Nese jo pyet xhibin.

r.v nuk besoj se eshte diskriminim. ose shume halabake aty rrotull kane sjelle probleme dhe me kete sebep duan ti largojne , ose duan tu shtohet biznesi , sepse me femer ne tavoline ndoshta je i detyruar te harxhosh me teper.

Elba sigurisht qe pronareve te ketyre lokaleve si bie ndermend per klientet por sigurisht per fitimin e tyre.. pasi duke rezervuar disa tavolina me femra sigurisht qe meshkujt do kete me shume perreth... dhe keto lloj lokalet kan prirje te terheqin me shume kliente sepse qenia njerzore sidomos e tipit mashkull ka shume deshire te bejne gjerat qe i ndalohen.. gjithsesi ligji nuk flet kshu.. ne baz te ligjin mbi diskriminimin eshte jo normale sepse deri sa individet kane liri te barabata kan te drejte te marrin dhe sherbime te barabarta.. ashtu sic u hiqet licensa aty aktiviteteve qe vejne tek dera tabela te shkruara si"Ndalohen kilentet me orgjin nga europa lindore" ose "ketu ndalohen qent dhe italianet" etj etj..kjo perben diskriminim gjinor.. Na pelqen apo jo neve eshte gje tjeter.. 

Nga eksperienca ime personale, kur iki ne Shqiperi, ti ngulin syte katunaret qe kane pushtuar qytetet. 

Sigurisht qe tabelat jane te ligjshme. Jemi ne kapitalizem: My home, my rules. Edhe ne Gjermani ke disko dhe pube me roja te porta qe nuk lejon te fusi cdo njeri qe i del perpara. Turqit psh. nuk i le njeri brenda se shume prejt tyre jane te dhunshem e vetem idiotesira bejne.

Po normal qe e ligjshme eshte se eshte prone private dhe pronari le brenda ke i do halla. Ti p.sh. ne shtepine tende ja hap deren te gjitheve qe shprehin deshiren te hyjne atje?

Keto te gjitha jane rregulla te vendosura nga nevoja se ndryshe kush eshte ai privat qe hap klub dhe nuk do kliente, por kur telashet qe i sjellin ata kliente i tejkalojne me 10-ra here perfitimet e xhiros qe sjellin vendosen tabela te tilla. Nje menyre tjeter (e nje ekonomisti) do te ishte qe nese je me femer ke cmimet normale, ne te kundert i pashoqeruar duhet te paguash dyfishin (por ndoshta kjo eshte shume e thelle per Albanié) dhe plus qe mund te kete te pashoqeruar qe nuk e kane qeth hunden ate dite smiley

per fatin tend te keq une skam nje license per te pritur miqte ne shtepi, dhe shtepia nuk eshte sherbim i nderuar... nqs andej nga anet e tuaja ja japin licensen te ndara me kategori une terhiqem.. po nuk besoj qe atje ne license shkruhet "Pub per personat me ngjyre" ose "Restourant per Pelq" etj etj.. kshu qe ka prone private po ka dhe license.. 

Tani nje gje nuk kuptoj une me kete seksionin e pyetjeve. Njeri vjen poston nje pyetje te tipit: A eshte e ligjshme kjo ...?  Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Problemi qendron kur pastaj kapet e replikon me te gjithe ata qe thone eshte e ligjshme. Nese ti mor(j) mik(e) te eshte mbushur mendja qe kjo eshte e paligjshme, kjo nuk eshte me pyetje. Apo dhe ti ke dyshimet e tua dhe kerkon te dish mendimin tone per mendimin tend. Se po behet si ajo kenga e atij shkodranit humorist e kamera-fshehte qe thoshte dicka si "Une them mendimin tim/ti tund koken tende". 

Prandaj shko kthjellohu, konsultohu dhe me ligjin dhe pastaj hajde e bej ndonje artikull te tipit "Pse nuk eshte e ligjshme..". Me aq njohuri sa kam une per vendin ku jetoj, gjithandej ku mbaron prona publike dhe fillon prona private ka nje tabele ose mbishkrim qe thote "eigen terrein" qe do te thote prone private dhe rregullat atje i vendos i zoti i shtepise i cili nxjerr nje tabele ku thote si e qysh mund te hysh, ku e si mund te parkosh, etj (dhe kjo eshte dhe ne rastin e supermarketeve qe ne njefare menyre ofrojne dhe nje sherbim "quasi-publik"). Nese ti ke ndonje indicie per diskriminim racor apo gjinor qe ka baze ne ligj shko dhe konsultohu me avokatin e popllit ose çapu ne gjykate dhe ngre nje ceshtje civile se 600 lek te kushton. Ja keshtu i/e dashur (megjithese nga ceshtja qe ngre dukesh me shume "i" se sa "e").

Ne fakt se paske lexuar si duhet pyetjen.. gjithsesi ska problem.. fakti qe e bera pyetjen ishte per te kuptuar nqs kisha bere ndonje interpretim te gabuar te ligjit kunder diskriminimit pasi kete fenomen e shohim prej shumeeee kohesh dhe ne sherbimet publike qe kan zen rrugen e kalimtarve,e gjemb si hyn ne kemb ketyre personave qe aplikojne keto tablela dhe aty eshte prone e perbashket (prone e shtetit).. por meqenese ti e kalove personale sduhet te isha marr fare me ty sepse jo vetem qe sje pergjigjiur me baza ligjore..shnet

OK, "shnet" dhe suksese me temen e kursit!

Nese aplikohet vetem per meshkuj eshte i ndaluar, "Ligji kunder diskriminimit", neni 20.

1. Personi fizik ose juridik që ofron të mira apo shërbime për publikun, me pagesë ose jo,
ndalohet të diskriminojë një person tjetër, i cili kërkon t’i arrijë ose t’i përdorë ato:
a) duke refuzuar t’i japë një personi apo grupi personash të mira apo shërbime për shkaqet e
përmendura në nenin 1 të këtij ligji;
b) duke refuzuar t’i ofrojë një personi të mira aposhërbime në mënyrë të ngjashme, ose me
cilësi të ngjashme, ose në kushte të ngjashme me ato në të cilat këto të mira apo shërbime i ofrohen publikut në përgjithësi.

 

2. Pika 1 e këtij neni zbatohet veçanërisht për:

....

ë) lehtësi për argëtim, çlodhje e freskim;

........

 

 

Po pate nerva mund ta hedhesh ne gjyq (nese arrin ta provosh).smiley

Po te ket dal ligji per homot sigurisht qe eshte e jashtligjshme.

Baret, klubet, kafet jane sherbime publike? 

Bizneset private, sidomos klubet, refuzojne sherbim qe c'ke me te nga te dyja anet e Atlantikut. Megjithese ne nje forme ose ne tjetren ekzistojne ligjet si ai i prure nga pnluarasi, ne gjyq pi uje arsyeja qe permendi asterisk:

por kur telashet qe i sjellin ata kliente i tejkalojne me 10-ra here perfitimet e xhiros qe sjellin..

X biznes mund te argumentoje ne gjyq qe nje raport i caktuar gjinor eshte per te miren e klienteve dhe ne interes te biznesit e duke cituar raste dhune kur ky raport nuk eshte ruajtuar dhe ka cenuar sigurine e klienteve e per rrjedhoje edhe interesin e biznesit.  

 

X biznes mund te argumentoje ne gjyq qe nje raport i caktuar gjinor eshte per te miren e klienteve dhe ne interes te biznesit e duke cituar raste dhune kur ky raport nuk eshte ruajtuar dhe ka cenuar sigurine e klienteve e per rrjedhoje edhe interesin e biznesit.  

Eshte fiks argumenti qe ngrene "night clubs" per te justifikuar pse nuk lene brenda njerez te veshur dosido (pa dress code) ose grupe djemsh (me shume se vajzash) qe ne pamje te pare duken qe kane konsumuar rendshem alkol ne vende te tjera. 

P.S. Autorit te temes sukses me temen e kursit smiley

S'me duket teme kursi.  Ose, pak si teper hipotetike per te qene teme kursi.

Ne repliken me ty kuptova qe r.v. e konsideron kafen sherbim publik sepse kafja ka zene hapesire publike qe u perket kalimtareve.  Nqs ekziston nje situate e tille ku nje biznes privat me nje tabele te tille (Te shoqeruar) shfrytezon ne menyre te jashteligjshme nje hapesire publike, nuk eshte e nevojshme te hidhet biznesi ne gjyq per diskriminim gjinor, por raportohet te autoritetet perkatese qe mbrojne haperisat publike. 

E dyta, kam qene ne disa qytete te Shqiperise, por asnjehere s'me ka zene zyri nje tabele te tille ne nje kafe. Hipotetikisht, ndaj nje biznesi te tille mund te jete me e lehte te ngrihet nje akuze per diskriminim. Pasi per baret dhe klubet mund te sillet si argument konsumi i alkoolit dhe efektet e tij. Ndersa per kafen argumentet behen me abstrakte. 

Per fatin tend te mire tani ndodhem ne Shqiperi dhe do te dergoj foto se shpejti te me shume se 10 akriviteteve ne nje rruge qe e perdorin kete tabele

Per fatin tim te mire s'jam policia bashkiake smiley

Me seriozisht, nje biznes qe ka zene hapesire publike ne menyre te paligjshme, edhe sikur te mos kete keto tabela, ka probleme te tjera ligjore, dhe shtoj: hipotetikisht (meqe behet fjale per Shqiperine) komplet te adresueshme. 

Monda, kafeneja (lokali etj) nuk eshte "sherbim publik" por "sherbim per publikun", dmth qe kur ke bere kerkesen per ti ofruar sherbime publikut ke pranuar edhe qe nuk do diskriminosh (plus rregullat e ligjet e tjera relevante). Ka arsye kur lejohet kuptohet, fitimi me i larte nuk eshte njeri prej tyre. Eshte njesoj sikur te thuash fitoj me teper nese nuk i respektoj kushtet higjenike prandaj po i injoroj.E sheh sa shpejt te vjen gjoba. Edhe siguria e shtuar do ishte e veshtire te argumentohej nese nuk eshte detyrim ligjor.

Ne USA, ligjet e diskriminimit, ndryshojne nga shteti ne shtet, por nje pjese e mire e shteteve e kane, dmth nje lokal nuk mund te refuzoje sherbim per shkak te seksit, ngjyres, perkatesise seksuale etj. Lokalet  e nates ne USA dhe Europe perzgjedhin klientelen duke perdorur nje menyre te terthorte, ligjet kundra zjarrit, pasi nje lokal ka te drejten (detyrimin) te kufizoje hyrjen per arsye sigurie me bodyguards psh, ose dhe te vendosi lista, rregjistrime paraprake (online psh) etjne menyre qe numri te mos kaloje nje vlere te lejuar.

Tjeter gje jane klubet private ku qellimi eshte sherbimi i antareve.

Sdq te rasti ne Shqiperi: tabelat (reklamat) diskriminuese jane te ndaluara, por tabela ne fjale nuk eshte diskriminuese pasi nuk permend gjini. Nese do ishte, atehere do ishte detyrimi i shtetit ta ndiqte subjektin ne fjale.

 

 

je shume e sakte ne argumentim monda, por si ka mundesi qe keto bisnese nuk argumentonin keshtu per pirjen e duhanit ne brendesi te tyre??Valle a nuk demtonte shendetin e jo duhan pirsve??Ne kete menyre mund kishim shmangur ligjin qe ndalon pirjen e duhanit ne ambjentet e mbyllura... kshu qe se besoj se argumenti ne gjyq bie uje.. 

Ne kete menyre mund kishim shmangur ligjin qe ndalon pirjen e duhanit ne ambjentet e mbyllura ... 

Mund ta vazhdojme diskutimin me situata akoma edhe me hipotetike, por s'do shpikim rroten smiley.  

 

po aq te ligjshme sa edhe tabelat "ndalohet duhani"

o robo, mos ma merr per ters, po sa rri ankohesh ktu, gjej mer i shoqeruse e falendero te zotet e lokalit qe te bon marsmiley

+1

teprica e femrave ne lokal nuk tregon qe 'meshkujt nuk hyjne dot te pashoqeruar'... me  teper se....'meshkujt gjithmone hyjne te shoqeruar me me teper se nje femer'

r.v -ja që ka shtruar pyetjen jep dhe sqarime për ata që komentojnë: "është pronë private, i bën ça ti dojë rrethi", "është në shpi të vet po ku di unë"!
E para, përderisa ke lishencë të ofrosh SHëRBIME publikut, nuk je "tamam" në shtëpi që të presësh miq. Unë mund të them që jam edhe kundër edhe pro, sikur debati të shtrihej më sinqerisht do të ishte më i kuptueshëm. I dimë rastet e Berlinit (Berghain) apo klube në Belgjikë, Norvegji etj. Jam pro kur mendoj se si të shohin "të pashoqëruarit" kur ti je i shoqëruar (sa i përket klabeve), sa për baret më duket idiotësi që të mos lejohen. Fatkeqësisht, bari është një nga vendet ku mund të kesh "kontakt" me seksin tjetër, nëse nuk je në shkollë, punë, apo nuk ke mekanizma të tjerë njohjeje.

Po meshkujt gay,si duhet tja bejne?

Apo duhet te marrin pajteter nje femer dhe jo partnerin e tyre?

fiks.

keto jane per te mbajtur lacat larg o burre. megjithese me ka ndodhur qe kam hyre ne nje klub me nje femer qe e ka qejf te peshtymen nderkohe qe me kane ndaluar te hyj me kushon tim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).