Te llogaria ne Twitter e revistes "The Economist'' u publikua kopertina e pervitshme  ''Bota ne vitin ne 2016''.  Ajo qe bie ne sy, madje shume dukshem, mes personaliteteve boterore, eshte edhe flamuri shqiptar. 

Çfare ka dashur te thote autori? Jeni te lutur ta shtjelloni edhe me teorira e konspiracione ...

 

PS: ''Bota ne vitin 2016'', The Economist e ka permbledhur ne tre fjale: '"fatkeqesira, gra dhe fitore''.

43 Komente

Ndoshta per pjesemarrjen e pare te Shqiperise ne nje finale futbollistike? Ngaqe edhe ai djali duket entuziast si tifoz.

besoj se po. waw, way to Albania!

Blendo, po ti besh pak zum mire fotos, duket sikur te ngjan cik ty ai djali.ke kshu bluze ti?.smiley
ore,pjesmarrja e Shqiperise ne Evropian u sigurua ne 2015, iku ajo..
keta po parashikojne 2016-en tani.. dmth finalet e Evropiant. mos po duan te thone qe Shqiperia do shpallet Kampione e Evropes, se shume lart eshte ngrit ai flamuri..smiley

Ke te drejte, me ngjaka. Po t'jem une, per hajer! lol
Po ej, edhe ne mos e fitofshim europianin kesaj here nuk u be qameti... smiley

Ne fund, duket bukur. M'pelqen. 

O Belul, i bere qe i bere zoom shiko pak mos ka nanji yll te verdhe te flamuri...se drejt asaj rruge duket.smiley

Ndoshta lexojne peshkun dhe e kane vene per Pjerin tone! Larg qofte sikur te kene lexuar VQ! smiley

qe ekonomia globale kapitaliste sot pershtatet me se miri me nacionalizmat(flamuri)  boterore( packa se te tille na perceptojne e fantazojne rrejshem ne shqiptareve)

Po Bill Clintoni pse ka dale i pari. Mos kane gjo menje me ndru ligjin per presidentin. Ideale do ishte. 

Gjymsa e ricicerimave nga shqiptaret. smiley Na ka dale flamuri ne "TV" or ti!!! smiley 

ama djelli lind andej kah perendon, kulla kineze ne maje, marksi pak me poshte,

futja pordhes o economist

"freedom for Ballisti" thot aty

Ore si me te qeshme e hongri burgun ai i shkreti. Nderroje mer njesiti guerril boje

Jo mer jo, asnji nuk e ka gjet. The Economist eshte gazete britanike. Keto anglezt jane miqte e Rames, nepermjet lobing-ut te Toni Bler smiley. Keshtu qe po e promovojne njecik Shqipnine, se gja ne 2016 shqiponjat fluturojne lart... merr vesh. 

.

Shume personalitete tek kjo foto , ajo qe te bo pershtypje sipas meje, eshte se Shqiperia nuk ka personalitete, keshtu per te respektu shpiritin e  popullin shqiptar kane ven Flamurin tone ! 

Edhe The Economist nuk mund t'i rezistoje terheqjes se parezistueshme te flamurit te Marigose.

Autori parashikon se ne 2016 do te shtohen (299,91X) transaksionet qe kane per objekt flamurin e Albanie-s. Keshtu qe tani eshte koha me ble aksione te firmat (kineze )qe prodhojne kete flamur. Ja disa prej tyre:
Qia Deng tiulli ne burse QiD
Ho Me Tina titulli ne burse HMT
Lu Sta Qu tifulli ne burse LuQ

Po te doni ju jap dhe nr. Telefonif te brokerve!

per ate pune Vlonjato, autori parashikon edhe rritjen e  ''obligacioneve te vdekjes'' !   -e thote qarte  te fjala e para:  fatkeqesira....    edhe te mendosh:  qe prej 2 vjetesh na ra goja ne bursaxhinjve:  more blini ''obligacionet e vdekjes'',  se  do beheni zengjina!!   

bile per rendesine e ketyre  obligacioneve  Pjeri ka hapur   prane burses se Brukselit  edhe nje zyre konsulence qe quhet: ''Sorrat & Korbat investment''. 

Belul gjeja e pare per nje konsulent qe te jete serioz eshte pasuria e tij. Tani qe te me keshillosh apo te me shesesh aksione (ne burse) te kompanive te ndryshme Ti mor zoteri (jo ti personalisht por ay qe ben konsulentin) duhet te me vrasesh syte me pasuri. Psh. Duhet te kesh disa shtepi (/ aty ku jeton, ne shqp) , makine te mire qe te josh kur e nget, pozite ne shoqerine ku jeton, te kesh botuar shkrime apo artikuj qe kane lidhje me investimet etj etj. Pra nuk mund te vij dokushdo te me kerkoje leket dhe te me thote bej keshtu si them.une por mos me pyet per detaje. Jo nuk shkon kshu! Nejse ta thashe kete se nuk dua qe te besh gabim dhe te investosh me keshillat e ca njerezve qe kane lidhje te dyshimta dhe qe nuk dihet se per ke punojne. Ja kshu i dashur Belul.

shqipria ndodhet nga ana e shkuar, ana e se ardhmes ndodhet nga krahu tjeter. dmth mund te quhet si problem i zgjidh, apo qe nuk perben me interes, çeshtja shqiptare. 

nga krahu u i Shqiperise une shoh dhe Bill Gates.. e  shkuar eshte edhe ky ?  megjithate eshte nje kendveshtrim i mundur ky i joti.

por nese nisemi nga  titulli permbledhes qe ka vene Economist:  fatkeqesira, gra dhe fitore, mund te interpretojme edhe keshtu: 

-fatkeqesira:   mu ne qender kane  vene nje si bicim ekstremisti islamik.. pra lufta ne zonat ku jane te perqendruar  ekstremistet islamike, por edhe  problemet me terrorizmin do vazhdojne..  keto  sjellin fatkeqesi natyrisht..

-gra:  zonja Merkel,gjithshtu ne qender, eshte gruaja me e fuqishme ne Bote.. shume prane saje eshte edhe zonja Klinton, e cila me gjasa mund te behet presidentja e pare femer e SHBA vitin qe vjen..  andej nga fundi dallojme edhe zonjen Le Pen.. sidoqfte pritet qe grate te luajne rol me te fuqishem, paresor, ne vitin 2016.

-fitore:  ketu  vjen radha Albanies..smiley   flamuri shqiptar  dukshem dhe  goxha lart, gati triumfues,  kumton se ne vitin 2016 mund te kemi  ndryshme pozitive per shqiptaret.  jo thjesht per Shqiperine, por ne rang Kombetar..  prania aty  e miqve te shqiptareve ne momente delikate historike  per Kombin, si   ish-presidenti Klinton apo  Tony Blair   (sic thame pritet qe edhe zonja Klinton te behet presidente),  mbase e perforcon  kete.

Ishalla per mire, por edhe ate diellin maqedonas e kane vene ne sfond.

po ta shoheh me kujdes ne rresht te fundit jane gjithe ekstremistat. ajo bjondja nga krahu i kundert me tonin eshte marine le pen.

sidoqofte une mendoj ndryshe nga Beluli, qe shqiperia eshte problem nga te fundit qe do zgjidhen. por eshte gje e mire qe na kane vene ne sfond, se kjo tregon qe po behemi pak nga pak te njohur boterisht. do te fillojne te na njohin dhe vlerat si popull, siç na i njihnin perpara industrializimit te europes.

pse Papa te ekstremistat futet  ?

normal. feja eshte opium per popllin. 

edhe kete e tha ekstremisti tjeter Marks, qe eshte gjithashtu  te rrjeshti i fundit prane Papes... well, i ndaka nje   ndertese, tip  Tore kieneze a budiste...

po pra, ne rresht te fundit jane te gjithe RADIKALET. percaktimi i duhur ne fakt, dhe jo ekstremistet, siç i quajta me pare. 

jane ne fakt te gjitha ata apo ato fenomene, nga te cilat varet dhe fati i botes.

fotografia (fotomontazhi) eshte e madhe, dmth. ai qe e ka bo, meriton çmim.

nuk mendoj se  jane te gjithe  radikale,  por mbase konservatore.

feja nuk ka forcen sot. se po ta kete ajo te ve direkt ne turre te druve. konservatore eshte (ose duket e tille) pikerisht nga mungesa e forces, te ruaje pozitat e fituara, ne kohet a arta, kur papa kishte shpate ne brez dhe bente ligjin. 

 

Ore Belul, mos thjesht jane ngaterru me foton e Ballistit. Se dhe ca te tjereve i kane rene per shkurt i kane vizatu si kartona.

o Tirona, nuk ka shume rendesi me cfare jane ngaterruar...  rendesi ka çfare ka dash te thote autori per vitin 2016 ?!.smiley

Mbase, do jete lemsh si gjithmone.smiley

Ore, se mos eshte per alienet (si bicim kartvizite per Token) , dhe mesa u zbulua ne peshk, shqiptaret do jene shume te kerkuar si perkthysa. smiley 

Belul- Them te piesim autorin se vete u beme lemsh. smiley

po mire te vajti mendja!  e  ke  numrin e telit  te autorit ti ?.smiley

Ngjit me Papen eshte nje me kapuc qe nuk e marr vesh se cfare perfaqeson. 

Ne bosht ne fakt fotoja ka fene dhe kinen. 

Une si dislectic qe jam vizualisht shikoj nga e majta ne te djathte, keshtu qe interpretimi im eshte ku ishim e ku po shkojme ne lidership. 

Faleminderit.

 ai me kapuçon te bardhe eshte versniku i Papes, por ortodoks..  nga lloji i kapuconit duket si Patriarku Rus.. .. pra e kane vene klerin bashke fotomontuesi... nashi de jure  me i madhi Ortodkosise eshte  Patriarku Bartolomeo me seli ne Stamboll, Shen-Sofia,  por ne fakt krypeshkopi i Rusise ka influence dhe force me te madhe ne Boten Ortodokse.

Belul, paskan dash me na e fut, dmth nje version pa ne. Po ne fun paska fitu Bill Gatesi me Toni Bler, nuk futemi pa shqiptaret, e paskan vu kusht.

Kuptimi eshte Kombetarja ne Evropian? Gabim..mendoj se eshte ne kujtim te permbytjeve..dmth qametit qe ndodhi ne Vlore ate dite..i ka kapitalizmi keto!!

Po Lubonjen pse e ka vendos ne rresht te pare? Apo intelektual i kalibrit boteror thuaj!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).