Deri para ca vitesh, ne fillim te muajit, vizita ne librari ishte nje ritual personal deri ne momentin qe m'u mblodhen me shume libra nga c'kisha mundesi te lexoja. Megjithate here pas here, qofte dhe per kalim kohe kur pret dike, bej ndonje vizite per te pare titujt e rinj apo per te blere ndonje titull interesant.

Ajo qe me bie ne sy, sidomos se fundmi, perpos larmise krahasimisht me te madhe, eshte dhe rritja e cmimit te librave te pakten dyfish. A ka ndonje shpjegim te arsyeshem?

10 Komente

Ndoshta kanë kuptuar që kërkesa aktuale për libra është joelastike ndaj çmimit.

Sidoqoftë, është e qartë se nuk ka kush plane për të ndikuar tek kërkesa, për ta transformuar, për të zbuluar një kontigjent krejt të ri lexuesish, nëpërmjet mbytjes së tregut me mall të lirë në çmim. Them se vazhdon e pandërprerë mbytja me mall skarco gjithsesi.

Më kujtohet që në vitet 90 gazetat (GSH?) e të dielës jepnin edhe libra për të stimuluar shitjen e gazetës. Duke pasur parasysh dominimin total të gazetave e sidomos të atyre sportive sugjeroj që tani të jepet gazeta me librin.

Shkruaj këtu se u gëzova që të pashë emrin smiley.

neqoftese u shiten me keto cmime, nuk kam cfare te them pervecse: mire bejne. megjithate dyndjet e njerezve qe blejne libra me ulje ne panairin vjetor te grumbullimit te librave, duket se tregon ose nje lidhje te forte mes blerjes dhe vleres/sasise ose preferencen e shqiptareve per te blere libra ne stenda si ne nje treg te hapur duke u ngjeshur me njeri-tjetrin.
-
rralle e per mall smiley

Cilesia eshte permiresuar disi, nuk eshte aq skandaloze sa 10 vjet me pare, si perkthimi ashtu dhe redaktimi (prape masa vazhdon te jete nen mesataren). Cilesia dhe larmia me larte kushton dhe me teper megjithese me thene te drejten mu librat shqipetare me duken pak shtrenjte ne raport me ketu po kjo ka te beje dhe me tregun e vogel.

Shpresoj qe te pakten nje pjese e mire e fitimit te shkoje per perkthyesit. Mbase dhe copyright ka kosto te larte.

Nuk eshte rritur asnje cilesi. Perkundrazi. Ngaqe korrektueset shohin telenovela turke ka rrezik qe libri te dale turqisht nese autori nuk tregohet vigjilent.

Vallai cmimet duken te larta sidomos duke i krahasu me te ardhurat mesatare. Jo se gjonat e tjera jene te lira, dmth lexusi s'ka ndonje prioritet, sidomos ata rinj. 

Psikoza e para disa vjeteve ishte qe bleresi nuk do t'ia dije per cmimin. Nese ai kerkon nje liber, e blen me cfardo lloj cmimi. Po te kemi parasysh, qe pas disa librave (disa autorve) qendrojne lobime te fuqishme ne TV dhe gazeta, si me rastet e Blendi Fevziut, Ben Blushit, etj., po te kemi parasysh se lexuesi sot eshte i nivelit te manipulueshem nga keto media, kuptohet se keta lexues e blejne librin e reklamuar shume, edhe kur ky liber ka nje cmim te larte! Ne kete rast perfitojne si shtepite botuese, si shitesat, si autori. Per te tjeret nuk interesohet njeri, e biles sa me i lire libri, aq me teper ka mundesi qe ai te mos permendet fare, sepse nuk i sjell fitim kerkujt. 

Ne rastet e librave te shtrenjte, edhe disa kopje me shume te botuar nga tirazhi i ditur, sjellin para per dy-tre pale duarsh. Librat e lire jane si jetimet ne shi! 

S.d.q., nese mafiozi Petrit Ymeri, ministria e (anti)kultures dhe mediat do te interesoheshin njelloj si per librat e lire te shtepive botuese "pa emer", ashtu dhe per ato te shtrenjte te shtepive botuese "me emer" (pa shtypshkronja!!!), keshtu do ta informonin publikun per cdo botim te ri, atehere do te ishte vetem lexuesi ai qe do te vleresonte librin shqiptar! Por kjo ngelet utopi ne kete vend!

Karl Marks, i ke rene pikes me kete koment.

Ne rastin e librave te huaj eshte rrit tarifa e perkthimit sepse eshte futur ne loje Mirela Shqina si perkthyese se ndryshe nuk ka si kuptohet qe i ka shtuar te ardhurat me 8 here.

Qe te marre tarife me te madhe perktimi duhet qmim me i larte por me kete rast dhe shuma e sponsorizmit te Ministrise se Kultures per shtepite e botimit qe botojne librat e perkthyera te Mireles rritet. Me i fjale pagun veten.

Shkurt : vetem sa ka zyrtarizu mekanizmin. Se te thuash qe kane rene lexuesi dhe te rritesh qmimin e librave kjo ben vaki vetem kur Kultura drejtohet nga Mirela Shqina.

gjysma e te keqes qe Grida nuk ia thote nga perkthimi\shkrimi ne pergjithesi ... per ne te ardhmen flas smiley se do na e neo-liberalizonte komplet tregun e librave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).