Projektligji i mbështetur nga kryeministri Edi Rama për të kriminalizuar shpifjen kundër zyrtarëve të lartë i kthen orën mbrapsht demokracisë së brishtë shqiptare.

Qeveria shqiptare synon të kriminalizojë shpifjen ndaj zyrtarëve të lartë duke e dënuar atë me deri tri vjet burg.

Projektligji i qeverisë i firmosur nga ministrja për marrëdhënien e parlamentit Ermonela Felaj, me nismë të kryeministrit Edi Rama.

Ndërhyrja synon të kryhet në seksionin e kodit penal që flet për “Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit” në kreun “krime kundër autoritetit të shtetit”.

Sipas propozimit: “Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Sipas relacionit “Ky projektligj vjen si propozim i Kryeministrit. Arsyeja e propozimit të kësaj dispozite është ajo e penalizimit të cilitdo që, duke abuzuar me lirinë e shprehjes, përhap qëllimisht, me çfarëdolloj mjeti dhe mënyre, shpifje ndaj një zyrtari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, të natyrës të tillë që i ngarkon këta të fundit me fakte që ligji penal i parashikon si vepra penale”.

Propozimi i qeverisë bie ndesh me rezolutën 1577 të vitit 2007 të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE), me titull: “Drejt Dekriminalizimit të Shpifjes”. Në rezolutën e saj, PACE i bëri thirrje Vendeve Anëtare të garantojnë se nuk duhet të ketë abuzim me përndjekjen penale të shpifjes.

Qeveria në relacionin shoqërues të projektligjit argumenton se e ka ndërmarrë këtë nismë për shkak të “nevojës për të penalizuar sjellje që manifestohen përkundrejt funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhur, në rastin kur ndaj këtyre të fundit shpifet me qëllim dhe publikisht lidhur me fakte të cilat ligji i parashikon si vepra penale”.

Relacioni vijon më tej se “pështjellimi, që “denoncime” të tilla shpifëse shkaktojnë në opinionin shoqëror, është i tillë që cenon maksimalisht dhe mbi të gjitha ndjenjën e sigurisë dhe të besimit që shteti nëpërmjet përfaqësueve të tij më të lartë shtetërorë përçon dhe ka për detyrë të përçojë te qytetarët”.

“Nisma në fjalë, që rikthen mbrojtjen e posaçme penale kundër shpifjes për zyrtarët e lartë, është tejet problematike. Sidomos po të kujtojmë se një figurë penale e ngjashme u shfuqizua me konsensus jo më larg se 2012, pas shume vitesh diskutimesh të zgjeruara me mediat dhe shoqërinë civile. Është një model, të cilit qartazi i ka kaluar koha dhe përbën një hap mbrapa,” tha Darian Pavli, ekspert ligjor dhe i të drejtës publike në Tiranë.

Shqipëria e dekriminalizoi pjesërisht shpifjen në vitin 2012 pas një lobimi të gjatë të shoqërisë civile. Por ndryshe nga klauzolat e mëparshme që dënonin shpifjen me burg, propozimi i ri i qeverisë është i i kufizuar vetëm te shpifja që bëhet ndaj “zyrtarëve të lartë publikë” dhe ndërhyrja bëhet në atë pjesë të kodit penal që flet gjithashtu për krime të tjera të rënda si kryengritja e armatosur kundër shtetit apo tradhëtia.

18 Komente

ne fakt per shkak te kesaj lirie pa kufi ne degjojme çudira dhe tragjedi komike saqe shpesh here mendoj  vertete na udheheqin te tille njerez..??? Po ne te vertete une jam me kriminalizimin e shpifjes nga zyrtare per zyrtare..  vetem kaq, e jo te perfshihen gazetaret...

Ne fakt, kesaj i thone te kthehet Neni 55!

Problemi me i madh i ketij projekt ligji eshte se nuk kriminalizohen vetem gazetaret qe "shpifin", por te gjithe qytetaret shqiptar, pa perjashtim. Sepse ne te vertete neni i famshem nuk permend kurrkund median apo gazetaret, por thote tekstualisht:

Neni 238/a

 

Shpifja ndaj nje funksionari te larte shteteror ose te zgjedhur

 

Shpifja e kryer boterisht ndaj nje funksionarri te larte shteteror apo te zgjedhur, me qellim atrubuimin atj te nje fakti qe parashikohet nga ligji si veper penale, denohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.

Vini re!

"Shpifja e kryer boterisht..." do te thote qe ketu perfshihen te gjithe shtetasit shqiptar. Boterisht do te thote edhe nese ti shkruan nje shpifje ne facebook. Nuk eshte asnje kusht qe duhet te jesh gazetar. 

Vini re!

"Shpifja ndaj nje funksionari te larte shteteror ose te zgjedhur"

Do te thote se nese une shpif dicka per nje funksionar te larte ose te zgjedhur penalizohem, por nese zyrtari i larte shteteror ose i zgjedhur shpif per mua ai nuk penalizohet!

Vini re!

Kush dhe cfare eshte shpifje? Pse nuk jane specifikuar shpifjet? Dmth nese une e di se Edi Rama, Ilir Meta ose Lulzim Basha kane bere nje veprim, ta zeme se kane dhene nje tender klientelist, me ane te te cilit kane perfituar sherbime politike dhe financiare, dhe qe me ane te ketij veprimi i kane shkaktuar shtetit nje dem financiar, kjo do te quhet shpifje. Udheheqja do te me padis per shpifje, gjykata, pas nje gjyqi maraton mund te vendos ne favorin tim ose te zyrtarit (me shume gjasa ka mundesi te vendos ne krahun e zyrtarit). Do te thote ti biem shkurt, asnje fjale per asnje veprim te qeverise, te zyrtarit, te deputetit, te kryetarit te komunes... sepse do te shkoj ne burg!

Vini re!

Ky prrojekt ligj eshte shume evaziv dhe pergjithsues, cdo njeri prej nesh, edhe ne peshkistat mund te jemi viktima te tij!

Prandaj o burra, thoni te gjitha cfare dini per qeverine, Ramen, Meten, Bashen... sepse neser do te quhet shpifje! Shani dhe shpifni sot... neser do te jete vone!

Kjo me ben habi.

Ne Shqiperi s`ka kosto politike as po i vure zjarrin vendit, as po u kape ne video duke vjedhur, as po u bere thirrje shoqerive te huaja te investojne ketu se nuk ka sindikata.

Me duken llafe kot, nuk do ia heqin shqiptarit te drejten per te vjelle vrer. Rendesi ka vota. 

S'keni pare gje akoma..

Poezi per projektligjin; Autori swed smiley

Mori projektligjin

E griu

Mori qepen

E griu

I perzjeu bashke

I hodhi vaj dhe kripe

E hengri

Pastaj piu 16 kokrra laksativ

Priti 2 minuta

Dhe iku te dhjesi

Dhe dhjeu gjate

Derisa shkronjat u shkarkuan te gjitha

E gjithe kjo ndodhi pasi lexoi qe projektligjin e kishte firmos vete Ermonela Felaj

 

smiley

I ke thene te gjitha, por une them se kjo eshte nje "shpifje". Lexo ne krye sepse kam sjell nenin e famshem, dhe me keto qe ke shkruar ketu, projektligji nuk te perjashton, dmth kjo qe ke shkruar mund te quhet shpifje.

Ishalla quhet shpifje, drejt e ne Suedi me ke duke kerku azil politik smiley

Koken hongershi me njoni tjetrin , ishalla nuk jeni vrare me njoni tjetrin ? shpifje ndaj " zyrtareve te shtetit " pffffffffff.....kujt po i plas xhanem.

Une nuk e di se cfare pine keta qe i shkon mendja per projektligje te tilla. Si ata qe i kerkojne (dmth Rama) dhe ata qe i hartojne (dmth Felaj thote Sweed). Me sa lexova sot ne ky qenkerka terhequr duke kerkuar ndjese. Tani dhe kjo puna e ndjeses eshte bere pak boze me kete (se ai paraardhesi e ka per turp me kerkuar qofte dhe njehere te vetme) se ja plas ngado, ndjese, ndjese. Te 10-fsha ndjesen!

Propozim qesharak qe e ben edhe me qesharak kete kryeminister. 

vallai si kuptoj kta njerez.. po rri o vlla gezoji ato 200 milion e bojua hyzmetnë, çne me lazen. Naj foto me qingj aty ketu edhe mrregull smiley

po ktynve sju rrejka pa rras osebenë mrena, ça ti bojsh

200 milioni eshte nji shpifje ... ku e do burgun ne Spac apo ne Qafe te Barit ? 

ku ta kerkojë Partija

Hajd, me qe ka ca te verteta, po ta zbusim pak denimin : me iternim. Zgjidh e merr Belsh te Elbasanit apo Saver te Lushnjes. Dhe mos ia ler ne dore Partise se ka halle te tjera ...

ne Kutalli do i ngys ditet o Qemol smiley

Me lot do e vadisim at tokë smiley

Kjo eshte fytyra e vertete e Rregjimit.

Shpifje ee? S'e marr vesh pse ka rrob qe bejne si te ndjeshem. Pse mer s'e njohim ate popull? Ne ka popull me xanxar qe pjell mashtrime e s'ka pike fryke me ti thone ne sy, ne jemi. 

Po keshtu sa per storie, para ca ditesh ky muhabet> Kishim ftuar nja ca miq gjerman per dreke dhe si per dreq e kishim lene TV tek nje kanal shkyptar ( po se ne hala ndjekim kshu gjojnash, c'ti besh). Po ritransmetoheshin lajmet per vaft dreke dhe hop del Patozi e mbrapa ai Halimi me kongen " banda mafioze ( i.e Rama-Meta), krimi, sekser, minister mafioz etj. etj". Une nerkohe isha zene me rregullimet e tavolines dhe vone e kapa ta veja TV ne dicka me argetues. Kur shoh qe keta miqte gjerman tashme te bome verdhe ne fytyre po me shihnin me bisht syrit. I kishin kap llafet. S'di fare c'i verdallisej ne koke te tyre, por njoni prej tyre si per te thyer misterin e heshtjes se papritur ja beh;

-Keq i keni punet atje ne Shqiperi- me thote.

Eeeh.

 

E qarte, kjo qeveri ta shpif me kete ligj mbi shpifjen! Pra, eshte qeveri e shpifur! Ky eshte mendimi im dhe per kete mendim, kjo qeveri nuk mund te me akuzoje dot kurre per shpifje!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).