Të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit, tregojnë se këtë vit, një numër rekord prej gati 200 mijë shqiptarësh ëndërruan për lotarinë amerikane.

Çdo vit, mijëra shqiptarë provojnë fatin me lotarinë amerikane që hapet nga 1 tetori deri më 3 nëntor. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit plot 198,625 aplikantë kanë plotësuar 100 mijë aplikime, personalisht ose si familje, për t’u zhvendosur në vendin e ëndrrave.

Ky është një rekord historik. Departamenti Amerikan i Shtetit publikon të dhënat mbi numrin e aplikantëve që nga viti 2007 dhe asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kaq shumë aplikantë. Në 2015 pati mbi 27 mijë aplikime më shumë se në 2014 dhe 76 mijë aplikime më shumë se në 2013.

Përgjatë kësaj periudhe, numri më i vogël i aplikimeve shënohet në vitin 2011 me 87 mijë ëndërrimtarë. Viti 2011 qe edhe viti i parë i heqjes së vizave nga zona Shengen për Shqipërinë, viti kur një numër i stërmadh shqiptarësh vizituan për herë të parë Europën.

“Kam aplikuar për lotarinë amerikane rregullisht prej 10 dhjetë vjetësh dhe për mua është bërë si një rit të cilin e provoj pavarësisht gjasave të pakta për të fituar”, tha për BIRN, Ervini, një 38-vjeçar nga Tirana i cili punon si operator marketingu, pavarësisht se ka dy diplomabachelor në drejtësi dhe ekonomi dhe një master në financë.

“Dua të emigroj jashtë shtetit sepse nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt, pasi këtu nuk ka vazhdimësi ligjore, gjithçka ndryshon me ndërrimin e partive,” shton ai.

Por këtë vit Ervini nuk do të jetë vetëm. I sapomartuar me një të diplomuar arti, Anxhelën, ata shpresojnë se ndërrimi i statusit nga beqarë në të martuar do t’i sjellë fat.

“Kam aplikuar edhe një herë përpara se të njihesha me Ervinin, por uroj që martesa të jetë një ogur i mirë për ne,” thotë për BIRN Anxhela, një studente 24-vjeçare që është diplomuar në regji filmi, e cila ka humbur së fundmi punën pas falimentit të një televizioni.

“Për mua Shqipëria është vendi ku të jesh artist do të thotë të mos marrësh dot frymë, vendet e punës paguhen keq dhe duhen gjetur me mik,” shton ajo.

Por të martuarit nuk  janë të vetmit që provojnë fatin.

Ina, 22 vjeçe, një studente infermierie në Durrës pranon për BIRN të ketë aplikuar për lotarinë amerikane të këtij viti.

“Unë aspiroj të bëhem infermiere, por këtu shëndetësia është e zhytur në korrupsion dhe paraja ka hyrë mes pacientit dhe mjekut. Unë dua të jem në gjendje t’i ndihmoj njerëzit me pastërti dhe pa e ndotur qëllimin humanitar me para,” thotë ajo.

“E vetmja mënyrë për të shpëtuar profesionin tim për mua, është emigrimi në SHBA,” përfundon Ina.

“Kemi aplikuar për lotarinë amerikane si familje, pasi dua që vajza jonë të ketë një mundësi më të mirë jetese, të cilën Shqipëria ka provuar se nuk mund t’ia japë,” thotë Alma, një përkthyese 34-vjeçare nga Tirana.

“Represioni i shtetit në kohët e fundit, me ligje të ashpra, gjoba dhe dënime me burg, na bën të duam të zhdukemi nga këtu një orë e më parë,” përfundon ajo.

Por me fatin vijnë dhe supersticionet. Shumë nga të intervistuarit e BIRN u shprehën se besojnë se qytetarët korçarë janë të preferuarit e sistemit përzgjedhës të lotarisë.

“Përvoja ime në lotarinë amerikane më ka bërë të besoj se fati shkon me korçarët, madje njoh njerëz që udhëtojnë deri në Korçë për të bërë aplikimin e tyre, me shpresën që do t’u ecë,” thotë Ervini.

“Këtë vit kam hequr dorë nga aplikimi. Pas gjashtë vjetësh shpresa, e kam humbur besimin se diçka e mirë do të dalë nga kjo lotari e përvitshme,” thotë për BIRN, Vilma, një parukiere 35-vjeçare.

Megjithatë, Lotaria Amerikane nuk është e vetmja lotari ku shqiptarët provojnë fatin për të ndryshuar jetën.

“Do të marr seriozisht aplikimin në Lotarinë Kanadeze, e cila ka kritere më të larta përzgjedhjeje, por shanse më të mira për të fituar,” shton Ervini, me një grimcë shprese në vështrimin e tij.

“Duam patjetër të largohemi nga Shqipëria që ta zgjerojmë familjen tonë në një vend të sigurt dhe me stabilitet ekonomik,” thotë Anxhela, duke ia shtrënguar dorën bashkëshortit të saj.

130 Komente

Rilindje dhe vetem Rilindje! 

smiley 200 mije .  M'duket se kjo gje, eshte nje test per Palloshin. 

Testet ne Shqiperi nuk kalohen kollaj, eshte grope e madhe aty qe eshte hap me vite !

... tha për BIRN, Ervini, një 38-vjeçar nga Tirana i cili punon si operator marketingu, pavarësisht se ka dy diplomabachelor në drejtësi dhe ekonomi dhe një master në financë.

kur te vije Ervini (i urojme fat), do te shohe se as ne  usa nuk mungojne advanced degrees te punesuar ne starbucks a si bartendera. Sidomos degrees nga artet & humanities, si  Anxhela psh. Plus, nje diplome nga Albania sot s'eshte gjekundi per konkurueshmeri.

Ndonje link per pare te dhenat mbi numrin e aplikanteve dini gje ku mund ta gjej? Pra, ku i ka gjetur BIRN keto te dhena ?

Vetem Afrika subsahariane na beka konkurence, por ka mundesi qe po te behet llogaria sa aplikime per fryme popullsie, te kapim ndonje medalje.

Blendi thanks per linkun. Mesa pashe une, te dhenat aty jane per vitet fiskale FY 2013, 2014 dhe 2015. POr, per te perfituar greencard psh per FY 2013 duhet te aplikosh ne vitin 2011, per FY 2014 duhet te kishe aplikuar ne vitin 2012 dhe per 2015 duhet te kishe aplikuar deri ne nentor te vitit 2013. Pra, shifra prej rreth 200 mije konkurues/aplikante nga Shqiperia i perket vitit 2013, periudhes Gusht - Nentor. Sic duket numri u ka rrit shume ate vit sepse kane dashur te ikin kriminelet e saliut.

Te dhenat jane "per periudhe aplikimi" dhe jo sipas vitit kur leshohen vizat. Periudha e aplikimit ne 2015 u mbyllet ne 3 nentor.

Berber, po e ndihmon Blendin me perkthimin anglisht-shqip? smiley 

Tabela s'ka nr e atyre qe kane fituar lotarine, po nr e atyre qe kane aplikuar gjate viteve te cilat renditen aty. Nr total i aplikanteve nga Shqiperia ne vitin 2015 (skedari) eshte 198 625, dmth 38.3% me shume sesa i atyre qe kane aplikuar ne 2013 (122 567). 

Meqe juve ngjalistat vdisni per Sali-reference (Rilindje=Saliu +/- nja dy ngjala), ki parasysh qe aplikimet per lotarine amerikane behen ne fund te vitit, dmth edhe aplikimet e vitit 2013 jane bere pasi ka ardhur Ajatolla ngjale-rilindas ne pushtet.

Sali-referenca jote eshte tek ky skedari tjeter i DASH (fq 1 per vitet 2007-2009 dhe fq 9 per vitet 2010-2012). Per vitin 2012 totali i aplikanteve nga Shqiperia ishte 115 357, dmth ne 2012 kishte 41.9% me pak aplikante nga Shqiperia sesa ne vitin 2015. 

P.S. Me mire te kishe thene sic tha Rama per aplikantet ne Gjermani; keta vertet jane shtetas shqiptare me pasaporta nga Shqiperia, ama nuk quhen me shqiptare se kane qene emigrante ne Greqi. 

Berber, po e ndihmon Blendin me perkthimin anglisht-shqip?

Pse jo? Nuk e ke vene re qe ka nja nje jave qe flet gjysma anglisht ngaqe ka nje klient Amerikan? E cfare ka me shume Blendi qe kaloit tere ato vite ne Amerike e atyre dhe u shkollua?

Ti mund ta braktisesh Rilindjen, por Rilindja s'te braktis kurre ty (duhet mbajtur mend per dite shiu kjo).

Berberi te braktise Rilindjen? smiley Ai s'e braktisi as pas shijimit te delikatesise se ngjales. Berber, meqe po flet anglisht tani, si perkthehet delicacy ne Shqip? Po te pyes seriozisht se s'po me bie ndermend.

Ka vend dhe per ty Kozi ka , vetem apliko mos rri ne shprese te Rilindjes se avash avash po quhet RiLikja smiley

Bobo vetem shkabat do mbeten.  Dhe te mendosh qe ato jane specie ne zhdukje.

Sa eshte shuma per nje aplikim apo eshte falas.

Po normale ky vend po degradon dite pas dite dhe sot partite politike nuk jane gje tjeter vec se banda qe duan te plackisin cdo gje. Me trishtuese akoma eshte opozita qe pasi vodhi per 8 vite do te marri prape pushtetin. kjo i ben njerzit te humbasin fare shpresen dhe te ikin ne emigracion. Ata palitikanet tane eshte ti marresh te gjithe e ti hedhesh ne plera. 

pu pu pu pu sa keq u be, po merr ferra uraten.

Nderkohe qe mireqenia ne Shqiperi eshte permiresuar ndjeshem keto dy vitet e fundit, propoganda genjeshtare qe ben Saliu nga Facebook-u ka bere dhjetera mijera shqiptare te maren kot se koti rruget e botes. 

E vetmja gje qe ngelet per tu bere nga qeveria ne dy vitet e fundit te mandatit te saj eshte kondra-propoganda. P.sh. duke hapur ndonje portal interneti.

Shqiptarët e refuzuar në Gjermani provojnë fatin në Holandë 

 

Gjatë këtij viti, rreth 45,000 shqiptarë erdhën në Gjermani për të aplikuar për azil. Megjithëse 99 për qind e këtyre kërkesave për azil në Gjermani janë refultuar, vetëm një pjesë janë kthyer në vendin e origjinës. Disa prej atyre që u është refuzuar azili në Gjermani po drejtohen për në Holandë.

Keta qe kane aplikuar do jene o demokrate o rilandes te zhgenjym! smiley 

Ju pershendes me:

Miriam Cani ft.Alban Skenderaj - Ende ka shprese 

https://youtu.be/D_TzHvIkPrg

Lindje dhe perendim 
Sa histori midis 
Si perhere ne lundrim 
Brigjeve te femijerise...

 

...

 

Dhe era fryn nga çdo ane 
S'mund ta ndalesh dot me dore 
Le ta shtyj si e marre 
Fatin tim te brishte si bore...
...

 

Oh jo, nuk dua parajsen, por dua te shoh 
Qe ende ka shprese, te buzeqesh...

Kjo kenge ketu ne kamp eshte 'lajtmotivi' im si dhe I shume bashketelarguarve si une. Kur mendojme pleqte qe I lame pas, shtepine e ato pak placka qe kishim o nene na ze koka. Por Kur mendoj Te kthehem, vetem parkimin e Bencit 1000 lek ora Te rr kavajes ...dhe e krahasoj me cfare shof ketu I harroj Te gjitha . Fitoi rilindja 

ps. Kemi dhe shpresen e llotos amerikane qe na mban 

Mos u habisni kena apliku nga Greqia

Fale rilindjes shume prej nesh po fleme neper kapanone me siriane dhe Arabe te tjere , per te ngrene bejme stervitje, Leket qe na japin I kursejme. Po avancojme me mesimin e gjuhes, Deutch. Na u hapen syte. Ke pare ti te te beje nder dhe Sajmo si pa dashur. Kush do te guxonte para tij te ikte keshtu

 

 

Po ajo qe po ik prej represionit me, pse nuk apliko per azil ne DE.

Se nuk ia vlen. Do ti kthejne qe te gjithe. Iku koha e ilegalitet. Nuk ke shans te jetosh ilegal ne Europe. Llotaria te pakten te jep nje te drejte legale per te ikur.

Po te shikohet me kujdes grafiku, ka pasur renje deri me 2011-n. Ky eshte pikerisht viti, kur bijte rilindas, aplikuan pucin e 21 Janarit, me preteksin e Metes, te cilin e morren ne qeveri 2 vjete me vone, per ta katapultuar humbjen e shpreses tek shqiptari i zakonshem, ne ato nivele maksimale. 

Sigurisht ajo eshte arsyeja! Ja ku u gjeten arsyet: kjo qe thua ti e ajo qe thote berberi. Point of intersection =  llogorja ime.

Po shqiptaret e diaspores, ose te peshkut, kur do aplikojne per t'u kthyer ne Shqiperi?

Falemnderit.

Une aplikova por mora refuzim smiley Arsyen e refuzimit me thane ta sjellim pas tre muajsh me poste.

Ta kishe bo me shpejt jo tani qe e shpallem Gjermanine vend te sigurte te origjines.

smiley

Duhet te gjesh menyrat e ligjshme per t'u kthyer. Ne jemi per ligjin dhe ligjshmerine ketu. 

Pikerisht pra se ktu na myti korrupsioni , e kishin bo Pumukel elegante , u ngrit populli shnosh ne demostrate .

We can't live there anymore. So answer is never. Lol. Ti u ktheve pervete?

Jane emigrantet shqiptare ne Greqi qe aplikojne, e sigurte fare, se nga Shqiperia s'kane asnje arsye te ikin njerzit, e ka thene dhe shkaba. Na moren surratin keta te Greqise smiley

 Jane emigrantet shqiptare ne Greqi qe aplikojne, e sigurte fare, se nga Shqiperia s'kane asnje arsye te ikin njerzit, e ka thene dhe shkaba. Na moren surratin keta te Greqise

Jo mo c'ne, e ka bere mish e oriz rilindja, po luten dhe ata jashte te vine ne Shqiperi.Jane pikerisht shqiptaret e Greqise, ne pamundesi per te hyre drejteperdrejti ne Shqiperine nga "ku nuk ka arsye qe te ikin njerezit", i bijne nga Amerika , duke kaluar kufirin Amerike-Shqiperi. Prandaj aplikojne per llotarine amerikane me pare.

O makso , lexoje dhe i here mo vlla se ka ca ironira aty brenda , ne fakt jo te dukshme smiley

Ke te drejte, thashe mos ishte ne stilin e Berberit, qe nuk luan nga istikami.

Cke me berberin e shkrete , osht duke bo letrat per Lotarine smiley

Kishin pa njonin duke u qeth vete ne oborr te shpise anej nga Yzberishti , i kishin fut hekurat , ke license e kishin pyet ? Po jo mo vlla i kishte thone ai une sjam berber por peshkatar smiley Ahh kujtum se ishe bereber , e leshun direkt smiley

Gabim paskan bo. T'i kishin kerku licencen e peshkimit. Osht zbut qeverria, do impulse tha Likja.smiley

Ky ishte? Te jete katandisur valle keshtu dhe berberi yne?

Plus qe ne Hong Kong s'pati asnje pikture dedikuar berbereve, kothereve ose shkabave, vec nje per gjelin, si flirtim me Kapon e Peshkut pas bashkepunimit me "te fala Sandrit". 

P.S. Pas perpjekjes se pasukseshme te berberit, kam nje parandjenje qe keto lajmet e genjeshtra ne kete teme do cmitizohen se shpejti me disa fakte kokeforta nga Mr Lebetejshën.

Se besoj se e kane t'gjithe seriozisht. E kane hedh, ta hedhim njehere, sa me e provu. smiley

Sa eshte pazari per te aprovu nenji?smiley

  • Amerika esh si shpirt

Sa doja ta shkruaja une kete.

E dashur Jardine , kjo tregon se Fiqo do jetoje me shume se ty.

E sigurt.

Me fal , une nuk jam tip qe krruhem por desha me te pyet , cne ti qe i ke kthyer krahet Rilindjes ? Bazohem ne komentet qe te kam lexuar.

Meqe s'je tip, pse do te behesh tip tani? 

Nuk bohem , terhiqem .

My grandaddy was a miner, but he finally saw the light
He didn't have much, just a beat-up truck and a dream about a better life

...Down that hillbilly highway
 

O Qunat e Shqupit, cosht mor gjithe kjo Hare se dun me ik njerezit ....si cdo vit  do ikin ....e si keni ik ene ju.

Kto sjan pasoja te politikes sotme po te 25 vjeteve....prandaj ska vend per ndonje entuziazem te modh. Aty ishit o Qunat e Shqupit per 8 vjet dhe ja bot nonen atij poplli e atij shteti...dhe habitet Jozi pse sdel njerzia nrruge.

Kan per dale qysh neser per Cunin e Sheqeres e me mbrojt Palllatet e Zeni e te Gites si dhe Sarajet e Vicidolit, por keq me vjen per ata qe do hane nje moooot aty ku jane se kta me flamur te huj jan  per te dhon men e direktiva. Vallahi ajo Pranvera Arabe qe ju lutet me Islamik e Marksist nuk funksioji...ndoshta ju del Pranvera Rumune. Hec mo osht nder e lavdi me u cu per Zenin E Giten....tani trapat kan per tu Cu se Zeni e Gita mire e kan...ne vije ...e sidomos me Manjanin ne Drejtesi e Nacon Prokuror.

 

Po kot dhe ne mor burre , i dore muhabet po bojme , dihet qe kta 200 000 vete po ikin per pushime , o shkabe , ku je mo vlla smiley

Ahhh Tironco se desh harrova , Nacon e ka propozu Sala per Kryeprokuror smiley

Ka dale per nji xhiro me Kalin e Qyqes

Ke dhone fjalen qe po doli me " Kalin e Qyqes " xhiro ne peshk nuk ke me e ndalu.

Qiti azilin si i persekutum n'peshk

Po gjithmone u jetote me mire ne Njemcje refugjat se ne katun ne Shqypni e ti e di. Po gocat tona e cunat tane kan 25 vjet qe mbushin burgjet e rruget e sdun me gezu Parajsen ne Shqypni. Hec mo i paskan mbaru leket Opozites prej inflacionit Ramist ...dilni o popull se i duhen Lek Jozit, Zenit e Gites.

Per Nacon ta thash vete i Pari....Prokurorin e Kreun e Shqikut a mba Opozita e cfilitur per ate popull te grabitur nga kush e di kush.

Jo une nuk kam si me e dite se jetoj me mire ne Shqipni dhe sa per leket avash i cike sdime se ku mi cu smiley

Por me po, se ju dogj zemra per Vatanin ju...EdRama spo ja u nxjerr si duhet llogarite apo po ja u pret rubinetin. Amon mos vdeksha pa e pa ate Sale tu u rrok Me liken per qafe ene i her...pa 300 000 njerez tu lon vendin ska per ti kujtu ne ato dite njeri....se do priten veq shirita.

Ed Rama po na pret rubinetin smiley  ashtu...ashtu....te fala Sandrit.

Thurrini nje kuror atehere me Luledele...Palloshit ....pse i qani hallin popullit qe e vidhni jo vetem ju por edhe Sandri???? Jeni per revolucion Demokatik me shpronesu Sandrin, Zenin e Giten? Aha konfuzion ideologjik ....Shqupi nuk di cfare te beje. Prandaj sdel njeri atje se E dine Mortjen qe fle te Shqupi. 

Me mire prisni te vdesi Cuni i Sheqeres sic Vdiq Merhumi, me durim dhe bashkepunim me Liken se ta vini prape Kanibalin e Vicidolit ne Front. Nejse mo poplli e vendos kur e  therret Qameti.

Kshu si po vijne punet ? Komandantin e kemi shume shpejt Kryeminister. smiley . Kurore palloshit ? pffffffffff pse e bon nga qejfi thu ? jo mor mik se e bon se ska nga e lun bythen , kemi Liken atje.

Po inshallah Brado e treta e verteta...ka per te qene super per te gjithe.

Ketu me ke pelqy smiley

Po pse o Brad cer kutjo ti, une Cunin e Sheqers ketu e leqendis me shok si ty tek peshku....se nTiron sguxoj me hap goj, ma mbyllin direkt e mthone qeper o Cuni iSanijes se ti me shokt e tu na e sollen Curvin dhe iket ja mbathet.

200 000 dembela qe duan te marrin asistence qyl. Keta ja nxjerrin namin shqp. Po shyqyr te pakten se cdo gje e keqe e ka dhe nje te mire. Te pakten ne shqp do rrine me puntoret, ata qe bejne pushime neper bote por qe punojne dhe jetojne ne shqp.

ky numri 200 na eshte bere ferre!

200 petrita 200 mije  aplikante/ aspirante emigrante/ dembela, quaji si te duash.... pastaj ajo kenga:  3 dele, 200 pare..smiley

Ke harruar 200 000 euro qe jeton si bo$$

Dora e lobit serbo-grek.

100 secili?

Rrezojeni at mut qeverie mer, ca prisni??? Sillni edhe njeher baben e demokarcise dhe karpitalizmit, Sali Qenef Merd Berishen. Ne pamundesi, nese s'ka kohe jepjani at dreq qeverie gjiblleshes dhe shokut gjembi ta drejtoj ate popull ngjalist si duhet.

Loli dhe Coli  ne Parlamentin pazar te Roskovecit !Parlamenti i majmuneve ! smiley

 

Keto to shifrat e DASH nuk q*hen se aplikimet jane bere para se Manjani te behej Min i Drejtesise dhe Kaubojsi te behej deputet. Dmth jane para impulseve te reja. 

Edhe treguesit e borxhit (artikulli i botuar 3 muaj me pare) po shkokan me shpejt drejt Evropes. 

P.S. Bulkthi, ta ka zene lopata gje kete artikullin e 50-shave during your latest germime on that page? Do you happen te njohesh ndonje nga ata shqip-pronaret ne liste as to who's who?  

Mirese te vini.sa qejf i madh benet ketu.smiley

Mos genje se te denon Zoti! 

E thashe me shaka.

Nejse, po lexoja keto dy tre komentet e fundit, te gjithe me flamur te huaj, te ndam sipas nonave parti ne shqiperi, i Lebetitmi tuj e bo telef qunin e sheqeres, tjetri tuj i shpall dembela stambolli keta 200 000 mij shqipot, dhe punetor plot pathos ata qe rrijne ne shqiperi...

Ca te them une kur ene per veten time jam me flamur suedez?!

Perzoten se pranoj qe jam dembel! Per njat diell qe shndrit shume pak ne Arktik e du me gjithe shpirt Shqypnien! Per ata gure vorresh te te parve te mi me mbushen syte me lot kur nigjoj kongen "M'ka mall malli per nonen time"!

Po cfare te boj une i shkreti? Cfare? Se kur isha ne Shqypnie une e di se cka kam heq me shpetu tim bir ne spital, femije i vogel... ma mire nuk po e tregoj se me za tmerri edhe tashi qe e kujtoj... e lene ma hallet e tjera qe te gjithe i dini krejt mire!

E qe jua kam fjalen more shokeni, dilema e madhe e njeriut shqiptar eshte vertet e tmerrshme! Sepse Shqiperia eshte bere e pa jetueshme! Dhe ne kemi marre rruget e botes per nje jete me te mire. Por a do ta gjejme? Besoj se nga ana materiale e kemi gjetur. Por... kam frike se Shqiperia do ta kete shume te veshtire per tu ngritur ne kembe. Eshte pertok... Eshte me keq se pertok... E shkreta Shqiperi, po vdes!

Ne djall te shkoj Sala, Rama, Basha, Meta, djalli dhe i biri, vetem Shqiperia te rroj!

Por veshtire e ka me kete hemorragji te tmerrshme!

Zoti e shpetoft Shqiperine!

smiley

Beno, me qe me permende, zoti shpetofte Shqiperine nga ty se habitesh se si nje Koqe Ahmetaj shkon  pasuria - 60 000 euro dhe + 150 000 euro vitin tjeter e nuk shiko miliardat e Familjes se Viqidolit. Mu kur pashe Saraajet e Zenit ne Lalez me 100 dhoma e Kullen e Sheqeres me 3 kate ne vicidol e me ashensor, do kisha shume turp me shkrujt si shkruan ti. Turpi hahet me buke per ate pune e i fusin ene i cik gjalpe.

O te shkelqefsha Ahmetajn dhe Qunin e Sheqeres, se e di se kush mutin eshte! Edhe Ramen bashk me Mafioz Meten! Edhe Bashen qe te mos i ngel hatri. 

Nga une Shqiperia ka shpetu se nuk jam kerrkushi une qe ti bej keq vendit tim. Por Quni Sheqeres po, Rama e Meta po, dhe gjithe ata qe i kane telendis robt e shkret me marre rruget e botes. Une skisha asgje me ty, vetem se kam vu re se perdor gjithmone te njejtin zhargon per Berishen, dhe mire bon, se nje birbo delirant eshte, qe kur ju rriten kalamajt e molen mire pushtetin e tij! 

Tashi rradhen e kane keta te tjeret, qe jane pa skrupuj fare, qe nuk u dridhet qerpiku kur vjedhin dhe te bojn per budalla...

Keshtu qe ma kurse repliken me Qunin e Sheqeres, please!

Se c'ka ajo dreq shqiperie me sa shume xhan qe e kam por qe shtrember te rrime e drejte te flasem ua con jeten  per shalesh njerezve brez pas brezi.ja psh ambasadori gjerman hoffman me ofe aman aman smiley tha psh qe duhet bere prioritet arsimi profesional.nashi kjo qe tha ai nuk eshte ndonje gje qe shqipot nuk e dine.qe ne mes te viteve 80 u hodh ideja e shkollave teknike 2 vjecare pas te mesmes si tip cross over ndermjet universitetit dhe shkolles se mesme.Qysh atehere flitet me fraza si 'do ta shohim , studiojme mundesine , ka potencial te madh ,, rendesi te madhe per punesimin terheqjen e investimeve te huaja etj , etj."... nderkohe kane kaluar 30 vjet maturanteve te atehershem iu jane bere kalamajte maturante dhe ende shqiperia nuk ka shkolla te tilla por vetem pordhe e premtime politikanesh....

Si thoshin emigrantet para rilindjes sone? Ta rrezojm salen nga pushteti e sa te fitoj rama te kthehena ne shpiperi.

E majtem llafen te gjithe me zemer (dhe peshk) atje jemi.

Anonimo qartesoji pak statistikat. 

Albania

2013

59,241 - entrant

63,326 - derivatives 

122,567 - total 

2014

83,615

87,747

171,362

2015

100,472

98,153

198,625

 

Pike se pari aplikimet per DV2013/14/15 behen respektivisht gjate kalendarit 2012/13/14 ashtu si tani u bene aplikimet per DV2016. 

Pike se dyti 'derivaties' eshte numri i familjareve te aplikantit kryesor (grua/burre dhe femije). 

Pike se treti "Shteti Ra" 

Pike se pari aplikimet per DV2013/14/15 behen respektivisht gjate kalendarit 2012/13/14 ashtu si tani u bene aplikimet per DV2016.

E drejte, por ne table thote p.sh. FY 2014. Une nga disa kliente qe vijne ketu te restoranti kam mesuar qe FY do te thote Fiscal Year. Por qe s'eshte e njejte si vit kalendarik. Me kane treguar qe per qeverine tone ne Amerike, viti financiar fillon me 1 Tetor e mbaron me 20 shtator. Po te me kene genjyer keta klientet, po te genjej dhe une.

Shikoje dhe kete: http://travel.state.gov/content/visas/en...

Ne 1 tetor fillon viti financiar.

Pikerisht ... 

FY2013 - perket me 1 tetor 2012 - 30 shtator 2013. Afat kohor qe perkon ekzaktesisht edhe me hapjen e aplikimit te llotarive. Per DV2013 aplikimet jane bere ne tetor 2012 dhe si event i perket FY2013. 

Ne ketu mund te diskutojme shume gjate dhe ka shume mundesi mos te biem dakort - jo per fajin tone por sepse ne fakt eshte pak e ngaterruar. Ajo qe thua ti qendron: DV2013 aplikimet nuk jane bere ne tetor 2012 por Tetor 2011 (tani sapo mbaroi DV-2017).

FY2013, sic e thua eshte 1 tetor 2012 - 30 shtator 2013. Ne ate vit ka patur 122,567 aplikime.

FY2014: 171,362 aplikime

FY2015: 198,625

Pra ka rritje.

Ou... ketu tek restoranti?!

Te restoranti ku laj pjatat.

te gjithe e enderrojne shqiperine te behet nje zvicer e vogel , vetem enderrojme ama

200000 (dyqintmij) kerkesa. smiley

Po ky esh genosid mo bir smiley

 

 

ne amerike dyqindmij ne gjermanidyqindmijdyzetepesmij ne holland, kush do mbetet ne albaniè? vetem kali i qyqes!!!?

E ke gabim. Ky 200 mijeshi eshte ai qe nuk nxjerr dot qimen nga qulli ne vendin e vet, pra nuk i duhet Shqiperise. Me mire te ikin. (Ironi off)

po a do ikin dot, kjo eshte çeshtja.

0 komente te fshira ne kete artikull.

He mo Blendi Salaj, zero komente te fshira ne kete artikull? Sa nicke pa asnje sharje e pa asnje fyerje jane fshire? hehehe, genjen dhe sy per sy pale. I fshini sepse s'duroni dot te vertetat qe them. Keta qe shajne e fyejne nga familja i lini. Ky eshte niveli i peshkut, e pastaj ankoheni vit per vit se pse ka ikur per lesh.

Une distancohem nga ky akt i turpshem dhe barbar. Adminet amerikane gjate nates (se punet e pista naten behen) kane kryer kete krim ndaj fjales tende te lire. Ata nuk i durojne dot te vertetat, dhe megjtihe insistimin tim per te te lejuar te vijosh punen, pasi fundja te gjithe per familjet punojme, ata serish kane zgjedhur censuren dhe jo dhembshurine. Amerika e veriut i ka bere te ftohte. Une te inkurajoj te vazhdosh betejen tende sublime ne kete blog koti. 1 koment fshihet, 1000 ngrihen. E verteta do te triumfoje nje dite. Kurajo.

"Amerika e veriut i ka bere te ftohte."

New York - North York: boshti i se keqes !!.smiley

Kujdes ti aty se NY e kan themelu hollandezet. Keshtu qe dhe ti je ne shenjester.

SHQIPERIA ESHTE SI SHPIRT!!

Ore me duket se nuk qenkan refugjate Greqie keta, ja paskemi fut kot. U zbulua arsyeja e vertete e rritjes se numrit te aplikimeve: 

 Evetmja arsye qe aplikojne shume, eshte sepse sot qe kane te gjithe facebook bombardohen nga faqet qe te njoftojne per aplikimin

smileysmiley

E boni per ner, e boni!

eh mer edi rama emri yt do te shkruhet me shkronja te arta.

u hap edhe per 5 santim dera e historise.

Faleminderit rilindje!

 

 Për mua Shqipëria është vendi ku të jesh artist do të thotë të mos marrësh dot frymë, vendet e punës paguhen keq dhe duhen gjetur me mik

 

E vetmja mënyrë për të shpëtuar profesionin tim për mua, është emigrimi ne Shba 

Represioni i shtetit në kohët e fundit, me ligje të ashpra, gjoba dhe dënime me burg, na bën të duam të zhdukemi nga këtu një orë e më parë

apo kjo tjetra qe eshte smiley e kaluar smiley

Përvoja ime në lotarinë amerikane më ka bërë të besoj se fati shkon me korçarët

OK, e thate ketu mos beni gafe ta thoni atje...kapitalizem vella !! 

Korcaret kane pase gjyshrit ne Amerike, prandaj i ke te gjithe ketu.

kush komenton tek peshku e ka te sigurte pergjigjen pozitive - ata qe shohin zerin e amerikes online e marrin pergjigjen te paret

Ç'paska qene dhe kjo shqp mer??? Magazine hajdutesh! Vit per vit nga 200k e s'po mbarojne per dreq! Papapapa. Do vijne hajdutet e rinj e do konkurrojne me ne te vjetrit mer! Do na lene pa.buke ketu ku jemi ! Pupupu s'dime ku te shkojme o vëdhà !

mire kane bere, te provojne dhe ata se cmdth te jetosh me dinjitet . shqiptaret punojne dhe e meritojne te jetojne si njerez.

Vlonjat ne amerike dhe kanada shqiptaret i kane dhene provat sa punetore jane, cte gjeti keshtu ??

Po dil me ate nickun qe te kam thone , do bish rehat me nigjo mu smiley

Ka me rehat se gjithe kjo vemendje ndaj gjerave qe them une, o Brado? lol

Jo, nuk ka ! Po provoje njere se su be qameti , shume admine kane dhene fjalen qe " Kali i Qyqes " nuk bllokohet , bien dhe ata rehat jo per gje

Edhe nje? Dmth e fundit?

Na mori mend e mira gjitone po lere. Ti kur do na besh ndonje byrek me djath dhe veze se na plasi mideja?

Sa zili ju kam ju te GAT qe keni mundesi te mblidheni bashke, te bisedoni e beni keto potluck. Apo vec Elba ju gatuan e ju meshkujt hic?

Po dale ti tashi se edhe ne bejme ndonje pune... Ja byrekun e Elbes kush do ta provoje, kush do ti thote te lumshin duart etj etj. Edhe shiko se GAT-i eshte vetem nje nga tentakulat e OSHK-se. Ne jemi ne cdo qitet biles dhe ne krieqitet.

Ke te drejte, duhet dikush ta provoje byrekun e Elbes. E di mire qe eshte byrek e jo bugace? Celula e GAM si po ecen deri tani?

20 kg homemade olives also ! 

 

vlonjat per sonte kemi peshk , sallatra , homemade olives , birrat si i do te ftohta ??

Gjitone veç ullinj me djath, domate, vaj ulliri, limon dhe ca qepe te.prera holle mbi ullinj dhe nuk çohem me nga tavolina une. Ku te shkoi mendja te beje ullinj me? Papapapa ç'paskeni qene ju grate! Shejtanin nga shishja nxirrni !

As kernacka nuk dashke?

anytime  gjiton  smiley

ps. gjeja me e thjeshte te besh ullinj ne kushte shtepie , shtypi pak nderroju ujin per tre jave njeher ne dy dite , kriposi dhe futi ne frigorifer. cte hash ! smiley

pra e murret vesh qe keto statistika jane per vitin 2013, pasi behet fjale per DV 2015 dhe jo DV 2017 qe plotesova une kete vit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).