Me ndodhite e 24 oreve te fundit ne France, askush nuk mund te ndihet me i sigurte ne Evrope.

Po si u arrit deri ketu? Njerez te armatosur me nje urrejtje te pafund ndaj perendimit, vlerat perendimore dhe
demokracise vrane mbi 160 persona ne nje sulm terrorist te papare qe nga lufta e dyte boterore ne zemer te Evropes.

Nuk dua te hyj ne çeshtje historike apo gjeopolitike se pse ndodhi kjo.
Dua ama te shtroj nje çeshjte: Rreziku i ekstremizmit ne Shqiperi.
Sot me shume se kurre shqiptaret po humbasin vlerat e tyre, po humbasin deshiren per nje te ardhme. Per faj te varferise, mospunesimit, mos pasjes se alternativave te mbushjes se kohes se lire, perpos kafeneve, shume shqiptare si pika takimi apo mbledhje kane zgjedhur xhamite. Ne qytezat e vogla shqiptare nuk ekzistojne mundesi te medha punesimi, zhvillimi te personaliteti, defrimi apo alternativa te vlefshme per te kaluar kohen, shijuar jeten, rritur, mesuar. 
Kete boshllek shpesh e zene radikalizmat qe mbeldhin njerez te papune, njerez qe nuk duan te shkojne neper kafe dhe qe mendojne se xhamite apo struktura te tjera fetare mund tu ofrojne diçka, njerez qe kane boshlleqe kulturore apo probleme sociale.

Kohet e fundit ne Shqiperi jane shtuar kontributet ekonomike te vendeve arabe per fene, per ndertimin e xhamive apo te shkollave fetare. Natyisht kushdo qe investon kerkon diçka mbrapsht, do ut des.

Po çfare duan vendet arabe qe investojne shuma te medha parash per Xhami a shkolla fetare? Mos valle i duan te miren Shqiperse apo u intereson qe te shtrine influencen e tyre fale ketyre "ndihmave" dhe ne Shqiperi?

Eshte shume e qarte se hoxhat e shume qyteteve apo fshatrave jane kthyer ne lidere karizmatike. Ata sot kane mundesine, fuqine, deshiren per te influencur masat e besimtareve. Eshte e thjeshte te kontrollohen e te manipulohen masat ne nevoja, masat me te dobta.... duhet pasur kujdes nga propagandat fetare qe kerkojne shpesh te gjejne armiq te dukshem apo jo, duhet pasur sa me shume kujdes nga gjuha e urrejtjes.... nga indoktrinimi masiv...

Eshte e domosdoshme, ka ardhur koha, te kontrollohen flukset e parave qe vijne nga jashte per ndertimin e xhamive apo shoqatave fetare... Nga vijne fondet, kush i merr e per çfare perdoren?...
Keto pyetje duhet ti pergjigjen sa me pare organet kompetente.

Deri me sot Shqiperia eshte pare gjithmone si nje vend tolerant ndaj besimeve te ndryshme.... duhet te mbrojme sa me shume kete te drejte te fituar. Cdo njeri duhet te kete te drejten te kete besimin e tij....intoleranca eshte nje rrezik...
Ekuilibrat e paqes ne disa raste jane shume delikate e mund te prishen shpejt.
Do mbrojtur ne çdo menyre ligjerata e rilindasve:
Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria.

1 Komente

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).