Pak kohë më parë, një i ri shqiptar nga Kosova, pak më shumë se 25-vjeçar, (kishte nisur studimet në vendin e tij) bëhet kamikaz selafist. Në Bagdad hedh veten në erë dhe vret 50 njerëz të tjerë.

Blerim Heta me familje nga Varoshi i Ferizajt kishte lindur në një qytet gjerman. Rikthimi, pasioni për librat dhe psikologjinë, për gjuhën angleze dhe gjermane, janë disa stacione të jetës së tij. Ndajpyetja e parë që mund të bëhet është: Si ky djalë i ri, lindur e rritur në një familje të edukuar shqiptare, e cila deri asaj dite nuk ishte dëgjuar për asnjë ndasi apo mëri ndaj të tjerëve, papritmas shfaqet në rolin e një kamikazi masiv? Duke e bërë të gjithë këtë me vetëdije dhe duke i lënë nënës së tij thirrrjen e fundit: “Nesër do të takohem me Allahun”?

Cila forcë e devijoi nga e zakonshmja, nga ajo që kishte përditësuar jetën e tij, duke marrë një kahje krejt tjetër, të rrezikshme dhe mizore?

Shpeshherë është thënë se rrugët e mjerimit i kanë dërguar njerëzit drejt lëvizjes vehabiste, dhe kjo ka të vërtetat e saj. Janë tashmë mjaft organizata joqeveritare të huaja, islamike ose jo islamike, të cilat veprojnë në Kosovë, dhe përmes ndihmave humanitare, shpërblimeve monetare, përhapin edhe rrymat e forta agresive të besimit islam, krejt ndryshe me traditën shekullore të këtij besimi në të gjithë hapësirën shqiptare.

Mjerimi ka pasur të drejtën e tij të gllabërimit të disa shpirtrave të rrënuar, por Besim Heta, kamikazi i Bagdadit, nuk ishte një njeri hekakeq, siç thuhet zakonisht për skamnorët.

Vinte nga një familje në gjendje të mirë ekonomike, me njerëz në botën e jashtme, sidomos në shtetin gjerman, me të ardhura të mjaftueshme për të pasur një jetë normale. Për më tepër, ai vetë, më shumë se një vit e gjysmë, kishte qenë i punësuar tek kampi amerikan në Ferizaj, dhe kishte pasur të ardhura mjaft të larta.

Rrugët e vehabizmit, është thënë shpesh, i hap edhe padija. Orteku i ligjëratave radikale ka vërshuar në të gjithë Kosovën, ai shpesh herë po bëhet haptas, që nga bisedat e thjeshta e deri tek rastet e hidhura të varrimeve; ai bëhet në rrugë, në internet, në rrjete sociale, në xhami e jashtë saj, bëhet gjithë agresivitet, duke synuar atë që në Universitetin e Kembrixhit e quajnë “hipnotizimi nga përsëritja”.

Dhjetëra imamë janë përhapur si prushi nëpër Kosovë. Disa nga këta imamë janë njerëz të shkolluar në botën arabe, në disa nga universitetet e njohura teologjike, sidomos në Jemen, dhe shumica e tyre, kjo duhet pranuar tashmë, kanë sjellë në Kosovë, bashkë me dijet e tyre, edhe radikalizimin e besimit islam.

Mirëpo, Blerim Heta nuk ishte një djalë i paditur.

Ishte më i shkolluar se shumë imamë të vetëshpallur, ishte regjistruar në universitetin publik e më pas edhe në universitete private, studionte psikologji fillimisht, më pas gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane. Të dyja këto gjuhë të huaja, ai i fliste, por më pas, për një periudhë të shkurtër, dëshira e tij studimore për gjuhën perëndimore do i linte vendin inatit fillimisht, mërisë pastaj dhe armiqësisë më së fundi ndaj “djajve amerikanë”. Në pak javë, i gjithë mentaliteti i këtij njeriu ndryshoi rrënjësisht, u mbyll në vetvete, u bë i huaj për familjen e tij, librat e psikologjisë i lanë vendin ligjëratave radikale, në Kosovë e jashtë saj.

Kur disa kohë më parë unë shkrova se pas këtij ndryshimi në psikologjinë dhe botëkuptimin e shumë njerëzve në Kosovë, qëndrojnë edhe shërbimeve të specializuara serbe, jam i bindur se mjaft dashamirë do e kenë parë këtë si një rrjedhë e mëtejshme e mllefit që kanë shqiptarët e Kosovës, natyrisht jo të gjithë, ndaj çdo gjëje që vjen nga Serbia, dhe dëshirës që çdo të keqe të ja gjejnë një burim jashtë vetes, mundësisht në Serbi.

Më pas, jo nga unë, u bënë të njohura burime të tjera, të cilat këtë lëvizje e lidhnin edhe me ndikimin e shërbimeve të fshehta ruse. Tashmë është i njohur fakti se kohët e fundit mjaft nga këto struktura po lëvizin nëpër Kosovë, por mjerisht nuk janë të vetmet. Kosovën, përgjithësisht trevat shqiptare, i kanë parë si zonë të transplantimit të ideve radikale edhe shërbime të tjera, sidomos të disa vendeve arabe.

Përmes emisarëve të tyre janë shfaqur në Kosovë edhe përfaqësues të Rojeve të Revolucionit iranian, degë salafiste turke dhe jemene, ndonjëra nga të cilat ka rrënjët e veta edhe në qeveritë e vendeve përkatëse. Njerëz të autorizuar prej tyre, që më së shumti jetojnë në Austri,  të përqendruar në disa xhami në Vjenë dhe në Grac apo të koncentruar rreth shoqatave humanitare, në lidhje me dy liderë të njohur selafistë, Jusuf Barcic dhe Muhammed Fadil Porca, kanë filluar të bëjnë rrugën e Kosovës dhe të jenë pjesë e rretheve islamike të mbledhur rreth Shefqet Krasniqit apo Irfan Salihut në Kosovë, rreth Bekir Halimit apo Omer Bajramit në Maqedoni.

Në 20 vitet e fundit, shoqatat e cituara salafiste me qendër në Austri dhe që po lidhen tani edhe në Kosovë, pas lëvizjes salafiste vehabiste në Bosnjë, kanë përqendruar në fondet e tyre rreth 600 milionë euro, të cilat më pas i kanë përdorur për rritjen e lëvizjes së tyre ekstremiste.

Në Kosovë ata kanë gjetur një shtrat të butë, edhe ngaqë për shumë kohë këtu kanë ndodhur dy fenomene të veçanta: nga njëra anë, Shërbimi Informativ i Kosovës është ngritur me shumë vonesë, ai nuk ka pasur as kohën dhe as njerëzit e duhur. Shuarja e Shërbimit Informativ të Kosovës, të drejtuar nga Kadri Veseli, shërbim i cili u paragjykua pa i parë vlerat e tij dhe heshtja ndaj këtij paragjykimi nga shërbimet e tjera të cilat deri asaj dite e kishin pasur partner, krijoi një vakum të jashtëzakonshëm, që i la hapësirë rritjes së lëvizjes vehabiste. Jo rastësisht rritja e këtij sekti ekstrem daton pas shuarjes së Shërbimit Informativ të Kosovës. Periudha deri në ngritjen e një sistemi shtetëror, që ishte në fakt një periudhë heshtje, lejoi krijimin e strukturave të rritura të lëvizjes selafiste e vehabiste.

Është fakt se, duke e krahasuar me të përgjithshmen, lëvizja salafiste vehabiste në Kosovë, nuk ka primatin në besimin islam. Por, tani ajo ka dalë nga zonat rurale dhe po shtrihet edhe në qytete. Në disa raste nuk dihet më se kush e përfaqëson Bashkësinë Islame të Kosovës, të zgjedhurit, me ndjenja të zakonshme e ritme normale të besimit apo radikalë të pazgjedhur që ushtrojnë ndikimin e tyre. Dualizmi ka shkuar edhe më tej; nëse në disa qendra të besimit islam, xhami apo të tjera, mendimi i njohur islam, i traditës sonë liberale, është i pranueshëm, në disa të tjera ai po përpiqet të zbohet, në mos me të mirë, përmes lutjeve, atëherë përmes dajakut.

Në Kosovë, pas luftës, përmes fondeve të vendeve arabe, ndoshta më shumë janë ndërtuar xhami se sa shkolla të reja. Fillimisht kjo ishte një praktikë e mirëpritur, sepse të gjitha vendet fetare ishin djegur nga ushtria dhe policia serbe. Por pas këtyre ndërtimeve erdhën edhe emisarët radikalë. Kjo dëshmon se gjithçka kishte qenë një parapërgatitje që lëvizja salafiste të ketë një avangardë të saj në shtetet ballkanike, krahas asaj në Bosnjë, ku tani janë të njohur mbi 90 mijë vehabistë dhe salafistë dhe ku mbi 20 për qind e pjesës tjetër të popullsisë besojnë në këtë lëvizje pa qenë pjesë e saj.

Kosova, por edhe shteti shqiptar, nuk është në këtë përpjesëtim, por proporcioni po ndryshon përditë. Demonstrimet që janë zhvilluar disa herë në Kosovë, por edhe në Shqipëri, tregon se ka një rritje të agresivitetit të kësaj rryme fetare, e cila herë pas here në Kosovë, merr edhe ngjyrime politike. Ky agresivitet dhe pandëshkueshmëria e tij, kanë pasur jehonë tek njerëzit, më shumë se dhjetëra ligjërata nëpër xhami e medrese. Duke qenë një popull që përgjithësisht besojmë tek forca, si pjesë e zgjidhjes së problemeve, shumë të rinj, qoftë edhe pa dashur, agresivitetin e lëvizjes vehabiste e shohin si dëshmi e forcës së tyre dhe e pafuqisë së shtetit për të vendosur rregullat e tij. Kjo është njëra nga shtysat më të ndjeshme ndaj saj. Le të mos e gënjejmë veten: Nëse lejohet të ketë këtë proporcion rritje, do jetë një nga dështimet tona, të politikës. Dhe të bashkëjetesës.

 

***

*Ramiz Lladrovci, ambasador i Kosovës në Tiranë ka botuar në DITA disa shkrime lidhur me këtë temë. I mësipërmi u botua në 8 prill 2014 kur autori ishte deputet në Parlamentin e Kosovës

46 Komente

 smiley Fenomen i perhapur te mos dish shkrim e kendim  ne  Kosove e  Shqiperi !

Per derisa ka sekretare, ka  suflere , seksere, qe ti kopsisin fjalimet shkrimet ,  nuk eshte problem te dish shkrim e kendim !

Ja dhe inspektori i shqipes.smiley Thashe mos kishe ndonje gje per temen a tu mbyllte. smiley

Debris , une vetem komentova Jakoven jo shkrimin, ndoshta me vone do them `ndonje gje` patjeter.. pse ty nuk te ben pershtypje kjo te mos dish shkrim kendim lexim, dhe njekohesisht te jesh ambasador ?!!

Mu kjo me terohoqi me shume a derbardhe !

http://www.zeri.info/aktuale/19557/ramiz...

Pak rendesi ka Ilirjan kjo pune. Une psh, as e njoh fare kete. I kam lexuar dhe nje kunderpergjigje ndaj nje fare Ben Andoni, dhe thats about it. Por zakonisht e kam parim, qe s'merrem shume me personin, kur me ajo qe lexoj ma mbush syrin. 

Per t'ju kthyer pyetjes tende, s'besoj se ke nevoj ta konfirmoj une qe analfabetizmi i nje ambasadori eshte skandaloz. Sidoqofte, te pakten ky zoteria me duket sikur shkruaka, ndonese s'lexoka dot.smiley Por te jemi te sinqerte Kosova s'ka aktualisht kapacitet per sherbim te jashtem te kualifikuar. Sherbimi diplomatik ne Kosove, nen modelin e Shqiperise, eshte thjeshte kryerje qokash. Dhe pa e njohur fare, e kuptoj qe dhe ky do jete ndonje qoke.  Por ka dhe nje gje tjeter te rendesishme, qe sidomos per ne Shqiperi kerkesa e llogarise per drejtshkrim ndaj atyre Kosoves, eshte pak e kot. Kur dihet qe ne s'kemi luajtur ndonje rol qe gjuha shqipe ne ato troje te mbahet apo te mesohet si duhet. E keshtu keshtu ky muhabet, se do futemi me nje qorrsokak tjeter.

Po pres mendimin per temen nderkohe.smiley

Mendimi im eshte se imamet , hoxhet, islamik,  kosovar , maqedonas shqiptare , kane vite e vite qe jane te ekspozuar indoktrinuar nga propaganda dhe ideologjia arabo islamike, dhe stilit te tyre n menyres jeteses, alla arabe turko  islamike ,   nepermjet fondeve te medha , gjasme bamirsie, investime ne ndertime kultesh ku me shume  grumbullohen njerzit me te vobeket, me te dobet ekonomikisht,

.E ku ka me mire se te besh per vete, nje njeri qe eshte ne meshire te zotit pa pa shkolle, pa buke, pa erkrahje, te shtetit dhe shoqerise civile ?

Ky esht problemi qe shume te rinje, kryesisht nga Kosova Shqiperia dhe Maqedonia  me kohe jane futur ne qorrsokak, Keto imamaet, dihet dine me shume arabishten se shqipen, dine me shume historine e arabeve, allahut , sesa sa historine e familjes se tyre dhe vendit te dyre !

Une nuk cuditem qe ka shqiptare, kosovare maedonas qe shkojne ne siri, sespse sic te thashe, ka vite qe imamaet hoxhet punojne me te vobektit, qe ti kthejne ata ne militante islamik, ne sherbim te allahut,  me mire te themi te justifikojne parate e marra qyl nga arabia saudite, e vende te tjera islamike  !   Kjo eshte nje fatkeqsi e madhe, per kombin tone,

Shqiperine, se Maqedonia dhe Kosova e kane pat dhe si tradite , qe te shikojne me shume nga turqia, arabia  lindja e mesme sesa nga europa ! Fakti qe injoranca e madhe ne drejtim te gjuhes shqipe pertej dhe ketej kufirit tregon me se miri, qe rreziku ekstremist islamik te jete me i madh ne Shqiperi !  Tradicionalisht fete shqiptare po degradohen, po degjenerohen nga nje tradite jo e mire e dyshimte !

Sna tha asgje te re .

Gjoja e re,   "agjentura ruse "  smiley

Opo shyqyr qe kta mjekerrzhulsat i kane vjedh per vete se me 600 milion keq do i kishim punet , ose leshin ska pas 600 milionsh nojhere dhe ky tyta ja fut kot.

Po flitet per Kosove, Shqiperi , Maqedoni, per nje periudhe 20 vjet, 600 milion s'jane ndonje gje. 

Po prape sme mushet menja mo vlla , skom nigju nujhere per ndonje Imam me leke .

Po s'ke pse me dhone lek mer. Ashtu si ka vajtur puna atje, robte per vota japin nga nje qese miell, s'po japin imamet ndonje mish kurbani per te sheruar "shpritrat e humbur" mer? Sdq mu me duket mese e besueshme, jep ndonje burse ne Jemen, furnizo robte pa buke me ndonje qese me groshe, nderto ndonje xhami me ndonje fshat te humbur te Pogradecit, aq jane, iken 600 meleonet.

Ky ambasadori mire qe nuk di shkrim e kendim por me duket se nuk njeh as numrat.  smiley

Lladrovci dhe sidomos Veseli jane njerezit me te informuar sot per sot ne Kosove. Çeshtja eshte çfare behet me kete informacion? Sot per sot ne Kosove (per shkak dhe te nje ambiguiteti shteteror e shoqeror) nuk eshte e veshtire te indentifikosh keto celula dhe persona ekstremist. Ato veprojne fare hapur dhe te pa shqetesuara. E ceka dhe pak ne nje teme tjeter, ne shqp ka disa muaj qe po vazhdon nje gjyq i shemtuar ndaj ca personave qe kane krijuar rrjet rrekrutimi per luftetare dhe shteti me ate apatine(ose korrupsioni i gjykatesve) e tij vetem sanpo ju ben reklame dh as po i ndeshkon sic duhet qe te mos inkurajohen te tjere.

Pavarsisht seç thuhet ketu nga komentatoret per ambasadorin kosovar, shkrimi i tij me pelqeu. 

Pjero ç'kemi? Mire andej? Mos ka ndodh ndonje gje nga magazina mor aman?

Kam nje te Is-it ketu Vlonjato, qe me flet per Kalifatin dhe te mirat qe do vijne, drejtesine qe do vije. I them; O hajvan, bota shkon perpara, nuk hecen mrapsh.

Pjero, ti nuk ju ke treguar autoriteteve per kete te Is-it?

gjembiiii, per mua, ajo qe thua ti, eshte shfaqje e huaj, por ti s'mund ta kuptosh tipin tim, se nuk e ke lexuar VQ. Se dyti, me ate, une dhe ai bojm shum shaka, pavarsisht se ai eshte i indoktrinuar dhe une ia shpjegoj te metat e tij. Se treti, une ndjek parimin; Beje tjetrin mik, per hir te rruges tende, se sa armik, e, e kam vene re se dhe ai ndjek te njejtin parim me ata qe ka te beje.  Tek magazina jone vijne lloj-lloj tipash, psh, ne kohen e veres kishim nje amerikan qe jetonte ne Belgjike. Dukej si budalla ne fillim apo lozte rolin, ciç lozin te gjithe rolin ketu, kjo nuk dihej, por ne fund e bera mik smiley 

Sot psh, nga ora 11,30 na lajmeroi shefi se ne ora 12 duhej te mbanim 1 minut heshtje ne perkujtim te viktimave ne France. S'mu durua, mu kujtu komenti i Petros ketu; 

-Shef, çfar eshte kjo gje keshtu - gerthita (ne fakt edhe pa gerthitur, zeri im ndigjohet deri tek administrata- ç'eshte kjo padrejtesi keshtu,- te gjithe kthyen kokat,- para disa vjetesh, serbet theren nje fshat te tere, burra, gra e femije, rreth 200 veta, e shtypi perendimor nuk foli, sikur nuk ndodhi gje, jane rreth 1800 nena kosovare qe kerkojne femijet e tyre te humbur, te vrare nga serbet, dhe nuk kujtohet njeri nga Europa, kush i ka bere keta lopa.

- Okej okej, ke te drejte, por sot duhet te mbajme 1 minut zi per viktimat. 

- Me gjith respektin per Europen, por kjo s'me duket e drejte, megjithate do mbajm zi, por jo keshtu, ca te nenes e ca te njerkes. 

Fillun te marrin zemer te gjith emigrantet, e filluan te gjithe duke permendur viktimat e tyre çdo dite. 

Pjerooooooooo, nuk e di si eshte andej, po ketej nese ai miku jot i IS implikohet ne nje krim, dhe te ka treguar ty per IS e ti s'ke folur, denohesh dhe ti. E di qe do perpiqesh t'ju shpjegosh qe eshte shfaqje e huaj, e qe te te kuptojne duhet te lexojne VQ por ti e di me mire se une qe VQ nuk eshte perkthyer ne Flamandshe. Duke patur parasysh qe ke dhe Seat si ajo qe po kerkohet, si dhe the qe s'eshte vrare njeri, eshte film, sikur s'te del mire llogaria. Ti e di vete gjithsesi.

Shume mire i ke thene shefit.

Gjembooo, nuk e di si eshte aty, por kendej nuk te denon njeri per pikpamjet e tua. Eshte ndryshe kur ti kapesh, fotografohesh, ndigjohesh qe ke arme apo je i armatosur. Ketu po, denohesh.  Me duket se ne Amerike eshte ndryshe, denohesh per pikpamjet, por nuk denohesh nese ke arme smiley

Pjeroooo dmth ty te duket mese normale qe dikush ka pikepamje pro nje organizate terroriste qe ka vrare, therur, djegur, etj. me mijera vete?

Jo Pjero nuk denohesh nese ke arme me leje. Pa leje po, denohesh.

Natyrisht Gjembo qe nuk me duket normale, por ketu ne Belgjike dhe Europe, ka me mijra simpatizante te IS-it si dhe kundra tyre. 

Kete po thone edhe analistet franceze, Pjer, qe Belgjika nuk ka ligje te forta per ti kap keto terroristet. Perpos qe nuk i ka te forte, i ka shume te buta. Tani e kuptoj butesine tende ndaj pushtetit autoritar ne Shqiperi. 

Mesa kam vene re une ketu Gaia, policia eshte e forte, i kap keqbersit, mirpo denimet jane te buta, biles keta ekstremistet ketu kete predikojne ketu, qe ligjet duhet te behen te forta. Kur po e kundershtoja kete shokun per sharian, ai me solli nje argument qe une nuk ia hodha dot posht; - Thomas, nese nje njeri, vjen e te vjedh ty, te mirat materiale qe ti mezi i ke kursyer, ai kapet, çohet ne gjykate dhe gjykatesi e denon me nje gjobe apo pune te detyrueshme, apo edhe del i lire, ti si do ndiheshe. 

-Natyrisht qe do ndihesha keq,- i thashe. 

- E pra prandaj duhet sharia ketu, vjedh, i pritet dora, nuk vjedh me ai, nderkoh qe te tjeret shikojne dhe nuk do te guxonin me te vidhnin. 

Me thuaj, si do e kundershtoje ti. U perpoqa une, kodra pas bregut smiley por s'ia dola t'ia ndryshoj menien smiley

bibla thote "sy per sy", dhe ne amerike, kjo eshte me e tolerueshme si praktike e koncept, dhe me kete teori lejohen edhe armet ne shtepi. mendoj qe ke patur ne situate jo te lehte per ta kundershtuar. eshte shqetesuese qe nje pjese e mire e brezit te ri e shikojne si normale qe t'ia vjedhesh tjetrit nje gje qe ai ka punuar per muaj per ta patur. eshte sikur teorite e marksit i ka marre ne dore vete populli, ne rishperndarjen e te mirave materiale. por ama, nuk merret ne shqyrtim qe dikujt i ka dale bretku me te drejten e vet per ta patur ate te mire materiale. belgjika po del, nga ky rast, si shume tolerante ndaj agresionit. 

por ketu ne Belgjike dhe Europe, ka me mijra simpatizante te IS-it. 

Keshtu po mesojme, Pjero. Mesuam qe dhe mijera nga ata simpatizantet kane shkuar ne Siri te presin koka qafiresh. Mesuam dhe qe ka shume mundesi qe organizatoret te kene qene Belgjane - madje me makine Seat. Dhe tani po mesojme qe edhe ty po te bekan propagande pro IS dhe rrezik dhe ti je bere simpatizant i IS nderkohe meqe dhe e mohove qe te kete ndodhur masakra te Premten.

Nje shkrim shume i mire qe sensibilizon dhe informon njerezit edhe per disa "njerez te tjere" qe mund te shnderohen ne robote shperthyes. Duhet mprehur vigjilenca popullore, krahas veprimit efikas te strukturave shteterore. SEpse, nuk eshte aspak cudi qe bombat dhe veprimet asgjesuese nga keta islamike radikale ti kemi edhe ketu ne Shqiperi e Kosove bashke. Duhet te dalin ligje te forta dhe monitorim rigoroz per menyren e krijimit/lejimit dhe financimit te ketyre shoqatave apo grupeve fetare. Rishikim te lejeve te qendrimit per te gjithe te huajt (dhe kete e bejme kollaj pasi nuk jane edhe aq shume). Pasi me vone do te jete shume vone.

brockull 

Në 20 vitet e fundit, shoqatat e cituara salafiste me qendër në Austri dhe që po lidhen tani edhe në Kosovë, pas lëvizjes salafiste vehabiste në Bosnjë, kanë përqendruar në fondet e tyre rreth 600 milionë euro, të cilat më pas i kanë përdorur për rritjen e lëvizjes së tyre ekstremiste.

"perqendruar fondet" - do te thote se kane qene nje banke a dy, te deklaruara, te qarkulluara dhe te gjurmuara (qe ne 2001 SHBA ka kaluar ne site te gjitha llogarite bankare me fonde te dyshimta, sic u kap ne Shqiperi rasti i dy kullave qe u shiten per pako gje nga Fatos Nano) - atehere ku eshte prova? apo keput qe ti perfshije ne liber Pjerri?

'shoqatat salafiste e cituara' - ose une jam qorr, ose ky nuk ka permendur asnje shoqate me emer.. ka permendur vetem emra personash

Ju lutem admineve te jene paksa me selektiv, se te ze oIdrise me emoticone

 

 

Tani s'e meqe qo kritika me spond per adminet i bi te jete per mu. smiley

Une me thene te drejten s'e kuptova thelbin e komentit tend? Ti po insinuon qe s'ka patur fiks 600 milion sic me te drejte dyshon dhe Bradi, apo fakti qe ne Shqiperi s'ka para te dyshimta te ardhura nga fondacione fetare? S'po marr vesh. 

Per mua ka pak rendesi a kane qene 600 milion apo 60 mije. Ajo qe permendet me lart eshte 1. ka fondacione fetare qe punojne me fonde te dyshimta, 2. qe keto kane depertuar ne shtresa te margjinalizuara te vendit, ku as shteti, as shoqeria, as diell nuk hyn, 3. qe ky eshte nje problem mbareshqiptar per te cilen s'eshte bere asnje gje, 4. qe shtetet perkatese shqiptare apo autoritet vendore kane humbur kontroll te plote te tyre, 5. qe duhet te kete nje vemendje reale me ate qe po ndodh me radikalizimin e shqiptareve sot. 

Tani ti mos prit qe ky te nxjerr nje per nje shoqata salafiste, se cu pa puna. Ky s'eshte gazetar investigativ. Permendja e individve ( si Shefqet Krasniqi psh) nenkupton automatiksht me ke eshte i afiluar ai. Ashtu sic permendja e tezave te pjesmarrjes se sherbimeve serbe e ruse ne kete mesele, s'eshte pak. Dhe minimalisht te bene te mendosh, sidomos kur degjon qe nje nder tezat serbe ne Kosove ka konotacion fetar/ Me te njejten trajtim fetar, ne UNESCO ata arriten te hiqnin vota Kosove. Na kane djegur kishat, thane, dhe keshtu u prek bota e madhe. Pa permendur qe ne fakt lojen e djegieve e filluan ata ( 210 xhami te shkaterruar gjate lufte, dhe mijera shtepi e monumente kulture te rrenuara etj etj). Pra robi konkludon qe interesi per nje nxitje islami me shume se shqiptar eshte i tyre.

Plako, ne Shqiperi ka nje autoritet per parandalimin e pastrimit te parave [ketu] qe te them une se e marrin shume seriozisht kete punen e terrorizmit, edhe pse u rreshkasin ato me burime droge etj. Kjo pune eshte edhe ne Kosove. Pervetem nese kalojne neper duar e xhepa, c'ka eshte shume e veshtire te flitet per nje "fond te perqendruar", se do te vinte ere per cdo hunde edhe te pastervitur per kesi veprimesh. 

Jane hedhur para, sic eshte rasti i atyre muxhahedineve shqiptar qe u paguheshin rrogat apo biletat per Siri, por jo 600 milione dollare - mos t'ja kepusim kot. 

- edhe thote "shoqatat e cituara" - po nuk i ka cituar, a e kupto budallekun e tekstit?

Shqiperia ben pjese  akoma ne  Konferencen islamike ?

Po akoma. Dhe nderkohe shumica e vendeve te Konferences s'e njohin Kosoven.

Pjesmarja ne Konferencen Islamike te shqiperise  eshte nje  gabimi i madh politik , me pasoja, dhe shume kontradiktore me aspiratat e shqiptareve per te hyre ne Europ ! Ne nuk kemi peshen e duhur, keshtu qe arfimi me vendet islamike, me shume i prish pune shqiperise dhe kosoves se sa i ndreq !

ky ramizi nuk na jep as edhe nje fakt konkret, vetem llafollogji. si ambasador ne rradhe te pare, ky perfaqeson politiken shtetetore te shtetit te kosoves. keshtu ne hava nuk mund te flase sepse si zyrtar publik duhet te paraqitet para prokuroreve dhe tu flase per imamet. nuk esht publicist qe te hedhe bomba shashke. 

a ekziston ky fenomem? eshte i njohur dhe i prekshem perdite. po jane keto zyrtaret publike, ku perfshihet dhe ramizi qe e lejojne, per mos me thene e inkurajojne injorancen, qe te vjedhin sa me shume per vete. 

ramizi te na thote nje here sa i shqetesuar eshte ose cfare ka bere per te lehtesuar biznesin e kosovareve ne shqiperi. kete po do kisha interes per ta lexu. po se cfare bejne imamet, nuk ka nevoje per shkrim. 

edhe nje idiotllik tjeter me bataliona dhe kamiona. 600 milion per 8 milion njerez, do kishte goxha influence ne gdp dhe edukim.  futja kot dmth. do the ramizi pjese nga torta publicistike. 

rrene e vjeter kjo.

Ca ti mendon se kjo ceshtje s'ka fare nevoje per vemendje meqe po e thote Ramizi?

ceshtja ka shume nevoje per diskutim e vemendje, po jo nga ramizi si percjelles i shqetesimit, sepse ramizi eshte shteti qe i le i lire keta individe dhe nuk ben asnje gje per ti kapur edhe kur e kane informacionin e goja gati. pse permendi ky tipi emra te cilet akoma livadhisin dhe nuk jane te arrestuar. nese nuk kane fakte, nuk mund te shpifi, nese kane, ti plasin ne burg. po jo lloqe kavaje.

30 milion ne vit per soft influence jane i i cik si shume. kur perdoren per infrastrukture (xhamia) eshte tjeter gje. 

politikanet shqiptare jane gam-gam style kur vjen puna me fol per ceshtje shume te rendesishme dhe qenesishme per shqiptaret. 

 

Ky 600 milionshi nuk eshte ne vit

Shkrim i dobet fare, qe tregon dhe njehere sa cope cope jane diplomatet kosovare.

Studimi i vetem i mirefillte per kete ceshtje ne Kosove deri tani me eshte dukur ky ketu, edhe pse nuk jam dakort me disa nga konkluzionet e tij, sic eshte kontrolli qendror i cdo xhamije. Ketu ne USA psh xhamite jane te themeluara dhe menaxhuara nga vete komunitetet lokale, dhe ketu radikalizimi eshte me i ulet se ne Europe e gjetke.

armiro ca menimi ke per Përkrahësit e Hilafetit në Shqipëri?

dhe ketu radikalizimi eshte me i ulet se ne Europe e gjetke.

Dhe ti mendon qe kjo eshte si pasoje e menaxhimit nga komuniteti lokal?

he armir ??

Po mor po..kot jane te gjitha, duam fakte..ka gje me firme aty? Kur te dalin me kallash edhe aty, keta qe nuk i vene fre gojes e mendjes ne emer te zotit..do ndihen akoma me kapitalista evropian shqipot!! 

Le të mos e gënjejmë veten: Nëse lejohet të ketë këtë proporcion rritje, do jetë një nga dështimet tona, të politikës. Dhe të bashkëjetesës.

 

dikur, pas mbarimit te luftes, nje vullnetare e re (angl.) ne Kosove mbaj mend ta lexoja ne facebook  t'i tregonte shoqes se saj sesi kosovareve iu afroheshin fonde per xhamia nga lindja e mesme dhe ata nuk i refuzonin - i merrnin, por me to ndertonin shkolla! 'That's what I like about them' thosh ajo, tekstualisht smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).