Krahas botimit të këtij romani nga “Mapo Editions”, Marku gjithashtu është fitues i vlerës monetare prej 10 mijë eurosh që vjen me këtë çmim...

“Më shkoi nëpër mend ajo enciklopedi e dijes njerëzore që quhet 'Don Kishoti' i Servantesit dhe m’u kujtua një bisedë e Don Kishotit me Sanço Pançën, ku ky i thotë: ‘Në një konkurs letrar, artistik, gjithkund çmimi më i rëndësishëm është çmimi i dytë’. 'Pse?' e pyet Don Kishoti. 'Sepse çmimi i parë jepet për hatër, i treti për gjynah, ndërsa i dyti është më i sakti’..." Kështu do të shprehej shkrimtari Rudolf Marku ndërsa u nderua me Çmimin Kadare, pasditen e djeshme, në një ceremoni të zhvilluar në një atmosferë intime në sallën e leximeve të librarisë-kafene “Friend’s book house”, ku ishin mbledhur miq dhe dashamirës të letërsisë.

Pas një muaji nga shpallja e këtij çmimi, ku u paraqitën dorëshkrimet në prozë letrare të dyzet e një autorëve shqiptarë, përfaqësues të brezave të ndryshëm, Fondacioni MAPO shpalli dje fituesin e këtij çmimi, i cili do të kthehet në një traditë të përvitshme të promovimit të letrave shqip. Duke nisur nga viti që vjen, organizatorët u shprehën se ky çmim do të akordohet në Razmë, në fund të muajit maj, kohë që përkon edhe me aktivitetin “Ditët Letrare të Razmës”.

Nga 41 dorëshkrimet, juria e përbërë nga Artur Zheji (kryetar jurie), Gilman Bakalli, Gentian Çoçoli, Ylljet Aliçka, Preç Zogaj, Virgjil Muçi dhe Alfred Lela, përzgjodhi nëntë autorë si

Arti Lushi, Eliona Gjergo, Gazmend Krasniqi, Ilir Bezhani, Primo Shllaku, Shkëlqim Çela, Zija Çela, Shefqet Tigani dhe Rudolf Marku, romanin e të cilit “Tre Divorcet e Zotit Viktor N.” juria e gjykoi si më të mirin në këtë konkurrim.

Krahas botimit të këtij romani nga “Mapo Editions”, Marku gjithashtu është fitues i vlerës monetare prej 10 mijë eurosh që vjen me këtë çmim- duke u bërë kështu çmimi letrar me vlerën më të madhe monetare në Shqipëri.

Anëtari i jurisë, Alfred Lela u shpreh se ka qenë një punë intensive e shtatë anëtarëve të jurisë për të përzgjedhur dorëshkrimin fitues, duke shtuar se vendimi megjithatë nuk ka qenë unanim, por është bërë në bazë të shijeve dhe institucioneve letrare.

Kryetari i jurisë, Artur Zheji u shpreh se ky çmim është një bashkim duarsh mes gjeneratave të ndryshme.

“Ka qenë një shpresë e miteve të reja që vibronte në ato kafenetë e lidhjes së shkrimtarëve apo aty ku rrinin shkrimtarët -gjithsesi jo të rreshtuar-ashtu siç ishte koha; i jepnin koncesione kohës, por gjithsesi mbanin të fshehur një margaritar për letërsinë, që e donin më shumë se koha ku ata jetonin dhe haraçin që ajo kohë u kërkonte. Pikërisht ky dyzim që përbën artistin e vërtetë, e bën një shkrimtar t’i qëndrojë maratonës së kohës, që është e vetmja gjë e pazëvendësueshme, e patjetërsueshme e pakorruptueshme dhe fakti që ju shoh këtu pas gjithë atij dëshpërimi që e kapi Shqipërinë intelektuale pas viteve ’90, duke menduar se gjithçka do të shkonte keq, ka një restaurim, një ringritje, dhe ky çmim, dhe kjo gjë që po përjetojmë sot, është sikur të jetojmë një bashkim duarsh të stafetave dhe gjeneratave të ndryshme dhe praktikisht një moment refleksioni, por refleksion i gëzuar”, u shpreh Zheji.

Ky çmim, për themeluesit e tij është kulmim i një nisme pesëkëndore, që plotësohet me suplementin letrar të Gazetës Mapo “Mapo Libri”, aktiviteti “Ditët Letrare të Razmës”, hapja e një Qendre Studimesh Letrare “Kadare”, si edhe çelja e Degës së Studimeve Letrare në Universitetin Europian të Tiranës.

Ky çmim, u shpreh Henri Çili, promovon letërsinë shqipe.

“Prej dy-tri vitesh negociuam me shkrimtarin Ismail Kadare dhe në pranverën e këtij viti ai na e dha mandatin për këtë çmim, si një mënyrë për të inkurajuar letërsinë shqipe, ose të shkruarin shqip. Në konceptimin e këtij çmimi, patëm parasysh dy gjëra: Të ishte një çmim dinjitoz nga pikëpamja e vlerës dhe e procesit të hapur dhe autoritetit të jurisë, dhe besoj e kemi përmbushur, qoftë vlera 10 mijë euro, qoftë juria e nderuar, apo pjesëmarrja e gjerë, ndërkohë që deshëm të ishte diçka që të mos ndërpritej këtu, por të vazhdonte”, u shpreh Çili, duke theksuar se kjo nismë ka si synim të promovojë çdo vit një autor shqip, si edhe të nxisë kritikën shqip.

Në gazetën “Mapo”, shtoi Çili, është instaluar një rrjet kritikësh, të cilët kontribuojnë vazhdimisht në “Mapo Libri”, si Rudolf Marku, Agim Baçi, Gentian Çoçoli, Virgjil Muçi, Preç Zogaj, Luljeta Lleshanaku dhe së shpejti pritet t’i bashkohet shkrimtarja Diana Çuli.

Shkrimtari Rudolf Marku pasi u shpall fitues i çmimit “Kadare” shprehu falënderimet e rastit.

“Falënderoj Jurinë që pati durimin për të lexuar dorëshkrimin tim, sepse tani njerëzit kanë humbur durimin të lexojnë botimin e jo më dorëshkrimin. Falënderoj kolegët dhe pjesëmarrësit në këtë konkurs e në të njëjtën kohë u kërkoj të falur që kam marrë çmimin e parë. U them të gjithë atyre që nuk kanë marrë çmim të parë se janë te çmimi i dytë. Kanë vepra më të mira sesa imja”, tha Marku, duke vlerësuar romanin në dorëshkrim të Zija Çelës, konkurrues për këtë çmim. “E veçoj sepse e kam lexuar nga germa e parë tek e fundit dhe është një libër i shkëlqyer dhe ka për të lënë gjurmë në letrat shqipe. Për mua është një libër që vlen. Por në të njëjtën kohë vlerësoj edhe autorët e tjerë, po aq të mirë”, – u shpreh Rudolf Marku, i cili nuk e mohoi skepticizmin për çmimet letrare në përgjithësi. “Jam nga natyra skeptik dhe nuk sugjestionohem shumë nga çmimet, jo nga çmimet shqiptare, por as nga ato botërore, por Çmimi Kadare ka një domethënie tjetër. Është i lidhur me shkrimtarin më të mirë të letrave shqipe, shkrimtar që ka rrezatuar e rrezaton kulturë e qytetërim në mjediset shqiptare dhe ka një impakt të jashtëzakonshëm te fjala shqipe. Për mua, është njeri i jashtëzakonshëm. Mendoj se ky çmim ka për të pasur vazhdimësi të gjatë në letërsinë shqipe”, përfundoi Marku.

Konkurruesit për edicionin e dytë të këtij çmimi që do të akordohet në maj, do të kenë më shumë kohë për të paraqitur veprat e tyre në dorëshkrim, të cilat duhet të jenë në prozë letrare. 

Konkurruesit për Çmimin Kadare 2015

Arti Lushi/ Bujar Kule/ Eljona Gjergo/Eqrem Canaj/Fasli Canaj/Fatbardha Legisi/Fatmir Lohja/Fitim Sula/Gazmend Krasniqi/Blerina Mulla/Ilir Bezhani/Istref Haxhillari/Konstandin Hamo/Vite Hasa/Marenglen Çano/Mark Lucgjonaj/Miranda Haxhia/Murat Aliaj/Ndue Gaspri/Milidon Pepushaj/Primo Shllaku/ Pjetër Cara/Riza Braholli/Rudolf Marku/Shkëlqim Çela/Valbona Bozgo/Zija Çela/ Luljeta Dano/ Bujar Balliu/ Shefqet Tigani/ Kledis Duci/Thimi Gogo/Saimir Qefalia/Arben Imeri/Arian Kadiu/Arqile Gjata/Granit Zela/Enis Mani/Erjon Papagjoni/Klint Ndreu/Saimir Muzhaka.

16 Komente

Shyqyr mo qe fitoi dhe Kadareja nje cmim.

or po shyqyr qe e paska bo zemren gur dhe jepka nga 10.000 evro pervit per fituesin.

Iu befte kanceri mu ne gryke atyre qe s'votuan per vllain tim ... smiley

Urime per Shkelqim Celen qe qenka perfshire ne listen e me te mireve.

Suksese emos. Ishalla nuk ka fatin e Kadares per cmimin

Une uroj emon per faktin se i ka shpetuar paq kesaj jurie dhe ketij cmimi.

Une vone e mora vesh qe emo ishte ne liste sepse nuk para i lexoj , me thene te drejten mbeta shume i zhgenjyer , nuk po u besoja syve, te kete rene kaq poshte emua i yne sa qe te konkurroje per cmimin Kadare ? mendova me vete.

Artur Zheji (kryetar jurie), Gilman Bakalli, Gentian Çoçoli, Ylljet Aliçka, Preç Zogaj, Virgjil Muçi dhe Alfred Lela (... dhe regjisor Henri Naim Cili)

Me pak perjashtime, po juria paska qene ulerime! Urime Emos gjithsesi sepse juria nuk i ul vlerat finalisteve.

Urime emigrant ! me behet qefi qe ke hyre ne listen e me te mireve !

po patjeter qe universiteti katalik  i ish neim cilit,primo gegnisht shllakut dhe alfred primoshllak leles,qe nje jezuiti do ti jepte cmimin  antiislamist (sipas tyre) kadare!

ta gezoje 10 mijeshen dolfismiley   ka qene edhe deputet i sales me duket,,

Sharlatanizem de jure. Ky fitues eshte i njejti qe para pak kohesh plagjiarizoi nje artikull te nje reviste britanike. Riprodhim te maskarallekut, ate ben ky çmim.

Po ca keni mo qe boni kshu , 1500 euro kishte more i shkreti , te tjerat i kishte nda Juria me Kadarene .

Ky Marku eshte ai plagjiaturisti? Apo kopjaci me duket i thoshim dikur...

Urime emigranit!Radhes tjeter ne shenje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).