Në prag të kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të PD, partia e parë opozitare në vend, deputeti Eduard Selami një prej themeluesve të saj ngre shqetësime serioze ndaj lidershpit demokrat dhe shkon deri aty sa thotë se ndjen zhgënjim.

Selami:“Udhëheqja e re e Partisë Demokratike, më ka zhgënjyer mua dhe pjesën më të madhe të partisë që duan ta shikojnë edhe një herë PD-në si parti e shpresës për shqiptarët. Ne kishim një shpresë që përballë kësaj qeverisjeje të keqe Rama-Meta, nga më të këqiat që ka patur vendi, të dilnim me një drejtim tjetër dhe kjo nuk po arrihet”.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Selami deklaroi se PD nuk është sot alternativë përballë keqqeverisjes së vendit.

Selami: “Megjithëse kemi një nga qeverisjet më të këqia të këtyre 25 viteve, mendioj se fatkeqësisht nuk kemi arritur të ngallim shpresë.Lidershipi i aktual i PD nuk ngjall shpresë dhe besim”.

Eduard Selami që ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të PD në vitet para të krijimit të saj, është i shqetësuar edhe për mënyren se si u lexua humbja e zgjedhjeve të 2013.

Zoti.Selami ndalet me argumentat e tij përtej familjes se demokratëve në opozitë, tek qeverisja duke e vlerësuar si me te keqen që nga viti 1990.

Selami u shfaq kritik edhe për proçesin e dekriminalizimit kur tha se pa reformën në drejtësi, kjo nismë nuk ka kuptim.

Deputeti demokrat, një prej të parëve që nënshkruan krijimin e PD, 25 vjet më parë dhe bashkë me të edhe të shpresës së shqiptarëve për një Shqipëri europiane sot vëren me keqardhje të thellë se Shqipëria nuk është ajo duhet të ishte.

Selami: “Shqipëria e 25 viteve nuk është histori suksesi dhe për këtë ka përgjegjësi politika.Shqipëria është një republikë partiake, ku partitë janë institucioinet më të fuqishme që është një problem mjaft i madh për Shqipërinë.Por dhe vetë partitë janë prona personale të drejtuesve që nga vendimarrja, përzgjedhja e politikave. Drejtuesi pasi merr mandatin dhe marrja e mandatit është gjithmonë e kontestueshme, nuk pyet më njeri.Problem që është në të gjitha krahët”.

Eduard Selami e përfundon intervistën e tij me një të vërtetë të hidhur se ky çerek shekulli nuk ka sjellë asnjë ndryshim thelbësor në jetën e shqiptarëve.

15 Komente

Po he bre trimi i PD-se, vihu ne krye dhe frymezoji masat, mjaft u more me tjerje leshi.

 

Eduard Selami e përfundon intervistën e tij me një të vërtetë të hidhur se ky çerek shekulli nuk ka sjellë asnjë ndryshim thelbësor në jetën e shqiptarëve.

Perkundrazi, ka sjelle shume ndryshime ne jeten e tyre. I ka bere hajdute, agresive, imorale, llapazane dhe te pa cipe.

O Selam ziu... po perse te sollen ketu ne Albanie ty, per tu qare ne VOA..??? ja per te rregulluar keto pune te sollen, por ti nuk pate bythe, se deri tani nuk je ndjere fare ne politiken e dhjere te Tiranes.. ku je praaa, perse nuk dukesh... apo je vetem per te folur ne VOA...

Eduard Selami e përfundon intervistën e tij me një të vërtetë të hidhur se ky çerek shekulli nuk ka sjellë asnjë ndryshim thelbësor në jetën e shqiptarëve.

 

smiley

Selami!!! Qe ja nxine syrin.... Lexova fillimin dhe kerceva drejt e te fundi dhe lexova ate fjaline per ato ndryshimet ne jeten e shqiptareve.....
Pse se lejne edhe nje here ket shitsin e makinave te shpalosi vizionet e veta? PDja vertet mizore.

Gazetaria e VOA shume e papregatitur profesionalisht  ne kete interviste. Selami tentoi te merrte kryesine e PD me votim demokratik perballe autokratit te Sheqeres. Nuk shkoji puna deri tek votimi se gangsteret e Cunit te Sheqeres me ne krye Izeterat.... e terhoqen zvarre dhe e hodhen perjashta salle....Selami mbylli gojen ..hudhi sumeeenn shpines e mori rrugen e kurbetit..por jo tamam se kishte pashaporte diplomatike qe ja qiti longun(histori tjeter e lebetitme) .....dhe Shqiptaret paten Kanibalin e Vicidolit 8 vjet te gjata e te lodhshme  per Kryeminister. Mbas stazhit ne Ameriqi, nuke eshte turp me shit makina per ate pune.... Selami...si djali plangprieshes...ra ne gjunje te Neronit dhe beri nje AlbaPompino Vrasesit te zakonshem per tu ulur ne strofullen vrastare te Shqupit. Shqiptari shitet per lek...ka nderru edhe fene per lek.

Turp...SELAMMY...TURP....mbas cburrerrimit qe te boni Cuni i Sheqeres u fute ne vathe me Mul Ndoken e Kaq Islamin......

“Shqipëria e 25 viteve nuk është histori suksesi dhe për këtë ka përgjegjësi politika

Nga keto 25 vjet , 15 vjet ka qene partia e tij ne krye, me bace, doktor profesor-Sali Berishen , arkitekti i ketyre 25 vjet deshtimi ! 

Ka qen Kryetar i PeDit ky merr.....Baca e coji kryetarin e partise Demokratike, kur vet ishte President ne mungese....... emigrant ne Ameriqi....Shqiperia ishte FugeHale per Kryetarin e PeDit e jo mo per katnaret e Shishtavecit qe vazhdojne te emigrojne. Ore po sbehet ai vend pa nxjerre ne Gjyq hierarket e Shqupit por kush do i nxjerri thuaj.

 Ore po sbehet ai vend pa nxjerre ne Gjyq hierarket e Shqupit por kush do i nxjerri thuaj.

Ndryshe  problemet e medha qe ka ai vend , do te ciklohen nga viti ne vit me fenomene te pa moralshme, sic eshte ai , i Ilir Metes qe sot eshte Krytar Kuvendi !!  

Ashtu sic iken per lesh 3000 vete, dhe sic u shkatrua vendi e sic iken per lesh leket e shqiptareve ne skemat piramidale ,ne vitin 1997,  e me vone sic u derdh gjak ne bulevard me 21 Janar, e ne Gerdec, do te ikin per lesh, njesoj si keto vite qe kaluan ,   edhe 25 vjet te tjera, ne qoftese nuk vihet

Drejtesia ! 

Kush prej politikaneve, ben faj, krim, duhet te denohet, ose te largohet prej politikes !

Qelbesirat po plaken  po ri ciklohen , ne politike  ne pushtet  ! E si mund te kete sukses nje vend ?!! 

 

A imagjinon ti qe kta qe qahen se po emigrojne Shqiptaret harrojne qe e cun Krietarin e PeDin, Selammy ne emigracion?????

Vetem ky sduhet te kish fol se u shit ndonese e perzune fizikisht prej partie e fishek ne kurbet....dhe na kujtoji Shqiperine e martirizume te Sales se Pare. 

Mungese Profesionalizmi nga VOA, nuk dua te perseris se Dashnia e hershme e Elez Biberajt per Neronin e Vicidolit sigurisht qe ka ndikuar ne kete interviste te peshtire.

Pse nuk u pyet Zoti Selammy

1.  si ka mundesi te emigroje nje Kryetar i PEDIT ne Demokraci per ne US?

2.  cfare e detyroi te emigroje dhe a pati probleme me Bacen e Elezit?

3. pse u kthye dhe cfare ju premtua?

Gazetari prej Leshi a pre Musteqesh Elezi.

Dakort jam me ty.  Po ky eshte problemi , kriza e moralit ! Nano u fut ne burg 4 vjet, dhe kur mori pushtetin , mba krizes dhe renimit te Shqiperise ne 1997, nuk vuri drejtesi ,dhe nuk u mor vesh , ato 4 vjet burg  Nano i meritonte apo nuk i meritonte ? ! Nuk flitet shume per kete !  Ne qoftese ka dal i lare, i paster, si ka mundei nuk ndeshkoi  asnje politikan pergjegjes per 1997 ?!!

Vetem ne kete aspket po ta shikosh ai duhet te kishte ngulmuar ne politike,  drejten  e ndeshkimit  te krimit dhe jo ate te mbulimit !  Ufal Berisha, u falNano, u fal Meta , e keshtu do te vazhdoje , me histori ngjalash ! 

Nano ishte binjaku i Berishes qe shkaterroi Shqiperine. Ktu tek une e dun shum Nanon, te gjithe Hajdute e plehra jane, Shqiptari tipik Hajdut a doganier a drejtor diku qe emigro ne Ameriqi me parate e vjedhme nga memedheu. 

Tani flas per Patriotet e jo Militantet...Nano duhet te dali para gjyqi per tradheti kombetare....ka shkarkuar 2 drejtues SHIKU...KA SHKARKUAR 2 DREJTUES SHIKU....INSTITUCION I PAVARUAR..... sepse raportuan tek Presidenti i Republikes se Gruaja e tij e Re mund te ishte Agjente e Asfalise Greke. A e kupton ti cfar i ka bo kta Shtetit Shqiptar? Te thash vetem nje fakt pa kta jan deri ne fyt. Dhe bojne te gjithe si te ndershem....cpret mo del Nard Ndoka e deklaron se Partia Demokrati e eshte  Zoje e Perdalme.

Drejtesine nuk ka per ta sjell as Rama se nuk ta sjell Individi. Drejtesine ta sjell shteti dhe ne Shqiptaret po luftojme ende te krijojme Shtet e skemi pas sukses deri me sot. Nje popull qe nuk ngre shtet eshte si puna e Islamikeve qe presin diten e Qametit a Shpetimtarin me zbrit ne toke. Cdo dite duhet me von nje tulle per shtetin Shqiptar se Bajraku nuk e mshi mire meneren.

Boooo, si su lodhet no i her mer, si su lodhet, gjithe diten po i pune: terr terr terr, Nano, Berisha, Rama.

E te menosh qe deri edhe kapterri OidrizO u lodh nje dite.

 

Mingojne komentet demokratobarazlarguese te ky shkrim smiley

hence Parti demokratike

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).