U çanë televizionet për bëmat e një grupi anarkisto-majtist studentësh, të cilët goditën me vezë kryeministrin Rama. Në dukje e drejtë, kur mendon nervin e dobët qe ka shoqëria jonë për padrejtësitë që aq shpesh na ndodhin. Ky grup studentësh, u bënë ylli i mbremjes së djeshme, ku nuk ngeli stacion televiziv pa i ftuar - shyqyr që doli një lajm i tillë se “u mbush programi”.

Por le të dalim te thelbi. Ku është e drejta? Studentët e kishin me qeverinë, e cila u paska rritur taksën e shkollës, me preteksin se duam shkolla falas deri sa të plakemi, pavarësisht se shkollën mund ta zgjasësh edhe nga 3 në infinit vjet.... Nuk e di se ku e kanë gjetur këtë ide gjeniale këta studentë, përveç tek sistemi që lamë pas të cilin e shamë, e mallkuam e çfarë nuk i thamë. Po përse nuk nuk ngrihen këta studentë per kurikulat e tyre që lënë shumë për të dëshiruar (janë akoma të para 30 viteve)? Përse këta studentë nuk protestojnë për mungesat që vetë pedagogët (sidomos ata të jashtmit) bëjnë dhe studentët fërkojnë duart nga qefi se ... ja edhe një orë në kafene? Përse këta studentë nuk protestojne për nivelin mjeran të mësimdhënies, apo për mungesën e kabineteve? Përse këta studentë nuk protestojnë për paratë që kërkojnë apo u japin vetë pedagogëve për të marrë një provim? Kur janë kaq të varfër sa nuk kanë para për të paguar shkollat, përse pothuaj që të gjithë studentët janë me i-phona të fundit dhe me internete që kërkojnë para, apo mbushin kafenetë me orë të tëra?

Gjithmonë ne kërkojmë të krahasohemi me perëndimin e pasur, por ne vetëm kërkojmë të jemi si ta, por jo të punojmë e të mësojmë si ta.

Duke diskutuar për këto problem me një mikun tim, më thotë për sistemin arsimor në USA. Unë nuk e di se sa i vërtetë është tregimi i tij, ndaj kërkoj edhe konfirmimin e atyre që banojnë në USA për sa më poshtë:

Nëse nje nxënës do të kërkojë leje për në banjë, duhet të ngrejë dorën lart me një laps me një ngjyre te caktuar më parë.
Nëse kërkon ndihmë shëndetësore, duhet të ngrejë një laps me ngjyrë tjetër. Të gjitha këto bëhen pa nxjerrë zë nga goja.
Nëse një nxënës ka shfaqje të papranueshme për moralin e shkollës, herën e parë i bëhet vërejtje atij personalisht, më pas nëse vazhdon, i thërriten prindërit dhe u bëhet me dije, në rast përsëritje, i kryhet nje transferim në një shkollë më të largët, dhe në rast përsëritjeje atëherë këtë fëmijë ia heqin familjes dhe e dërgojnë në shkollat e edukimit.
Në rast se fëmija ka prirje për një sport të caktuar, ai fillon stërvitjen, merr bonuse nga shkolla, por gjithmonë duhet të ruajë performancën mësimore. Në rast të kundërt, atij i hiqet përfundimisht e drejta për të qenë pjesëmarrës në aktivitete sportive.

Ja për këto duhet të protestojnë nxënësit, studentët apo shoqëria jonë.

157 Komente

  • Amerika esh si shpirt

....e verteta qendron ke ngjizja

Qytetari dorëzon portofolin e gjetur, policet i vjedhin lekët 

....në librin e shërbimeve në Komisariatin nr.3 për situatën e raportuar nga qytetari Arben P. ishte hedhur shënimi “ora 10:05 minuta nuk ka probleme, telefonata ishte e rreme”. smileyDisa orë në vonë dy policët i kanë thënë eprorit të tyre F.A. në komisariat për portofolin e dorëzuar nga një qytetar. Me urdhër të eprorit të tyre portofoli është hapur në praninë e disa personave dhe ka rezultuar se në të kishte vetëm një kartë identiteti.smiley

Grup anarkist?????

Sa çudi, ne Shqiperi s'ka asnje aksion anarkist keta 20 vjet. Asnje zhgaravine me simbole anarkiste ne ndonje ambient studentor. Cfare i ben anarkiste keta? Apo eshte e drejta per te etiketuar kjo? Nese une jam i painformuae, te lutem, me jep ndonje link, nga ndonje ndodhi apo organizim anarkist... 

Ate tregimin amerikan e lexova si tregim nga planeti Tatuina (Star Wars). Nuk kam degjuar kurre qe femijet te ngrene lapsa me ngjyra per te kerkuar leje, dhe sa per ne universitete, party me birra dhe kercimtare nudo ka plot ne kampuse, deri sa te zbardhe dita... Animal House eshte pergjysme film shqiptar, prej John Belushit... Kurse sportisteve te mire, jo vetem notat qe ua rregullon trajneri i ekipit, por ndodh qe edhe perdhunimet ua kane fshehur per te ruajtur "performancen" e ekipit. Kjo eshte pothuajse kulture. Ka dhjetra raste skandalesh.

Nejse, se u zgjata shume. Une mendoj se ata jane te rinj kurajoze, kane te drejte te kerkojne, te kundershtojne, te revoltohen se boll padrejtesi po u trashegohen. E ne mos e befshin tani qe jane 20 vjec, kur do ta kene te drejten? Kurse ne, shoqeria frikamane, shurdh memece, me te cilen tall trapin kasta politike, kemi detyre qe ne mos i mbeshtesim dot, te pakten te mos u zeme rrugen.

Grupime anarkiste nuk ka me as ne Itali, vend tipit i anarkizmit, jo te kete ne Shqiperi. Kjo per disa shkaqe, me kryesori eshte se tani anarkizmi ka fituar totalisht, edhe ne rang zyrtar, elita politike evropiane (dhe jo vetem) e ngambrapa 90-tes ishte perbere nga ish anarkiste te 68-tes qe ne te ri ushtronin sportin e shishes molotov (nga brenda benxine avulluese dhe nga jasht lyer me sperme rreshkitse), ndersa sot diskutojne per cilesine e larte te imazhit sado-mazo pazolinian-derridian nepermjet ngambrapa 69-çit, dmth haji mutin njeri tjerit ne pozicion kamasutra jing-jang sepse keshtu luftohet fashizmi, e pse jo edhe komunizmni.

 

Po mer Blend po se te doli ty sooma skiç atje ne Amerike duke pagu nji thes me pare e keta ketu duan arsim te larte falass...dhe kete ta kerkojne me ngulm dhe me gjeste e fjalor rruge, pse pak te duket si anarkizem...??? Pse ti e kerkon anarkizmin vetem ne veprime apo gjeste standarte...???

Sa per shkollen amerikane, edhe une kam objeksionet e mija tek rrefimi i atij mikut, ndaj kerkova ndihmen tuaj, ndaj nuk ngul kembe fare ne ato qe them. Por qe keta studentet (sipas meje) ja fusin kot fare me keto kerkesa, per kete ngul kembe. Kam pas femijet e mij ne universitet ketu, dhe me kane shashtisur me bemat e pedagogeve, me menyren e te shprehurit, te mendimit apo didaktiken e mesimdhenies, lemeri fare... pa folur ketu per frekuentimin po te pedagogeve, pa folur per kurikulat te cilat nje pjese e tyre jane per faqe te zeze... ja keto jane problemet qe duhet te ngreje ai Arlindi me pedagoget e tjere e jo arsimi falas, kur ne nuk kemi kellqe as per tu dhene nje pjate supe atyre qe jane ku therrret qameti...

alidems, eshte e vertete, kam pagu sa me vje me qajt se do kisha ble nje shpi te vogel me ato pare, mezi LAVDI ZOTIT, i mbylla. Por sistemi amerikan arsimor eshte ne krize pikerisht per problemin e financimit. http://blogs.wsj.com/economics/2015/05/0...

35,000 usd eshte borxhi mesatar studentor i vitit 2015 ne shba. Cdo i diplomuar - 35,000 ne grope, sipas ketij artikullit te wsj, edhe po ta axhustojme per inflacion eshte dyfishi i borxhit studentor te vitit 1995. Ky model, qe ne zgjodhem, ka nje problem qe amerika e ka pranuar dhe po mundohet ta zgjidhe. Po t'i shtosh edhe interesin, ajo 35,000 shkon dyfish, kurse studenti kur del ne pune vitin e pare, rrotullohet tek 35,000 te ardhura vjetore, nga te cilat pas qirase, makines, rrobave, ushqimit, s'i ngel kokerr dollari me shly borxhin...

Shume amerikane te shtresave te ulta/mesme po zgjedhin te mos shkojne fare ne Universitet. Kjo do kete pasoja shume te renda po vazhdoi keshtu, se pa shtese te mesme konsumatore, amerika merr fund.  Pa "upward mobility" (ngritjen ekonomike te individit) vendi, Amerika pra, humbet kuptimin. 70% e ekonomise varet nga kerkesa. Pa klase te mesme s'ka konsum, s'ka kerkese, ekonomia zhytet...

Shume amerikane te shtresave te ulta/mesme po zgjedhin te mos shkojne fare ne Universitet.

 

Nuk e di si e nxjerr kete konkluzion po shifrat tregojne te kunderten.  Ta them kete meqe jam marre shume me kete problem.  Shtresa e mesme nuk krijohet nga ata qe shkojne ne Universitet por nga ata qe fitojne "skills" te konvertueshme ne vende pune me paga te larta.  Ky grup po zvogelohet sa vjen e me shume,  nderkohe qe grupi i atyre qe studjojne "liberal arts" shtohet.  Keta te fundit jane ata 99% qe do pushtojne Wall Street.

Une nuk nxjerr konkluzione, thjesht lexoj shtypin dhe degjoj NPR.
Numri i te regjistruarve ne shkolle te larte ka rene 4.1% ne 5 vjet. Urno:

Last October, just 65.9 percent of people who had graduated from high school the previous spring had enrolled in college, the Bureau of Labor Statistics said this week. That was down from 66.2 percent the previous year and was the lowest figure in a decade. The high point came in 2009, when 70.1 percent of new graduates had gone on to college.

“Falling college enrollment indicates that upward mobility may become more difficult for working-class and disadvantaged high school graduates,” said Heidi Shierholz, an economist with the Economic Policy Institute in Washington.

http://www.nytimes.com/2014/04/26/busine...
 

Ke degjuar per "misleading statistics"? Emigrant, help please.

 Ky shembull qe solle ti eshte nje rast.   Kur flasim per "enrollment trends",   duhet te kemi parasysh nje fare harku kohor,  qe ne kete rast duhet te jete disa vjecar (20 vjet te pakten).  Shiko nje grafik ketu me poshte prej vittit 1990 deri ne 2024 nga DOE (Department of Education).  Besoj qe grafiku eshte i qarte.

http://nces.ed.gov/programs/coe/indicato...

 

O Ani, Blendi e ka ne rregull (edhe borxhet e kollegjit i paska shly), po na jep ndonje mend per kollegjin, cilat jane opsionet me pluset dhe minuset, per seniors ne high school qe s'para jane dhe aq te sakrifices, bij te epokes se videogames, por qe truri u punon kur duan (vetem se duan rralle, oh sa rralle, tha smiley ..), dmth nuk jan debila (jo se ka ndonje gje te keqe edhe me kete te fundit). te pys se ashtu e kam punen smiley

Sec kishe ca problem me profesionalizmin ti.  Jam marre me "student loans" nja tre vjet,  jo per sport po per te nxjerre buken e gojes.  Del ai gazetari me lart, qe Blendi e pranon pa diskutim,  dhe te thote jo po kemi problem se ka rene numri i gjimnazisteve qe vazhdojne shkollen e larte. Therefor, occupy wall street.

Osionet per ata tipat me lart jane:  1. studio arts and crafs me $45,000 ne vit.  2. Merr kredi per te paguar shkollen pa patur idene se c'po ben.  3.  Mbaro shkollen dhe kur nuk gjen dot pune bashkoju levizjes Occupy Wall Street.

doom and gloom dmth.

nejse, u beft me e mira.

emo shif se mos ka qef comp sci. - se ashtu edhe punon edhe luan videogames edhe bo pare te mira

e provoi. me kto mend u nis. kur fillun kodet ne java. ata te klasa ishin geeks qe te gjithe.

filloi konga e zakonshme:

kjo s'qenka pune, ka telashe...  smiley

epo qeka per ketu ne peshk atehere smiley 

Te ankohen ata per kurikulat? Pse cfare te keqe kane keta te fundit? Ska ndonje ndryshim te madh shkolla e larte nga gjimnazi, prandaj.

Me "nxenesit" c'pate, merremi me studentet me mire.

Gjithsesi do ishte mire te na sillje disa nga ato "kerkesat" qe thua se nuk eshte vetem "te ulen tarifat" se nuk besoj se jane ad budallenj. Ata ne parim jane per mos-dobesimini (s'po them fuqizimin) e uni. publik nga sistemi i vouchers qe po implementohet nga i cili privatet perfitojne para nga shteti me justifikimin "ata qe shkojne ne privat pse te paguajne taksa per publikun zotrie". Pra ne nje nivel i bie ti besh te gjithe private, humbet koncepti i publikes... pastaj per nivelin e pageses ajo ha pak diskutim se 100mije lek te reja per universitetin mund te duken shume/pak ne varesi se kush je. Per universitetin eshte shume pak p.sh. dhe kete mund ta kuptosh me llogari te thjeshta pa qene ekonomiks (si lideri i ketyre studenteve).. duket mua sikur nuk i kane rene lapsit asnjehere sepse tarifat e uleta uni. evropes perendimore i arrijne nga kontributi i shtetit dhe kompanive private

Studentet 'anarkisto-majtiste' te Frances zhvillojne per çdo semester apo per çdo vit protesta ne universitetet e tyre dhe kalojne gjate ores se mesimit ne çdo salle apo amfiteater per t'u folur studenteve te tjere per kauzen e tyre. Pedagoget zakonisht i lejojne per te mbajtur fjalim para studenteve te tjere  per parimin, per te lejuar zerin e tyre. Ne Shqiperi ua injorojne, duan t'ua shtypin, t'i etiketojne me epitete qe nuk meritojne kur guxojne t'a shprehin. Nuk kemi raport te mire me fjalen e lire ne shqiptaret, shpirtin kritik e kemi ne nivele te uleta, ne mos joekzistent.

Kam degjuar e lexuar te merret si shembull sistemi arsimor ne SHBA dhe vende te tjera ku tarifa per vit shkollor eshte e larte, por ne ato vende ekziston nje sistem shume i mire kredidheniesh ku interesi eshte i ulet apo zero per studentet, kriteret jane plotesueshme, etj. Si do u japin bankat studenteve shqiptare kredi ne nje kohe qe ka aq papunesi, pra pamundesi per ta shlyer borxhin? Nje pjese e mire do te braktisin idene e arsimit universitar. Keshtu qe, me ngjan e padrejte marrja e shembullit e ketyre vendeve kur realiteti ne Shqiperi nuk ofron nje plateforme ndihmese dhe nxitese per studentet. 

 Kur janë kaq të varfër sa nuk kanë para për të paguar shkollat, përse pothuaj që të gjithë studentët janë me i-phona të fundit ...?

 

alidems,
Mos u be reaksionar, se pastaj do te pendohesh

Alidems, shqetesimi qe ti ngre eshte me vend. Ne Shqiperi shume gjera mbulohen pas zhurmes dhe rrrokopujes qe krijojne shtypi dhe media (dhe qe informojne pak ose aspak, ose me sakte nuk duan te informojne). Ne kete rast cafer nuk u tha ne shtyp, ku i blene vezet, ai thane ndonje gje Rames para, po ai cfare iu tha mbrapa, a u be shume pis makina, ne cafre lavazhi e lau dhe me cfare detergjenti mund te hiqen njollat e vezeve nga rrobat e politikane, etj. Pastaj kishte shume analiste qe i ngriten himne vezes dhe shkruajten pafund mbi temen se si "Veza e hedhur (kunder qeveritareve) do na sjelle begatine"

Debati mbi arsimin dhe financimin e tij eshte i gjate (dhe i gjere) dhe nuk ka ndonje formule qe te thuash ky apo ai eshte me i mire. Ketu (pra ne Holande) kjo eshte zgjidhur duke i kthyer Univ. ne institucione publike qe vetemenaxhohen dhe sigurisht qe subvencionohen rendshem nga qeveriu. financimi per studimet universitare qendron me studentin (pra ku shkon ai shkon dhe financimi) por gjithashtu funksionon rendshem dhe sistemi i akreditimit dhe kontrollit. Gjithashtu nuk lejohen te hapen Univ. pa fund. Ka sa te duash shkolla te larta (qe japin diploma bachelor dhe te tjera) por te pakten brenda vendit ato nuk lejohen te quhen universitete. Plus qe numri i vendeve ne Univ. eshte i kufizuar dhe jo te gjithe lejohen ta ndjekin ate (ne dege si mjekesia kjo behet ne baze et rezultateve plus dhe nje shorti te hedhur). Dhe megjithe keto, reforma me e re ngriti "tarifat" e studimeve duke hequr subvencionet qe merrnin studentet (shume nga studentet qe ne kemi tentonin ta shtynin periudhen e studimit dhe diplomimit pa fund pasi kjo nuk i kushtonte shume). Pra muhabet i gjate.

Megjithese une nuk kam mundur ta lexoj ligjin e ri (dhe nuk kam pare asnje artikull per te qene qe ta shpjegoje) nga pikepamja ekonomike nese leku ndjek studentin kjo rrit eficensen e Univ dhe Shkollave te larta dhe ul kostot. Pooor, duhen kushte te tjera (dhe gjithmone ketu calon kali) qe kane te bejne me cilesine akademike dhe akreditimin e universiteteve. Eshte budallallek per mua qe reforma te tilla te ndermerren pa bere nje akreditim per te qene por me ate qe "vitin tjeter do behet akreditimi nga nje komapi e "huaj" me "prestigj" nderkombetar. Kjo eshte tíu hapesh deren hajduteve e sharlataneve si Henri Naim Qili e kompani per te futur duart ne parate publike.

 Pjesa tjeter eshte ajo e mbrojtjes se me te varferve. Edhe kjo ha debat ne nje vend si Albanié. nejse, kam pershtypjen qe shume me teper mund te flitet nese lexohet ose analizohet ai i shkrete ligj por asnjeri nuk ka ndermend te ulet e ta beje perderisa ka veze te rrafme qe shkasin me kollaj.

Nejse, vec problematikes qe ngre shkrimi, ka nje gje qe duhet pranuar: duhet te kete nje instrumet me ate te te cilit te kanoset qeveria , ne kete rast protesta e studenteve, sepse ne te kundert do na bjere kusuri te durojme Mirela Shqinen dhe Lindita Nikollin qe menaxhojne kulturen dhe arsimin ne menyre katastrofike. Se qahemi pastaj per produktin kur ose jemi pjese vete e gatimit te tij o heshtim kur duhet me fol.

Nuk ka nevoje per te dalluar manipulimin kur ka, sepse njerezit nuk jane te gjithe gjiba, por protesta ne asnje rast nuk duhet demotivuar.

Nje gje me beri pershtypje kur degjoja nje vajze nga keto te vezeve tek ai haleja i Klanit qe tha akoma nuk kam vendosur ne duhet te bej masterin apo jo. Nga sa kuptohej ajo nuk e shikonte te domosdoshme shkollimin e metejshem. Por sinqerisht nuk ka si ta gjej gabim nje proteste studentesh ne asnje rast, ne asnje rast.

Por  as ne doren e vitalisteve nuk duhet lene protesta dhe as te mercenareve qe ne kete rast ishin veprimtare te VV-se nga Kosova.

Ka arsye me te forta se frika qe masat studentore nuk perfshihen ne keto levizje.Asnje perfaqesues i tyre nuk eshte i besueshem, asnje nuk arrin te artikuloje bindshem kerkesat e studenteve. Kerkesat e perditshmerise se jetes universitare jane me te prekshme se rritja e tarifave qe do ndodhe ne te ardhmen. Keta studente qe flasin per rritje tarifash nuk drejtojne gishtin nga administratore te paafte te financave te universitetit, investime te dobeta te bera sa per te mare lavde te perkohshme, asnje emer pedagogu te shprehur hapur per marrje parash, megjithese nder studente qarkullojne emrat dhe te gjithe i dine, asnje vleresim per te ndare pedagoget qe realisht perpiqen te jene te denje per kete titull , nga ata qe shkojne ne mesim sa per te mare rrogat, madje japin dhe lende qe s'i dine fare per te plotesuar ngarkesen mesimore. Laboratore inekzistente por ore laboratori me shumice, mjete laboratorike primitive nga ato me shkrime kineze qe prej viteve 80, por mbushje fletoresh pa fund se duhet justifikuar koha qe ke kaluar aty. E fundja cfare kerkon, je ne Shqiperi , keto jane kushtet!  Te jesh pedagog eshte pune luksi, sepse s'ke asnje pergjegjesi pervec ne rastet me te rrepta: te jesh i pranishem ne salle ne oret e mesimit. Te jesh i pranishem nuk eshte madje as detyrim qe te besh ore cilesore, mund te besh dhe muhabet kot se koti, sa per te mbushur oret. Yhyyy sa e gjate do ishte lista e mangesive qe ne shumicen e rasteve s'kane te bejne fare me mungesen e financave te universitetit po me deshiren per te qene i denje te pakten nga ana didaktike se nga ana shkencore edhe ne bote jane te pakte njerezit e talentuar. 

Shumica e studenteve jane ne universitet jo per deshire per mesim, por sepse duan ate diplomen te justifikojne para prinderve kohen qe kane kaluar ne Tirane, kane ndonje vend pune qe i pret dhe u duhet vetem diploma, ose sepse tani eshte bere kaq e natyrshme te jesh ne shkolle te larte sa s'thua dot qe s'ke diplome. Keta nuk kane arsye te protestojne per asnje nga kushtet e mesiperme qe cenojne mesimdhenien, por as per tarifat se s'u intereson nese bie bomba ne universitet pasi te marrin diplomen. Keta studente u marrin frymen atyre pak studenteve qe jane te talentuar, qe duan te mesojne, dhe qe per habine time (pozitive) vijne nga cdo cep i Shqiperise edhe pse s'kane shkuar ne gjimnaze me emer e s'kane pasur mesues te mire.
 

Po nuk do ishte mire qe rritja tarifave te justifikohej te pakten edhe me cilesine e mesimit ne uni publik? Deri diku para do japesh para per te larten. Falas nuk ka me. Po kushtet akademike ne UT nuk jane gje, ka mungesa ne shume drejtime: biblioteka te varfra, korrupsion, asnje kerkim shkencor, pedagoge pa nivel etj. 

 

Sesi do justifikohet rritja e tarifave nuk e di, por me duket me logjike qe studentet te protestojne fillimisht per keto te tjerat qe rendite dhe pastaj per rritjen e tarifave te ardhshme. Nderkohe qe pedagoget do kene detyrim sipas ketij ligji qe te justifikojne ekzistencen e tyre si kerkues shkencore duke sjelle te ardhura universiteteve. Une mendoj qe kjo eshte arsyeja e vertete pse jane kunder reformes, jo se u dhimbsen xhepat e studenteve, sepse ua zbrazin gjithsesi ose duke u mare leke, ose duke qene indiferente ndaj kolegeve qe marrin leke.

p.s: Patjeter qe hapja e doktoraturave vetem ne UET penalizon te gjithe te tjeret, por asnje as nuk e thote hapur kete, sepse te gjithe mesa duket duan ta kene mire me Henrin I, se nuk i dihet japin ndonje ore atje, kshuqe flasin ne pergjithesi. As protestuesit madje...sypatrembur e gati per gjithshka! E hec besoju pastaj!

Shkrim absurd! Tipik mentalitet monist per te degraduar armikun e klases qe kritikoi drejtuesin e partise. 

Duket qarte fare qe nuk ja ke idene se perse kane protestu keta studente dhe cfare eshte reforma qe keta kundershtojne po je mjaftu me citime gazetash. Nje nga pikat kryesore qe keta kundershtojne eshte financimi i universiteteve private nga shteti dhe ulja e financimeve per publiket qe do sjelle ulje te nivelit te mesimdhenies ne universitetet publike.

Sa per pagesen, ti mund te sjellesh sa te duash shembuj anglo-amerikane (edhe ata s'i ke fort te qarte po nejse). Kurse une mund te te jap shembullin e Frances ku kam paguar nga 100 deri 200 euro ne vit ne universitet apo master. Dhe nese vertetoje qe familja jote nuk kishte mjaftushem te ardhura edhe ato pak qe paguaje te rimbursoheshin. Pa fol pastaj per bursat qe jepen masivisht per studentet franceze. Pra ne nje vend ku rroga minimale eshte mbi 1100 euro neto, studentet paguajne (po themi me mik per ty) 200 euro. A e di ti se ne Tirane sot studentet paguajne deri ne 400,000 lek (te vjetra) per cdo vit? Pra shume me teper se rroga minimale. Pra jemi pak si ne nivelin 6-7 fish te Frances.

Edhe nje gje te fundit, ju ..fsha voten e turpshme qe vazhdoni te hidhni. Votoni "majtas" dhe beni shkrime te tilla. Jo mer jo ju nuk votoni per asnje ideologji por thjesht per privilegjet qe kishit ne kohe te qoftelargut. Aty keni ngel akoma. Ju qan zemra qe nuk keni me mundesi te beni si te forte se jeni me partine dhe komshiun mund ta degdisni ne internim me nje spiunim te vogel. 

 

ne Tirane sot studentet paguajne deri ne 400,000 lek (te vjetra) per cdo vit?

 

ne Univ. publike kjo ???

Po me pra se te privati o me mijera euro viti.

Stalker mos e beso Lizandrin. Do me te vu kondra qeverise e me te bo me kap vezen dhe ti. smiley

Mos ja qaj hallin Stalkerit se per me pak se 2 vjet do kete se ku t'i coji vezet e prishme. Po i kthehet Sarkozy president me duket.

Ishalla mo, se vallai rilindja i ka fut ne krize te thelle identiteti kto te mojtet. Punet i bo te djathta po z'bo me e shajt se osht Partia e Babes. Pune m... dmth, mo mir lene vezen fare e bohu vegjetarian.

dhe 2000 Euro nje vit master me tarifat e reja

 

Lizandro, po ti "i djatht", medemek? smiley

Jo Cimo une thjesht s'kom bythe me qene i majt. Vallahi per te qene vertete i majte kur gjonat e tuja i ke ne vije do shume bythe. Po e sigurte eshte qe kam shume me teper ndjeshmeri sociale se 90% e atyne qe votojne "majtas" ne Shqiperi.

ti ne fakt po do me thon qe nuk bohesh dot radikal shik.

ja psh, mu kjo esht nji gjo qe me pelqe.

Nuk e kuptoj perse po bertet o njeri.... Une i shkreti bostan kam shitur edhe ne kohen e qoftelargut, dhe nuk me vjen turp hiç, po hiç fare. E sa per ate diarene fundore besoj se e ke per vete dhe sojin tend.....

Kalofsh mire. i dashuri im francez, se Franca te ka pa e nuk e ke pa fare.... 

Alidems,

Po ti a je informuar mbi ceshtjen para se te shkruash keto rradhe plot cinizem ?

A e ke lexuar vete valle projektligjin e djeshem, ligjin e sotem ?

A i ke ndjekur debatet qe zhvillohen qe ne mandatin e fundit te Berishes ?

A je ne dijeni se nuk kemi te bejme vetem me nje 'grup anarkistesh' por me qindra studente dhe dhjetera profesore qe e kane kundershtuar projektligjin ne fjale?

A je ne dijeni te faktit se projektiligji u hodh poshte UNANIMISHT nga keshillat e profesorateve te cdo fakulteti te UT-se ?

 

 

I nderuari Eugene... Une nuk jam shume kopetent ne kete leme qe sapo ofrove, pasi asnjera pale nuk ka diskutuar publikisht per pro-te edhe ..kunder-at... Por nje gje eshte se une kam bindjen time, se e gjithe kjo zallamahi, nuk besoj se eshte tek fondet qe u jepen univ por me teper se nje pjese derrmuese te profesoratit u eshte trubulluar ai uji i qelbur ku kane vite qe vegjetojne. Dhe per tu dhene ze qellimeve te tyre manipulojne nje grup studentesh apo nje mase me te madhe qe per me teper gallate duan. Mbase je me i informuar se une, por te lutem shume a mund te me thuash (japesh) nje info te percipte per nivelin e cilesise arsimore qe kane keta studentet protestues. Vetem nje njeri i kultivuar mund te perçoje ide dhe mund ti beje fryme keto ide... Une pashe ne tv ate vajzen Vikin... Me la shume per te deshiruar niveli i saj, artikulimi i saj e keshtu me radhe... Ka shume mundesi qe ajo te jete si Zoja Çurrre e koheve moderrne...Kur flasim per udheheqes levizjesh jo per numerore topi.

Alidems ke te drejte per nivelin por sidoqofte ata po perpiqen te bejne sa mundin me aq sa jane, pasi pjesa tjeter eshte dembele, eshte ne gjume.

Persa i perket shfrytezimit te tyre eshte e pavertete. Ata perkrahen vetem nga nje grusht pedagogesh te rinj majtiste qe mundohen te mbjellin nje fryme rezistence dhe revolte ndaj shume problemeve me karakter social dhe ekonomik.

Ligji eshte i dobet dhe pseudoreformues. Per me teper gerryen ate pak autonomi te universitetit. Kete e realizojne me te ashtuquajturat "Borde Administrative" pjese e te cilit do te jene edhe menaxhere e te masterizuar shkencore qe s'kane aspak lidhje me jeten akademike te fakultetit. Gjithashtu fonde te buxhetit te shtetit te planifikuara per Kerkim Shkencor do t'u kalojne edhe privateve. Kjo e marre ne gjendjen qe eshte Shqiperia, ku nga njera ane arsimi i larte shtetetor vuan deri dhe per baze laboratorike dhe nga ana tjeter univ. private jane kane si te vetmin qellim fitimin dhe pasurimin e oligarkise, eshte e rende. Jane shtuar struktura te reja AKKSH, AKF, AKAU, ASCAL qe s'jane gje tjeter vecese burokraci e shtuar dhe riemertime te te vjetrave.

Kur arsimi ne shqiperi ka nevoje per ndryshime thelbesore duke nisur qe nga cikli i ulet, pasi studentet e auditoreve jane produkt i 12 viteve shkollim te meparshem. Nevojitet modernizim i programeve mesimore. Me pak gjeografira dhe historia dhe me shume e me cilesor mesimi i shkencave te sakta, njohurive moderne, sportit dhe aftesive komunikuese. Fokusim gjithashtu tek cilesia e masterave dhe doktoraturave pasi aty dalin mesuesit dhe pedagoget e ardhshem. Promovimi, organizimi i kerkimit shkencor. Institutet e gjeoshkencave, hidrologjise etj, kane aktivitet medioker nderkohe kur sot zhvillimi i informatikes, informacionit hapesinor etj e ka cuar ne nje stad te ri planifikimin urban dhe marredheniet me natyren. Pikerisht aty duhen dhene fonde per projekte midis fakulteteve dhe nxitur gara e konkurse.

...dhe ne rrime e presim strategji zhvillimi nga Lindita Nikolla teksa ngerdheshja e Berishes eshte zevendesuar me te Rames...

I majti po ankohet se nje grup i majte ja c'nderuan Partine dhe shokun Ajatolla me protesten e tyre smiley

Eh c'ju ka bere Enveri dhe shqip-komunizma juve, do tju kishte shperfytyruar me pak sikur tju kishte perdhunuar si tek ai filmi Pulp Fiction. Tashme 25 vjet pas monizmes juve akoma s'po ju del dot nga bitha Partia dhe lufta e klasave smiley  

P.S. Mire qe je militant i verber (milidele), po te pakten ki kurajon ta pranosh arsyen pse ti po revoltohesh nga protesta e studenteve (ndryshe nga Mero Baze, Adrian Thano, Shkaba dhe Komentuesi qe mbajne familjen me buke duke bere agjitprop partie ne gazet dhe internet). Keta studentet kane vite qe protestojne, juve s'e keni fare problemin me protestat e tyre, ato i injoruat me po aq kollajllek sic i injoroi Rama (nje mize do tju kishte bezdisur me shume). Juve problemin e keni tek veza; ja u cnderuan 1shin e Partise se i gjuajten me veze dhe lajmi mori dhene, sa me shume flitet per ngjarjen, aq me shume turperoheni juve se ja u cnderuan 1shin me veze.

Ky eshte shqetesimi juaj...sikur mos ju mjaftonte ngjala n'mith, tani juve ju fut dhe veza. 

Polici-studentëve: Si e bëtë këtë? Kryeministri ynë është i suksesshëm, ju jeni brez m….

...polici qe u merzit pse e qellun Ramen me veze psh. eshte nga Skrapari smiley  ... mirpo jo te gjithe nga skrapari jane merzitur pse studentet gjujten me veze Ramen  smiley

. smiley Gjib nuk e kupton ti cfare ka shkru alidemsi sepse je gje e trashe. Ate fjalen tjeter merre me mend vete qe mos bie ne perseritje une. smiley

patrioto, nuk e di kush mik te ka tregu per ameriken (un jo nje here smiley ..), po shiko: amerika eshte sa "europa" (ne popullsi dhe gdp - pa me siperfaqe edhe me e madhe). te gjitha rrefenjat qe fillojne me frazen "ne amerike" do i marresh me nje koeficient reduktimi te forte. te themi me te vogel se 10% smiley

pjesen e pare te shkrimit ta kuptoj dhe jam i prirur te te besoj big time.

Emo, edhe une me dyshim e kisha ket ndaj e thashe qe te me kthjellonit ju te aqeshmit...

bere shume mire qe e solle shkrimin, sic e mendon vete meqe je atje. edhe mos u ndiko nga myteberet e peshkut qe "lene ndonje koment aty", duke i fut naj gerbsine pa ze. per cfare behet jashte, ka edhe ashtu si ta kane thene ty, por ka edhe ndryshe. muhabet i qerum ai. mu me intereson pikpamja jote per dy arsye: se jeton atje, dhe se je rob i ndershem.

s'di a ta thashe: mos e rruj per myteberet e peshkut me gerbsina. flm.

Nuk e di si eshte ne Amerike, por di qe ne Austri, ku njerezit jane shume me te pasur se ne Shqiperi dhe studentet marrin leke nga shteti thjeshte se jane studente, kur shteti tentoi te vinte nje tarife prej 360 eurosh per semester u be lufte per 10 vjet. Kryeministrat hongren jo veze po dhe ca me shume derisa e hoqen pjeserisht. Prandaj nuk e kuptoj kete reagimin tuaj per protesten e ketyre studenteve. Nuk eshte thjeshte ceshtje ekonomie e i-phonash, eshte ceshte te drejte, eshte ceshtje shansesh te barabarta. Shqiperia qe doni te beni ju eshte: sfidat si ne Amerike, shanset si ne Ruande.

 

Problemet qe ngre ti mund te jene shume te verteta por pyetja eshte: cilat prej ketyre probleme zgjidh reforma? Asnje, perkundrazi i rendon e shton dhe te tjera.

A i ndryshon reforma kurrikulat? As nuk i prek fare perkundrazi ja le ne dore nje administate te korruptuar. A ju shton studenteve pjesmarrjen ne vendimarrje? Jo edhe ato te drejta qe kishin jua heq te gjitha. A e zvogelon burokracine? Jo, shton nje strukture te tere paralele, qe do kerkoje dhe ajo te zhvasi leke. A e heq korrupsionin. Jo, shton dhe mundesi te tjera per te zhvatur. A e permireson kushtet? Absolutisht jo, fryma e reformes eshte e qarte: nga shteti mos prisni leke, te ardhurat shtese do vine vetem nga shkurtimet. Dhe meqenese studentet jane ate qe s'kane asnje te drejte fjale dmth qe ekskluzivisht shkurtimet do behen vetem ne kurriz te tyre.

 

austria tradicionalisht socialiste sikur edhe per simbolike do qe t'i mbaje arritjet e bruno krajckit. austria ne pergjithesi jo vetem qe nuk ka gje kunder socializmit (rrogat e 13-ta dhe te 14-ta (Urlaubsgeld), "Stempelgeld" - ti qe je atje me kupton me kete... mgjthse ne shume aspekte e kuptoi qe socializmi eshte ne thelb i abuzueshem nga gjithkush - e ndaj pagesat per viziten te doktori, shkurtimi i lejeve te lindjes etj.

Dallimi yne me austriaket eshte ky: ndersa austriaket identifikohen me socializmin e tyre, ne i kemi dhene munxet "socializmit tone". Munxet me M te madhe.

Ketu qendron paradoksi, neqoftese me kupton. Nuk mund te jesh "austriak" vende-vende.

reagimi është reagim prej legeni.

nuk e kuptojnë që Shqipëria është në Europë e jo në Amerikë. Aq më tepër nuk kuptojnë faktorin "Hygge" të cilin psikologu danez Iben Sandahl e shpjegon mirë në veprën e tij me titull:

The Danish Way of Parenting: A Guide To Raising The Happiest Kids in the World.

pnluaraso...jam plotesisht dakort me ty persa shkruan Edhe une i kesaj teorrie jam. Porr çdo vend ka nivelin e vet se pari ekonomik, se dyti kulturor e arsimorr dhe se treti ka te beje edhe me nivelin e zhvillimit te shoqerise.

Dikush ketu tha se ne Gjermani arsimi i larte eshte falass.. Po mer po falas eshte se gjermonet po e kan problem pasi rinia e tyre nuk do me u lodh me shku me mesu, pasi i kan te gjitha gjonat gati. E perse i duhet diploma ati, kur nuk e vret kepuca??? dhe o burra te gjithe ekstrakomunitaret i kan mush auditoret e gjermanise. Helbete, falas...E po keshtu edhe ne vendet nordike. Nuk di po a e more vesh qe ne Finlande qe te gjitthe ata qe nuk jane ne mardhenie pune shhteti u ka caktu nje rroge prej 550 eurosh ne muaj...??? Ja pra nivelet dhe disnivelet. Ne akoma nuk jemi ne gjendje qe te shtojme numrin e shtepive per te moshuarit (azilet e pleqve kemi tre gjithsej ne te gjithe vendin dhe ato me nje barre kusuresh)

Problemi me.i madh per studentet e sotem ne shqp eshte vlera e diplomes se tyre mbas perfundimit te univ. dhe perspektiva e tyre mbas diplomimit. Te harxhosh (skur edhe falas) 4 apo me shume vjet ne univ.dhe te mos kesh nje shprese se mnd te besh dicka me ate diplome eshte shperdorim energjish dhe oportunitetesh. Ndoshta nuk jam i informuar, por nuk kam degjuar nga qeveria nje vizion (nuk po them.program te detajuar) se si do kanalizohet rinia shqiptare ne sherbim te vendit.

Pagesa eshte ana e thjeshte e "reformes," dhe jo thelbesorja. Problemi i vertete eshte qe ky ligji i ri nuk zgjidh problemet e universiteteve. Saliu e dhjeu ne menyre grandioze kete pune, dhe plasen Kristalet e e Vitrinat. Rama premtoi se do bente revolucion. Dhe i pat kushtet me ate yxhym e perkrahje. Pastaj u bo shto uj e shto mill, dmth ruj interesin e ketij e atij, e perfundoi asigjo. Tipike si degjenerojn gjonat m'Albanie. 

PS. Megjithate, universitetet albaneze kane falimentu me kohe e vakt, dmth ajka e studenteve can ferren. Bota sot vu per tru jo per pare. Po si tha Bert Ndrenika, lulet i shkojne "Parizit." 

E ka njeri per kollaj te sjelle nje lidhje ku mund te lexojme ligjin e ri?

Faleminderit.

kush i thote vetes i djathte, te gezohet e ti behet zemra mal nga kjo reforme.

Ja kshu

Kurse ju te "majtet," s'po them te beni gati litarin, po ne shenje zie te shifni vec filma te keqij per ca kohe.smiley 

Ore folks a dini te me thoni se per cfare shuma parash po flasim? Pra, sa duhet te paguaje nje student me kete ligjin e ri qe shkon ne universitet publik per nje dipllome bachelori ta zeme ne administrim biznesi ? Dhe e dyta, a ka shteti detyrimin per bursa studimi per studente qe plotesojne kriteret? 

Ore folks

THanks

Faleminderit Rilindje qe e bere berberin anglo-sakson!

per diplome bachelori: 105000 L te reja

THanks. Pra nese te kuptova drejt, kosto eshte tek rreth 1 milion leke te vjetra ose 720 euro per nje periudhe kohore normale prej 6 simestra ose 3 vjet. Pra mesatarisht tek 240 Euro ne vit. Mesa di une, studenti ne vere ka pushime. Sikur 1 muaj te  shkoj e te punoj kamarier diku buze detit ja ku i nxori parate e shkolles. Kesaj i thone te kerkosh me patjeter te nxjerresh dhjame nga pleshti!

 

Pra mesatarisht tek 240 Euro ne vit.

Komentues, jo, pagesa eshte vjetore dhe jane 172000 studente qe studiojne. Nese qeveria hap aq mundesi pune sezonale, bujrum.

Sdq ketu behet llaf per periudhen para reforme se reforma fillon vitin tjeter. Problemi eshte qe reforma i jep manaxhereve (???) te universitetit te drejten ta vene tarifen sa te duan dmth me teper sec eshte aktualisht. Gjithashtu ata kane dhe te drejten te percaktojne sa veta do studiojne. I vetmi rrjedhim efektiv i reformes eshte qe shtyn njerezit gjithmone e me teper drejte universiteteve private (qe dhe e shkruajten tekstin e reformes), ju rrit klientelen dmth.

I vetmi rrjedhim efektiv i reformes eshte qe shtyn njerezit gjithmone e me teper drejte universiteteve private (qe dhe e shkruajten teksin e reformes), ju rrit klientelen dmth.

PO si i shtyn drejt univeriteteve private kur nuk kon leke? Apo privati e nep falas???????????

Shteti kerkon leke dhe pas reformes do kerkoje akoma me teper.

Momentalisht, universitet shteterore jane te nenfinancuara ne menyre skandaloze (kane 25 vjet keshtu). Shteti jep diku te 240 euro per student, studentet paguajne afersisht po kaq, ku per nje mesimdhenie te nivelit ballkanik do duheshin 2 deri 4 here me teper, mbase me shume po te marresh parasysh problemet e trasheguara. Meqenese shteti nuk ka nderrmend te shtoje pjesen e tij, dmth te ardhurat shtese do vijne nga 2 burime: rritje drastike te tarifave dhe shkurtime drastike te numrit te atyre qe pranohen. Psh nga 360 mije leke ne 720 mije leke, nga 40 mije te pranuar ne 20 mije. Dmth per shume do rritet shtysa per te shkuar te privati se diferenca e cmimeve do ngushtohet, te tjeret thjesht do jene te detyruar. Mods harro qe me kete rritje te kerkeses, privati do jete i motivuar ti rrisi dhe ai cmimet duke hapur "mbase" nje spirale rritjeje cmimesh.

perfundimisht, "ku fshihet e drejta per te mesuar" ?!

-te shembulli i lapsave me ngjyra ne Amerike (Perendimi i eger) , apo te argumenti se studentet kane iPhone te fundit ?
-po mire, argument i diskutueshem eshte: pse iPhone, nga del kjo xhanem?? -pse jo Samsung Galaxy S6..?!

Jetojme ne nje bote iphonokratike... 

Samsungu e 10iu me S6, u iPhonezua, hoqi mundesine per te zevendesuar baterine dhe per te shtuar kapacitetin me microSD. LG G4 nga ana tjeter i ka te dyja keto opsione. 

Pyetja psiko-soc-ekonomike me me interes ne kete pike eshte pse ka kaq shume milet ne Perendim qe bejne pjese tek kulti i iPhone? Kurse per Shqiperine...a i hedhen  cunat prap telefonin + celsin e makinave mbi tavolinat e kafeve qe ti shikojne femrat se ca kane keta, si qemoti? smiley

Nuk ka te drejte per te studiuar te gjithe ne shkolle te larte dhe falas. Nuk ka kuptim. Dhe keta qe po e kerkojne po bejne zhurme kot.

Te vajturit ne shkolle te larte duhet te kete nje proces seleksionimi, ne menyre qe te mos kete inflacion diplomash (sic ka ndodhur prej kohesh ne Shqiperi, ku edhe Doktoratures po i bie vlera tashme, krejt ndryshe nga cfare ndodh jashte). Seleksionimi behet duke konsideruar nje sere kriteresh, nga mesatarja e larte ne shkolle te mesme (apo te larte nese do vazhdosh nje tjeter shkolle profesionale) e deri tek tarifat e larta te regjistrimit ne shkolle cdo vit dhe shpenzimeve te tjera (qira, libra, kompj, transport, etj etj).

Europa ka tarifa shume me te uleta krahasuar me Ameriken e Veriut, por prape ka tarifa, dhe keto rriten vazhdimisht.

Amerika e Veriut pastaj ta merr shpirtin, e kur perfundon shkollen mund te kesh nje borxh qe shkon deri ne $150 mije.

E vetmja gje qe duhet te protestojne eshte qe shteti te ofroje bursa (reale) per studente qe kane mesatare te mire dhe jane ne nevoje (ose kredi qe e paguan pasi mbaron shkollen), si cdo shtet tjeter. Kaq. Shkolle te larte falas nuk ka.

Rritja e tarifave nuk con ne ulje te diplomave. Psh ne Gjermani ku tarifa universitare eshte relativisht e ulet vetem 30% kane shkolle te larte. Nderkohe qe USA qe ka tarifa me te larta ka dhe perqindje me te larte te atyre qe kane shkolle te larte, mbi 45%. Dmth, sa me e "forte" behet shkolla aq me teper rritet numri i atyre qe studiojne. Ne vendet e para jane vende si Korea, Japonia, UK e USA (me tarifa te larta) nderkohe qe vende si Gjermania, Austria e Italia jane nen mesataren. Per krahasim: https://data.oecd.org/eduatt/population-...

Nje sere kriteresh thashe une, jo vetem tarifat e larta. 

Mendoj se arsyeja pse shkojne me shume te studiojne ne USA e Kanada ne shkolle te larte eshte se popullsia eshte shume heterogjene dhe tregu shume kompetitiv ku nje pjese e mire e emigranteve vijne te shkolluar ose zgjedhin shkollimin per te care tregun.

Absolutisht, jane arsye te tregut te punes, ke plotesisht te drejte. Dhe ndryshimi i trendeve te arsimimit kudo kane te bejne me ndryshimet ne tregun e punes.

Por edhe ne Shqiperi duhet te kesh parasysh tregun e punes dhe te ardhurat e tanishme (te familjes) dhe te ardhshme (si i punesuar) kur flet per cmimin e arsimit te larte. I varferi ne Shqiperi ka mundesi shume te ndryshme nga i varferi ne USA, qofte ne akses ne arsim, qofte ne akses per pune. Femija e nje personi nga zonat e varfera rurale ose me asistence sociale nuk ka asnje shans te konkurroje me te tjeret per mobilitet social. Si mund te konkurroje ai per burse, kur meson ne nje shkolle germadhe, me mesues pijanece, pa asnje leke per libra. Eshte sikur ti thyesh kemben  e ti thuash garo! Prandaj dhe shkruajta me pare qe keto shkrime predikojne sfida si ne Amerike nderkohe qe shanset jane si ne Afrike. Aq me teper qe vijne nga njerez qe deri dje e quanin veten "progresiste" dhe te "te majte".

 

po ca anarkiste jane ata o burr i dheut, gjujtja me veze eshte forme proteste, sic bejne levizjet studentore qe nga kili e deri ne rumani. Dhe qe jane te majte normal, pse ca do dilte Henri Cili per te protestu per arsimim te barabarte per te gjithesmiley.

dy milione e ca ne vit i kushtonte vetem taksa e masterit shkencor asaj vajzes qe gjunte me veze, qe jane shume per nje vend me te ardhura te ulta si shqiperia, imagjino te behet dhe reforma, me te nxjerr shkolla me kepuce te kuqe.

Per te mos folur per dimensionin ideologjik te protestes, ku univ private do u kalohen fonde publike te cilat nuk mjaftojne per keto univ qe jane, dhe qe me reformen e re do shkaterrohen fare, dhe bashke me te interesi publik, po s'do mend qe jane te shitur hartuesit e kesaj reforme, se gjithe fondet ne te ardhmen do u bekan "kurbane" nga univ. i Henri Cilit per te korruptu pushtetarin e rradhes e keshtu riciklohet rrethi vicioz i shkaterrimit te publikes. Fjala qe u shkon me per shtat eshte "te shitur"

anarkiste smiley

me shume vonese se delegatet iken, ligji eshte aprovuar ne korrik dhe vezet hidhen para nja dy ditesh. nuk eshte e qarte ne vezet jane per tarifat apo per ligjin. 

ligji i ri nuk thote qe universiteteve private do i kalohen fonde - te pakten me aq shpejt sa e lexova ligjin nga nje link i sjelle me lart. per te perfituar fonde, universiteti duhet te jete jo-fitimprures. fillimisht me status ojq qe me pas transformojet ne instituction publik i arsimit te larte. 

personalisht ligji mu duk i mire - kuptohet ne leter pa u zbatuar. krijon nje platforme qe arsimi i larte te marre fryme. problem i madh ne shqiperi eshte me cfare fryme zbatohet ky ligj kur korrupsion eshte i frikshem, dhe si gjithmone koston e paguan konsumatori i produktit publik. kjo eshte cfare me del si e qarte qe publiku ja ka friken. 

nje debat publik i mirefillte nga eksperte asnjanes, te cilet do te benin presion dhe ngrinin shqetesimet mbi pritshmerine ne zbatim, do i sheshonte pak ato aspekte qe jane te diskutueshme ne ligj, si psh roli i bordeve administrative, auditimi i financave, akte nenligjore per percaktim sa me te qarte te dokumentacionit per perfitim te fondeve e plot te tjera. ky lloj debati eshte cfare mungon - per gabim te qeveriut  pasi akoma ne shqiperi mungon edukata e diskutimit dhe degjimit se cfare kane per te thene palet e interesuara, mendime te cilat duhen perfshire deri aty ku ligji nuk cenon interesin e pergjithshem te publikut. 

nuk e kam te qarte sesa paguajne studentet ne total sipas tarifave te publikuara me vendim qeverie: tarifave vjetore per program te pare dhe tarifave vjetore per program te dyte. kete ndoshta mund te na i shpjegoje dikush qe e njeh sistemin e tarifave me mire. 

Kjo eshte nje analize e tarifave per 2014-2015. 

Me debatin Publik ne pergjithesi ne Shqiperi abuzohet e sterzgjatet aq shume diskutimi  sa nuk bohet gjo. Ligji per arsimin ishte i domosdoshem por nuk u ra dakort nga te gjitha palet si ngahera ne Shqiperi.

Kercenimet ishin drastike duke permendur Dhori Kulen qe paralajmeroi per levizje te vrullshme Kiliane jo me larg se kete vere. Perfundimisht studentet pane nje ligj kompleks me ane pozitive dhe jo vetem negative e kjo coi ne pranim te heshtur. Ligji mund te kete aspekte te papranueshme per dike por eshte i pranueshem per nje pjese te madhe te studenteve e kjo coi perfundimisht ne nje proteste nga 5 anarkiste te majte dhe 3 te Vetvendosjes qe kishin rastisur per turizem ne tirane e nuk ishin studente. Vete Dhori Kule ne fjalen e tij per hapjen e shkollave ne Shtator deklaroi se ky Ligj do e kthente Universitetin e Tiranes ne nje nga Univeristet me dinjitoze ne Ballkan, pra e kishte ndryshuar mendjen.

Fatkeqesisht ne Shqiperi ceshtjet diskutohen bardhe e zi dhe nuk shikohet se ne fund te fundit Ligjit te ARsimit mund ti behen amendamente per ke i dhimbset Vatani ose mund te shfuqizohet neser fare. Nderkohe sot ndryshimi me i madh qe ka sjelle ky ligj eshte permiresimi cilesor i studenteve qe frekuentojne Universitetin Publik  (pedagoget e shteterorit ankoheshin qe kishin ne banka per Mastera analfabet deri dje) qe nuk kane humbur ne nje sistem universitetesh private te dyshimta, si edhe trajtimi i tyre akademik me mire ne Universitetin Publik se me pare. Defektet e ligjit do i tregoje koha dhe prandaj duhet te amendohet duke u pare gjendja ne fushen reale, nga specialistet.

Politizimi ekstrem ne Shqiperi duhet te coje ne kufizim te debatit publik e jo zgjerim te tij sepse Publiku eshte i pa-afte te mendoje e te diskutoje ende. Forca Politike qe drejton Ministrine e Arsimit do gjykohet nga vota e prinderve dhe studenteve qe do deshmoje nivelin e kontestimit apo aprovimit.

Nderkohe sot ndryshimi me i madh qe ka sjelle ky ligj eshte permiresimi cilesor i studenteve qe frekuentojne Universitetin Publik

Nuk e di nga dole ne kete perfundim se ligji fillon vitin tjeter. Ligji nuk ka sjell asnje ndryshim se nuk ka hyre ne efekt akoma.

Ligji eshte pjese e masave te ndermarra deri tani ku me kryesorja ishte mbyllja e universiteteve jo cilesore. Sigurisht qe ka edhe elemente nga ligji i Sales qe filloi e nuk bitisi per 4 vjet. Citimet i kam pasi kam pyetur pedagoget personalisht dhe shohin nje permiresim te nivelit te studenteve si edhe sado te kritikueshme te jene curriculumet ne Shteteror thuhet qe jane me cilesore se te atyre privateve qe jane mbyllur si pjese e kesaj reforme. Sic e kam permendur edhe te ishte aplikuar ligjio para nje viti veshtire se do i kishim kuptuar pasojat. Per me shume cdo Ligji per se eshte gjithmone i veshtire per tu kuptuar cfare pasojash do kete paraprakisht. Edhe po ta lexosh me kujdes ka detaje qe do sjellin pasoje o te pa-parashikuara ose te qellimshme. Pergjegjesia eshte e autoritetit ligjvenes e ligjzbatues e jo e debateve publike te kota.

Ah, sorry, qenke rilindas. Me ju eshte e kote te debatosh. Per ju Shqiperia e Re eshte nje Shqiperi me 1 milion banore, te tjeret te gjejne nje vend tjeter. Shnet.

Rendesi ka qe jam i informuar ndryshe nga ty.

Po o lebo ti je si gjithmone i informume por keq. Eshte si puna jone qe kemi fat por e kemi te zi.

Te lutem car lidhje ka mbyllja e universiteteve jo cilesore me kete reformen qe po kontestojne keto cunat e gocat?

Paska rritur dhe cilesine e studenteve te publikut mbyllja e atyre universiteteve private jo cilesore. smiley

Keshtu thone Pedagoget Fjala, .....mbyllja e universiteve private drejtoi studente me cilesore tek Shteterori...ishte kthyer Universiteti Shteteror ne kurs kunder analfabetizmit.....besoj se e dine me mire se ty apo thua qe me rrejne mu.

Nqs ishin me cilesi te dobet, pra shtypes diplomash, nuk ka si te terhiqnin studente me cilesore se uni. i shtetit. Jo per gje po kushtonin me teper. Llogjike dhe llogari e thjeshte.

mos kane thene profesoret Tironco ne kete rast qe univeristetet private qe jane mbyllur paskan patur studente cilesore?

Universitetet Private thithnin studente potencialisht me cilesore por i trajtonin shkel e shko. Infermieret e Privatit nuk dinin me bo nji gjylpone kur mbaronin e prindi i shkrete hudhte leke per me mire. Tek Publiku shkonin fakiret si edhe Publiku ulte nivelin e pranimit me mbush klasat.....per faktin qe studentet qe paraqiteshin ishin te dobet. Megjithese kjo mund te shihet si pasoje pozitive e pamenduar.

o Tironco, gjylponen e bon fabrika jo infermieri, infermieri bon injeksionin

Ehua ha...injeksionin thu ti......nuk dinin me vu  nje Intravenoze...universitad privad tamom mo.

smiley shyqyr qe sna ka rone rasti

Guce, Reforma ne arsim eshte e vonuar dhe do u bote nje dite dhe per mua integron interesat e te majteve e te djathteve gje qe duket se ligji u kalu pa kontestime, ku pjese jane edhe universitetet jo cilesore qe u mbyllen dhe ato privatet cilesore qe do perkrahen nga shteti. Pasojat do kuptohen me vone se tani eshte heret dhe pergjegjesia eshte e ligjzbatuesve.

 Ti i ben bisht faktve si gjithmone. 5 cuna e goca qe i kendojne internacionalen Sales dhe nderojne me grusht tek varrezat e deshmoreve plus 3 te vetvendosjes qe sjan as student vendosin te protestojne. Studentet jane dakort me ligjin dhe auditoret jane plot pasi e kane lexuar kete ligj me te mirat dhe te keqiat e tij. Minimumi do ishte perpjekjet per amendime me kalimin e kohes pasi te shihen defektet qe me siguri do kete shume. Me nje ligj veshtire te bien dakort te gjithe por mua me duket se ne hedhim cdo gjo poshte apriori, prandaj jam edhe kunder debatit publik ne kete pike. U kalua 2 here ne parlament pa shume pakenaqesi keshtu qe keto pakenaqesite e ketyre cunave e gocave i shof si te kota. Ti je Revolucionar Guce kurse une reformist, per mua kalamojte me mire ne kafene se ne protesta te tilla, apo me keq kur i sheh keto protesta si embrion i nje te ardhmeje te ndritur.....ceshtje kendveshtrimesh.

Plako kundershtimi i disa pikave nuk do te thote mos bej ligj. Nuk do te thote mos ndrysho asgjo.

Po arroganca dhe shperfillja e atyre qe kundershtojne (jane heq nga puna pedagoge shume te zotet per kete plako) eshte e papranueshme.

Car o ky muhabet o Lebo reformisti? Per ca gjona (si ne kete rast) pershijme privatin ne grup pune per te mos thone ja lejme atij ne dore reformen, kurse per gjona te tjera (si ligji i tatimeve, pensioneve etj) e lejme totalisht jashte. 

A i pe shifrat e rritjes se aksizes per birren dhe veren vendase dhe uljen e atyre te importit? Po eshte e tmerrshme o Lebo. Ne vend te nxisim rritjen e prodhimit vendas dhe cilesise se tij, e ngopim me taksa. Nejse do hapet edhe kjo teme mos kalojme nga nje dege ne tjetren.

Rendesi ka qe jam i informuar ndryshe nga ty.

Daje, gjysmen e fisit dhe nje pjese te mire te shoqerise punojne ne ate universitet (ironikisht ata qe kishin prinderit pedagoge e qe mezi merrnin pesen ne shkolle te mesme). Master ne Shqiperi s'ka, as me pare e as kete vit. Shumica e atyre qe japin mesim ne ato programe, kane frike ta nxjerrin punen e tyre te diplomes nga biblioteka e jo me studentet. Te paskan thene ty qe eshte permiresuar cilesia. Hajde, hajde.

o shoku po edhe ne qe jemi ne Kore te Veriut ketu jemi me te informum se ju atje.

studentet gjujten me veze sepse ishin injoru ne disa raste nga qeveria per kerkesat e tyre. me i gjujt me veze ishte e vetmja gjo qe i kishte ngel. se me te gjujt me veze eshte me te felliq dhe asnji nuk e bo me qef te madh me felliq njeri.

kishin kerku takime, kishin bo protesta te llojeve te ndryshme, biles i kishin vone drynin edhe deres se ministrise se arsimit dhe asnjeri se kishte heq drynin per 3-4 dite (wtf)

e njejta gje si me armet kimike, katastrofe ne komunikim, arrogance dhe perbuzje ndaj miletit.

tashti kot nuk ta thone ne sy studentat "sharlatan" i gjo e dine.

ky qe ka shkruar artikullin, ka ndonje kualifikim ose eksperience pune ne arsim (si pastrues nuk quhet)?  nuk dua ta paragjykoj, por sikur vete nenkupton qe nuku ka.

apo pa veze ne televizor, dhe yxhym hajt te shkruaj nje artikull per pula

 i gjithe "shkrimi" bazohet ne dy shtylla shume te forta te materializmit dialektik dhe historik:

1. nje muhabet kafeneje qe paska bere ky me nje bot tek kafja e Qazimes,

2. Vendimet e Plenumit 21te ku kerkohet forcimi i luftes kunder anarkisteve.

 

o Blend, po ver pak rregull o burr' i dheut, se po na behet peshku si mejhane.

Jo me kaq egersi: me dashuri e qetesi. Alidemsi mund te mos kete eksperience ne arsim por ka thene opinionin e tij. Per mendimin tim jo-profesionist ( smiley ) disa gjera ne shkrimin e alidemsi edhe qendrojne. Nuk kam patur mundesi te lexoj ligjin ende - jo se do arrij te kuptoj ndonje gje si gje e trashe qe jam (TM ko(th)mentuesi) -  por po thuhet qe protesta nuk qenka aq per rritjen e cmimit sesa qe qeveria mos te financoje kolegjet private.

Jo me kaq egersi: me dashuri e qetesi

shiko gjembi, ne kohen qe ne po shkruajme keto rreshta, ne sheshin ne qender te Bukureshtit po behen protesta massive kunder.... sistemit, se qeveria e dha doreheqjen tashme.

dmth. rumunet po lajne duart edhe me sistemin.

provo te hysh ne mes asaj turme dhe tu thuash: me dashuri e qetesi. (Edhe pse ato demo jane per studente te djegur ne nje diskoteke, jo per nje reforme te thjeshte arsimore si kjo e te taneve)

me dashuri e qetesi?

provoje tua thuash atyre qindra mijera nenave qe nuk kane c'tu japin sonte per darke femijeve te tyre.

me dashuri  e qetesi? alidemsi me mire te shijoje pleqerine, i paste niperit e mbesat. i qofte e embel kafja e mengjesit. keto ja them me plot dashuri e qetesi. sinqerisht.

ka te drejten e fjales? pa tjeter qe e ka.

por ceshtjet e tjera si arsimi e kultura le t'ja leje te rinjve, ja ashtu sic thua tim me dashuri e qetesi smiley

 

"Me qetesi dhe dashuri" eshte shprehja me diabolike qe ka shpikur diabolizmi i dikujt! 

Ke bere komentin me realist +++!

Natyrisht qe do ti ndjek keshillat e tua i nderuari roland, por kjo nuk do te thote qe une ne keto qe shkruaj nuk kam te drejte. Une ne te vertete te rinjve ua kam lene aksionin, por edhe plakut degjojani ndonje llaf. Une i kam mbyllur hesapet ee mija, e kur flas ketu, flas se me vjen keq qe po marrin diplomat ne mase ku pjesa me e madhe nuk di te shkruaje shqip, po marrin diplomat ne mase kurr pjesa derrmuese nuk kane njohurite elementare te mattematikes apo fizikes... dhe keto i kam te provuara atje ku kam punuar. Kane mbaruar informatiken rinia dhe akoma nuk dine se si punoohet ne kompjuter e jo me te perdorin, minimalisht proggramet baze te Mikrosoftit. Prandaj e ngre une kete shqetesim. Po diplomohet nje brez i tere ku reth 80% e tyre nuk kane habber se ç'po mesojne dhe perse u duhet... 

Ja per qef te Rolandit me b ne fund po e mbyll... Por une fola..... Hau.....

Pa here njehere se na bere kurioz, cfare qendron ne shkrim sipas teje? 

Po përse nuk nuk ngrihen këta studentë per kurikulat e tyre që lënë shumë për të dëshiruar (janë akoma të para 30 viteve)? Përse këta studentë nuk protestojnë për mungesat që vetë pedagogët (sidomos ata të jashtmit) bëjnë dhe studentët fërkojnë duart nga qefi se ... ja edhe një orë në kafene? Përse këta studentë nuk protestojne për nivelin mjeran të mësimdhënies, apo për mungesën e kabineteve? Përse këta studentë nuk protestojnë për paratë që kërkojnë apo u japin vetë pedagogëve për të marrë një provim? Kur janë kaq të varfër sa nuk kanë para për të paguar shkollat, përse pothuaj që të gjithë studentët janë me i-phona të fundit dhe me internete që kërkojnë para, apo mbushin kafenetë me orë të tëra?

 

  • Une personalisht s'e di si jane kurikulat, por po bazohem ne fjalet e alidemsit qe s'jane te mira. Kjo, per mendimin tim #joprofesionist vlen te diskutohet nga ata qe kane me shume te dhena.
  • Mungesat e pedagogeve qe qenkan aq te shumta sa jane problematike: a jane te verteta? Perseri, ata qe dine me shume te diskutojne
  • Niveli i mesimdhenjes: pse mos te diskutojme per kete? Ju kerkon njeri llogari pedagogeve?
  • Korrupsioni: kjo s'ja vlen per te diskutuar? Mos te harrojme qe nuk eshte vec dikush qe merr (pedagogu) por edhe dikush qe jep (studentja).
  • iphone apo samsung: kete ndoshta jo. Per kete s'i gjykojme dot njerezit, edhe po te jete e vertete.

Qasja "pse nuk proteston per X ceshtje te drejte, meqe ceshtja Y per te cilen ti po proteston eshte me pak e rendesishme sesa X", nderkohe qe ti jo vetem s'proteston por sikur edhe pa qellim po hedh balte/pluhur mbi kerkesat/protesten e te tjereve per Y, eshte se paku ilustrim frustrimi (ndaj ceshtjeve/problemve te vendit) por kjo s'e zhvlereson Y, ne mos qofte thjesht perpjekje per te hedhur balte/pluhur mbi  ceshtjen Y dhe ypsilonsat. 

Kjo eshte vecanerisht problematike per nje vend si Shqiperia, te kapur koke e kembe nga mafio-polit-korrupsioni ku debati dhe inisiativa qytetare jane te vdekura, e kur edhe ne rastet e rralla lind dicka, behen lloj-lloj perpjekjesh per ta mbytur.

Nqs te kujtohet, te njejtat argumenta qe bejne merobazistes sot per studentet (apo dje per protesten e po te njejteve per helmet e Sirise) benin fahriballistet per protestat dhe kerkesat e te perndjekurve ne kohen e Sales. Ne te dyja rastet kishim (e kemi) protesta te mirfillta (jo autobuza militantesh) te nje grupi njerzish, te cilat protesta dhe kerkesa mafio-politika e pushtetit don(te) ti neutralizonte e sulmonte me cdokusht, se s'eshte mesuar me debat publik e protesta te cilat s'jane protesta artificiale koreanoveriore te stisura nga Partia.

Having said that, une e kuptoj qe si ti dhe Irisi (me ceshtjet shume me vend qe ngre ne komentet e saj) e keni thjesht nga deshira e mire per te vene ne dukje problemet e tjera te arsimit publik, por kjo s'mund te behet duke zhytur kete proteste, qofte dhe pa dashje. Le te dalen te tjeret -- perfshi Irisin dhe peshqit e tjere qe jane ne Shqiperi smiley -- dhe le te protestojne per ato kerkesat e tjera, askush s'i pendog, pervec mediave qe mund ti injorojne dhe policise qe mund ti kape pakez per flokesh e fyti nqs ata tregojne afinitet per vezet, domatet, taven e kosit, pilafin dhe do ushqime te tjera.

P.S. Jo nga ju, po ne pergjithesi nga ca aktiviste, vihet re pakez xhelozi per faktin qe keta ypsilonat e "Per Universitetin", pas kaq lodhjesh te pafrytshme me ne fund gjeten menyren per te mos u injoruar dhe per te bere zhurme publike: veze ndaj Ajatolles. OK, s'ka arsye per xhelozi, do bejne pulat veze edhe per ceshtjet e kerkesat e tjera smiley

Ti bie shkurt se ti ben gazete me pas. Une gezohem kur dikush proteston, dhe ne kete rast isha pro gjestit. Ajo qe nuk me pelqen eshte vijimi, trumbetimi sikur ishin perfaqesues te nje kauze te madhe. I degjova se ishin te ftuar gjithandej dhe s'me binden. E para per shqipen e lodhur, e dyta per paqartesine e pikave per te cilat protestonin, dhe  e treta sepse pretendojne qe studentet nuk u bashkohen nga frika prandaj keta jane kaq pak. Nga ana tjeter ka pedagoge ne mes tyre qe mbeshtesin kauzen e studenteve, por as keta s'kane guximin te thone emra, as te kthehen kunder qelbjes se brendshme te universitetit, se jane pjese e tij. Kshuqe nese nje gjest behet per te terhequr vemendjen bravo u qofte, por nese s'jane ne gjendje te shfrytezojne kete vemendje , cfare ngelet? As te paret as te fundit qe do kene kamerat per nje dite e me pas do harrohen per sensacionin e radhes. Por nderkohe shume studente te tjere do mendojne: S'qenka gje dhe kjo menyre!

Protesta te vogla dhe qe kane mare vemendje s'eshte e vertete qe s'ka pasur me pare, por nuk kane qene mjaftueshem bindes lideret e tyre. Ne fund te protestes prapeseprape xhepin dhe interesat e tyre kane pare. Mua me vjen keq qe ky vend nuk ka arritur te rrise ende nje brez te lire ne mendime, deshira dhe projekte per te ardhmen.  

Mark Marku pati para nja dy ditesh nje shkrim te Panorama per zhurmen qe eshte bere gjate kesaj kohe rreth ligjit. Nese s'ke durim ta lexosh te gjithin, thelbi nis diku nga mesi, ne nje paragraf qe fillon me "Por kjo eshte krejtesisht e pavertete".

Marku thote qe ka patur nje peticion me 210 firma profesoresh kunder projekt-ligjit, nderkohe qe kujton se Presidenti pas presioneve nga mjediset akademike e ktheu projekt-ligjin ne Parlament per rishikim (kjo me kujtohet edhe mua).

Alidemsi mund te thote me shume te drejte qe pse profesoret nuk nenshkruajne peticione per nivelin e universiteteve, rryshfetet profesoreve, nepotizmin ne emerime... Ceshtja eshte qe demokracia e siguron veten nepermjet nje sistemi instancash kontrolluese, por jo vetekontrolluese - s'eshte pare akoma ndokush qe te hedhe ne gjyq veten per pervetesim, per shembull.

Profesoret s'firmosen peticionin per faturat e studenteve se s'u interesojne studentet, ndryshe s'do e kishin katandisur ne kete gjendje universitetin. Apo s'jane te njejtet profesore qe mbajne katedrat prej vitesh dhe i japin votat njeri tjetrit? Kane firmosur sepse ligji i detyron te kene pune shkencore per te sjelle te ardhura ne universitet qe te justifikojne titujt e tyre. Do mbyllen mastera dhe doktoratura qe u heqin ore mesimdhenie e te tjera si keto. Keto s'i permendin po ne dy ore debat vetem tarifat e pse te financohet privati degjon.

Doja te thosha qe nuk eshte se ky ligj per arsimin kaloi nga hartimi drejt e tek hedhja e vezeve.

Pa une s'pres studentin t'i kerkoje llogari profesorit pse s'eshte i pergatitur. Maksimumi, ne fund te vitit, studentit i jepet nje flete per te vleresuar ne menyre anonime punen e secilit nga mesimdhenesit e vet.

Nga ana tjeter, gjendja qe ti pershkruan, dhe qe une e kam degjuar edhe nga te tjere, eshte nje arsye me shume qe nje student apo prindi i tij te jete i shqetesuar per rritjen e tarifave.

Personalisht pastaj, me duket absurde qe te incentivosh tregun e lire ne arsimin e larte ne Shqiperi, nje vend me 3 milione banore, qe perkthehet ne treg te vogel punesimi.

Arsimi i larte ketu eshte aq ibret saqe e vetmja zgjidhje eshte 10-fishimi i tarifave. Te pakten atehere prinderit nuk do mendoheshin me, do i conin femijet direkt jashte

Ose mbyllja e Universitetit publik.

s'do qe keq hic sikur ti mbyllnin, te pakten per nja 10 vjet si tip moratoriumi

E di qe ka kohe levizja, po pikerisht kjo eshte e habitshme: Nese ka kohe qe flasin, dhe kane te drejte, atehere pse s'arrijne te krijojne mase kritike? Ja nje debat (nga te paktet ku nuk ka mbivendosje zerash)qe une kam pare per kuriozitet vjet  https://www.youtube.com/watch?v=TtwVn8hFp08. S'e di cfare ideje te jep ty, sa bindes te duken, nese do kesh kohe ti shikosh.

Do ta shikoj patjeter. Jam vertet e interesuar per meselene ne fjale. smiley 

Nese ka kohe qe flasin, dhe kane te drejte, atehere pse s'arrijne te krijojne mase kritike?

Tashti ti e shikon problematik faktin qe ata studentet dhe aktivistet flasen ka kohe, apo qe s'arrijne te krijone mase kritike? Eshte loaded question, tip, ti meqe je e zgjuar pse s'je bere akoma e 7ta ne Shqiperi (se 7-ta eshte nr me fat lol) apo pse s'ke bere me shume se ata? Ben vakti qe s'varet (vetem) nga ty/ata mosarritja, por nga te tjere faktore.

Pyetja/qasja jote dmth e thjeshtezon ceshtjen dhe e kthen driten e prozhektorit tek studentet, jo tek problemi/et apo qeveria e korruptuar qe sic juve, i di problemet e arsimit, por i ben ato zgjidhjet/ligjet per interesa korruptive private ne kurriz te atyre publike. Ligji ne teori duket bukur thote Gaia. No shit, ne teori te gjitha ligjet tona te bukura si te Frances jane, ne praktike ama jane 'pakez' ndryshe, si pafajesija e gjykatelartesuar e Metes.

Plus qe me ca po thoni/thuhet, po del qe juve qe jetoni ne Shqiperi paskeni qene fort ne vemendje te ligjit per arsimin dhe kerkesave te studenteve, sic po thoni tani, dhe paskeni heshtur?...derisa plasi veze-bomba Mercedezit ajatollist?

Pra, pati a s'pati efekt veza, sikur vetem per prononcimet/debatin e te tjereve jo-politike? Apo juve (perfshi Markun e kushdo tjeter) do prononcoheshit per ligjin dhe problemet e arsimit pavaresisht vezeve? Nqs do thuash qe perpjekjet tuaja i kane paraprire vezes, pse s'e keni arritur akoma masen kritike? smiley

Tani meqe une jam e zgjuar, s'kerkoj te di pse s'jam e shtata smiley, po gjithashtu nuk po perpiqem te bind dike qe jam e 7-ta, apo te justifikoj veten te te tjeret. Kurse keta po justifikojne veten(ne debate te ndryshme) pse s'kane studente qe u bashkohen me shumice, sepse faktikisht ata po kerkojne te drejta per te miren e te gjithe studenteve(sipas tyre).  Kshuqe ti po flet me mua, po une kam parasysh ata cfare thone e perqasjen e tyre, kur te pergjigjem. Arsyeja pse fajin/detyren e shoh te studentet eshte se fundja duhet te vije prej tyre kerkesa per permiresim, une per vete nuk njoh ndonje menyre qe te ndodhe ndryshimi i cfaredolloji nese ata qe marrin sherbimin nuk kerkojne cilesi. E di sa organizata studentore ka? Nderkohe qe duhet te ishin kompakt te pakten per kerkesat minimale, jane 5 vete nje organizate. 

Nga ana tjeter kjo puna e "pse s'e ke bere ti", eshte bere pak e ekzagjeruar ne kete forum po dhe gjithandej. Sado te zgjuar te jene njerezit se mund te dine te bejne ushtrime matematike, jo te gjithe kane aftesite shprehese, dhe jo te gjithe jane frymezues. Keto jane talente, dhe mua me vjen keq pikerisht qe nder te rinjte ska te tille talente. Ato qe kemi bere ne qe flasim ketu apo qe e kemi kaluar moshen per tu lidhur para kryeministrise per ideale, s'kane pse te komentohen, se e dime qe s'i kemi bere, po jo vetem une qe jam ketu, po te gjithe sa jeni shperndare, po te dinit te ndertonit nje jete me te mire vete, do ishit te afte ta benit dhe ketu, po preferuat ti gjenit te gatshme rregullat dhe shoqerine. S'shoh ndonje gje anormale te kjo. Per kete e kufizoj diskutimin te: Une s'i bashkohem levizjes sepse...., dhe lexoj pse te tjeret i besojne levizjes. 

Fin, verejtja nuk qendron, pasi une kerkoja prej studenteve kete, lloj kerkese,kurse per profesoret e kisha me teper tek kurikulat...

Ne Gjermani psh, jo vetem qe universitetet publike jane pa pagese, por pa pagese studiojne edhe te huajt. Eshte vetem nje tarif krejt simbolike per nje semseter qe varion diku tek 200-300 euro. Mund te gaboj me kete shifer, por peraferisht aq eshte.

Ne te vertet ne nuk e njohim saktesisht ligjin e miratuar, megjithate ato qe thone studentet duket se kane te drejte. E kam fjalen per pagesat. A mos eshte bere ky ligj per te favorizuar EUT-in e Naim Cilit? Apo Mesdhetarin e Anastas  Angjelit? Nuk e di, por them se Universiteti publik i Tiranes duhet te vazhdoj te jete pa pagese, dhe me tarifa shume simbolike per masterat shkencor. Ai qe ka lek te shkoj tek privati. Ndersa shteti te punoj fort qe te ngrej nivelin shkencor, sidomos me baze materiale dhe labaratore kerkimore!

 

Cullufe - problemi i pageses se universitetit ne Albanie shtrohet si problem moral dhe krahasohet me Gjermanine, Francen dhe Ameriken e larget. Pastaj disa etiketohen si komunista, majtista, djathtiste, militante e me the te thashe. 

Problemi i universitetit shqiptar eshte problem ekonomik. 

Gjithë këto debate dhe ligje janë thjesht një 5 me hiç.

Në Shqipëri e drejta e të studiarit duhet të jetë absolutisht falas ( taksa minimale jo komplet qyl) sepse potenciali i universiteteve shqiptare është diku aty te...zeroja. Aq më tepër, që sot kush ka mundësinë financiare, automatikisht do paguaj atje ku kostoja e të studiuarit i përgjigjet pozicionimit të ardhshëm në tregun e punës, pra...ku ka nja 2-300 vjetë ku jepet dija (me pagesë!)

Ligje të kësaj natyre, përveç korrupsionit dhe maskarallëkut në kurriz të familjeve, prodhojnë në serì dhe një masë gomerësh, dallaveraxhinjsh, servilash, militantësh partie, të cilët nesër pa pikë turpi do thonë: prit se jemi ne pa jeni ju!

Eshte bere jeni ju pa kemi 3-4-kacafiu vila, xhaguare e zagare pa hesap ne

Opo kajua nanen , vete ta dhane voten ,jo 2000 euro viti , 20 000 bojua .

smiley

pse s'jon kta t'opozites si ty mer Brad! pse?

Ca lesh opozite mer em! Tjetri mo nolt thom jam i djathte, po zemren e kam majtas. A thu ti se te tjeret e kane djathtas. Ed Rama i majte i therret kapitalistet italiane te vijen te investojne ne Shqiperi se ky vend as ka e as ka per te pas sindikata; Sala i djathte i thote popullit mos paguni dritat se jeni fukara dhe per 20 vjet zbatoi ne bujqesi neoreformen agrare "Toka i takon atij qe e zapton".

20 vjet zbatoi ne bujqesi neoreformen agrare "Toka i takon atij qe e zapton"

Viva Zapata!

sala do njeli si i vetmi i "djatht" qe perdor shprehjen "laheni ne vaska floriri" smiley

kto m'duket kujtojn se i djatht bohesh po hongre djath, edhe vu kackavallit.

Mu I gjo m'esht mush menja top. Po qe se jeton ne apartament je I majte. Pike. 

do kesh pas naj file minjon bizoni per drek, me vere te vjeter spanje, full bodied, se nuk ka munci. mu ne kte ore te dites nuk me puno dot truni per ksi postulatesh.

bo bo bo sa e vertet esht kjo. sa me shum qe e menoj.

Jo vallain po te honen mora celsat e cottage mes pyllit ne Georgian Bay. Per me shume referoju fejsbukit. smiley

smiley

urime urime!

e lezecme kjo 

Po qe se jeton ne apartament je I majte. Pike. 

Jo nese jeton ne qytete apartementesh sic jane New York (jo North York), Chicago, etj.

Keto dalin gjithmone te kuq tek harta e votimeve, apo jo?

te djathet nuk rrin te zhuli. te pakten jo me zgjedhje te lire. dhe ne kte vend jane te dyja: edhe zgjedhja, edhe liria.

Gjembo, nuk gjete ndonje tjeter te sillja si shembull po Trumpin qe ka 4 bilion dollare real estate

Edhe 20 000 pak e kane.

Artikulli djema, per kendveshtrimin tim, ishte shkruar si nga nje pale e trete, si asnjanes. Jo si i majte, jo si i djathte, thjesht si nje qytetar asnjanes. Nuk duhet paragjykuar direkt tjetri, si i njerit kamp/parti/kohe, pse ai ve re disa gjera dhe i shtron per diskutim te hapur. 

Per studentet ne Amerike, une kam ndigjuar se paguajne shume per arsimimin e tyre, shum me teper se edhe shteti me i shtrenjte ne Europe per studentet. Ne Europe, ka nje gje te mire se deri ne moshen 21-25 vjeç, studenti perfiton burs-studimi dhe kompesim femijesh, kompesim qe te nderpritet sapo le shkollen. 

Persa i perket disiplines, edhe ketu kam pershtypjen se Europa paraqitet me mire. Bejne edhe ketu demostrata studentet smiley por per gjera qe une as e kam vrare mendjen noiher, me duket per noi rektor, per levizjen e pllakave ne korridor, etj budalliqe. 

JON SHTU QAMET !!! 

- Shko nji si bicim gazetari ke pavioni 17 per vizite pune me demek. E pyt drejtorin qe po e shoqerote : - Cfare kriteresh ndiqni per ta percaktu qe nji pacient eshte gjydrym enough dhe duhet shtru ne spital ? - E zejme vasken me ate tapen plastike, e mushim me uje dhe i tregojme pacientit : Nji luge, nji gote dhe nji kove, dhe i themi ta zbrazi vasken. 

- Aaa, mire iu ka shku menia, pergjigjet Hajdari gazetari. Dhe ata qe shkojne per koven, i leni te ikin se jon sagllom ?

- Jo, sagllom jon ato qe shkojne heqin tapen plastike qe ka blloku vasken. E do krevatin ke muri apo ke penxherja ?

Kujt t'i djegi, le ta krruj ...smiley

smiley

Prit i here ti Qemolo! Se ke ajo vaska mund te kete la komet udheheqesi yne i ndritur lartgjatesia e tij kshu qe mo te mencmit do zgjidhnin lugen ose goten per ta pi ujin e vaskes.

Mire qe s'i paska thon, maji te dy krevatet per vete qe harxho pompen me mush vasken.smiley 

Alidems, puna s'eshte turp, ata qe tallen te tjeret se bejne pune "te rendomte" jane njerez me komplekse qe nuk ndihen dot mire per veten e tyre pa u tallur me te tjeret. Por une s'po shikoj ndokend te te kritikoje ty per punen, shumica e kritikave jane per qasjen.

Te pakten per vete (meqe te fola ashper po sqarohem) kritika s'kishte aspak te bente me punen apo ekspertizen tende (ky eshte nje blog publik, s'eshte akademi shkencash) por me faktin qe qasja jote eshte militantizem i verber. Ti identifikohesh me nje parti te majte dhe je duke krtikuar ca te majte pse ata protestuan me kerkesa te majta per universitetin shteteror. Por sidomos per faktin qe militantizmi i verber te ben ty e te tjeret te identifikoheni me pushtetin qe ju vjedhen interesat publike dhe dinjitetin, se bashku me shanset per nje jete me te mire. 

Ti kritikon studentet me gjase jo se je aq i painformuar per kerkesat e tyre sa le te kuptoje shkrimi yt, por se aprirori ti do te kritikosh ata qe te gjuajten Ramen me veze, ndaj dhe ke permendur vetem ato qe te interesojne per kerkesat e studenteve, perfshi ca spekulime/genjeshtra: studentat e pasur me iPhone duan arsim falas per gjithe jeten derisa te plaken.

Ti vertet je popull e jo pushtet (te pakten mua keshtu me dukesh) por ti nuk identifikohesh fare me kerkesat e drejta te studenteve; te pakten kerkesa qe ata te degjohen ne debat eshte 100% e drejte, jo-kontraversale, por dhe e dobishme per te gjithe, se sot i vjen radha atyre neser te vjen radha ty me nje ligj/ceshtje tjeter. Ti vertet mund ta kesh votuar kete qeveri, po kjo s'do te thote te behesh bebeline e saj, bile kjo te ben qesharak kur perballe korrupsionit galopant te qeverise kunder interesave publike (edhe te tuat pra) ti kritikon apriori studentet qe protestojne, por dhe i keqinterpreton dhe do ti minimizosh ata, se po u bene ata te veckel ashtu behet dhe goditja me veze ndaj Rames, ne mendjen tende. 

Monizem s'eshte vec te qenit me pasardhjen e PPSH; eshte qasja "kundra vetes/popullit/te tjereve per hir te te qenit pro Partise", qofte pro Rames a Berishes a kujtdo.

Si ne monizem dhe ne tranzitokraci, kur gjendja eshte pleh e kryesisht per faj te kastes se qelbur politike, pleh do hani te gjithe ju populli aty, pavaresisht se mund te hani pakez me shume apo me pak se "te tjeret", inati (alla lufta e klasave) per te cilet shpesh ju ben tia fusni vetes.

Xhibo, persa i perket punes se punes, nuk e kisha me ty.... Kurse persa i perket te tjerave nuk jam ne nje mendje. Une nuk hyj ne radhen e militanteve te verber. vertete jam i majte, por nuk jam fondamentalist. Une e kam treguar me shkrimet dhe komentet e mija qe shpesh here kam qene kunder veprimeve te Rames dhe qeverise se tij. Por njekohesisht jam edhe kunder debilllliqeve te tilla anarshiste. I nderuari xhib.. kam qene dhe jam gjithmone kunder padrejtesive e po ashtu edhe kunder traplliqeve te kesaj natyre.Une nuk ua heq te drejten te tjereve qe te ptotestojne, por jo çdo prooteste ka perkrahjen e te gjithve. ndyshe do te quhej revolucion... e une nuk jam per revolucione ne nje kohe qe nuk ka vend per revolucione...

+11 smiley

Kishte bo i material ...u th nga sh.Rita ne plenumin e tete kur digjoi sh Sali

Po ja dhe bere e pastaj . Ja dhe e kritikove sistemin arsimor ? Ja dhe e Pordhe sistemin Iluzionar Daullexhi e Bosh te Babasqapit "se universtet zotrie "

Si nuk lexon nje sholok te" revoltuar si gardist Blu "  te thote nje po vetem nje fjale qe sistem arsimor per sistem arsimor si qellim ne vetevete " vetem nje mendje e Curufiaksur Politike si e simpaTHithesve te Babasqapit mund te Mejtonje .Der ver jo shkolla Publike jo shkolla Private ...e pa mbarim der ver .

Ku ka ne Bote sistem arsimor te palidhur me Tregun e Punes ?

Nje sistem i perkryer i ish socializmit pa prapshtesat Politike ishte dhe mbetet e vetmja alternative per vende te vogla e qoshe( periferi ) te Europes . Dhe kjo e lidhur me kontributin qe pritet nga ky arsim jo me tundjet e diplomave Falas dhe pas tyre llogje Sqappore neper kafene si eshte katandisur ky produkt i pordheve te Gurakuqeve se "jam presor Una " .

Daullexhijt e Makros edhe kesaj rradhe ne Kapriate . Si gjithnje xhanem .Fendat qe kane  ne dore te mos mbajne ere , vazhdojne edhe me keq me Pordhe tani te rene nga kali .

Dhe cfare kuptim do kishte kjo prurje sikur te mos kishte bere perfundimet Yp Xhibi per Alidemsin smiley

Perfundime te cilat karakterizohen me stilin "killing me softly" .... se ti Alidems jo se je i keq, thjesht je militant budalla qe te ben per te qeshur. Se sa i kupton xhiloqja kerkesat e studenteve nje zot e di. Se ku ishte kjo bole kur babasqapi e goditi tregun e punes me diploma fallco, qe do katandiste vendin ne kete ferexhe influksi diplomash prape nje zot e di. Ama anal-izen alidemsit ja qendisi si nuse nga Permeti. 

Universiteti duhet mbyllur.Eshte humbje e kote e 4 vjeteve per ata qe studiojne ne te ,per te marre diploma te cilat nuk u japin dije e aftesi. shteti te jape bursa per studentet me te mire qe kalojne testet e pranimit ne universitete te huaja , si behej ne kohe te zogut.

Universitetet duhet te jene tereisht falas, megjithese jam dakort me shoket qe niveli eshte bernut, por ne kete moment sherbejne si qendra sociale ku vajza e djem nga fshati pasi mbarojne te mesmen vijne ne qytet dhe e pine kafen ne bllok. kjo sherben per hapjen e miletit dhe me shume probabilitet keta per mos tu kthyer prape ne fshat jane votues te LSI, prandaj do ndjekur dhe ne rruge partie si problem.
per studentet qe vijne nga fshati dhe behen nuse ne qytet apo gollovaret do mbajme nje leksion te hapur te UET ku do referoje vete zv.ministrija si e PD si e PS, shoqja Nora..

Sa per pak informacion, meqe permendet meritokracia ne pranimet ne universite. Ketu ku jetoj, ne pergjithesi, studentet regjistrohen pa kaluar nepermjet nje sistemi selektiv, çka u jep mundesi te barabarta studimi te gjitheve, atyre qe vijne nga familje ne kushte te veshtira ekonomike, qe jetojne ne qytete apo lagje te papriviligjuara e me radhe. Ama, qe ne vitin e pare te nivelit Bachelor, rreth 50% mbesin, ndersa ne vit te dyte, rreth 20%, ne vit te trete, me pak. Problemi ne Shqiperi besoj te jete qe studentet paguajne shuma pedagogjise per qellim kalimin e vitit apo fundja blejne diplomat, çka detyrimisht ka ndihmuar te sjelle zhvleresimin e tyre. Perndryshe s'kish pse te mos funksiononte si ketu. 

 

Sistemi provon qe preardhja e priviligjuar nuk eshte medoemos garanci per sukses akademik*, apo ne te kunderten, garanci per deshtim.

* Dy here mbetes ne te njejtin vit. 

Katnaret ne Shqiperi duhet te mesohen te jene te bindur

Aferim o babam shko ne katund e mesoji te binden e na trego edhe neve se qysh vajti.smiley

Do te doja te dija ç'e shtyn nje njeri te shfaqe kaq urrejtje e kaq mungese njerezie. 

ho me alidems, a u sqarove te pakten? smiley

Kur janë kaq të varfër sa nuk kanë para për të paguar shkollat, përse pothuaj që të gjithë studentët janë me i-phona të fundit dhe me internete që kërkojnë para, apo mbushin kafenetë me orë të tëra?

i-phone i perdor e shumta 200-300 euro , internet 20 euro , kafe per nje muaj 50 euro

nuk eshte njesoj ne krahasim me loans 5000 -10000 euro (po ja fus kot se nuk e di sa kushton shkolla ne shqiperi sot ) 

ketej nga ne varion kolegji me $6000- $8000 per dy vjet, universiteti 50.000 ose me shume per 4 vjet , dhe nje 30.000 per masters

dhe  pastaj do nja 10 vjet t'i lash

do ishte me e lehte te ishte pa pagese shkolla , ky eshte fakt problematik kudo ne bote

se harrova  smiley   per cfare ziheni ju ?

kur e fut nje te ri ne borxhe deri ne fyt , dhe ska gjet pune e katandi akoma ?

sa te lezetshem jeni smiley

Alidems, ti ke shume te drejte kur flet per cilesine e universiteteve, programet, pedagoget etj. Studenti apo prindi per keto duhet te shqetesohet. Problemi eshte se keto gjona nuk i rregullojne dot studentet, se perndryshe do ishin rektora e dekana. Ideja eshte qe reforma duhet te krijonte ate model universiteti publik qe te vetorganizohej per te garantu keto cilesi. Dhe kjo reforme i rru trapin ksaj pune. Ktu mydhet muhabeti. 

Masanej per sport, pagesa s'eshte thelbesore. Shteti albanez gjithmone i varfer do jete, dhe nuk financon dot si duhet arsimin. Mo mire nje shtet me taksa te uleta dhe qe robt pagujne mo shume vete. Kuptohet per studentet e shkelqyer duhet te kete bursa, dhe kjo jo si sataka sociale, por se venit do i bonin shume pune ca tru mo te mire, qe s'duhen hum. 

Shqiperia,  arsimin mund ta financoj, por Universitetin asapk !

Nuk mund te behen te gjithe me universitet ! Eshte nje kosto e larte per cdo vend dhe aq me shume per Shqiperine !

Shqiptaret duan te gjithe te behen me shkolle te lart, kjo eshte e habitshme ! Deri tani kane mbaruar shkolla shume, por eshte nje problem i madh se te gjithe nuk punojne ne profile qe mbarojne,

Ska treg pune te mirfillte sespse arsimi ne Shqiperi nuk ka integritet ! nuk ka lidhje eshte pa lidhje, te brendshme. Ideja e shume studenteve eshte qe te bejne nje shkolle te larte dhe te largohen nga vendi po ju dha mundesia ! 

E si mund te jete falas pastaj nje Universitet , te financoj ty shteti dhe ti te ikesh e te largohesh ? smiley

Po me manifestin c' patet...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).