Suksesi i një kombi nuk matet vetëm nga pasuria e tij, ndaj matja dhe krahasimi i vendeve të ndryshme vetëm përmes Prodhimit të Brendshëm Bruto, ka mangësitë e saj. Kjo është idea e Institutit Legatum me qendër në Londër të cilët që prej vitit 2007 botojnë Indeksin e përvitshëm të prosperietit social, ku veç pasurisë së kombeve përfshijnë edhe aspekte të tjera të mirëqenies, si qeverisja demokratike, mundësitë për sipërmarrje, shëndetin, arsimin, liritë personale, sigurin e të tjerë elemente të kohezionit social.

Por si listohet Shqipëria në Indeksin e këtij viti? Jo dhe aq mirë. Të 83-tët mes 142 kombesh, ne jemi ndër të fundit në Europë për sa i përket Prosperitetit Shoqëror, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Bosnje-Hecergovinën. Vendi i 83-të vjen si agregat i disa kategorive që vlerësohen veç e veç. Kategoria ku paraqitemi më mirë është siguria, ku renditemi të 47-tët mes 142 vendesh, ndërsa kategoria ku paraqitemi më dobët është kapitali social, ku mbajmë vendin e 138-ë, pra të tretët nga fundi (i botës). Kjo kategori lidhet me ndihmën ndaj të panjohurve, vullnetarizmin dhe bamirësinë.

Ja vlerësimet sipas kategorive / Renditja mes 142 vendesh
 

Ekonomia - të 109-tët
Sipërmarrja dhe mundësitë - të 73-tët
Qeverisja - të 91-tët
Arsimi - të 71-tët
Shëndeti - të 65-tët
Siguria - të 47-tët 
Liria personale - të 82-tët
Kapitali shoqëror - të 138-tët në botë

10 Komente

Indekset e përpiluara nga një specialist në një zyrë me pamje mbi ndonjë kanal në Amsterdam janë kilikosëse por përfaqësuese të mira të mënyrës si matet sot bota (dje matej me anije dhe astrolab) nga fuqitë ligjëruese.

Mirëqenia matet edhe nga tensioni i gjakut dhe orët e gjumit.

Kam gjysmë ore që vras mendjen mbi kategorinë e fundit, ndihmën ndaj të panjohurve, vullnetarizmin dhe bamirësinë, se sa ndryshe perceptohen dhe maten këto në varësi të institucioneve shoqërore me të cilat je mësuar (bamirësi publike, televizive, botërore përkundër private, familjare, lokale për shembull) por sado të përpiqem të relativizoj atdheun ndihma ndaj të panjohurve më shqetëson, me kolpo më lemeris madje perceptimi ynë për "të panjohurin" ("po mua si më dalin llogaritë?").

Te dhena tipike per nje diktaturë smiley

Survejim i vitit 1989 mo ça pret smiley

Edhe une gjithe kete kohe mendoja jemi te dytit pas gjermanise!

O po nuk qenkemi keq smiley paskemi lene mbrapa shum vende .

ndërsa kategoria ku paraqitemi më dobët është kapitali social, ku mbajmë vendin e 138-ë, pra të tretët nga fundi (i botës). Kjo kategori lidhet me ndihmën ndaj të panjohurve, vullnetarizmin dhe bamirësinë

si keshtu populli mikprites bujar shqiptar?

Vertet qe jemi mbrapa ne shume tregues (indekse), ama kur vjen puna tek promovimi i pikturave Ajatolle-qeveritare neper bote jemi fanar ndricues (edhe Hitleri do na kishte zili), sidomos me shtrirjen e suksesit tone deri tek brigjet aziatike smiley

loku te kan ngel pikturat ne b..., edhe ne enderr te dalin rrezik.

Jesus Praising Satan, di gje me cfare parash u paguan keto ekspozitat, promovimet, udhetimet e piktorit dhe shpures per te qene i pranishem ne hapjen e ekspozitave? Ndryshimi me Berishen qe priste shirita inagurimi me dy gishta eshte...ku?

Shqipëria renditet ulët në indeksin e prosperitetit shoqëror

Po cfare prisnit ndryshe ju ? Vetem shkaba mund te jete zhgenjyer nga ky konkluzion .

Me statistika hane buken disa qindra mijra njerez neper bote! Si gjithnje dhe perhere, ato nuk i pergjigjen realitetit. E megjithate, pagat e punonjesve hartues te tyre, nuk nderpriten ndonjehere. Ne e njohim Albanistanin dhe e dime vendin qe ai ze ne bote er aspekte te ndryshme!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).