Pak ditë pasi lapsi.al zbuloi skandalin e emërimeve partiake në tatime, një skandal i ngjashëm është zbuluar edhe në arsim. Listat e mëposhtme dëshmon se si emërohen mësuesit në Lushnje. Janë propozime të ardhura nga deputetë të PS e LSI dhe përfaqësues të këtyre partive në qeveri. Ky dokument, sipas PD –së së Lushnjës, provon se 169 mësues janë futur në punë në këtë qytet me rekomandime të deputëteve dhe përfaqësuesve të mazhorancës vetëm gjatë periudhës dhjetor 2013 – maj 2014.

DOKUMENTAT EXCEL ME LISTAT E EMERIMEVE NGA DEPUTETET

Petrit Vasili i LSI ka bërë 38 emërime.

Bujar Çela i PS 29 emërime. 

Arben Çuko i PS 26 emërime.

Erion Braçe i PS ka emëruar 17 mësues.

Nora Malaj, zëvendësministre e arsimit (LSI) ka bërë 3 emërime.

Nuk i mungon listës edhe deputeti i PS, Taulant Balla, i cili sipas dokumenteve të publikuara pak ditë më parë nga lapsi.al kryesonte emërimet në administratën tatimore. Figurojnë edhe emrat e Vasilika Hysit, deputete e PS dhe të disa kryetarëve dhe ish kryetarëve të komunave të majta në Lushnje.

Të gjitha kërkesat rezulton se ata ia kishin paraqitur ish -drejtoreshës së Arsimit, Luiza Tabakut, të arrestuar në nëntor të vitit 2014 për korrupsion, pasi u merrte para mësuesve për t'i emëruar. Arrestimi i saj dhe dokumentet e mëposhtme janë provë se sa janë marrë në konsideratë kriteret për emërimet e arsimtarëve, kur nga njëra anë pushtetarët dërgojnë lista partiake dhe nga ana tjetër drejtoresha merrte para' për të emëruar pjesën tjetër. 

Lapsi.al

40 Komente

kjo liste ka per qellim te diskretitoje reformat e sukseshme te kesaj qeverie por nuk do tia arrije qellimit

armiqte e partise dhe xhaxhit Edi e kane te kote sa kohe ka militante truthare qe ngopen me perrallat e transparanca.al

 

Seriozisht, ku vertetohet kjo? Sepse ka bere PD nje flete excel me emrin e mesuesit dhe te politikanit dhe e quan dokument?

Vertetohet se cke me te kur ne nje qytet te vogel njerezit njihen shume mire. Mos e beni popullin per budalla. 

Ka qene taktike mbrojtjeje me e mire ajo sipas te ciles pranohet ne heshtje ky skandal i rradhes edhe pse relativizohet se "keshtu beheshin punet dhe ne kohen e Saliut".

Vertetohet kur njerezit njihen mire thote ky. dmth me muhabete tavoline dhe me lista ekseli nga PD. lol hahahahahhaha me vjen mire qe eshte katandisur PD ne kete fare feje. U pa ne zgjedhjet e tiranes rezultati i kesaj lloj politike. Keshtu vazhdoni

nuk duan ta vertetojne. Se pari duhet pare a jane te punesuar keta: thjeshte duke marre listat e mesuesve nga drejtorite arsimore. Me pas mjafton te shohesh listat e atyre qe kane bere testimin e mesuesve ne 2014 dhe nese korrespondojne listat. Kaq. Por nuk do PD-ja, do vetem zhurme dhe me teper u mungojne eskpertet, por kane boll muhabetci. Ish-ministrit te Arsimit ja shkruante fjalimet J. Malltezi, e drejtoresha e arsimit te Tiranes kishte mbeshtetjen e pakushtezuar te Sali Berishes. 

mos vendosni burime si lapsi.al apo panorama nese informacioni ka ardhur nga partite politike. Nuk ka cfare te drejtash te autorit te respektohen ne kete rast. Asnje investigim nese kjo eshte e vertete. Nga asnje gazete. Vetem disa lista dhe kaq. Per me teper me ate watermark eshte shume e shemtuar. 

A mban pergjegjesi PD duke permendur emrat e tyre pa emra, me muhabete kafesh? Thjesht sepse qyteza paska degjuar ne kafe se kujt ia paska dhene voten?

Partia Demokratike u shpreh dje se posedon një material të prokurorisë

Lexoje kete dhe i bie qe materiali qe ka denuar me 9 vjet burg Luiza Tabakun per korrupsion ne emerimet ne Arsim qenka buhabet kafeneje ne qyteze?

 

Ku e ka pra? Se mos del si pina e doktoreve qe thane se protestuesit ishin vrare me postolete nga afer. Apo si embargoja me irani. Apo si ikja e osbe. Apo si pavaresia e presheves. Apo si tramvaji ne tr. Jo per gje po u mesuam.

nese informacioni ka ardhur nga partite politike

detyrat e shtepise do ti bejme ne per ty? lexoje artikullin, lista ka ardhur nga prokuroria qe e perdor si prove per "kriteret" e perdorura nga drejtoresha e Rames qe fitoi me ato konkurset e "drejta" per te emeruar dhe shkarkuar mesues ne ate rreth

 

ti te ben qorr

Ky dokument, sipas PD –së së Lushnjës, provon se 169 mësues janë futur në punë në këtë qytet me rekomandime të deputëteve dhe përfaqësuesve të mazhorancës vetëm gjatë periudhës dhjetor 2013 – maj 2014.

Nga sa shoh fansat e Erion Braces po i kerkojne llogari ata, te pakten.  Ketu duket se te gjithe bejne shurdhin e te verberin, a thua se nuk jetojne ne albanistan.

Lista e emërimeve të mësuesve, komentuesit Braçes në Facebook: Sekser, maskara! Deputeti: Ju budallenj dhe injorantë…

Brace: Nese gjendet dokument ku kam firmosur, le mandatin e deputetit qe sot.

TIRANE-Partia Demokratike u shpreh dje se posedon një material të prokurorisë që i përkiste përgjimeve të bëra ndaj ish-drejtoreshës arsimore të këtij rrethi Liza Tabaku e arrestuar dhe e dënuar. Sipas materialit, vetëm për periudhën dhjetor 2013-maj 2014 janë emëruar me ndërhyrjen e deputetëve të PS dhe LSI 169 mësues. Mediat përfolën më pas deputetin Erjon Braçe si një ndër personat që ka emëruar plot 17 persona në profilin e mësuesit. Kaq u desh që deputeti Erjon Brace të reagonte në rrjetin social, Facebook me miqtë virtualë duke u sqaruar.

“Për cdo qytetar; as kam emeruar e as kam larguar ndonje mesues nga puna kerkund, as ne lushnje, as ne Divjake!! Po e perseris; nese do kisha mundesi, do beja cmos te punesoja cdo socialist te zote, duke respektuar meriten dhe ligjin, pa i cenuar asnje sekonde!! Ai qe u quajtkerka “dokument” i publikuar ne portalin e llumit te gazetarise shqiptare, pra te rrethit te Sandrit, Mandit, Andit; nuk egziston!! Fare Fare!!
Eshte nje cope leter e perpiluar nga Partia Demokratike e Lushnjes dhe qe behet e pavertete teresisht kur lidhet me emrin tim apo te kolegeve te mi.
Tani tabela ne kompjuter ben gjithkush. Nuk ka asnje urdher timin, verbal apo shkresor, leter, dokument apo c’te doni ku une te shkarkoj apo emeroj mesues. Po ta keni urdhero publikoheni dhe une le mandatin e deputetit qe sot”, shprehet Brace.

Dikush ia postoi në Facebook sërish punën e emërimeve të mësuesve dhe Brace nuk u kursye duke e quajtur ‘budalla’.

(1/3)

Brace: Nese gjendet dokument ku kam firmosur, le mandatin e deputetit qe sot.

Ja ku jua paska mbyllur gojen. E ke idene sa pike humb PD duke perfolur mesues individualisht per pak pike politike? Keni ikur per shele. sa turp

Erjon Brace: Shko or budalla lexo ndonje gje ne portalet e Sali Berishes. Se kam bere se s’kam mundesi se po te kisha do e kisha bere nga i pari deri tek i fundit socialist qe eshte i afte e ne perputhje me ligjin. Tani mu zhduk prek ketej e mos me hap me barkun me shpifjet e sali berishes. Hajde.
Elmas Azizaj: O z.Brace, me vjen keq qe deri sot kam patur vleresim per figuren tuaj. Si ore do e beje kur ligji nuk ua lejon as juve e as kujtdo tjeter qe nuk ka lidhje me rekrutimin e stafit pedagogjik?! E keni bere administraten te gjithe si kazerme ushtarake! Keni dhe guximin ta pranoni me arrogance publikisht militaruzimin e administrates! Pfff
Erjon Brace: A e lexon apo jo, kam shkruar qe skam mundesi ta bej se po te kisha mundesi do e beja e kur nuk shkel ligjin. Nese di te lexosh lexoje edhe nje here.
Elmas Azizaj: Di te lexoj mjaft mire. E kuptova qe nuk e keni bere, dhe diskutova mbi ate “do e beja”. Nuk ta lejon ligji. Kaq.
Erjon Brace: Ore ate ta them prape, po te kem mundesi dhe nuk shkel ligjin do e bej per cdo socialist qe kam ne zone, as qe e diskutoj fare fare fare. Te bertase e plase kushdo. Me i miri i ketyre qe shpifin ishte ai mesuesi demonkrat i Kryekuqit qe bente marredhenie seksuale me nje femije. Kuptove tani?
Elmas Azizaj: Ju pretendoni qe jeni ndryshe dhe veproni si Berisha kur nderhyni ne administrate. Ku eshte ndryshimi ketu? Lereni ore administraten te lire. Kujtoni se jemi budallenj e nuk marrim vesh nga keto gjera? Ju votojme te beni ligje e jo te beni sekserin.
Erjon Brace: Ore ke turp ti? Kupton ndonje gje nga ato qe te shkruaj apo hic? Kujt i tregon sekserin ti per nje gje qe s’ka ndodhur? Shko mor andej e mos me trego administraten qe ka dy vite qe nuk ndryshon e vec saboton e qe eshte ajo qe qartesisht vendosi aty Sali Berisha. Hajde, boll me dengla kur nuk dini asgje e merrni kot per te gjykuar kedo nisur nga shpifje ordinere te ordinereve te Sali Berishes.

(2/3)

Tani mu zhduk prek ketej

Edhe Brace i eshte bashkuar fushates #ikpirdhu - do te thonte iFiqo.

Skandal!

Alarmante!

duhet me marr masa, Fiqo. smiley

orgjent.

Elmas Azizaj: Pse nuk e ndryshoni administraten e Berishes atehere? Sikur u zotuat ne fushate qe do e evropianizonit administraten. Une ju votova madje per kete dhe per premtimet e tjera. Jam socialist e ish-anetar partie une, jo ndonje berishist i porositur. Faleminderit.
Alban Pira: Budalla dhe maskara je ti zotrote qe ne vend se te japesh shpjegime hiqesh si arrogant. Nuk te ka njeri faj qe kalon pjesen me te madhe te kohes duke menduar per Berishen dhe te gjithe te duken si ai. Ne fakt une vras mendjen se cfare do besh kur te vdese Berisha -prej moshes sigurisht – se nga ju nuk do i hyje gjemb ne kembe asnjehere. Keshtu pra jeni katandisur: moret nje milione vota per ti dhene fund regjimit te Berishes dhe pas tre vitesh jeni bere mbrojtes te tij. Asgje – vetem fjale dhe propagande. Ju jeni njelloj dhe dallga do ju marre te gjitheve, heret a vone! Tani mu zhduk edhe ti.
Erjon Brace: Shko mor budalla se nuk jap spjegime per shpifjet e cdo injoranti qe del e sajon letra me emra pjesen derrmuese te te cileve as i njoh e as i kam degjuar ndonjehere, nderkohe qe dy tre nder ta i njoh se jane drejtues shkollash ne Lushnje e kane nga 25 vite mesues.
Ardita Pemaj: Hajde edukate e kulture hajde! Keshtu pretendoni te justifikoheni ndaj akuzave qe ju behen?! Mendoni se duke u pergjigjur ne kete menyre arrini te vertetoni te kunderten? Me me qetesi e diplomaci ju lutem se jeni perfaqesues i popullit dhe duhet te jepni shembull…
Erjon Brace: S’kam nevoje hic ti provoj kujt gje. Shpifjet kane nje fund, shperfilljen. Kur te gjeni ndonje leter me firmen time qe kam bere kete e ate, bujrum ejani e kerkoni spjegime. Per shpifjet e Sali Berishes dhe kujtdo qe e share si ky shpifesi ordiner ketu as qe e marr mundimin ti pergjigjem kujt!!

(d.b/BalkanWeb)

(3/3)

Mos e qelloni bracen me veze se nuk besoj qe mbijeton dot.

17 msues i ka emru Erjon Braçe smileysmiley

ksaj or tungjatjeta i thonë "rreformë" dhe atij që e bën,

"rreformator" smiley

Leter si te FRD-se : Braçe ka 17 dashnore. Te gjitha i ka ne Lushnje. smiley

Se qe ta thush ti qe te kete emerime te reja per 170 mesues ose jane pushu 170 mesues egzistues o jane ndertuar 4 shkolla te reja ne Lushnje. Kete te dyten nuk e pranoj as une, por te paren duhet ta pranosh ti. smiley E ben dot ? Sill listen e atyre qe jane pushu dhe mbaron historia.

Se eshte njeri ketu qe ka punesu grun ne nje institucion qe e kontrollon LSI, ja pallon ai nendrejtori i LSI aty e ky ketu vjen e ben antikomunistin. smiley Po e kapa thote burri i asaj qe i zuri vendin do ja varr koqet ne qafe, se me mori me qafe.

Me i fjale leter ne nivelin e gjibit e une nuk du qe ti te bish ne ate batak se jemi miq te vjeter bashke. Opozitare por vellezer kemi qene gjithe kohen.

Drejtoret dhe nendrejtoret e shkollave po qe jane nen ndikimin e deputeteve te mazhorances. Bile ne Tirane ka drejtues shkollash qe nuk kane punu asnje dite te vetme ne arsim, asnje dite fare, fare , fare.

E para: Nuk shikoj ndonje skandal. Kjo pune ka 20 e kusur vjet qe behet. Nuk mund te ndalohet  menjehere. E shumta do reduktohet, po nuk do zhduket. Edhe ne vendet me te perparuara ne bote ka nderhyrje politike per te komoduar militantet.

E dyta: Cdo mesues i hequr nga puna ka te drejte te ankohet ne Gjykate. \Statusi i nepounesit eshte miratuar. Gjithsesi, drejtoria e arsimit duhet te vertetoje dhe te argumentoje perse mesuesi eshte transferuar apo pushuar nga puna. N.q.s. mesuesi eshte me diplome falso, duhet te ike apo jo ? Po dhe po i tha kembes - dore; prape duhet te iki...

E treta: Para do vitesh flitej per nje puc per rrezimin e qeverise me pistoleta stilolapsa dhe çadra automatike. Ka ndonje te re nga Prokuroria? U kapen puçistet ? Po stilolapsat u gjeten ?

Hakarat e Saliut paskan zbuluar dhe thene qe Rama do mare me qira 3 benza me vlere 700 mije euro secili. smiley

Shoke hakara,  lidheni ate te marrin ne facebook se meruat te gjalle e te vdekur..

megjithmen, tashi e gjeti ky me ble 3 (tre) benza te blindumgjer ne dhembe. apo muar borxhin 250 miljonsh per eurobomndin thuj edhe hajt tha se do ta djegim sonte

mo u merzit. e keqja do ta beje te sajen...

kemi pas nji presor ne, ishte shef katedre ne fakt. kur kishim provim, ai dilte shpesh nga klasa. sa dilte ai, nxirrnin kopjet robt me perfitu nga koha qe na dha djali. kur futej ne klas, u ndjente periher futja e rrufeshme e kopjeve ku te ishte, poshte banges, poshte fundit, nen geta, wherever. thoshte ky presori: po kopjoni e? mire, dije po vidhni. s'ka gje. smiley

Ne vitin 2014 Ministria e Arsimit ka shpallur vetem 6 vende pune ne Zyren Arsimore te lushnjes. Keshtu qe ky dokument, nese eshte i vertete, nuk vlen per vitin 2014. Qe te vleje per vitin 2013 do te thote se jane pushuar apo kane qendruar ne vendin e punes ne saj te perkatesise partike keta persona. 

Nga testimi i mesuesve me vend-ndodhje ne Lushnje, Zyra Arsimore Lushnje, rezultojne se vetem 57 persona kane kaluar provimin, nga 128 qe kane hyre ne provim. Keshtu qe keto shifra nuk jane per vitin 2014.

tabela e publikuar nga MAS per testimin e provimeve https://drive.google.com/open?id=1TwwmMl...

po atehere c'deshen "emrat dhe partitë e 70 mësuesve, në kompjuterin e drejtoreshës arsimore" te arrestuar jo vetem per emerime partiake por edhe marrje 3000 euro per punesim dhe pse te perkohshem dhe disa kandidate femra te shtyra drejt prostitucionit per nje vend pune. Kjo e zbuluar nga pergjimet e prokurorise jo te opozites

do me per Luizen? dhe ajo formalisht kishte fituar konkursin per drejtoreshe arsimore, sipas Nikolles, ishte ne rregull me letrat sipas transparenca.al

realiteti eshte tjeter, ke parasysh si dikush qe parfumoset mire e bukur dhe nuk lahet ndonje here

Ato lista mund te jene thjeshte kerkesa per qendrim ne pune te ketyre personave, ose per rekrutim te tyre. Por sic thashe, PD-ja e ka shume te lehte ta provoje kete gje, mjaft te shohe listat e mesuesve te punesuar ne Zyren Arsimore Lushnje per vitin 2013 (meqe per 2014 jane punesuar vetem 6 mesues ne Lushnje, nga cfare ka publikuar MAS). Kete mund ta kerkonin perpara se te publikonin lista qe sipas tyre i paska prokuroria. Realitetin nuk e gjykon as ti, e as une nga kompjuteri. 

Realiteti qe une di eshte qe Jo vetem jane zevendesuar mesuesit por edhe pastruesit dhe hapur fare me komandim me pusulle nga deputete zone etj . Secili ka paguar. Kush ka mbetur ne Pune ne zgjedhjet lokale iu kerkua vota e Te pakten 50 familjeve. Keta Jo vetem emerojne me lista Te hapur fare por dhe perkohesisht me konceptin qe vidh Sa me shume per 3 -4 muaj ose 1-2 vjet se vjen tjetri. Ndersa ti vazhdo ne boten e perrallave me rilindje se je rehat eshte realitet qe sic duket nuk Te prek ty 

or ti plak, sa hulumtime kam bere une ketu per Rilindjen, nuk bere llafe ti. Une po them se duhen argumente, fakte etj. per te pretenduar dicka te tille. Fakte PD-ja nuk jep, vetem nje liste. Une di te them se jane larguar shume vete nga puna. Jane neper gjyqe. I kane fituar dhe parate nuk ja u japin. Por per kete rast qe flasim tani nuk eshte fakt nje liste. 

Problemi eshte se PD-ja e ka diskretituar kritiken ndaj ketij sistemi. Sali Berisha shau, kerdisi e akuzoi Anastas Angjelin perpara 2005, por une te garantoj personalisht se po ky Sali Berisha ja mbushi kazanin Anastasit - i dha licence per shkollen e larte, e akreditoi dhe e beri anetar te Akademise se Shkencave. E mba mend Anastas bananen, naften e gjithfare nofkash? Si kujton ti? Se nuk i dine zgjedhesit e PD-se keto?  

Dmth anmiku dilka bardh e zi, e verteta me ngjyra. Sikur me pas nei piktor verdalle. 

Armiku eshte i erret dhe i prapambetur. Si filmat bardhe e zi.

material pa kurrefar kredibiliteti. Perpara se te llapesh ne kete forme, nese me te vertete e ke analizuar situaten dhe problemin duhet te argumentosh psh se sa nga keta/keto 170 mesues te rinje psh jane emeruar por qe nuk i plotesojne kriteret. Ose, meqe jane futur 170, minimalisht duhet te jene larguar 170. Nga keta te larguarit, mbasi te hiqen ata/ato qe kane dale ne pension apo jane vetelarguar, te larguarit e tjere a i kishin kapacitetet per te ndenjur ne detyre? Ore PD_hista nuk vihet ne pushtet duke llapur vend e pa vend se populli nuk eshte budall. Kriminela te mutit!

 Pse genjen Saliu ?

Po ai eshte burre 60 e kusur vjeç, ti mendon se mund te genjeje ?

Po ai eshte malsor, ti mendon se mund te genjeje ?

Po ai eshte politikani me jetgjate ne Shqiperi, ti mendon se mund te genjeje ?

Joooo, vetem hajdut, vrases, tradhetar dhe genjeshtar nuk eshte Sala....

material pa kurrefar kredibiliteti smiley

​Po e ka pru Left me ..iiiiiii në fund të shndruar nga Left me ....yyyyyyy në fund , me disa mastera ngarkuar e dy prej Tyre lënë tek PPU , për Një Shtet Dhish e Rumpallë , me përvojë në vërvitjen e Diapersave të babasqapit ,  të lloit Bravekidio etj etj ..

E çfarë kredibiletit tjetër priske ti ????????  kur vetë lefTKopeja është më cilësorja  për vërvitjen e të pëgërave të PD-hit në faqet e shtypit smiley

Keqardhje zotëri për kët mungesë respekti ndaj se Vjerës Left me ...iiiiiii në fund !

Në fund të fundit sh Gjëmbi ka folur .lexoje pak me vëmëndje të Lutem ..bën fjalë edhe për smiley

 

eeehhh po kot nuk te zgerlaqin me veze

e me ca.... me vezee qe bo 12 lek copa smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).