Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 13 shtetasve, përfshirë pronarin e një depoje farmaceutike, drejtues të kësaj depoje, disa farmacistë dhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit  Shëndetësor Rajonal, Tiranë, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë mashtrimi të madhe me rimbursimin e ilaçeve. Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës (Njësia Task-Force), rezulton se në krye të kësaj skeme, të evidentuar së fundmi, qëndron shtetasi Nadir Çausholli, administrator i depos farmaceutike “Omega Pharma”.

Siç bën me dije Prokuroria, Objekti i hetimit fillimisht ka pasur të bëjë me rimbursimin e çmimeve të medikamenteve mjekësore, përsa i përket recetave të ekzekutuara pranë katër subjekteve farmaceutike, të cilët janë Farmacia Lunder, Nutrimed 2012, Berxhite, dhe Adelina. Përveç farmacive të sipërcituara, objekti i hetimit të këtij procedimi është zgjeruar edhe tek  aktiviteti i disa farmacive të tjera, të cilat rezultojnë të kenë përfituar vlera të larta rimbursimi përsa i përket medikamenteve mjekësore, çmimet e të cilave rimbursohen nga shteti. 

“Referuar legjislacionit në fuqi, farmacitë rimbursohen vetëm për medikamentet mjekësore, të cilat janë tregtuar nga importuesi/shpërndarësi farmaceutike që ka kontratë me Fondin. Farmacitë, si edhe depot importuese dhe ato shpërndarëse, kanë pasur detyrimin të deklarojnë çdo muaj hyrjet dhe depon, nga e cila kanë blerë medikamentet e bëra hyrje.  ,Nga hetimi ka rezultuar se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive. Nga kqyrja e hyrjeve të këtyre farmacive vihet re se një pjesë e madhe e furnizimeve ose të gjitha furnizimet janë bërë nga depoja “Omega Pharma Group”. Gjithashtu, nga hetimi mbi këtë procedim ka rezultuar se medikamenti mjekësor ketosteril është një medikament për të cilin të drejtën e importit e ka depoja farmaceutike „R... F“. Ky medikament jepet për diagnozën “insuficencë kronike renale“. Nga kqyrja e të dhënave të deklaruara nga disa farmaci që operojnë në tregun e Tiranës, vihet re se këto farmaci kanë deklaruar fletë-hyrje të barit Ketosteril me furnitor „Omega Farma Group“ për periudhën qershor 2013 – maj 2015. Gjatë kësaj periudhe rezulton e provuar se „R... F...“ nuk ka bërë shitje të ketosterilit tek „Omega Pharma Group“ dhe se ky sybjekt nuk ka pasur blerje të këtij produkti”, bën me dije Prokuroria.

Nga kqyrja e faturave tatimore të sekuestruara pranë “Omega Pharma Group” vihet re se në këto fatura janë identifikuar disa fatura “kesh” me shitje minus. Në këto fatura bëhet fjalë për medikamente të ndryshme, duke përmendur këtu edhe medikamentet ketosteril dhe insulina. 

Emri i subjektit nga i cili është marrë malli nuk është i identifikuar. Përsa më sipër, ekziston dyshimi se depoja “Omega Pharma Group” ka krijuar fatura tatimore fiktive. Ky subjekt ka furnizuar farmacitë me fatura shitje fiktive pa pasur blerje. Më pas, farmacitë kanë ekzekutuar receta fiktive dhe i kanë kërkuar Fondit rimbursim për këto receta. Për sa më sipër, nga studimi në tërësi i materialeve të administruara në këtë procedim penal, ekziston  dyshimi i arsyetuar në prova se personi nën hetim Nadir Çausholli ka kryer veprën penale të“Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim dhe “Mashtrimit” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 dhe 143/2 i K.Penal.Në vijim të hetimit, ka rezultuar se veprimtaria e dyshimtë e shtetasit Çausholli është mbështetur edhe nga shtetasit Fisnik Kollcaku (drejtues teknik i “Omega Pharma Group gjatë vitit 2014); Valbona Kraja (shefe e Financës pranë “Omega Pharma Group&rdquosmiley; si edhe Arjola Pipera (punonjëse financiere pranë “Omega Pharma Group&rdquosmiley Po ashtu, nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive të marra nga  “Omega Pharma” dhe më pas i kanë paraqitur këto receta pranë Fondit të Kujdesit Shëndetësor, me qëllim rimbursimi. 

Për këto veprime të kundërligjshme, Prokuroria eTiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi edhe për shtetasit:

- E. M. (drejtuese teknike e farmacisë “Alice&rdquosmiley;

- M.P., A.T. dhe A.T. (përkatësisht administror dhe drejtues teknikë të farmacisë “Express&rdquosmiley;

- E. H.  (drejtuese teknike e farmacisë “Farmacia nr.6 &rdquosmiley

- O. P. (Administrator dhe drejtuese teknike e farmacisë “Katroshi&rdquosmiley

Nga hetimi ka rezultuar se farmacitë, janë ekzekutuar receta fiktive, të cilat më pas i kanë dorëzuar prane Fondit me qëllim rimbursimi. Këto receta fiktive kanë dalë prej magazines së Drejtorisë Rajonale të Fondit. Shtetasja V. B., në cilësinë e magazinieres së këtij institucioni, nuk ka administruar në mënyrën e duhur lëvizjen e materialeve të bëra hyrje në magazinë. Ajo nuk ka bërë shpërndarjen e recetave në përputhje me procedurën e rregullt ligjore.

Po ashtu, ka rezultuar se për çdo muaj, në Fondin Rajonal bëhet akt-rakordimi i recetave. Shtetasja E. P. ka pasur detyren e shefes së Sektorit të Informatikës-Statistikës. Kjo shtetase ka deklaruar se dosjet e këtyre farmacive, ajo nuk i ka firmosur. Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi  Tasim Toci ka nënshkruar për “Sektorin e Inf.Statistikës” pa pasur asnjë tagër për të kryer këtë veprim. 

Newsbomb.al

16 Komente

Gjithe Nadiret jane mashtrusa. Ky nuk u hodh nga pesmetkatçi, po mashtroi me ilacet. smiley

Kete psikopatin tone te Vitalit kur po e marrin ndonje dite ne prokurori per mashtrim me ilaqin qe te shton jetegjatesine, shton menqurine dhe sheron kancerin ne pankreas ?

Aty ku ekzistojne fondet e rimbursimit, aty duhet edhe kontrrolli me i madh. 

Nard Ndoka

Hajdutlliku eshte ulur kembekryq ne Shqypni. Kta nuk jan Maloke por femijet e Parise Shqiptare ne Mjekesi e pse jo politikanet e ardhshem.

Njerez qe vjedhin..kudo e ku te mundin.

O tironco, akoma me Malok dhe fushor mor plak? Sa per hajdutllik te pareve te perbashketa jena te gjithe te interesum... njesoj si Partia. 

Eshte Ironi ...Cullufe...edhe Partia nuk shko mo...si Shqiptaret thuj...te ndare ne shume parti por pjelle e te vetmes Parti.

Jemi pjelle e Adamit dhe Eves. Apo ti s'i beson kesaj teorise ?

Bukur!

Ja pra, dikush paska perfituar edhe nga mallkimi "I bofsh leket ilace!"

Me ne fund ca peshq te mesem per gjykaten e prokrorin se vetem me shofera s' po kenoweshin mire.

rrofsh per shkrimin o autor, menyren sesi informon. ka sh. rendesi kjo.

kjo eshte vjedhje tjeter me rimbursimet, apo jo, se eshte fol, s'ka shume per dicka te ngjajshme.

pjesemarresit ne vjedhje, me pak perjashtime, mosha 27-37 !! Well on the way of things being screwed up in the future, for the country.

kjo me beri pershtypje edhe mua, mosha. njeriu duhet te jete mbi 30 qe ta ndaje mendjen cfare do beje ne jete, do punoje bujk, infermier apo do vjedhe. keta e kane ndare qe 20 me sa duket.

30 vjeç vdiq aleksandri i madh. 20 u be mbret. pra  e dau menien qe kalama se çfare do bente ne jete. du me thon qe ka njerez qe e ndajne menien shpejt.  30 vjeç e kane bere ne plan me qen milionere. jo me da menien.

ne kohe te aleksandrit 30 vjec ishte mosha mesatare. kohe te tjera dmth.

eshte teme me vete kjo e brezit, mendoj mund te flitet gjere e gjate. Sepse atituda  eshte e ngjajshme edhe ketej!

Ndoshta vete mosha, kur lihet bosh e pa referenca, pavetedije priret nga rruga me e lehte. Dhe nese keshtu, ky duhet te jete problemi, lenia e saj bosh e pa referenca.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).