Skënderbeu ka shkruar historinë duke regjistruar fitoren e parë të një klubi shqiptar ndonjëherë në fazën grupore të Europa League. Korçarët mundën Sporting Lisbonën me rezultat 3-0.

 Shkatërrimi ndaj top skuadrës portugeze filloi nga minuta e parë, ku vendasit ishin më dominantë me Bernard Berishën i cili shkëlqeu.

Kështu vendasit kanë kaluar në epërsi në Elbasan Arena me anë të Lilajt (15'), i cili realizoi nga afërsia.

Vetëm dy minuta pas golit të Sabien Lilajt ishte Rui Patricio, portieri i skuadrës portugeze, që mori karton të kuq për t'u përjashtuar nga takimi.

Dhe nga pika e bardhë në minutën e 18-të ishte sërish Lilaj që në mënyrë elegante shënoi për 2-0.

Duke pasur një lojtar më pak në terren, në pjesën e dytë Sportingu bëri presion, por Skënderbeu u tregua vendimtar duke shënuar golin e nokautit.

Bakary Nimaga në minutën e 56-të shënoi një gol të bukur nga largësia për 3-0.

Deri në fund të takimit nuk ndodhi ndonjë befasi dhe Skënderbeu e fitoi bindshëm takimin kundër të gjitha parashikimeve.

Tash Skënderbeu kthehet në lojë për t'u kualifikuar në xhiron tjetër.

Grupin H e kryeson Lokomotiv Moska me 8 pikë, kurse Besiktasi ka 6 pikë në vendin e dytë. Skënderbeu është në vendin e katërt me 3 pikë, një pikë më pak se Sportingu në vendin e tretë.

Në këtë grup janë edhe dy ndeshje për t'u zhvilluar dhe një kualifikim i Skënderbeut do të ishte absolutisht historik, edhe pse i vështirë në këtë moment me këtë situatë tabelare.

Telegrafi

20 Komente

Po per shifrat financiare qe perfiton,, nuk flitet smiley siç folen radhen e kaluar. 

He more gazetarucet "investigative" te Temes,cfare do te shpikni tani:e bleu Skenderbeu ndeshjen apo e shiti Sportingu?
Ikni more funderrina dhe mos hidhni balte mbi ekipin me te mire qe ka pasur ndonjehere Shqiperia ne historine e saj.
Bravo Skenderbeu!Jeni te medhenj!

Korrento Stadiumi prap boshe dje per turp. Ndeshja ishte ne elbasan nje vrape pele prej korce dhe prape nuk ndiqni ekipin. Tifozllik i cofet.

E ke gabim.

Nuk eshte se korcaret nuk duan ta ndjekin ndeshjen,por ndeshja nuk kishte vlere per kualifikim.Pastaj korcaret jan ngopur tashme me ndeshje te tilla.

Tani nese Skenderbeu merr pike me Beshiktashin atehere i ka te gjitha mundesite qe me Lokomotiven te fitoje dhe mund te dale nga grupi.Pastaj do ta shohesh stadiumin plot nese merr pike Skenderbeu ne Turqi.

Megjithate Skenderbeu e arriti objektivin dhe tani synimin e ka tek kampionati jo tek Europa Lague.

Me Lokomotiven nuk duhet te kishin humbur ne Moske se luajten shume mire kurse me Gallatasarajin nuk u shifshin dot me sy. Stadiumi ishte bosh per te qare. Ke nje pamje te Joses qe gezon mbas Golit dhe nuk kish kom tifozi neper shkalle. Ti blejne bileten tifozave e ti nxisin te ndjekin ekipin.

Nuk eshte puna e biletave se ato nuk jane shtrenjt,dhe autobusat jane falas.Dje psh tifizet ankoheshin se ndeshja filloi vone.
Pastaj sic e thashe jane ngopur me ndeshje te tilla,tani duan nje sfide me te madhe.

Degjo,kjo eshte faze e re per ekipin dhe mos presim te beje mrekullira.Pas 2-3 vjetesh po qe do ja marrin doren se edhe koeficientin e kane te larte tashme dhe hyjne direkt ne tur te dyte.

Korento,

Se pari urime ty si korcar po edhe te gjithe tifozave shqiptar te futbollit per kete fitore te modhe. Fatkeqesisht Korces nuk i mjafto barazimi ne Stamboll per te pas shance per kualifikim. I duhet patjeter fitore dhe pastaj fitore edhe me Lokomotiven. Po nejse mos fluturojme se rendesi ka qe u arrit qe te lujne si te barabarte me keto lloj ekipesh. Pastaj duhet pak eksperience per te arrit me lart.

Kurse ti Lebo ja fut kot. Nuk o faji i korcareve qe stadiumi eshte bosh, por i gjithe tifozerive duke fillu nga TKZ qe ishte shume pak prezente. Skenderbeu aty nuk perfaqeso vetem  Korcen po tere futbollin shqiptar. Sinqerisht une desha shume te shkoja po ne moment te fundit pertova me ik vetem. 

Faktor kryesor qe stadiumi ish bosh kane qene edhe akuzat e ndyra per shitje ndeshjesh. Maskarenjte qe drejtojne mediat ne Shqiperi i perdorin per te sulmu rivalet ne biznes dhe jane gati t'i behen dyshek cdo palacoje te jashtem. Shto ketu edhe parazitet qe rrine tere diten tu mallku me skedina te djegme, qe nuk e kuptojne dot se fajin e kane vete qe lujne, por shohin teori konspirative. 

Shpresoj me verte qe neshjen e funit me Lokomotiven stadiumi te mbushet.

Guce une ja fus gjithmone kot e jo vetem kesaj here.

Ti dukesh qe edhe kur shko ne stadium gju per pjeshka e jo per tifozllik, ke qejf me kendu si dylber Xhamadanin vija vija....e jo me nxjerr rrylin tu bertit per Partizonin tat.

Nuk ka per te ardh kurre ajo dite qe nje Tifoz i Partizonit te djegi veten me fishekzjarr per Tironen kur lu kunder Lokomotives se Moskes, as i Interist nuk ka per ta bo per ndonje Milanist. Ti cer bo i her a ke shku me bo i cik plazh ne Durres ashtu me rroba banjo speedo....

O Lebo po ja prape kot ja fute. Jo per rrobebanjet ere. Per ato i re m'koke smiley po per urimin qe te shkoj t'lahem m'naftet.

Noshi, Lebo une e kom me prova qe kom qene ne stadium me mbeshtet Tironen ne neshje nderkombtare. Biles kom ene resme m'stadium me nji korcar puro, Jim Belushin  smiley Ene kunder Korces kom shku me bo tifollik per Tironen kur ka fitu Kupen. Kur te vish tina me festu titllin kampion te Partizonit ne maj 2016 drro bohena barazim.

Se car bojne interistat nuk me intereso. Nuk merrem me sigurimsa qe kujtojne se futbolli luhet me cimka dhe blejne "scudetto" te perdor.

Ik pilu tani e majaft i more seriozisht ene keto muhabetet e futbollit se me hongre. Futi i dore humor se boll kena Korentin ene Belulin me fol seriozisht per futboll smiley

 

Bravo Kenua (shkurtimi i emrit te Skenderbeut pe tifozave).Ja erdhi dita qe nje klub shqiptar te rrahe 3-0 Sportingun e Lisbones.Shpresoj jo ngaqe ky i fundit ka rene shume,megjithese vitet e fundit nuk i eshte ndier zeri.

Per juve tiranasit asnje fitore e Skenderbeut nuk eshte e vlefshme.Gjithmone do ti gjeni ndonje bisht.Gazeta e Meroziut,ku ushqeheni cdo dite,vetem 2 rreshta kishte per kete fitore spektakolare te Skenderbeut.Nderkohe qe kelyshat ne TCH nuk lene gje pa thene per te ulur sukseset e Skenderbeut.TURP!

Sa here humbet Skenderbeu edhe me Barcelonen te humbe e akuzon per shitje ndeshjes duke shkruar artikuj sa nje carcaf.

Por rezultatet flasin vete dhe ne sna ze meraku se cthote lukunia e dashakeqasve.

Nje rezultat 3-0 me nje ekip portugez juve se keni pare ne enderrr jo ta arrini keshtu qe kur e arrijne te tjeret ju duket e pabesueshme dhe nxirrni bishta.

Per 2-3 vjet pergatituni ta shikoni Skenderbeun ne grupet e Champions Lague dhe per nja 5 vjet te tjera pergatituni ta shikoni Skenderbeun kampion te Shqiperise.

Keshtu qe ju mirkuptoj kur beheni xheloze dhe cmirezinj,pasi ju dhembin syte kur nje ekip jotiranas arrin keto suksese fantastike.

 

E para une jam tiranas si Shkaba,besoj se e ke kuptuar qe jam korcar shpirterisht,prandaj thashe edhe emrin intim te Skenderbeutsmiley.E dyta,une nuk akuzova,po urova,dhe kete do t'ia uroja cdo ekipi shqiptar.Une me thene te drejten nuk kam kohe per te humbur me kampionatin shqiptar,madje edhe futbollin e shoh gjithnje e me pak,prandaj edhe thashe qe nuk e di si eshte Sportingu tani. Nuk e di moshen tende,po ne adoleshencen time dhe ca me vone, kur e ndiqja shume futbollin,Portugalia kishte dy ekipe ne rangun e me te mirave,Benfiken dhe Sportingun,dhe do ishte fundi i botes qe nje ekip shqiptar t'i mundte 3-0. Dhe e di aq gje qe niveli i kampionatint shqiptar nuk eshte ngritur kushedi ce,prandaj shpreha ate shprese qe shpreha.

Sportingu sapo fitoi me Benfiken ne kampionatin portugez.
Sportingu eshte ne vendin e pare ne kampionatin portugez.
Prandaj gazeta e Merobazeziut mezi kishte shkruajtur dy rreshta per fitoren e Skenderbeut qe akoma e shikon si ekip te PD-se.smiley
http://www.espnfc.com/portuguese-liga/14...

 Dhe po eshte bere nami ne shtypin portugez pas kesaj humbjeje:

http://www.telegrafi.com/sport/mediat-po...

http://www.telegrafi.com/sport/mediat-e-...

Po ta them une se Skenderbeu eshte ekipi me i mire i historise te kampionateve shqiptare.
Ne vend te dyte mund te vije Flamurtari i kohes se Sokol Kushtes dhe Tirana e Agustin Koles dhe Mirel Joses,por jane shume me poshte se Skenderbeu i sotem.

urime  per fitoren Skenderbeut !

meqe ra llafi, pse ja kane vene emrin Skenderbeu  klubit, ku lidhja e korcareve me Skenderbeun? 

Ndoshta sepse edhe korcaret jane shqiptare?...

Skenderbeu eshte klubi i pare futbollistik i formuar ne Shqiperi dhe daton me vitin 1908.U formua nga Hile Mosi qe ne ate kohe ishte ne Korce.

Ne vitet 1920 ne Korce, pa ardhur murtaja e kuqe,kishte shume skuadra emrat e te cilave ishin "Leka i Madh" ," Pirrua i madh"," Zhgaba".Midis tyre ishte edhe Skenderbeu.

Kur ne vitin 1930 u formua FSHF dhe kerkoi nga ekipet amatore te kohes te paraqesnin dokumentacionet , nga Korca ekipi i Skenderbeut paraqiti dokumentacionet perkatese dhe u pranua nga FSHF.

Me kete hap mbeshtetja e qytetit i kaloi Skenderbeut dhe ekipet e tjera u zhduken.

Besoj se u sqarova.

Nuk eshte Vllaznia klubi i pare shqiptar por Skenderbeu. Vllaznia u krijua ne 1909. Megjithate shkodranet kane meriten e tyre ne krijimin e Skenderbeut se Hile Mosi ishte shkodran.

po mire mo mire : qe   ''edhe korcaret jane shqiptare'',  kaq lidhje e bera dhe vet une...  por u nisa nga fakti qe  thuajse cdo klub  nga qytetet e Shqiperise  ka marre emrin dhe   eshte paraqitur me dicka autentike  dhe identifkuese nga zona/ krahina e vet. 

shembujt jane te shumte  dhe me i vecanti ka qene Butrinti i Sarandes, pasi  jo vetem klubi i futbollit kishte  kete emer, por Butrinti  quheshin thuajse 90%  e ndermarjeve te Sarandes..smiley  

sidoqofte, faleminderit per sqarimin!

 

 

p.s: dhe ate  ''murtajen e kuqe'', ta mbani me shendet ju korcaret qe jo vetem e perqafuat te paret (popull i  gjezdisur e me kulture you see),  por e perhapet  ne gjithe Shqiperine e morret me qafe Atdheun !

Ke te drejte.

Une them qe e kane bere kete zgjedhje ne emer te bashkejeteses fetare. smiley

ai goli ne minuten e pare i kapi ne gjume djemte tane, qe se kishin kuptuar ende qe kish filluar loja..

po megjithate e morren disi veten, spo lozin keq..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).