Nje studim i kryer ne shkollen ekonomike ne Unviersitetin East Anglia nga Dr David Hugh-Jones tregon se japonezet dhe britaniket u jane pergjigjur me ndershmerisht pyetjeve te bera nga kerkuesit, ndersa pjesemarresit nga Kina dhe Turqia kane shfaqur nivelin me te larte te mashtrimit gjate eksperimentit. Ne proven e pare, u eshte kerkuar 1500 pjesemarresve nga 15 vende te ndryshme te hedhin nje monedhe. 

Nese monedha bie koke, personi fiton 3 apo 5 dollare, ndersa, nese monedha bie pil, pjesemarresi nuk fiton asgje. Nese grupi i pjesemarresve qe raporton se monedha bie koke kalon 50% ne nje vend te caktuar, kjo tregon se pjesemarresit po tregoheshin te pandershem. Ne perfundim, doli se 70% e pjesemarresve nga Kina genjyen, raporton  South China Morning Post, ndersa vetem 3.4% e britanikeve mashtruan ne testin e monedhes, duke shenuar nivelin me te ulet te pandershmerise.

Testi i dyte kishte te bente me njohurite muzikore. Pjesemarresit e kryen kuicin online, me premtimin se nuk do te perdornin Google per te gjetur pergjigjet e sakta. Gjashte pyetje, nga te cilat 3 ishin teper te veshtira. Sipas kerkuesve, nese pjesemarresit kishin te sakta me shume se 1 nder 3 pyetet shume te veshtira, ky ishte indikator se ata i kishin zbuluar pergjigjet duke kerkuar online. Kesaj rradhe me te ndershmit rezultuan japonezet, te ndjekur nga britaniket, ndersa me pak te sinqerte rezultuan turqit, te ndjekur nga kinezet.

Pjesemarresit ishin nga Brazili, Kina, Greqia, Japonia, Rusia, Zvicra, Turqia, ShBA, Argjentina, Danimarka, Britania, India Portugalia, Afrika e Jugut dhe Korea e Jugut. Kerkuesit zgjodhen keto vende per te patur nje miks te pasur situatash ekonomike dhe sociale. Dr David Hugh-Jones, nenvizon faktin se shihet nje lidhje dirtekte midis nivelit ekonomik te vendeve pjesemarrese dhe pandershmerise. Pjesemarresit nga vendet me te varfra ishin me te tunduar dhe si pasoje me pak te ndershem sesa ata nga vende te pasura. Kjo lidhje ishte sidomos e forte nese rritja ekonomike kishte ndodhur para viteve '50 te shekullit te kaluar.

 

2 Komente

kokë ra tra herë per zotin smiley

Ja se vjen S1KQ-ja e na tregon barcaleta me gjermon, shqiptar dhe englez smiley

Niveli i ndershmerise, tregohet edhe nga mirqenia, nese ne nje vend ka mirqenie dhe siguri, njerzit jane me te qete e me te ndershem, ndersa ne nje vend te varfer dhe jo stabil, njerzit fillojne e zgjojne instiktet negative. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).