Opendata.al

Sipas opendata.al  qeveria ka falur mbi 5 milione dollare gjoba te vendosura per deklarime fallco gjate periudhes mars-gusht 2013. Vetem firmes "Hoxha" i jane falur rreth 1.3 milione dollare per deklarime fallco. Me poshte firmat qe u jane falur mbi 100 mije dollare nga tatimet. [Firma Hoxha, qenka nje rast i cuditshem i nje bizneswomen te sukseshme, Fahrije Hoxha (Avni Hoxha, i shoqi) dhe  pse nuk perfshihet ne listen e pronareve femra te suksseshme te revistes Monitor. Ne 2014 kjo firme qenka akuzuar per mashtrim me skemen e TVSH-se per kompanite qe tregtojne skrap (sipas OraNews.tv). Avniu gjendet ne arrest shtepie. Dmth. Avni Hoxha e paska mjelur kete shtet mire, e asgje nuk i ka dhene. Ne te njejten skeme mashtrimi jane perfshire edhe Prokat e Musa shpk].

''HOXHA''  -     $ 1,309,179
PROKAT - 900,634
HYKA - 751,143
MUSA 2011- 591,946
ALKO METAL -  572,329
ALKOMPAKT -  366,385
REI 2012 -  282,199
Xhulja AMR shpk - 157,608
AR & S - 125,849

Gjobat e falura per evazionin fiskal kapin rreth 35 mije dollare. Me tej gjobat e falura per deklarime te pasakta apo mangesi dokumentacioni jane rreth 20 milione dollare. 

Gjobat e falura ne total jane rreth 25,5 milione dollare. OSHE-se i jane falur me shume gjoba sesa te gjitha bizneset e tjera. OSHE kryeson edhe ne gjobat e falura per mangesi ne dokumentacion apo pasaktesi ne deklarata e fatura, me 5.7 milion afersisht. Me poshte bizneset me gjoba te falura (mbi 100 mije dollare) per pasaktesi apo mangesi ne dokumentacion (fatura, dokumentacionin tatimor dhe deklarata). 

OSHEE  $    5,799,308.31
SILE_ALB  $    1,159,715.76
KURUM INTERNATIONAL  SH.A.  $ 974,388.67
B.P-LOLAJ  $        922,289.67
XHOIS GRUP  $        874,341.93
CEZ TRADE ALBANIA  $        459,857.49
ALBCHROME  $        120,303.36
DEVOLL HYDROPOWER  $        116,297.83

Me poshte llojet e gjobave te falura gjate kesaj periudhe. 

Gjoba per Deklarate fallco | $    5,448,713.35
Gjoba per evazion  | $          32,780.54
Gjoba nga inspektori/zyra/kontrolli  | $          55,481.85
Gjobe per transaksione me leke ne dore mbi 300000 leke |  $          29,207.84
Gjobe per mungese te Kases Fiskale - Parregullsi/Mosaktivizim | $        114,362.99
Kreditim I gabuar  | $             2,355.86
Gjobe per Mangesi ne dokumentacion/Pasaktesi/Parregullsi ne fatura | $  19,197,764.08
Gjobe per Mosdeklarim te te punesuareve  | $        492,151.39
Gjobe per Mosleshim fature  | $          74,345.02
Gjobe per Refuzim/Pengim kontrolli | $          43,629.03
Grand Total  |$  25,490,791.96

Open Data Albania po hulumton lidhur me tatimpagues përfitues nga falja e gjobave në zbatim të Ligjit 39/2014 "Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore, të kryera për periudhën 1 mars - 31 gusht 2013". Ky ligj parashikon faljen e gjobave të vendosura, si pjesë e detyrimit tatimor, nga administratat tatimore qendrore dhe vendore. Përfitues janë tatimpagues me gjoba të evidentuara dhe të kontabilizuara në regjistrat tatimorë nga 1 mars deri më 31 gusht 2013.

 

 

Bazuar mbi keto te dhena, qeveria duket se ka falur rreth 2970 gjoba te dhena per mangesi dokumentacioni, 435 per dokumente tatimore (fatura etj.) false, 107 per evazion fiskal, 10 per pengim kontrolli  dhe 227 per mosdeklarim te te punesuareve. 

Nga keto gjoba te falura shumica (95%) kane qene me shifra te vogla (3876 gjoba kane pasur vlera deri ne 10 mije dollare). Te tjerat:  101 gjoba deri ne 50 mije dollare, 2 gjoba me 100 deri ne 500 mije, 3 gjoba kane qene me shume se 1 milion. 

Shkurt, nisur nga shifrat e mesiperme mund te konkludohet se ndoshta gjobat e dhena gjate qeverisjes demokratike kane pasur motivime politike per shkak se arsyeja  per pjesen me te madhe te gjobes (75%) ka qene parregullsi ne dokumentacion, ndersa rreth 95% jane gjoba te vogla. Por nga kjo amnisti kane perfituar edhe kategori si deklarata falso qe perbejne rreth 10% te gjobave. 

Per reference tabela excel & spss

11 Komente

ketyre bankave qe i kane rrjepur shqiptaret me kredi e hipoteka, (pastaj bankat greke kane qene ne krize,gjynah), mire bejne qe ua falin se sdel gje nga keta....
ama atyre berberave me shoke, kusur mos u lini..gjoba dhe burg, burg!! se keta e çuan Albanien per lesh.

Po i mbaro mandati Bujar Leskajt tek KLSH  fiqooooo.. do ene ai i cik post..

Per mua ata te skrapit burgun e kane pak. Eshte biznesi me i felliq qe mund te ekzistoj. Pervec se i paguan me krunde ata mavrinjte qe mbledhin skrap, por vjedhin pa pushim nga pronat publike si puseta, tubacione, e kabllo elektrike etj. Po me habit si mund ti falesh gje atyre!!

Ja ta bej une nje ushtrim se mbase sjellesi i temes duhet te ishte me i sakte.

Vjen qeveriu dhe me ve nje gjobe me 11 Janar 2009 ,1000 usd.

Ligja thote qe nese une nuk e paguaj brenda nje afati te caktuar atehere ajo mbartet ne sistem me vlere te shumezuar me 1.6. Mirepo shteti eshte i zene me pune dhe nuk ma ka vjelur gjoben deri me daten 12 Janar 2011.

Atehere shteti i dashur te me rruaje trapin sepse sipas ligjit nuk duhet te paguaj me asnje kokerr leku. Ligja e parashkruan thone keta qe bejne ligje per vete.

Ka ndonje te dhene te kesaj natyre autori i shkrimit qe pastaj te gjykojme se si eshte puna e ketyre gjobave ?

Ejvalla ne advance per xhevapin.

 

I nderuar, 

ta ka sqaruar Opendata.al se behet fjale per gjobat e vendosura perpara zgjedhjeve (mars-gusht 2013) me qellim hakmarrje ndoshta. Pra jo per vonesa, Vendimi i Keshillit te Ministrave merret vetem me keto gjoba. 

Problemi eshte se jane falur gjoba per falsifikim te dokumentacionit tatimor. Me kete VKM eshte falur firma Hoxha qe po gjykohet per mashtrim me TVSh-ne, Prokot dhe nja dy te tjera. 

Ky eshte stili nese me kupton, jane falur rreth 4000 subjekte tatimore, nga keto rreth 10% kane qene per falsifikim. Pra si te thuash kane perfituar te djegurit me te thatet. 

Per nje m qe ti si ve fjala mik behet ik. A i thuhet mikut ik?

Pra nje presje ne fjaline e pare mund ta sqaronte fare mire kete qe ju thate.

Ejvallane ja u dhashe paraprakisht.

P.S. Se per pak desh dola gjib. smiley

nje ngaterrim fjalesh nga autori: behet fjale per gjobat e vendosura ne kete periudhe, por falja ka ndodhur tani

shum mire, forcohet biznesi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).