PËRDITËSUAR:  Ka përfunduar pengmarrja në hotelin Bakamon në Mali. Të gjithë pengjet janë liruar, por 27 trupa të pajetë janë gjetur brenda hotelit “Radisson Blu”.

Forcat e sigurisë i kanë dhënë fund pengmarrjes në hotelin “Radisson Blu” në Bamako të Malit, ku ishin bllokuar nga terroristët 170 persona.

80 prej personave të marrë peng janë liruar nga vetë pengmarrësit, ndërsa pak më parë forcat speciale amerikane dhe franceze kanë ndërhyrë për të liruar të gjithë personat.

Sipas raportimeve të autoritetev vendase bëhet me dije se xhihadistët kanë vrarë të paktën 18 persona që ishin akomoduar në hotel. Midis viktimave është edhe diplomati belg Xhefri Dieudonne.  Ndërkohë sipas agjencisë Reuters që citon paqruajtësit e OKB deri tani numri i viktimave të numëruara është 27. Numri i të vdekurve ka gjasa që të rritet orët në vijim.

Sipas të dhënave, 170 persona ishin bllokuar nga xhihadistët brenda hotelit luksoz në Bamako.

Mësohet se të paktën 10 xhihadistë morën pjesë në këtë sulm.

Parapraksiht bëhet me dije se 3 prej terroristëve janë ekzekutuar nga forcat e sigurisë, ndërsa nuk jepet informacion për personat e tjerë të armatosur.

Autorësinë për sulmin e ka marë grupi terrorist Al-Mourabitoun, i cili njihet për lidhjen e tij me Al-Kaedan.

Në orën 8 të mëngjesit të së premtes, me orën e Shqipërisë, nëpërmjet një mesazhi në tëitter, grupi xhihadist Morabitun, i lidhur me Al Qaeda, hodhi lajmërimin e parë mbi pengmarrjen.

Katër persona të hipur një automjet, me targa diplomatike, sulmuan hotelin me armë zjarri dhe granata kundër rojeve, një pjesë e të cilëve mbetën të plagosur ndërsa një pjesë tjetër ia mbathën.

Sipas të dhënave nga forcat e sigurisë, atentatorët e filluan sulmin në hotel duke thirrur “Allahu Akbar” “Zoti është i madh”. Por një nga pengjet e liruar tha se kishte dëgjuar që terroristët të flisnin midis tyre në gjuhën angleze.

 

Zyrtare nga OKB bejne me dije se dy njerez te armatosur kane hyre ne hotelin Raddison Blu ne kryeqytetin e Malit, Bamako, dhe mbajne peng brenda nderteses 140 vizitore dhe 30 vete nga stafi i hotelit. Sipas mediave, te armatosurit hyne me nje makine me targa diplomatike menegjesin e te premtes dhe nisen te shtijne menjehere. Te shtenat jane degjuar per disa minuta. Trupa te Kombeve te Bashkuara e kane rrethuar hotelin. Asnje grup nuk ka marre ende pergjegjesine per sulmin por eshte sheqetesues fakti se vjen vetem nje dite pasi Presidenti Francez François Hollande lavderoi trupat franceze per luften kunder islamisteve ne Mali.
"Franca po e udheheq luften me forcat e saj te armatosura, me ushtaret e saj dhe kurajon. Do ta vazhdojme kete lufte me aleatet tane, me partneret qe na kane dhene cdo mjet ne dispozicion, ashtu sic beme ne Mali, sic do te vazhdojme ne Irak, sic do te vazhdojme ne Siri." - tha Hollande. Mali eshte nje ish koloni franceze. 

Raportimet e fundit konfirmojne se dy persona nga Mali dhe nje francez kane humbur jeten gjate ketij sulmi.

 

47 Komente

lufta e trete po ndjehet ndjeshem. nje cmenduri perplasjesh injorance po merr jete njerezish , kur nderkohe superfuqite kane planet e tyre

ti me duket se ke tamam idene e globit dhe popullsise

Me siguri do jen Krisçens...

Hudhni noi llaf o cuna se do ju hudhen ne fyt ca tipa "pse per Parisin 500 komente ndersa per Malin vetem dy? Nuk jane njerez dhe ata?" smiley

Nuk eshte per te qeshur por ate po mendoja dhe une smiley. Kjo "politically correct" na ka bere me hije.

Sulmet terroriste jane te pafalshme kudo qe ndodhin, por me disa vende/kultura njerezit identifikohen me shume e rrjedhimisht edhe angazhimi emocional eshte me i madh. Eshte egoiste ta thuash por sikur te trishtoheshim njesoj per cdo tragjedi qe ndodh ne bote, do i kishim thene trurit mirupafshim me kohe. E meqenese truri na duhet se kemi dhe hallet e perditshme personale per te hequr, ai reagimi njesoj per kedo nuk behet. 

Po ca te thuash. Njerezit gjithmone do kene dicka per te kritikuar. Lum ata qe kane nerva smiley

 

Le te thone mor ca te duan, po u bene aq agresive kur ishin ngjarjet e Parisit sa per pak po ndihesha fajtor qe me kishte ardh keq per viktimat e Parisit smiley Le kete, po dhe mesova sa halle paska neper bote, sidomos neper vende te cilat nuk i di as ku bien ne harte smiley

Iii paske qene kot fare! S'e ke pas Malin si shtet te koleksioni pullave ti mer? (une vetem prej pullave msojsha "gjeografi")

Sa per ngajrjen ne Mali, viktimat jane po te njetat si ne Paris se hoteli i sulmuar frekuentohet nga turiste e biznesmene te huaj. Dhe si per t'i lidh dy tragjedite, sot ishte parashiku qe pas homazheve ne France, te dergohej ne Mali, trupi i Asta Diakite (kusherira e futbollistit te Frances, Lassana Diara) qe u vra ne atentatin e Rue Bichat. Por per shkak te pengmarrjes se hotelit u anulluan te gjithe fluturimet per ne Bamako. Dhe sa per te ilustruar akoma me mire se myslimanet jane po aq viktima te kesaj masakre, Asta ishte, jo vetem myslimane, por edhe donatore per nje OJQ myslimane ne France.

Me tm eshte "o djema". 

Per temen, malli Mali me vetem 27 viktima.  Mund te kishte qene me keq.  Je suis Mali merr nje tjeter kuptim ne shqip, por mund te behej nje ese interesante. 

Lajme tangjent, ne Paris nuk do lejohen demonstrata gjate COP21.  Te pakten, jo ato ne mjedise te hapura.  Se mos iu be vone ISIS, te ngrohur e kane ate ane te globit. 

Tangjent tangjent, Trump po na sjell nje blast from the passed, yjet per cifutet te zevendosohen me henen (a dicka e tille) per muslimanet.  Per t'i identifikuar kollaj, kupton ti nashi.  

Do Zoti (i te gjitha besimeve, por dhe i mosbesimeve) fiton kandidaturen qy, dhe te argetohemi si kurre me pare me fushaten presidenciale. 

Jam mese e sigurt qe ka "republikane" te ndershem ne Alabama qe edhe Carson-it i referohen si "qen."

Pavaresisht se qy ka portret me Krishtin.  

smiley portreti!

E pe kete?

smiley.  Mire eshte edhe ky, por s'ia merr Trump-it. 

Shumica e shteteve ne Amerike ka refuzuar te pranoje emigrante Siriane, duke perfshire edhe shtete ultra liberale si Massachussetts (ne fakt me guvernator Republikan). Me i vecu AL dhe TN me duket e padrejte. Si dhe ato qe thone guvernatoret e atyre shteteve jane thjeshte nje levizje politike, se po afrojne zgjedhjet.

Nuk e di per ty, por per mua ka ndryshim refuzimi me "National Guard to round up any Syrian refugees who have recently settled in the state".

Po te donte e kishte bere. Biles pa pas nevoje as per National Guard.

Shiko Hollande ne France cfare po ben, nuk ka nevoje per shume llafe. Biles ne raste te tilla sa me pak thuhet ne publik.

Po te donte e kishte bere. Biles pa pas nevoje as per National Guard.

Po ketu s'ka as Berishe as Rama qe te themi "e kush do t'i ndalonte?" (TM Bradi). Dmth te kapesh si bageti refugjatet qe jane ketu nderkohe e t'i kthesh mbrapsht eshte dicka qe ne dore te nje ligjvensi te nje shteti? U be para shume vitesh, gjate LIIB me Japonezet dhe sikur kane kerkuar falje.

Boboo Trumpi. Prezenca e ketij me ngjall ankth, imagjinoj ne nje ane terroristet e motivuar per te bere boten te vetem dhe ne anen tjeter Trumpi me perkrahesit e vet hajvane. Scary e? smiley

Ca flet ti re? Trumpi osh si shpirt!!

smiley

Mos te ishte per njerez si Trump, Bush e ky tipi ketu, nuk di si do te shtyhej politika.

Te gjithe te huaj ishin pengjet ne Mali, besoj edhe te vdekurit te huaj kane qene. I ben Al Qaeda karshillik ISIS.

- Thomas, e morrre vesh ç'a ka ndodhur ne Mali. 

- Jo shef, ç'a ka bo vaki- ngrita syte tek ora qe shenonte 16,30. 

- Jane marr peng rreth 200 veta ne nje hotel ne Mali, dhe jane vrare disa prej tyre ndermjet te cileve edhe nje belg. 

- Po pastaj, kush iu tha atyre te shkonin ne nje vend ku gelon terrorizmi, ç'iu desh atij hajvanit belg te shokonte ne Mali, kur ka vende me te qeta dhe me te lira, si Albanie. 

- Po ata ishin ne hotel, kush e mendonte se ne nje hotel do ndodhte keshtu. 

- Nuk ka t'boj hoteli, ka t'boj vendi, te shkosh ne nje vend ku gelojne grupe te ndryshme ekstremiste, do te thote te jesh budall, me vjen keq te lutem. 

Pierro, edhe ketu nuk i kemi punet mire. Sherbimet intelegjente te huaja paskan njoftuar tanet qe te bejne shume kujdes, pasi Tirana eshte piketuar nga teroristat. Policia dhe ushtria ketu kane kaluar ne gatishmerine numer 2, pra situate e tensionuar. E kur mendon qe tritolet i hudhin ndonjehere edhe trimat e saliut, situata rendohet akoma me shume se nuk e di nga te vjen. Me kupton? 

Ndersa FBI kish thone se pas Parisit, terroristet kane piketuar Romen. Ke te besojme. Ehh, qe u budallepset te gjith ju aty. 

Ata bashkepuntoret e ty te magazina c'thone, ke kane piketuar?

Gjembo, se sa do fikja kompjutrin, njoni ketu tek puna "Erdogani" siç e theras une, me tha se radhen e ka Amsterdami. 

Ky eshte nje informacion qe duhet tu jepet Sherbimeve Sekrete Shteterore Hollandeze Pjero , nuk eshte per tu publikuar ne blog.

Sherbimet sekrete hollandeze nderkohe qe ti shkruaje po identifikonin IP-ne dhe po gjenin kush eshte Pjer Thomas. Nderkohe qe une po shkruaj kane bere identifikimin dhe ja kane cuar per verifikim autoriteteve belge. Gjithe kjo per shkak se ne te njejtin paragraf software dalloi njekohesisht emrin e nje kryeqyteti europian dhe te nje udheheqesi qe dyshohet per mbeshtetjen e grupeve radikale. Iku dhe Pjeri, fat te mbare Pjero smileysmiley

Nuk jane kaq mendje lehte SHSH o swed. Pas shfletimit te VQ-se ne versionin PDF kam pershtypjen se me shume se sa nje mbeshtetes te grupeve radikale ata do te shohin nje hulumtues, nje zbulues thesaresh dhe te vertetash...

Nuk i dihet Bame, VQ eshte vetem ne shqip dhe derisa te perkthehet ata nuk do rrine kot, do vazhdojne sipas librit te procedurave. Ok, pas dy javesh kur perkthimi te kete mbaruar ndoshta do pendohen. Po deri atehere veshtire do e kete Pjeri jone. Mbaje mend po nuk i vune gjobe per ndonje shkelje rregulli me makine neser ose pasneser, mos hajde ktu masnej t'thush qe s'te thash

Ambasada jone ti beje gati notat e protestes!!! 

Komplet pa lidhje, Pjeri nuk ka nenshtetesi shqiptare smiley

Po kur i japim nenshtetesi afrikaneve per kombetaren e futbollit, perse mos ti japim nenshtetesine edhe belgeve per akademine e shkencave? 

Sakte fare e ke, vetem qe duhet ta kerkoje vete

Ore si te doni, po me shume ja ka Shqiperia nevojen Pjerit, se anasjelltas...

Eeeh, ne fakt ke te drejte smiley

Brado, njerzit ne kete bote, japin mendime si tu teket, dhe nuk ke te drejte ti prekesh nje fije. Sa per sherbimet e fshehta hollandeze, nese ke noi informacion per levizje te medhaja armesh, ari, diamanti, valute, droge, po edhe ta pranojne, por jo seç thote njoni e tjetri. Ata nuk jane budallepsur akoma si sherbimet e fshehta amerikane smiley

Pjer , ne rastin konkret ky nuk quhet mendim por Informacion dhe ky informacion qe ty te duket i parendesishem sepse u tha nga " Erdogani " po te perceptohet korrektesisht nga ty , mund edhe te shpetoje jete njerezish , mos bej shume por vetem detyren si Qytetar Evropian qe je.

kuazimodo nuk e di pse nuk kam asnje pike parandjenje, dyshimi dhe informacioni se ne Shqiperi mund te ndodhe dicka, ASGJE E MADHE ska per te ndodh ...................hataja ka rene me kohe te ne , bomba ka rene ne parlament  

po si tha presori ke shi ne plazh..........ka qe vene edhe nga halli.........smiley

E kush ka ndermend te godase Tiranen or aman? Rrini se jeni mire e rehat atje, nuk ju nget njeri. Ca te bejme ne ketej qe e kemi marre paralajmerimin, cdo dite ne televizor jepet video se si do goditet America, me cfare mjetesh dhe ne cilat qytete...u pa puna, duhet thirrur Trumpi se ai mbaron pune ketu...po si's'doli njeri tu thote: ik tujte o laco, e ca do m'besh ti muan are? une pe Lushnje ti pe Lushnje...are

Teme e tepert. Sipas konkluzioneve te disave, ne Mali, duhet te kishin vdek 200000 njerez, dhe prap nuk duhej te vinte ketu nese ne balline kish ndonje teme si ajo e Olldashit.

Shqiperia kapitaliste me e sigurt se Mali? Nuk di sa luftetar kane shkuar nga Mali ne Siri..por Shqiperia goxha mire sikur eshte..e nuk po fus ketu shqipo prej kosove e maqedonie ..po nejse eshte e drejta e tyre,jemi ne kapitalizem,c'ti besh? Hic nuk ke ci ben!

Europa per te shpetuar nga sulmet terroriste duhet te vendos nje regjim kontrolli te kufijve per nje periudhe te caktuar, ne kete menyre do te kufizohet trafiku  klandestin islamik terrorist  ne Europ., 

Jo jo, Europa duhet te kuptoje qe te drejtat e njeriut jane per njerzit, per kafshet duhet nje konvente tjeter per te drejtat e kafsheve. Pas kesaj gjerat do funksionojne me mire

Ndoshta , por nje gje duhet behet shpejt ndoshta per nje periudhe te caktuar ! Po diskutohet marveshja e Shengenit , mund te anullohet ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).