Faqja online e Ministrisë së Arsimit është marrë për disa orë gjatë ditës së sotme nga një grup hacker-ash të quajtur redanons_al, të cilët kanë lëshuar nga kjo faqe një ftesë për protestën e nesërme, e cila mbahet në orën 11 para korpusit të universitetit në Sheshin Nënë Tereza për të vijuar para Kryeministrisë. Organizatorët kanë ftuar në protestë jo vetëm studentët që janë kundër reformës por të gjithë qytetarët e lodhur nga klasa politike. Më poshtë, mesazhi i plotë i redanons_al, siç u lexua në faqen e Ministrisë:

“Studente, te diplomuar, profesore, gjimnaziste, prinder e te gjithe ju qe shqetesoheni per te ardhmen e shqiperise bashkohuni kunder reformes arsimore, kunder shkaterrimit te shoqerise, kunder varferise qe vazhdon dukshem qe nga viti 2009. Nese keni frike te marshoni me studentet se mund te humbisni vendin e punes, merrni nje maske e bashkohuni.

Ne si redanons_al ftojme te gjithe ata gjimnaziste qe jane te pjekur e qe mbajne veten si lider te ardhshem e qe shqetesohen me te vertete per te ardhmen e tyre dhe te ketij vendi, te mbledhin bashkemoshataret e tyre dhe t'i bashkohen protestes studentore. Studentet e sotem protestojne dhe per brezat qe do vijne, qe te mos vuajne e abuzohen sic ndodh rendom sot.

Po luhet me te ardhmen tone dhe te ardhmen e femijeve tuaj. Mjaft qendruam duarkryq, mjaft heshtem. Po na tallin, po na dhunojne, po na zhvatin. E ne cpo bejme? Ne ankohemi neper kafene. Mjere ne per veten tone! Marshoni bashke me studentet qe neser femija apo nipi juaj te mos shkelet me kembe se nuk do tjeni ne gjendje ti paguani arsimimin. Ka ardhe koha qe zeri yne te degjohet. Se bashku jemi me te forte se kurre!

Se bashku kunder reformes

Se bashku kunder dhunes

Se bashku kunder padrejtesive

Se bashku kunder varferise

Se bashku qe te na degjohet zeri

Per universitetin per shoqerine per te ardhmen

Sqarim

Ne mund te na kontaktoni vetem me email ne "astracleascanis@gmail.com" ose mund te na ndiqni ne youtube "redanons_al justice" dhe google+ "redanons_al" keta jane menyrat e vetme te kontaktit.

Redanons_al fton te gjithe qe te na dergojne informacione rreth organizatave jofitimprurese. Mjafton 1 link te faqeve te organizatave qofte dhe anonimisht dhe ne do te ndjekim aktivitetet e tyre dhe kur eshte e domosdoshme do ti bejme publike qe ti shohin sa me shume njerez. Mos hezitoni te na kontaktoni sepse cdo pergjegjesi bie mbi ne, ne asnje menyre ju nuk mund te jeni bashkepunetore sepse cdo gje behet me iniciativen tone.

Cdo foto, publikim apo retorike e perdorur ne sulmet tona jane marre nga faqet perkatese te aktiviteteve qe organizohen nga organizata apo grupime te ndryshme. Ne nuk jemi kontaktuar nga askush dhe cdo gje behet me iniciative tonen personale. Pervec retorikave te perdorura nga organizatat e ndryshme, ne mesazh mund te kete dhe mendime personale te grupit tone.

Gjithashtu po perfitojme nga ky rast per te bere nje denoncim ndaj nje njeriu qe shume njerez mund ta shohin si nje njeri pozitiv, ashtu sic mendonim dhe ne. Ndoshta nuk ka lidhje me sulmin e sotem por duam ti hapim syte shoqerise ndaj ujqerve te veshur si dele. Ai eshte Sazan Guri, nje ambientalist qe "shqetesohet" per mjedisin qe na rrethon. Ky njeri, qe tashme e shohim me shume neveri, u vendos gjoba individeve apo subjekteve qe demtojne mjedisin me kusht qe ky te mos i padise. Sazan Guri, po te drejtohemi ty, ne dinimin qe edhe te te denonconim ne prokurori, sic kemi bere me te tjeret qe shfrytezojne njerezit apo postin per te bere padrejtesi. Po te paralajmerojme ne menyre qe te ndalosh praktikat tuaja, dhe shqiperia te mos humbasi nje ze per keto ceshtje. Tashme syte jane nga ti. Fillo te jesh ashtu sic te kemi pare deri para pak kohesh si nje njeri i drejte dhe mbrojtes i kauzave qe ja vlejne per mjedisin qe na rrethon. Ta dish qe nqs pergenjeshtron me force keto qe thame ne, do te te kunderpergjigjemi po me force, e ne bejme cmos qe te mbajme premtimet."

9 Komente

Mire deri tek paragrafi i fundit nen "Sqarim."

Nuk kundershtoj dot arsyet pse do te revoltoheshin njerezit per shume padrejtesira ndaj tyre, por nuk shoh ç'fitim sjellin praktikisht protestat e gjithfare drejtimesh. Te ndaleshin tek reforma arsimore dhe te perpilonin pike argumentimi kunder saj, propozime, apel per dialog me qeverine, me perfaquesit politike, etj.

Ne te thene keto, kudos per iniciativen. smiley

Tamam. Shyqyr qe po protestojne se ne Shqiperi i numeron me gishtat e duarve protestat e mirfillta (dmth jo-partiake) ne cerek shekulli "demokraci'. Por, qe te kete sukses gjeja duhet te fokusohen tek nje ceshtje konkrete qe eshte embleme e problemeve madhore (p.sh. nje ceshtje/aspekt korrupsioni) e cila perben apel per nje mase te gjere njerezish. Njekohesisht duhet te bashkepunojne e te bashkohen si levizje/shoqata/OJQ, se vec e vec i bluan sistemi i korruptuar si kokra te djegura kafeje. 

Eshte veshtire te mblidhet mileti ne mase per protesta me moto e dufe te pergjithshme, aq me pak mileti qamet i vete-viktimizuar (vete-kufizuar) dhe apatik, sic eshte mileti shqiptar. 

Ndryshe, pasi te kaloje zhurma e radhes ne media do degradojne ne vetem nje grup te vogel njerezish me tabela ne duar te cilet qeveria/politika dhe mediat e tyre s'e kane hic problem t'i injorojne, sic kane bere deri tani me keta apo me aktivistet e tjere nder vite (pyesni Alidea kur te kthehet ne Peshk se sa pak/hic i ka ecur shoqerise civile ne Shqiperi me protesta te vocka individuale).

OK, gjuajtja me veze ndaj Ajatolles se ngjale-Jaguar rilindur ishte detaj i gjetur e kurajoz, por pertej shkendijes qe dha s'mjafton per te krijuar nje pyke te forte dhe te qendrueshme ndaj kancerit gjigand dhe te institucionalizuar ne Shqiperi.

P.S. Gjithsesi, padyshim urime qe te pakten po perpiqen te bejne dicka, ndryshe nga shumica e rinise/miletit ne AL qe shurdhohet duke "protestuar" ndaj njeri-tjetrit ne kafe dhe Facebook...ose ne rastin e Olsit tek Peshku smiley

Suksese e urime iniciatives. Protesta per reformen ne arsim ka mjaftueshem material pwr kundershtimin e establishmentit por nderkohe eshte rezultante e gjithe vizionit regresiv te kesaj ideologjie shkatrrintare per te cilet pybliku qe do e kete ne kurriz e ka te pamundur te ndergjegjsohet plotesisht. Kur ke kauze te drejte edhe numrat jane pak te rendesishem. Protestoni si studente te lire qe te keni cfare te mbani mend neser si mallra. Kush ka ndopak integritet duhet ti mbeshtese te pakten moralisht.

Reforma ne arsim ishte domosdoshmeri. Ligji qe eshte miratuar zgjidh shume probleme te akumuluara dhe krijon hapesira per zhvillim. Une, qe ti mbeshtes duhet te bindem qe kane te drejte apo jo? A di gje se cfare kerkojne dhe me cfare argumentesh i mbrojne kerkesat e tyre? Pra a ka ndonje material qe do te mund ta lexoj? 

Me behet qejfi qe ti mbeshtet vendimin e Qeverise per ti dhene leke Cilit me bo katin e gjashte te Universitetit ,  ahhh ju jeni rrotRamizu komplet mer daje , shikoje njehere se cfare reforme eshte dhe masnej thuj qe kjo lloj reforme ishte domosdoshmeri.

Brado ate qe di une dhe qe e kom ndjere nga afer eshte se sistemi i arsimit te larte tek ne kishte degjeneruar komplet dhe ishte kthyer ne  nje punishte prodhimi dipllomash qe ju servireshin edhe budallenjeve me brire. Pra, puna kishte arritur deri aty sa nuk kishte me sens te kishe nje dipllome universiteti apo mastera pa fund pa derdhur djerse e mesuar. Nje shoqeri e tere qe genjente vehten me "arsimimin" e rinise . Une nuk e njoh me themel ligjin e ri, por di qe ashtu sic ishte duheshin mbyllur fare universitetet.

Jam shume dakort deri ktu por ky ligji i ri merr me qafe ata familje qe i kane femijet shkelqyeshem me mesime por nuk paguajne dot me vazhduar Universitetin .

degjenerimin e perkohshem te sistemit te arsimit te larte shihe si pjese te degjenerimit te panorames politike ekonomike e shoqerore, do genjeje veten po ta shihje ndryshe,.

Sistemi ka nevoje per reformim te thelle, por jo te tille reforme te miratuar, nevoja nuk perben pretekst per ta dhunuar perfundimisht.

ti mbeshtesesh qe mos te shkaterrohet univ publik, qe femijet e tu neser te mos jene te detyruar te zhyten deri ne fyt me borxhe apo te punojne ne call center, apo ty te mos presesh lesh tere jeten, per te paguar te drejten per te studiuar ne nje fakultet, per te majmur henri cilrat, qe universitaret te kene lirine e duhur akademike per te hulumtuar te verteten e per ti bere rezistence dhunes institucionale e komercializimit, reformave transformuese neoliberale, qe pronaret e univ private e bajraktaret e shteteroro privatit te mos te behen kurruptues te vendimarrjes publike si sot.

ligji i miratuar nuk zgjidh por agravon me tej

material sa te dush, edhe nga peshku po deshe..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).