Ka patur të shtëna në dy restorante në Paris dhe shpërthime në Stade de France në Saint-Denis ku luhej miqësorja Francë - Gjermani. Të paktën 153 janë konfirmuar të vrarë, ndërsa njoftohet për situata me shumë të vrarë dhe rreth 100 pengje në një sallë koncertesh në kryeqytet. Terroristë të lidhur me ISIS kanë marrë autorësinë e sulmeve të përgjakshme duke hedhur në Twitter postime me #ParisiNëFlakë.

Presidenti Frances François Hollande shpall gjendjen e jashtezakonshme dhe ve Parisin nën mbrojtjen e ushtrisë. Franca mbyll kufijtë. 

68 Komente

...edhe me keq.  flitet  gjithashtu per sulm ne nje teater diku ne Paris, ku ka shume te vdekur dhe rreth 60 deri 100 vete jane marre peng...

muaji Nentor, muaj sulmi ne Paris... ka dale ushtria ne rruge.

Per ata qe jane ne USA, ESPN Deportes po jep ndeshjen te regjistruar. Po luhet normalisht. Min. 43 pjesa I. Nuk e di kur u nderpre, po po qete kurioz shifeni se besoj do e japi kur do ndodhi , te pakten mrena stadiumit. Fuck this crazy world.

Kill them all, let whoever does the sorting, to sort them out. 

Para se te vijne rrotat e prasit te na tregojne sa shume duhet te indinjohemi me deklarata bombastike. Hey, fuck you too ...

Tmerr... jam pa fjale, ndoshta me ne fund do ta kuptojne se ata qe kane dal nga ferri, duhet te kthehen ne ferr; gjithe makineria ushtarake e botes duhet te zhduk nga faqja e dheut keto qenie te neveritshme!

Zot, jep force per te miren, te mposhtim djallin mes nesh... 

 

A donit multikulturalizem pa marre ne konsiderate kercenimin e fashizmit islamik?! Voila'!

Hollande deklaron nivel 8 te sigurise. Kufijte e mbyllur.

Europa paguan tolerancen...

Presidenti francez Fransua Hollande shpall gjendjen e jashtezakonshme ne France.

Pse perdor terma te cilat as nuk e kupton? Europa paguan tolerancen? Come on stop this fucking bullshit!!!

C'lajm i tmerrshem! smiley 

Mesiguri autoret e krimit jane qenie njerezore te margjinalizuara nga shoqeria franceze. 

Duhet ti mirkuptojme! 

Ushtria ne Gadishmeri Nr- Nje ! 

Kufi i mbyllur dhe ushtria në rrugë. Dy sulme vetëvrasëse. 

Duhet te lutemi se mos eshte ndonje shqiptar nga Kosova apo Maqedonia ne rradhet e vrasesve...

Seriously dude? Can you get any more racist or discriminatory? Ne vend qe te te vije keq per viktimat e pafajshme, shkon e ben komente te tilla? Edhe nese jane, cfare pastaj? E pse pikerisht nga Kosova e Maqedonia e jo nga Shqiperia? Apo, sigurisht, vec Kosova e Maqedonia kane ekstremiste islamike, ne Shqiperi nuk ekzistojne.

Dmth sherbimet sekrete franceze qenkan komplet inegzistente. RIP viktimat

Ve bast qe jane qytetare franceze, te njohur nga sherbimi sekret, si ata te Janarit. 3 sulme te kordinuara, deshtim total.

7 sulme te kordinuara, te pakten 60 te vdekur, sukses madhor per terroristet smiley Sherbimi sekret francez duhet shkrire dhe mundesisht shefat duhet te futen ne burg. 20 terroriste (besoj) moren peng gjithe qytetin ne nje kuptim, skandal

mos te jete per tu bere se keta veprojne ne celula te vogla qe s'ka agjenci spiunesh ti zbuloje.

Mbyllja e kufijve shenon fillimin e disintegrimit te Europes se Bashkuar. Shpresojme qe refugjatet te mos ngelen ne Ballkan kete dimer te ftohte. Zoti qofte prane familjeve te viktimave.

Edhe njehere:

Duhet te lutemi se mos eshte ndonje shqiptar nga Kosova apo Maqedonia ne rradhet e vrasesve...

Pastaj te themi RIP PER VIKTIMAT!

Ve bast qi Tani qe jane lokal...Franca dhe Anglia kane probleme me qytetaret e tyre se Multikulturalizmi nuk ka funksionuar. 

this too shall pass.izraelitet kane nje jete te tere qe jetojne mes bumjeve e sulmeve terroriste dhe si ka gjetur gje.

Po nuk dolen vete myslymanet te luftojne ekstremistet e fese se tyre kudo qe jane pasojat e ketyre sulmeve kane per ti kalur vete ne kurriz. Njerezit pertojne te bejne dallimin mdis vrasesve dhe nje komuniteti fetar. Dhe te drejta kane xhanem. Kur le ekstremistet te flasin ne emrin tend dhe te marrin peng nje fe te.tere nuk ke pse ankohesh pastaj.

+1

Shpresoj që Rama mos të mbush karrocën përsëri me kllaunët që e mbushi herës tjetër kur shkoj në Paris. 

ne kete sahat te veshtire Franca ka nevoje per mencurine e rames.

 

Fuck the religion and R.I.P. to the deceased !

Imagine there's no heaven
It's easy if you try
No hell below us
Above us only sky
Imagine all the people
Living for today...
Imagine there's no countries
It isn't hard to do
Nothing to kill or die for
And no religion too
Imagine all the people
Living life in peace...

 

Si ka ardh puna, nuk presin mo robt fare me u vertetu qe sulmet jan bo nga idhtaret e fese se paqes. E morin me men.

Vallahi, ktu ka gjisht Izraeli...prisni e do e nigjoni...Nderkohe kercenohet Roma e Londra e Washingtoni....erdhi koha me e ble i Kallash se shotguni smjafto per kta

Ca behet keshtu? Tmerr tmerr tmerr! Na hidheroj pa mase.smiley Ku jane sherbimet sekrete Franceze mer, qe s'lane zgerq Sirie e kolonie pa raportu dhe s'mbakan dot nje qytet? 

Histori e rende shume! smiley

Robert Baer ne CNN po thote qe armet mund te jene blere apo trafikuar nga Shqp. MF.

Huh? Cfare jane keta kafshe gazetaresh keshtu? E si e dinte ky kete, apo futja se do dal ndonje gje.

Nuk eshte gazetar, ka qene operativ i Cia ne lindjen e mesme sidomos ne veri te irakut (kurdistan).

Ai niset nga fakti Kallashnikov...qe Shqiptaret jane famekeq per trafik keto 25 vjet...nje gomone...2 kallashnikov...nja 2 kile kanabis e 2 goca Shqiptare nen 16 vjec per trotuar ...kane qene tradita Shqiptare e pasurimit..... ne sme besoni pyesni Dashin e Havase...te Comve

Mbase mer, por si spekulim i paster me duket ky. 

Sigurisht qe eshte spekullim se eshte shume shpejt per te folur....vrasesit nuk dihen a jane kapur te gjithe...por shpjegova qe kur degjohet vrasje me Kallashnikov mendohet per Shqiptaret E JO si prodhues se Kallashnikovi prodhohet edhe ne Hungari por rrezikun per ta trafiku e merr Shqiptari me Gomone.

Paris, je t'aime smiley 

Sot ne mengjes, jam tu prit protesta masive solidarizimi nga shqiptaret kudo qe ndodhen e sidomos ne Shqiperi.smiley Minimalisht.

Do te me behej shume qejfi (pa dashur te kontrastoj fjalen qejf me dhimbjen e tmerrshme te familjeve te viktimave), sic ne 11 shtator e gjithe bota tha se ishin me zemer dhe mendje amerikane. Cdo njeri qe ndjen sadopak te egzistoje pertej interesave imediate vetiake duhet te solidarizohet me viktimat dhe vendin/shtetin e sulmeve, dhe njeheresh te sfidoje keta shtaze dhe terrorin e stepjen qe ata synojne te imponojne me aktet e tyre makabre.

Sado shabllon e "cheesy" te duket, thirrja e ndjenja anembane Amerikes (pas 11 shtatorit) qe ne nuk do ti dorezohemi terrorit e presionit te tyre e do vazhdojme te jetojme jeten tone te pandikuar, ishte vertet inkurajuese dhe ngrohese (pertej impaktit te paevitueshem) ngaqe erdhi edhe goxha organikisht dhe horizontalisht, edhe nga 'populli' i thjeshte. Shpresoj qe dhe francezet te reagojne njesoj, bile me ate rast shpresoj ne nje solidarizim mbare-boteror kundra ketyre shtazeve, pak a shume si pas 11 shtatorit. 

CNN 

At Least 149 Dead in Paris Attacks so far 

Patjeter MOSADI pas kesaj...

Rono, me thuj po nuk pate ndonje patllake brezi...

Eyewitness

Two gunmen  shooting for 10-15 min  towards the restaurant ....loading kalashikov multiple time ..loading and loading again  ...and shooting us like we were birds.

153 te vdekur deri tani- njofton cnn

Neser me siguri te gjithe myslymanet anembane botes do te dalin me mijra rrugeve ne shenje solidariteti ndaj francezeve dhe duke denuar keto akte makabre te kryera ne emer te Allahut nga vellezerit ne fe te tyre. 

ata  jane kriminel

.  nuk besoj te gjithe myslimanet anemban botes kane te njejtin gjykim ! Sic dihet jane shume sekte te fese myslimane qe jane kunder njeri tjeterit, ajo qe eshte me  keqja eshte se ata po shkatrojne edhe europen qe u ka dhen shkolle edukim, pune, dhe strehim !

Unë jam një ateist i bindur e nuk po e qeth shumë për asnjë lloj feje as sot e as kurrë, madje jam i besimit se feja është zanafilla e çdo të keqe mbi tokë, por, përsa thua (se po shkatërrojnë europën që u dha shkollë e edukim) jam shumë kundra. Është historia që ripërsëritet ndoshta, dhe askush s'duhet të harroj se më parë ka qenê evropa që i ka shkatërruar deri në palcë. Mos harro konolializimet deri në vitet e vona e tek-tuk ende, e po të shkosh mê thellë, te kultura, mos harro se kjo evropa e sotme dikur as që përmendej, në kohërat e arta të lindjes së mesme. Pra, ka për të diskutuar se kush ka marrë shkollë nga kush. Është çupë e re europa përsa i përket kulturës smiley. Disa ligje universale janë të pacënueshme prej asnjë forcë sado madhore qoft ajo. Në këtë rast, çdo veprim gjen një kundërveprim. Fatkeqësia është se në çdo rast, kush paguan s'ka qenë shkaktari i asnjë veprimi, pra, njerëzit e thjesht. Politikat europiane kanë qenë miskine për vite me radhë e vazhdojnë të jenë deri në naivitet, në një mënyrë apo një tjetër dhe tashmë vuajnë pasojat e naivitetit të tyre. Rezultati, fushbetejë. Dy gota vere sjellin harmoni kur të dyja janë të mbushura relativisht mesatarisht. Kur njëra është bosh dhe tjetra plot, çifti ka një të dehur që s'di më çbën dhe një të etur që zgjat duart të rrëmbej diçka. Dy gjëra përcaktojnë atë çfarë je: Durimi kur s'ke asgjë dhe qëndrimi kur ke gjithçka. Asnjëra prej të dyjave gjeti vend në njërën apo tjetrën anë. Në fund të fundit, unë, ti, evropian apo aziatik, amerikanë apo afrikan, duhet të kuptojmë se mbi këtë planet do të ket paqe vetëm kur të kuptojmë se çdo gjë është e përbashkët dhe duhet të ndërtohet mbi principin e thjeshtë të ndarjes mes njëri-tjetrit së çdo të mire. Lufta ka shumë fytyra, njëra prej tyre është ajo e një fëmije që e gjen në faqet e para të shtypit këto ditë (Kristi Maze) ndërsa fytyra tjetër e saj është politikani bark e vesh derr që udhëheq këtë vend, i cili kalon pranë kutisë ku po mundohen të mbledhin pak para për kurimin e tij e s'hedh asnjë kacidhe. 

Nëse evropa do të shpëtoj prej gjërave të tilla, duhet të ndreq gabimet e saj, e ato nuk ndreqen mê duke mbyllur kufijt sepse tashmë ka mijëra muslimanë nê zemër të saj. 

Sigurisht qe fajin e ka Evropa.  Ja u mori kulturen e ju la bombat.

Ashtu eshte,kryqezatat e kane fajin.Keta europianet e pakulturuar shkuan ua thithen kulturen dhe i kane lene tani ne Mesjete.

Sidoqofte asgje nuk e justifikon terrorizmin, vrasjen, ne kohe paqe, vrasjen tinas, vrasjen e te pafajshmeve, pse ? Sepse nuk ndryshon gje me akte te tilla ! Ato kultura qe thua ti, kane vdekur, jane thjshte relike,, dhe ska te beje fare me njerzit e kesaj epoke ! Une e di qe Eurpa eshte plake jo cupe smiley

Po, po. Plakë me minifund është. Po ti ke të drejtë. Përderisa kafsha s'ka gojë të flas e dorë të shkruaj, historia gjithmonë do të lartësoj gjuhetarin, edhe me popujt e njejta gjë, ajo është shkruar nga kolonialistët jo nga të kolonializuarit. Përsa terrorrizmin që rëndom e përkufizojnë të tillë, do ta krahasoja me atë macen që mund ta mbysësh, t'i përdredhêsh kokën, por pa të çjerrë nuk të lë. Këto terrorrizmat e tyre janë si çjerrja e maces që i përdrodhe kokën. Sërish raport i zhdrejt mbetet, pse ankohesh? 

Sipas kesaj teorie,  ne duhet te hedhim nga nje bombe perdite ne Turqi.

Europianet po e mesojne the hard way se ne boten e sotme nuk mundet te besh sehir e te shijosh prosperitetin ne shtepine tende kur pjesa tjeter e botes digjet. heret a vone zjarri i filluar diku do vije edhe ne bahcen tende.francezet urdheruan aeroplanmbajtesen de gol te niset.presidenti francez u betua se do u haje dreket kujtdo qe eshte prapa kesaj, gjermanet duhet te bejne te njeten gje .problemi eshte se atje eshte nje lufte e te gjithe kunder te gjitheve .ke te luftosh e ke te perkrahesh..

populli europian ne fakt, jo vetem qe nuk i beri sehir botes qe digjej por edhe i ftoi ne shtepine e vet me kenge e me valle: bujrum dhe rrini si ne shtepine tuaj, dyer e zemra hapur kater kanatash per ju...

Jo populli europian jo. Politikanet europian.

Eshte mesuar Franca, cdo 3-4 muaj nga nje sulm. Hajde se s'keni pare asgje, ky eshte vetem fillimi, brenda 50 vitesh do emigrojne gjithe francezet e vertete nga ai vend.

Eshte e kote te urosh Europa te zgjohet,mutikulturalistet ia kane ngordhur nervin perfundimisht.

Llahtari!! smileysmileysmiley

Keto me gjase kane qene celula dhe grupe te bera gati qe me pare ne France, dhe tani qe ISIS eshte ndjere i kercenuar, por dhe i zbythur, nga lajmet e sulmeve te sukseshme kurdo-amerikane, kane aktivizuar keta per tju kundervene lajmeve qe flasen per humbjet qe ata/ISIS pesuan. Besoj e njejta gje me sulmet terroriste ne Lebanon ne te njejten dite.  

Shpresoj qe te pakten tragjedia te sherbeje per te zgjuar nga gjumi vendet e tjera, sidomos vendet arabe qe jane ne kufi me territoret e pushtuara nga ISIS, ne menyre qe ata te dergojne ushtare e te bashkepunojne per t'i luftuar keto monstra. Taktikisht ata s'munden dot vetem me sulme ajrore, duhen forca ushtarake ne terren, e meqe vendet fqinje me terrenin kercenohen me shume, duhet dhe te bejne me shume per t'i luftuar.

Islami feja paqes.

Gjynah per viktimat. R.I.P.

Stalker ku je? 

po pret sa te qartesohet situata, dhe do dale edhe ai me konkluzionet e tij.

Frances ja kane marre doren keta mjkroshat, c'do dy tre muaj nga nje sulm, te shofim gjermanin ( nese ndodh diçka e tille si do rreagoje ) , provat i kane dhene ne wwll.

Kjo France do organizoj Evropianin kete behar? Parisi eshte shinjestruar pikerisht sepse eshte soft target. Francezeve tu vijne ere pordheve qe bejne si shtet i madh dhe i fuqishem.

 

Ne fakt islamiket kane ne shenjester gjithmone qytetet e medha, sidomos kryeqytetet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).