Partia islamo-konservatore e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka fituar me një rezultat të thellë zgjedhjet legjislative që u zhvilluan kë të diel në Turqi. Kësisoj Erdogan ka siguruar sërish maxhorancën absolute në Parlament, sipas rezultateve të publikuara nga media lokale. Në bazë të 81 për qind të votave të numëruara, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) mori 50,6 për qind të votave dhe siguroi 320 vende deputetësh nga 550, njoftuan stacionet informative televizive CNN-Turk dhe NTV.

Partia kryesore opozitare ka marrë deri tani 24.4% të votave ndërsa Partia pro-kurde dhe nacionalistët e MHP, duket se do të kalojnë pragun e nevojshëm prej 10%.

Zgjedhjet e sotme janë të dytat në 5 muaj, pasi partia “AK” e themeluar nga Erdogani humbi në qershor shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, të cilët e siguronte që prej ardhjes në pushtet në vitin 2002.

17 Komente

urime xhepo

Dihej se do fitonte, dhe ne fakt interesi i te gjitheve eshte qe Turqia te kete stabilitet ne keto kohe te turbullta. 

smiley Te gjithe te gezuar jemi , vetem kurdet e shkrete spo gjejne vend ku te futen .smiley

Turqia tani eshte diktature fashisto-islamike,  de-facto. Ne Prizeren kishin filluar festimet neo-otomanet, besoj Shkupi eshte duke e tundur po ashtu.

Po flamurtari akoma se ka ndruar logon ne gjysemhenen islamike ?

Nje fitore per radikalet wahabi...

edhe sulltanet otomane kane qene me liberal se ky ...

Ky sherri i jashtem i erdhi Taipit si dhurate. Kur e shohin keq diktatoret i sajojne vete keto sherre, ketij ia coi fati.

çer lesh diktatori eshte Taipi pash nerin. Ti s'je as feministe e ngambrapa 90-tes qe te ankohesh ah-oh diktatori mami! E ke jetuar diktaturen pe verteti.

Taipi nuk eshte liberal sa diktatori i Zvicres, kjo po, por jo qe eshte diktator.

Duke vene epitete jangllesh humbin edhe kuptimet e fjaleve.

 

Tashti nuk e di cfare zyre i ndan licencat per diktator. Por me sa di une Taipi ka konsoludu pushtetin personal, duke luftu kundershtaret me menyra diktatoresh, (psh duke rras mrena gazetare qe e shajne, apo ushtarake qe do i boshin puc), edhe fene e perdor per kete qellim. Psh gjygjet japin denime ne baze te shkalles se "besimit," etj, etj. Bile dhe Taipi vete sa shko e bohet mo "fetar," se ashtu ia do puna. Ashtu sic bohej Veri gjithmone e me shume m-l i kullum. Dhe keto m'i kane thone turqit me te cilet jam ne kontakt, bashke me epitetin perkates, jo se me plasi mu e s'me zuni gjumi te ndjek c'bohet ne Turqi.  

Hajt po e qujm diktatorino per respekt te goxhillave prej verteti. smiley

Zyre nuk ka, sepse nuk i lejojne diktatoret zyrat per kete pune.

Pa u fut ne te thella, diktatoret e pranojne vete qe jane diktatore, i sherbejne nje ideologjie diktatoriale, siç ishte psh diktatura e proletariatit. Taipi eshte futja pordhes, ja mundon te mbaje pushtetit njesoj siç bejne diktatoret e Zvicres, ndryshon vetem kontesti dhe lloji i vendit.

Kot sa per muhabet, edhe Ataturku ishte diktator, sepse nga keto lloj maskaralleqesh ka bere shume me teper se Taipi, por nuk i vihen re se modernizoi Turqine, e beri laike, zyrtarizoi pallushmerine me i fjale. Kurse Taipi nuk do me na lone me u pallu, ne bashkepunim me wehabistet. Ja kaq eshte muhabeti i diktatures ngambrapamoderne.

 

Ideologjite e bilmeme jane sebepe per te mos i zbrit kalit. Me u marre me perkufizime nuk ia vle, por robi sa me shume te rrije ne pushtet aq me shume rrjedh, fillon e i duket vetja i dergum i Zotit etj. Edhe Taipi, thone kta turqit, ka bo gjona te mire, psh korrupsioni i Turqise (ka qene si puna jone sot) eshte zvogelu goxha. Marifeti eshte koha, ra zilja shko per peshk. Amerika, bile dhe Kina kshu i kan dhon drejtim ksaj pune, ne Evrop rri rrobi i balcamos ne mos ne pushtet, ne politike, qe prap pushtet eshte.  

Mesazhi ? Shtet Presidencial !

Pallati i Erdoganit me 1000 dhoma ! 600 milion dollar !

 

 

 

Dhe prap se prap, shtet presidencial nuk do te kete: duhen 330 vota (60%) ne parlament per te ndryshuar kushtetuten.

Mbreme, partia e Erdogani fitoi vecse 316 (57%)

Do beje zgjedhje te tjera derisa te marri edhe ate 3%.

Ne fakt Turqit me duket jane treguar te mencur. E kane luften tek dera. Preferojne Erdogan diktatorin qe eshte udheheqes i  provuar ne vend te ndonje surprize.

ketu nuk di te them, sepse hyjme ne fushen e besimit, dhe une personalisht nuk besoj tek zgjedhjet elektorale (si zgjidhje per popujt -meqe evokove turqit, ne sensin e 'popullit turk').

Kam dy turq tek puna, njoni u gezu per fitoren e Erdoganit, ndersa tjetri ishte i pezmatu smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).