Shqiptarët ishin fituesit e vetëm në vëllazeroren e zhvilluar në stadiumin e mbushur plot e përplot të Prishtinës, ku përfaqësuesja e Kosovës barazoi me Shqipërinë me rezultatin 2-2.

Shqipëria e nisi me vrull duke rrezikur që në minutën e dytë me anë të Memushajt. Kundërpërgjigjia e Kosovës mbërrin në minutën e 11-të, kur Besart Berisha godet nga jashtë zonës, por pa rrezik për portën e mbrojtur nga Etriti.

Pak minuta më vonë është radha e Elseid Hysjat që vë në provë Samir Ujaknin me një goditje me të majtën. Topi kontrollohet pa vështirësi nga portieri i Kosovës.

Në minutën e 22 është Kosova që i afrohet mjaft pranë zhbllokimit të rezultatit, por goditja e Halimit devijohet nga portieri Berisha.

Minutat në vazhdim flasin për Kosovën. Mërgim Brahimi futet bukur në zonë dhe godet me të majtën. Topi kalon Berishën, por ndalet në traversë. Shqipëria përgjigjet me Hysjan, që kontrollon bukur një top të gjatë të hedhur në zonë nga Memushaj. Megjithatë, goditja e tij përfundon mbi traversën e protierit Ujkani.

Pjesa e parë e takimit mbyllet në barazim pa gola. Krejtësisht e kundërta ndodh në të dytën, kur u shënuan plot 4 copë, nga dy për secilën skuadër të shqiptarëve.

Rezultati zhbllokohet nga Rey Manaj. Lojtari i ri që luan me Interin në Itali, kishte vetëm pak sekonda në lojë dhe në prekjen e parë të topit shënon golin e parë me fanelën kuqezi. Ai kërceu bukur në zonë duke shtyrë në rrjetë me kokë një krosim të hedhur nga e djathtas e sulmit shqiptar.

Avantazhi i Shqipërisë zgjat vetëm 5 minuta, pasi Celina shënon golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltive. Kosova nuk ndalet me kaq. Në minutën e 70, Rrashani driblon bukur Rrahmanin dhe shënon golin e dytë për vendasit.

Avantazhi zgjat më pak se katër minuta. Shqipëria gjen golin e barazimit me anë të Rrahmanit, që godet pas një spastrimi të mbrojtjes së Kosovës të një krosimi të hedhur në zonë nga Aliji.

Në minutat e mbetura rezultati mbeti i pandryshuar. Pa fitues në fushën e lojës, por me fitimtarë në shkallët e stadiumit dhe rrugët e Prishtinës. Vëllazërorja mbyllet 2-2.

 

Fotografia nga Prishtina

6 Komente

lol, eshte mbushur forumi me trolla politike.

ajo fotoja aty lart mirsevini ne SHQIPERI, i thot te gjitha.,   ka akoma shqiptare.     sidoqofte ,une besoj se organizimi i kesaj ndeshjeje, ishte me qellim te keq.   nje ndeshje e kombetares ne prishtine  eshte shume pozitive, por me nje ekip te huaj.     bile ,gjate eleminatoreve te ardhshme,fare mire mund te zhvillohen  ndeshje zyrtare te kombetares, ne prishtine.

 

Kush ishte arbiter i kesaj ndeshjeje?

Komutiteti nderkombtar kishte nxjerr larot ne sulm per te ndezuar gjoja atmosferen e ndeshjes Shqiperi-Kosove.... kur u be komb kosova? Atehere i bika qe shqiptaret e kosoves te jene bashkombas me serbet qe kan perdhunuar femrat shqiptare dhe qe kan varrosur me mijra shqiptar qe ende s'dihet ku i kan eshtrat nen flamurin blu e himnin pa fjale. Turp, skandal qe flamuri shqiptar te perdhoset ne ate menyre duke ngjitur dy gjysmat me ate pacavuren tjeter te imponuar nga koMUTIteti nderkombtar dhe nderkombtarist shqiptar.

Vëllazërorja mbyllet 2-2.

 

sheeeeqyr , na rane veshet rehat manabares

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).