Rreth dy minuta ka zgjartur grabitja me arme e nje kazinoje ne Sarande dy nete me pare. Sipas mediave 24 milione lek (nuk sqarohet mire nese jane te reja apo te vjetra por duhet te jete e dyta) ka qene sasia e grabitur. Nje Toyota Corola ka qene mjeti i largimit nga skena, i cili me pas eshte gjetur i djegur ne kodrat jashte qytetit. Sipas policise edhe pse u dogj, ne makine kane mbetur shenja. Video eshte vecanerisht e kthjellet ne figure dhe degjohet edhe zeri i njerit prej te maskuarve, ndersa i kerkon punonjesit te zbraze kasaforten.

10 Komente

moj Sarande moj Delvine, kush ta prishi bukurine...

NJe nga premtimet, por njekohesisht edhe nje nga zhgenjimet e qevrise Rama jane lojrat e fatit (kazinote) dhe bastet e ndeshjeve te futbollit, por jo vetem. Me kujtohet se ne fillim te qeverisjes me shume te drejte u angazhua per ti mbyllur, apo me mire per ti rigrupuar kazinote larg qendrave te banuara si dhe per te kufizuar ambjentet e lojes se basteve me ndeshjet sportive. Biles arriti deri aty sa u mbur qe do eleminonte nga tregu edhe kompanite e huaja/nderkombetare te basteve sportive. Ne fakt beri nje mut te madh, pra nuk zgjidhi asgje nga premtimet. Fakti qe u terhoq pa dhene aresye apo shpjegime, me ben te mendoje se edhe ky ashtu si paraardhesit e ben kete presion perpara 2 vjetesh ne menyre qe ti detyronin bizneset e felliqura te ketij aktiviteti te paguanin (kuptohet nen dore) per te gezuar lirine e veprimitarise se tyre. Nese e kam gabim, le te me jape argumente ndryshe.

Sikur une te isha kryetari i qeverise, gjene me minimale qe do te beja do te ishte monopolizimi apo shtetezimi i biznesit te basteve sportive dhe grupimi i kazinove ne disa qendra rezideciale jashte zonave te banuara si psh ne malin e Dajtit, ne llogara, ne Dardhe, etj. si dhe ne hotele te klasit te larte me mbi 5 yje. 

  

Me nje fjale Kuazo, edhe ketu deshtoi Rilindja. Kur e thot edhe nje socialist si ty, tregon se ke te drejte. 

Pierro, ket epitetin socialist nga ma gjete? Po te me thoje antisalist do ta pranoja me kenaqesi. Nuk e di nese kam apo jo te drejte. Thjesht jap mendimin tim sipas analizes qe une bej mbi bazen e informacionit qe mare. Ndersa ti po qe je konformist.

Te kerkoj te falur nese nuk je socialist, por me ishte krijuar pershtypja si socialist (dhe s'ka asgje te keqe) ngaqe mbeshtesje gjithmon Ramen dhe Rilindjen. Une jam fleksibel, e korrigjoj gabimin, por nuk jam konformist. Nga e nxorre kete. A e ke lexuar VQ. 

Sa poshte ka rene ky vend ne dy vjet qeverisje rilindase , hajdutet me Toyota Corola    smiley

Varferia Brad, ja c'te ben, i ka lone dhe hajdutet si barbona, s'thone kot eshte rrit varferia smiley

Kta jane hajdutr ordiner, Hajdutet me kollare blu dhe roze i ke ne Parlament, mos kujto se ndyshojne shume !  Per shqiptaret duhet sitemi i diktatures ! 

O brad sesht ashtu. Jan ber me te zgjuar hajdutet. Toyota corolla eshte tipi i makines qe ka rezistuar me shume pa u prishur. 80% e te gjitha corollave te shitura jane ende ne rruge. Dmth e kan zgjedh qe te mos i lej rruges.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).