Republika jonë dhe gazetaria do të ngrihen ose do të fundosen së bashku. Një media cinike, mercenare, demagoge, me kalimin e kohës do të prodhojë një publik po aq pa vlerë sa vetja. - Joseph Pulitzer Maj 1904

Intervistat nga Aleksandër Frangaj dhe Andi Bushati apo shkrime nga Andi Bejtja dhe Blendi Fevziu kanë qënë vetëm disa nga pjesëzat e debatit që është majisur në lidhje me prishjen e terreneve sportive për të ndërtuar prona të reja tek fshati turistik në golem që njihet si Laguna Blu. Në debat janë përfshirë edhe shumë emra të tjerë, si Mero Baze, Lutfi Dervishi duke e kthyer çështjen, nga një mosmarrëveshje pronash e lejesh, në një panoramë të korruptimit mediatik dhe politik që ka ngërthyer Shqipërinë me vite. Debati ka degjeneruar, jo vetëm përmes akuzash e kundërakuzash, por deri në sugjerimin (çuditërisht jo surprizues) për të ngrënë mut.

Fshati turistik "Laguna Blu" u ndërtua me qëllimin e një fshati publik ku njerëz të ndryshëm mund të pushonin kundrejt pagesës, si një model për zhvillimin turistik të zonës, por më pas vilat u përvetësuan (iu shitën) njerëzve me lidhje dhe influencë. Dhe tani që Sandri do të ndërtojë më shumë në hapësirat sportive, protestat e banorëve të "Lagunës" shihen ftohtë nga publiku i gjerë, që në "Lagunën Blu" as nuk lejohet të shkelë pa ftesë nga ndonjë pronar. Për shqiptarët që jetojnë me 5 dollarët në ditë, pasigurinë ekonomike, shëndetësore e shoqërore, çështja e lagunës duket si "First World Problems", madje ka një element "mirë tu bëhet" që e ravijëzon reagimin ndaj lajmeve si ku.

Por duhet ta themi, kjo zënkë elefantësh mediatikë tregon në ç'gjiriz ka përfunduar gazetaria shqiptare, dhe pse. Kjo çështje ilustron gjëra që dihen, mbi mënyrën sesi media dhe politika kanë vite që flenë bashkë, në një incest që ka prodhuar monstra gjithnjë e më të përbindshëm. Gjendja dëshpëruese e gazetarisë shihet e ndihet në shërbimet gojore kaq të shpeshta që i bëhen pushtetit politik (në mazhorancë apo opozitë qoftë). Shihet në rehatinë buzëqeshëse dhe mungesën e sikletit që politikanë të zgjedhur dhe të akuzuar për korrupsion përjetojnë në studiot e "hard-talk-ut" shqiptar.

Shqipëria ka një problem të madh që po e mban shoqërinë të lidhur, të deformuar, të përdhunuar rregullisht nga politikanë hajdutë dhe vrasës, nga gjyqtarë të korruptuar deri në palcë e nga gazetarë të shitur e të blerë si mall i rëndomtë. Shoqëria nuk po thyen dot këtë rreth vicioz, pasi interesat e këtij grupi hafijesh e çingijesh, të pasuruar pa mund e pa djersë por me dredhi dhe mashtrim, prodhojnë largimin e të mirëve jashtë vendit, injorancë në shkollat, vdekje në minierat e spitalet, pasiguri e errësim në shpirtrat e njerëzve.

14 Komente

Shoqëria nuk po thyen dot këtë rreth vicioz, pasi interesat e këtij grupi hafijesh e çingijesh, të pasuruar pa mund e pa djersë por me dredhi dhe mashtrim, prodhojnë largimin e të mirëve jashtë vendit, injorancë në shkollat, vdekje në minierat e spitalet, pasiguri e errësim në shpirtrat e njerëzve.

Blend, me fal po ku lidhja me debatin tek Laguna e Lakenjve?

Sa per kete qe ke thene ketu, shume e vertete. Por, gota nuk derdhet vete po s'qe e mbushur plot (ka thene NN). Dhe sic duket do t'ju duhet te gelltisni me shume akoma deri sa ajo e shkrete fillon te derdhet. Dhe historia ka treguar qe fillon e derdhet ose nga ana e parave, ose nga ana e politikes se jashtme, se po qe per Laguna e Sandra nuk e rrun shqipja or Blend. Pra te presim qe njerezve (ose Amerikes) t'ju shkoje ne palce e te presim qe te plase ne Kucove sic po pellasin disa tek ajo tema tjeter me veze te prishme.

Gjynof i madh ti hysh ne hak nje pjese te madhe te banoreve te lagunes qe i bie bretku ne pune dhe nuk merren as me pislleqe as me politike por shohin punen e tyre dhe perpiqen per nje jete me te mire per vete me femijet. Nuk mund te kerkosh qe ne fshat te futet kushdo se cu pa qe njerezit investuan parate aty! "Fshati" sic i thone banoret ka patur te mira dhe te keqija nga prezenca e lordeve si Frangaj, Mane apo Fevziu. Per mua e keqja me e madhe i ka ardhur detit qe eshte kthyer ne kenete nga ndertimi i pamenduar i atyre mostrave me shkembinj nga te dyja anet e gjirit nga "inxhinjer" Mane. Problemi me i madh nuk eshte prezenca apo pordhet apo abuzimi i Frangajt por ekzistenca e te njejtit soj nga pala kundershtare. Adem Vila qe hiqet si protagonist duket si nje skizofren i rendomte fshati qe po te kish fuqine e Sandrit mund ta kishte kthyer fshatin ne beton total. Nje tjeter paradoks i madh eshte qe njerez te pasur ne kete fshat nuk duan te pagujane detyrimet minimale per mirembajtjen e hapesirave te perbashketa. Vetem ne Shqiperi.....

Me vjen keq per banoret e ndershem qe jane midis 2 paleve te peshtira. Fshati eshte vendi me i kendshem ne Shqiperi per te kaluar veren. Shpresoj te mos degjenerohet nga konfliktet.

Ja Fevziu:

Kush e ka thyer ligjin Bushat? Unë i pari! Ti i dyti! Të gjithë ne që jetojmë të privilegjuar atje. E di pse? Sepse ne kemi rrethuar dhe mbajmë ende në izolim, 6 vjet pasi ka dalë ligji një sipërfaqe prej 9 ha! E mbajmë sepse na bezdisin të tjerët. Jemi ne që kemi zënë rrugën e komunës për të dalë në det. Dhe e di, shumë prej atyre që protestojnë trokisnin në derën e Sandrit për të fituar këto privilegje. Për të mos hapçur rrugën, për të mos prishur rrethimin e fshatit. Një fshat milionerësh që refuzojnë të paguajnë 3000 Euro për të blerë ambientet e përbashkëta, Pishinën e fushat. Dhe që mos të paguajnë këto lekë shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të mos zbatuar ligjin. Për të zaptuar oborre që më pas i legalizuan me të njëjtën mënyrë që i legalizoi Frangaj. Merri një për një dhe shihi sa prej tyre janë bërë pronarë të mijëra metrave katrorë tokë komunitare edhe pse s’kishin asgjë. Bëji thirrje Kryeministrit t’i trajtojë edhe këta “Vip” –a si gjithë shqiptarët e tjerë! Ti nxjerrë të bëjnë plazh bashkë me të tjerët dhe të ndalojë izolimin e tyre Brenda një parajse të rrejshme. Ky ëhstë zbatim ligji. Për këtë unë them që Kryeministri është selektiv. Sepse në atë fshat banojnë disa ministra dhe ish Ministra. Ndaj ata nuk I prek ligji. Ajo është Shqipëria që kemi ngritur Andi. Shqipëria e fëmijëve të biznesmenëve, që qarkullojnë me makina sportive që bëjnë më shumë se sa merr rrogë një nëpunës gjatë gjithë jetës. Shqipëria e atyre që janë pasuruar mbi spekullimin dhe që shkeljen e ligjit dhe mos bindjen ndaj tij e dinë privilegj të statusit që kanë.

Swedo, katarsis quhet kjo qe shkruan Fevziu? 

Nuk e di Kuazo, mbase eshte katarsis, mbase e ben vetem per ti thene Bushatit qe nuk eshte shume me i mire se Frangaj, po kushdo qofte background-i, po thote te verteten

Blendo, gazetarise ja kemi bere dhe varrimin dhe homazhet smiley te nesermen e aksidentit te te ndjerit Sokol Olldashi. Nese deri para asaj nate kishte pas tek-tuk media qe per motive kryesisht politike kishin thene ndonje te vertete te ndryshme nga ajo e mediave te pushtetit, pas asaj nate edhe ajo faqe e historise se mediave shqiptare u mbyll

Cfare ka ndonje thashethem tjeter ne lidhje me vrasjen e gjyqtarit te Vlores - Konomi? Nga Bushati, por edhe Mero me duket eshte lakuar emri i malokut Frangaj qe te kete gisht ne kete pune. Po Fevzua di gjo?

Tamam, shqiptaret po konkurojne Sirine per arratisjen nga vendi ngaqe shteti nuk i ofron asgje qe ata te sigurojne nje minimum jetese e dinjiteti per veten dhe familjen, nderkohe qe oligarket dhe tenderaxhinjte e pushtetit ne mediat e tyre e kane bere ceshtje te dites Lagunen Blu...mesa duket ngaqe keto dite s'ka pasur shume batuta humoristike nga Rama e Berisha ne Kuvend per tu percjelle neper gazetat e tyre si "breaking news". 

Atyre qe vazhdojne te hane si gomari barin tip "gazetarja qe vuri Meten me shpatulla pas murit s'ishte profesioniste" mire tu behet; le te vazhdojne te hane bar si ne kohen e merhumit. Problemi per juve te tjeret--qe jeni dhe shumica aty--eshte qe juve jeni njesoj te harruar dhe te neperkembur. Ama mjafton qe te mos heshtni (sic nuk ke heshtur ti me kete artikull, apo ata studentat me vezet ndaj Rames). 

Meqe citove Pulitzer ne lidhje me kete, dmth nevojen per te folur e publikuar ngjarjet qe edhe populli ta dije c'ndodh, jo vetem juve gazetaret apo njerzit e brendshem te mediave: 

Get these things out in the open, describe them, attack them, ridicule them in the press, and sooner or later public opinion will sweep them away. [citati i plote].

Blendi ke te drejte deri diku, por ama nuk me pelqen qe e trajton ceshtjen e fshatit turistik te Laguna Blu, sikur eshte problemi vetem i atij fshati dhe jo i te tere te tjereve ne Durres, qe nga Mali Robit deri ne Qerret, e me tej ne gjithe bregdetin e Shqiperise (kujtoj ketu edhe fshatin ne Dhermi te pervetesuar nga Mane, nderkohe qe banoret i kane me letra me emra individiale, dhe i kane hedhur ne gjyqe nderkombetare pasi ne Shqiperi nuk dine me ku te ankohen/besojne). Problem jane vetem te "pushtetshmit" (biznesmene apo media), jo te tere banoret, pasi ata kane qene te privilegjuarit ne kohen e Sales dhe po vazhdojne te trajtohen po njesoj edhe ne kohen e Rames.

Ne fakt une nuk kam dashur te flas per Lagunen Blu. Nuk njoh asnjeri aty, as kam qene ndonjehere... e kam me kete martesen media+politike qe edhe median e ka degjeneruar, edhe poltiken e ka dhjere ne ate fare feje sa te vjen ndot.

Kundra kesaj martese jam edhe une, po ama jam edhe kudra marteses se gazetareve, qe duan te ulin tonet e debatit mes llojit te vet. Sipas meje, debati tyre i ben mire shoqerise dhe vete atyre, te jene pak me te pavarur. Te tere ata qe kane hyre ne kete debat (emrat qe permendni edhe ju), nuk jane aq te pavarur. Bejtja thote hani m..., por harron qe po ha tek Klani, sa kohe aty e merr rrogen normale do bej sikur te uli gjakrat tek thote: "aman mos u zini se keni qene shoke". Mero po ashtu ka hallin se po te fuqizohet Sandri, i lekunden pozitat e veta me Ramen (pra ben beteje per veten jo se i preu per popollin te Laguna). Fevzo (gazetari "best seller" i Shqiperise qe ta ben librin 700 faqe per 3 dite), po ashtu dihet sa i pavarur eshte nga Sandri/Mane (media/politike) dhe normale qe tek shkrimi vet tenton ti fuse te gjithe ne nje thes, sikur te tere te fshati jane te korruptuar/bllokista, por ne fakt jane vetem kjo martesa Fevzo/Mane/Sandri qe bejne pjese aty (kuptohet edhe me disa kokrra/emra te tjere). Perpjekja e tij per te barazuar individin qe ben pa leje nje dritare me ate qe zapton qindra metra katrore, ne zone te perbashket, 20m larg detit me 6 euro/metrin, eshte e deshtuar dhe njesoj si te barazosh kuponin tatimor ndaj berberit me evazionin fiskal qe bejne kompanite e medha. Mbeshtetja e gazetareve mes llojit po keqperdorej dhe eshte teori e bajatshme me. Perkundrazi debati ju ben mire!

Jam dakord. S'ka si te mos jem. Per saktesim, Bejtja nuk ha me tek Klani pasi shkoi tek Agon para ca kohesh, ndoshta per kete ka gjetur lirine te sugjeroje menyne.

"me prishjen e terreneve sportive për të ndërtuar prona të reja tek fshati turistik në golem" e pastaj na goditet krenaria e burreria ne kur na rreh serbi ne shpi... Edhe kur kta qe (mjere ne) jane 'elita' shkembejne terrenet sportive per disa metra katror me teper shtepi/pishine/oborr merre me mend se si perdhunohet ajo fusha sportive jashte ktyre hapesirave te privelegjuara per te ndertuar fjetoren e rradhes. E pastaj dum te bojme skuader ne qe te rrahim serbin, te cilet kane nje kulture sportive qe ne vetem lakmi dhe ta shohim nga larg, me terrene sportive te rregullta, skuadra e liga ne shume sporte deri edhe ne katundet me te vegjel... Ironia eshte se kto pra kto bejne edhe opinonistin, edhe i ftojne ekipin e huazum ne studio, edhe kane vende ne tribune kur asnji tifoz normal nuk guxon te shkoje... Jo po ishte faji i Rames qe nuk la ato ato kokrrat qe do bojshin gol nga shkallet... milet e pari shkerdhate

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).