Xhamia e Mëzezit në Tiranë, imami i vetëshpallur i së cilës përfundoi në pranga 12 muaj më parë, pasi predikonte nxitje të urrejtjes fetare, dhunës dhe luftës, tashmë ka një imam të njohur nga Komuniteti Musliman Shqiptar.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra zyrtarizoi veprimtarinë fetare në këtë objekt kulti, mbi të cilin u ngritën dyshime mbi burimet e financimit, por mbi të gjitha asaj çfarë predikohej gjate 5 vjetëve të veprimtarisë së saj.

“Ka çaluar pjesa e të paturit të një imami zyrtar që do të mbante përgjegjësi për çfarëdolloj shqetësimi që mund të vinte nga xhamia që ai shërben Por nga sot zyrtarizimi ngarkon me përgjegjësi imamin respektiv që sapo emëruam”, tha Gurra.

Myftiu i Tiranës thotë se pas zyrtarizimit të këtij objekti kulti, në Tiranë mbetet ende një xhami e palegalizuar, që është ajo e Unazës së Re. Zoti Gurra nuk përjashton që në këto objekte kulti jashtë juridiksionit të komunitetit mysliman të predikohet nxitja e dhunës.

“Përsa kohë një objekt kulti mbetet pa qenë nën përgjegjësinë e një hoxhe zyrtar të lind e drejta të besojmë se mund të jemi dëshmitarë të gjithckaje që është në kundërshtim me vetë fenë, shtetin shqiptar dhe shoqërinë shqiptare multireligjoze. Kemi qenë pjesë e një realiteti të dhimbshëm 12 muaj më parë”, vijon Gurra.

Myftiu i Tiranës dënon aktet e terrorizmit të ndodhura së fundmi ndërsa thotë se është detyrë e drejtuesve fetarë, veçanërisht atyre myslimanë, të predikojnë paqen dhe harmoninë fetare perms institucioneve fetare legale.

“Më ngarkon me përgjegjësi të dyfishtë prezenca me hierarkët e lartë në parij në janar 2015 ndaj sot cdo funksionar fetar më së shumti myslimanë ngarkohet me barrën dhe përgjegjësinë e dyfishtë për ruajtjen e stadit të lartë që është ngritur imazhi i Shqipërisë në nivel ndërkombëtar pra harmonia religjoze”, thotë ai.

Pas sulmeve në Paris, Komuniteti Mysliman Shqiptar ngriti shqetësimin se disa xhami në qytete të ndryshme në Shqipëri ushtrojne aktivitetin jashten juridiksionit te komunitetiti musliman, duke mos patur informacion as mbi financimin as mbi predikimet brenda tyre. Një prej të cilëve ishte edhe xhamia e Mëzezit./ TCH

14 Komente

po mire shtepite pa leje ,qe tek e fundit jane per te banuar,po objektet fetare si i le shteti te ngrihen pa leje!!as ne somali sma ha mendja qe mund te kete nje situate te tille,persa u takon ketyre ceshtjeve.  anarki totale  ne cdo fushe!   dhe nuk te mos vesh re qe burri i sllobodankes eshte njeriu pergjegjes per kete fryme antishtet qe mbizoteron.

Oooo Blendo , boll se skemi takat mo .

Xhamite jashte juridiksionit te Komitetit Mysliman, fare mire mund te survejohen dhe te zbulohen lidhjet me wahabistet ekstremiste. 

Eh, e kishte zgjidh mire kete ceshtjen e juridiksionit komandanti po kujtoi mileti se ja fuste kot 

do me kerkoni tha

Respekte komandantit vendi i pare atesit ne bote! Fqinjet nuk kishin asnje problem me trafik droge, trafik te qenieve njerezor,prostituta , kontrabande mallrash ect ... Por persa i perket juridiksionit, ate mund ta bejne edhe sot Parlamenti, e kane ne dore vet  te vendosin ligjin dhe kontrollin mbi keto institucione ! Te kontrolloje dhe investigoje te gjitha financimet qe vijne nga jashte duke i monitoruar ! 

sa te veshtire e ka shish te shpartalloje nje grup ordineresh qe flasin ne emer te Allahut dhe pregatisin djem te rinj per xhihad ?

 

shteti te kap me lepur ose me kale, ama po te doje te kap dhe ske cfare ben

Duhet te ngjallet Gazidede qe ti bote keta terorista me fol me vehte. 

respekt per gazideden. ishte zotni burre. te ishte ai ndryshe do ishin punet

Myftiu Gurra flet si me qene tu fol nga ballkoni i presidences, ca o ky stil i te folmit njeher?

pastaj nuk o problemi pse disa xhami jane jasht kontrollit te Kmsh. Kmsh nuk esht nje institucion gjitheperfshires ku besimtaret te nihen me termen te perfaqsum, dhe dihet qe kontrollohet nga gylenxhit. 

 

Edhe ne Usa nuk ka institucion qendror qe kontrollon xhamite. Ato themelohen dhe mirembahen nga vete komunitetet lokale, dhe ketu kemi fare pak probleme me klerike radikale. Ndoshta decentralizimi do duhej te shikohej me nga afer si nje zgjidhje e mundshme, dhe veshja e komunitetit lokal me pergjegjesi 

Shume ashper po flet per keta bij te perendise o armir. Nuk eshte mire keshtu...

Kush me Imami i Mezezit eshte bir i Perendise ? smiley

Zhe sui Mezezi' do thosh ajo goca. 

Armiri e paska me gjylexhinjte...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).