Dua të them që në fillim se shprehja që më tërbon më shumë është se ne shqiptarët nuk bëhemi. Ky vend nuk bëhet kurrë! Po ashtu, ndjehem shumë keq kur shkruaj për gjëra të këqija. Por brenda 24 orësh u bëra dëshimitar i dsia sjelljeve dhe fakteve të tilla, që nuk lidhen as me politikën e keqe, as më drejtësinë e korruptuar, por me ne si qytetarë, me këtë “çikë” shtet që kemi dhe një budallallëk ta madh sa tërë historia jonë.

Absurdi I: Dje pasditë po ecja në rrugën e Durrësit, në Tiranë. Një rrugë moderne, më e mira në Shqipëri për nga standardet. Me nga 3 korsi në cdo anë, me korsi emergjence, korsi bicikletash dhe trotuar për këmbësorët. Më shumë s’mund të bëhet. Por ndërsa sirena e autoambulancës ulërinte, korsia e emergjencës ishte mbushur me makina.

Absurdi II: Policia i vë gjobë shoferit se s’kishte vënë rripin e sigurimit, edhe pse ai i kishte zënë korsinë e emergjencës.

Absurdi III: E njëta rrugë. Nga sheshi “Shqiponja” deri tek Zogu i ZI, ka 5 semaforë, 5 koridore vijash të bardha, që tashmë janë kafe që të mos mbulohen nga zhuli. Me pak fjalë në cdo 150-200 metra ka një semafor, pasi kjo rrugë ka qenë e përgjakur nga aksidentet. Por jo! Njerëzit të futen sërish para makinës, edhe kur janë vetëm, 5 metra larg semaforit.

Absurdi IV: Sot në mëngjes mora autobusin. Shoferi ecën me 10 km në orë. Udhëtarët turfullojnë, thonë ec, pasi janë vonë: “Kam urdhër nga menaxheri. Kaq e kam të lejuar”- përgjigjet shoferi, pa e vrarë mendjen, pasi i është regjur lëkura nga këto kërkesa. Në stacionin e radhës shoferi zbret fare, pasi autobusi paraardhës ishte dy stacione afër… duhej të vonohej pak. Zbrita dhe unë. Ika në këmbë.

Absurdi V: Kjo m’i ngriti qimet përpjetë. Në Gazeta Shqiptare lexova britmat e ca specialistëve të monumenteve të kulturës për restaurimin e një sinagoge në Sarandë. Kishte edhe ca foto që tregonin punën për restaurimin. E dini si po e restauronin? Po suvatonin muret e lashta të sinagogës, kishin marrë ca punëtorë, nga ata që dalin në kryqëzime e kërkojnë punë, me mistri, lopata e kova me llaç dhe po restauronin sinagogën.

P.S: Më duket se është bërë për tu suvatuar edhe Butrinti. Kalaja e Rozafës ka mbetur për faqe të zezë, nuk u gjend një kryetar bashkie apo një firmë ndërtimi ti hedhë një dorë suva e ta lyejë me bojë vaji se ka ngel për turp. Ka 2000 vjet ashtu!

26 Komente

Kjo pyetje ka munduar shqiptaret ne shekuj.

Do behet Arberia o i madhi Skenderbe i thoshin ushtaret?

Do behemi dhe ne o ati yne? (Ismail beut)

Do benet Shqiperia o komandant? ( shokut Enver).

 

Absurdi V: Kjo m’i ngriti qimet përpjetë. Në Gazeta Shqiptare lexova britmat e ca specialistëve të monumenteve të kulturës për restaurimin e një sinagoge në Sarandë. Kishte edhe ca foto që tregonin punën për restaurimin. E dini si po e restauronin? Po suvatonin muret e lashta të sinagogës, kishin marrë ca punëtorë, nga ata që dalin në kryqëzime e kërkojnë punë, me mistri, lopata e kova me llaç dhe po restauronin sinagogën

per kete qe thua na sqaron nje mik virtual ketu qe punon ne ministri te kultures dhe mbrojtes i madh i species se shqinave smiley 

Ne te bam jena ! 

Per se mbari , eshte fjala...

A do (mund) të bëhemi ne shqiptarët?

Çfare do (mund/duhet) te behemi ne shqiptaret?

Mentori shkrete po me keto tekste ngeli, aman, do shkruaj nje histori romake per Mentorin qe vijon: "Mentori erdh, pa dhe u ankua".

Pa e lexuar fare tekstin e meposhtem, me mjaftoi paragrafi i pare qe te mos u jap rendesi cfaredo lloj problemi te kete permendur, sado te drejta t'i kete verejtjet. Robt qe perdorin kete shperhje ose i lidh puna me politiken, ose jane te deshtuar dhe fajesojne te tjeret, shqiptaret, ose ndjekin rrymen e ketyre dy te pareve dhe nuk mendojne dot me vete.

Ti Mentor e ke jeten te lidhur me lajmet dhe politiken. Edhe une ne depresion do isha po te merresha cdo dite me gomarlliqet e politikaneve. Njera pale ekzagjeron sikur cdo gje ecen shume mire, pala tjeter ekzagjeron sikur cdo gje eshte sterre e zi, gazetaret qe jane mes ekzagjerimeve shkeputen komplet nga realiteti. Asgje ne nivel real, vetem hiperbola acaruese qe te tre. Kaq ka politika shqiptare dhe mediat qe jane pjese e saj. Budalla kush i ndjek me detaje.

Ndersa Shqiperia reale, nderkohe, eshte cdo vit e me ndryshe nga c'ka qene. Dhe jo fale politikaneve. Jo fale gazetareve qe jane pjese e politikes e qe kujtojne se qurravitja eshte i vetmi element qe perben nje shkrim. Cdo hap qe ka hedhur Shqiperia e ka hedhur nga te tjere njerez. Nga ata qe energjine e perditshme njerezore e japin tek puna, biznesi, familje, pavaresisht llogjeve, dhe kohen e lire e kalojne duke shpenzuar te ardhurat e kesaj pune, sadoqofshin, per gjera pozitive, jo me qurravitje.

aman o shkabe. shqiperia eshte bahce me lule, po keta inferioret dhe deshtaket kaq dine kaq bejne. vetem mos u ve fajin emigranteve kete rradhe. mentori ben kikiriki nga brenda bahces. nuk eshte nga ne qe flasim nga pertej gardhit dhe nuk e ndjejme aromen e kendshme te luleve.

haj tung. dhe mos harro ilacet plako. 3 here ne dite te ka thene doktori.

 

Une nuk kam thene qe eshte bace me lule, por qe ndryshon cdo vit per mire. Ti ke thene qe gjithe shqiptaret ne angli merren me krime. Tani se kush ka nevoje per ilace, duket qarte.

Njera pale ekzagjeron sikur cdo gje ecen shume mire

smiley

Kush je ti qe ke uzurpuar profilin me te fundit te shkabes? smiley

shkaba nuk e di as vete se kush eshte.

ti pyet neronuan se kush eshte shkaba.

Une nuk genjej si ju, jardin. Ti ngaqe je militante e verber qe vjen sajon ketu lloj-lloj gjerash, pret te jene te gjithe si ti. Une e di shume mire qe Rama s'eshte ideali per Shqiperine, po ashtu sic di qe ne krahasim me Berishen eshte 100 here, 1000 here me i mire. Jane si nata me diten. Kush thote qe jane njesoj eshte thjesht militant i deshperuar qe s'i ka mbetur argument per te thene qe Berisha eshte i mire, ndaj detyrohet te thote qe dhe Rama eshte po aq i keq sa Berisha. Jo, as qe i afrohet.

Mentori eshte i vonuar. Ne shqiptaret "te bom" jemi. Dmth jemi te droguar, jemi dru ose dhoge, nuk na ben pershtypje asigjo. Edhe kjo eshte nje harritje por Mentorin e paska myt pesimizmi. Do progres? Dil neser ne dhimostrate dhe jepi derrmen bijve te eterve. 

smiley kisha kohe pa degjuar fjalen dhoge ose lloge ne vlore

Shqiperia cka qene (germadhe)

C'eshte  (mish mash)

Dhe c'do te behet (se merr vesh i pari te dytin)

Ja ku ishim 91 vjet me pare

Pesë pikat kritike të shoqërisë shqiptare që F. Noli i shpalosi më 1924, në një fjalim në Parlamentin Shqiptar

E para. Anarkia fetare: Katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë (të lartë) bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu dhe beu më bujk se bujku. 

Kemi një shembull të bukur për partinë popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anëtarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve: Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. 

Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë që mund t’i copëtosh, por jo t’i shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. 

Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ia prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. 

Po të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.
 

S' ka munci. Noli paska udhetu ne kohe.

Jo vetem shume mbrapa, po dhe ne drejtim te gabuar  smiley... tha nje i mençur

Jo vetem mbrapa po dhe skic, thote Mirjani i shkrete, se u bo per rahmet.  smiley

smiley Mentorrrr

Ky sikur do ikte. S'paska gjet bilete ket jave. Hajt se lirohen dhe buletet pas Krishtlindjes.

o mentor muchnanisti,nuk behesh kurre  njeri po te mungoi nacionalizmi!

pa te do ngelesh gjithmone tek kategoria e jevgut.  ai eshte gjithmone ne kerkim te padronit te radhes.

 

Ti sikur do te ikje nga Shqiperia o Mentor.
Akoma atje qenke?

Shqiptaret shtet i ben tregu i lire,fjala e lire,liria e veprimit,liria e vendosjes,liria e levizjes,liria seksuale,liria fetare..liria e Saliut..etj liri sa te duash.. i ka kapitalizmi keto!!

Shqetësime normale për individët normalë, se për ata anormalë shkrimi është subjekt talljeje. Nëse këto "siklete" nuk do ti kishim në pjesën më të madhe të ditës besoj, do të ishte shmë shumë më mirë. Kto profilet që komentojnë në flamuj të huaj mendoj se duhet ti kenë shembujt konkretë sesi në vendet e tyre shoqëria përparon në momentin që lëviz nga baza e piramidës, aty ku kërkon giëratë elementare, ato për mbijetesë, jetike e intelektuale.

Edhe unë dua të hip në autobus nga dera e parë (aty ku lexon "hyrje"), të mos të rri ngjeshur e të mos di kur vjen autobusi. Të mos ruaj njerëzit që hidhen nga trotuari në rrugë si kangurë të papërgjegjshëm. Të mos kem merak të përdor biçikletën. Të nxjerr dhe fëmijët me biçikletë. Etj etj etj

 

 

Sikur shkrimi te kishte titullin "Probleme qe na prekin te gjitheve" ne vend te "A do behena najhere lale?" me siguri qe do ishte marre me seriozisht. Brendia eshte po ashtu e dobet pa ndonje lloj reflektimi.

Si dhe do shtoja qe si popull kemi tendencen te duam te arrijme shpejt gjera qe te tjereve i kane marre shume kohe dhe leke. S'eshte problem me qene kerkues, po cdo gje duhet vendosur ne kontekst. Nuk rivalizoni dot vendet perendimore, se duhet LEK. Shikoni te rrisni mireqenien, prej kesaj ka per te ardhur cdo gje tjeter.

Ne te bome jemi por kemi fryke ta pranojme sepse po e pranuam atehere duhet te jetojme me ndershmeri , gje qe e kemi te veshtire .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).