Si ti perdorim zyrat e kembimit valutor per pastrimin e parave?

Ne date 2 dhjetor u arrestua nje prokuror, Haxhi Giu, me akuzen e korrupsionit pasiv. 

Ka qenë ora 15: 13 minuta kur efektivët “Shqiponja” të policisë së Tiranës kanë arrestuar prokurorin Haxhi Giu 55 vjeç. Sipas Prokurorisë  Haxhi Giu ka tentuar që të ndryshojë klasifikimin e një vepre penale  në këmbim të një shume parash për Paulin Shporin, i akuzuar për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Prokuroria nuk specifikon sa ishte shuma, por në njoftimin e policisë thuhet se shuma e parave ishte 29 mijë euro.[ORA NEWS]

E gjithe vemendja mediatike u perqendrua mbi veprimet/mosveprimet e prokurorit, por fakt interesant ishte perfshirja e nje agjencie kembimi valutor ne marredheniet ndermjet prokurorit dhe personave qe synonin te ushtronin ndikim te paligjshem. 

Takimi me prokurorin në një pikë të këmbimit valutor–Aleks Shpori, në muajin Shtator 2015, është vënë në kontakt me prokurorin e çështjes, Haxhi Giu dhe i kërkon që, në këmbim të një shume parash, të ndihmonte Paulinin të dilte nga burgu. [...] Pas këmbënguljes së shtetasit Aleks, prokurori i cakton një takim në Tiranë, fillimisht në një lokal dhe më pas së bashku shkojnë në një pikë këmbimi valutor. Sipas hetimit, në këtë pikë këmbimi valutor, shtetasi Aleks depoziton një shumë parash, si “garanci” për shërbimin antiligjor që do t’i kryente prokurori.[ORA NEWS]

Qe agjencite/zyrat e kembimit valutor jane te perfshira ne pastrimin e parave te krimit dhe te korrupsionit, kjo dihej. E re duket se keto po perdoren edhe si banka apo zyra noteriale, per te leshuar garancite. 

Ka nje rregullore per veprimtarine e ketyre agjencive: "Rregullorja per veprimtarine valutore” e Bankes se Shqiperise miratuar me Vendim te Keshillit Mbikqyres nr.31, dt. 06.06.2007 dhe ndryshuar me vendimin nr 73, date, 27.11.2007. Dhe sipas kesaj rregullore duhet qe zyrat e kembimit valutor te regjistrojne klientet, sidomos kur behet fjale per shuma te medha, dhe per te parandaluar pikerisht pastrimin e parave. Ja p.sh. nje pjese e rregullores e zyrave te kembimit valutor sipas Postes Shqiptare.

Per çdo kembim valutor te leshoje dokumentin per veprimin e kryer. [...] Ne faturen e kembimit te plotesohen sakte te dhenat per: - Data, Ora; - Emri Mbiemri i individit qe kryen kembimin valutor; - Shumen per t’u konvertuar; - Kursin e kembimit; - Shuma e konvertuar; - Firma  individit dhe e arketarit te sportelit. ... Raportimin prane autoriteteve perkatese per transaksionet e dyshimta dhe per transaksionet vlera e te cilave tejkalon kufirin e percaktuar nga ligji “Per parandalimin e pastrimit te parave“. [Posta Shqiptare]

 

Dmth. Banka e Shqiperise duhet te kete informacion mbi te gjithe gjykatesit, prokuroret, zyrtaret e larte te shtetit qe ndermarrin veprime te tilla, si pastrimi i parave, nepermjet zyrave te kembimit valutor. Me tej, edhe kamerat e sigurise qe kane keto agjenci, duhet te mbajne informacion te bollshem per surreterit e ketyre njerezve. 

Megjithate zyrat e kembimit valutor raportone rralle kesi veprimesh. P.sh. sipas nje raporti te Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave per vitin 2013, vihet re nje ulje e ketyre raportimeve per zyrat e kembimit valutor. Nga 14 ne vitin 2012, ne 8 raportime ne vitin 2013 nga keto zyra, edhe pse sipas Drejtorise numri i rasteve per deklarime/mosdeklarime te vlerave ne kufi eshte rritur nga 11 ne 2012, ne 28 ne 2013 [DPPP]

Tani te na tregoje Pjeri se ku i kemben parate per qoftet e birrat qe rrekellen ne Tirane. 

 

9 Komente

Bulkthi, agjensia e kembimit valutor, eshte nje njesi ekonomike e vogel qe e bazon fitimin tek diferenca ditore ose oreshe, ndermjet blerjes se valutes dhe shitjes se saj. Tek kjo diference bazohet ter, Ter, TER puna e saj. Pastaj, ato pordhet me rigon qe shesin njerzit andej-kendej, si gjeluca, per te ndikuar ne imazhin e ter agjensive financiare shqiptare, ato nuk pine uje ne çdo lloj agjensie valutore. Seç bejne njerzit, punonjesit e ndryshem te administrates shteterore, kjo nuk eshte pune e agjensise se kembimit valutor, por e agjensise se krimit financiar. Dhe keta te fundit, nuk jane aq budallenj sa te kriminalizojne nje sistem te tere, kur me pislliqe mirren dy pale, prokurori dhe i pandehuri apo i arrestuari. 

Une vertet, para shum viteve, kam hedhur idene per formalizimin e kambisteve (lexo VQ) por kjo thjesht qe te regjistrohej ter xhiroja e tyre, te shihej se sa i madh, sa vlere eshte/ka kjo pakete. Dhe kjo vlente per BQ (Banken Qendrore) e cila kryen emetimet e duhura ne favor te ekonomise, per te mos i lene vlerat ne gjendje statike, te fjetura. 

lexo VQ

Keto 2 fjale duhet te skaliten ne gur, pastaj te lyhen me ar.

Dihet qe te gjitha dihen, por mbulohen me gjethe fiku se gjithashtu dihet qe s'ka shume te interesuar per ti zbuluar gjerat (apo frike nga zbulimi, se kur s'ka shtet funksional mafiozet s'kane frike), me perjashtime te ndonje perpjekje mediatike si p.sh. BIRN kohet e fundit.

Respekt per mundimin po shkrimi ka mungesa ne aresyetim. S'ka lidhje fare exchange me pastrimin e parave, e ka shpjeguar pjeri me siper. Pastaj te quash rastin e prokurorit money laundering do te thote te mos kesh idene e fenomenit.

Jane me dhjetra restorante luksoze fantazme ne Tirane, qe megjithese nuk frekuentohen fare, qendrojne aty stoike duke mos pjerdhur fare per logjiken e ekonomise se tregut. Jane rasti tipik i pastrimit te parave, qe do te thote qe pronaret justifikojne miljonat e fituara kush e di se si, me te ardhurat nga keto restorante. Me fjale te tjera pastrimi i parave behet vetem nepermjet bankave. 

me fal more trim.. po si mendon se do ti merrte keto para prokurori? si do ti justifikonte ne banke.. nuk besoj se do ti merrte ne qeske, por do t'ja dergonte vellai nga Kanadaja me Western Union.. si ai i gjykates se tiranes qe ja sillte motra pensioniste... sidoqofte, keto para, sido te kishin ardhur ne zyren e kembimit, duhet qe te deklaroheshin. 

Po or bulkth po, do ti merrte ne qese dhe pale ku do ti conte, pervec bankes. Nuk e kuptoj si mund te mendohet qe nje prokuror te depozitoje ne banke parate e korrupsionit, pavaresisht alibise. Llogarite bankare te zyrtareve jane te kontrollushme, pastaj duhen bere deklarimet vjetore te pasurise, etj. Se hajdut+budalla edhe mund te shkoje, po prokuror+hajdut+budalla snuk.

Ne kohen e regjimit totalitar, kur vendosnim baste per ndeshjet e futbollit aty tek shkallet e pallatit te kultures, ishin dhe disa persona qe luanin rolin e ndermjetesit dhe te garantit per realizimin e bastit. Keshtu psh, kur vija bast per 1 mije leke se  skuadera X fiton dhe bastexhiu tjeter po 1 mije leke per skuadren Y qe fiton, ndersa barazimi ndahej, shuma e parave prej 2 mije lekesh i lihej ndermjetesit/garantit, i cili i mbante keto para deri ne perfundim te ndeshjes dhe pastaj sipas rezultatit te ndeshjes i dorezonte keto para tek fituesi. Edhe ne kete rast, agjensia e kembit valutor ka luajtur kete rol dhe eshte perzgjedhur per kete gje pasi duke pasur edhe kasaforte garantonte me mire edje sigurimin e parave. Por kjo gje nuk ka asnje lidhje me pastrimin e parave. Eshte thjeshte nje sherbim konfidencial.

ate nuk e di ti, as une... por keto para mund te pastroheshin me nje dokument te leshuar nga zyra e exchange per prejardhjen.. ose shitje makine me noter

 sherbim konfidencial  pa pranine e shtetit (shmangie nga taksat )   eshte veprimtari e pa ligjshme 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).