Ka qenë ora 15: 13 minuta kur efektivët “Shqiponja” të policisë së Tiranës kanë arrestuar prokurorin Haxhi Giu 55 vjeç. Sipas Prokurorisë  Haxhi Giu ka tentuar që të ndryshojë klasifikimin e një vepre penale  në këmbim të një shume parash për Paulin Shporin, i akuzuar për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Prokuroria nuk specifikon sa ishte shuma, por në njoftimin e policisë thuhet se shuma e parave ishte 29 mijë euro.

Sëbashku me Haxhi Giun është arrestuar edhe një shtetas tjetër Aleks Shpori, 29 vjeç, i cili la garanci 29 mijë euro në këmbim të zbutjes së dënimit për vëllain e tij Pualin Shpori. Sipas Prokurorisë në shtator të këtij viti Aleks Shpori eshte vene ne kontakt me Prokurorin Giu, duke kërkuar që i vëllai të dilte nga burgu.

Në këto kushte prokuror Giu kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme që të zbutet pozita proceduriale e shtetasit Paulin Shpori, nga i akuzuar për  “trafik të lëndëve narkotike”, në  “moskallëzim të krimit”. Por, kjo kërkesë u hodh poshtë, duke e vazhduar hetimet dhe në përfundim Paulin Shpori u dënua me 8 vjet burg.

Pas dhënies së vendimit, Prokurori Giu u takua sërish me Aleks Shporin, duke i thënë se nuk mund të bëntë asgjë, pavarësisht tentativave. Në këto kushte, shuma e garancisë prej 29 mijë euro i është kthyer vëllait të Paulin Shporit.

Arrestimi i prokurorit Haxhi Giu dhe shtetasit Aleks Shpori vjen pas dy muajsh hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me task forcën e policisë.

Prokurori Giu  ka kryesuar hetimet edhe për vrasjen e Azem Hajdarit.

Momenti i arrestitmit të prokuroit Haxhi Giu

Policia ka publikuar një video të momentit të arrestimit të Prokrurorit. Në pamjet filmike policia ka ndaluar prokurorin teksa ai ishte duke udhëtuar me mjetin e tij luksoz me targa AA 669 AL. Pas ndalimit policia i ka komunikuar urdhërin për arrestim.

Efektivi: Drejtoria e Policisë së Tiranës, zoti Prokuror  ka dalë një urdhër arresti për ju. Siguroni makinën në frana ju lutem. Zbrisni me qetësi nga makina…

Prokurori i kërkon policisë që të mos shqërohet me makinën e policisë, por efektivi i thotë që të hyjë në mjetin e policisë.

Efektivi: Të lutem hajde te mjeti i policisë

Hetimet e Prokurorisë për Haxhi Giun

Takimi me prokurorin në një pikë të këmbimit valutor–Aleks Shpori, në muajin Shtator 2015, është vënë në kontakt me prokurorin e çështjes, Haxhi Giu dhe i kërkon që, në këmbim të një shume parash, të ndihmonte Paulinin të dilte nga burgu. Nga hetimi rezulton se prokurori Haxhi Giu ia ka bërë të qartë shtetasit Aleks Shpori se pozita proceduriale e të vëllait të tij është e vështirë dhe nuk mund ta ndihmojë. Pas këmbënguljes së shtetasit Aleks, prokurori i cakton një takim në Tiranë, fillimisht në një lokal dhe më pas së bashku shkojnë në një pikë këmbimi valutor. Sipas hetimit, në këtë pikë këmbimi valutor, shtetasi Aleks depoziton një shumë parash, si “garanci” për shërbimin antiligjor që do t’i kryente prokurori.

Giu kërkoi zbutje të veprës penale në “moskallëzim të krimit”- Pas këtij takimi, Prokurori Haxhi Giu vihet në lëvizje për të plotësuar kërkesën korruptive të shtetasit Shpori. Prokurori Giu dërgon një informacion në Prokurorinë e Përgjithshme, sipas të cilit, nga shqyrtimi i elementëve të dosjes hetimore, duhet zbutur pozita proceduriale e shtetasit Paulin Shpori, nga i akuzuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, në veprën penale të “moskallëzimit të krimit”.

Prokuroria e Përgjithshme nuk pranoi kërkesën e Giut- Kjo kërkesë e prokurorit Giu nuk u pranua nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila, pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorit dhe materialin hetimor të dosjes, konkludoi se shtetasi Paulin Shpori duhej akuzuar deri në përfundim të gjykimit për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, pra, me të njëjtën akuzë për të cilën po gjykohej deri në atë moment.

Paulin Shpori u dënua me 8 vjet burg–Në këto kushte, prokurori Giu vijon procesin gjyqësor dhe në përfundim, shtetasi Paulin Shpori dënohet me 8 vite burgim për veprën e “trafikut të lëndëve narkotike”.Pas dhënies së vendimit, prokurori i çështjes takohet sërish me shtetasin Aleks Shpori në të njëjtën pikë këmbimi valutor në Tiranë, ku i bën të ditur se, pavarësisht tentativave konkrete, nuk mund të bënte asgjë për të ndihmuar Paulinin. Ndërkohë, shtetasi Aleks Shpori ka tërhequr nga pika e këmbimit valutor shumën që kishte lënë “garanci” dhe është larguar pa e kryer “pagesën” ndaj prokurorit, për shkak se nuk u arrit të zbutej akuza për vëllanë e tij.

Pse u arrestua Haxhi Giu?

Policia sqaron se prokurori Haxhi Giu i kishte marrë shumën e parave prej 29 mijë euro Aleks Shporit  për ndryshimin e masës së sigurisë për vëllain e tij, i cili akuzohej për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

“Nga hetimet e kryera në kuadër të proçedimit penal viti 2015 të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë ka rrezultuar se shtetasi Aleks Shpori ka pasur vëllain e tij Gj. Sh nën hetim me masën e sigurimit personal “arrest në burg” pasi ai në bashkëpunim me shtetasit I.R, A. B, B. Xh.P, A. B janë arrestuar në flagrancë më datën 29.08.2014 për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore të komisariatit të Policisë Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia sqaron se “Gjatë fazës së gjykimit shtetasi Aleks Shpori është takuar disa herë me prokurorin e kësaj çështjeje shtetasin Haxhi Giu të cilit i ka afruar shumën 29.000 euro në këmbim të ndryshimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” për vëllai e tij Gj. Sh. Por, nisur nga fakti që nuk është bërë e mundur ndryshimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin Gj. Sh, nga ana e prokurorit të cështjes Haxhi Giu është kthyer mbrapsh shuma prej 29.000 euro tek vëllai i tij Aleks Shpori.”

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua shuma 29.000 euro, DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange) ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

Disa ditë më parë një prokuror nga Fieri, Petrit Vukaj u arrestua pasi pranoi rryshfet për zbutjen e dënimit për një të akuzuar.

19 Komente

opa, filloi  dhe reforma e shumepritur ne drejtesi!  reforma vonon, po nuk harron, tha..

 

po mire, goxha burre i ndershem dhe integer me duket ky Haxhiu mua.. nuk i mbaroi pune, ja ktheu leket koker me koker, hallexhiut.

Se mos eshte vetem ky; ka te tjere qe i kan lujt fene me zullume! 

Keta merhum dallkauk, qe u ka mbetur ora akoma ne Perandorin Turke (skam asgje me Porten e Larte, te kuptohemi) kane qene korrekt me ligjin vetem kur kane denuar fukarenjt. Ne te gjitha rastet e tjera (ta perseris edhe njehere qe te mos e harroni?!) ata nuk kane dhene drejtesi, nuk kane hetuar per te dhene drejtesi, nuk kane hetuar per te denuar kriminelet, por thjesht kane bere PAZAR!

Do tu sjell pak me vone nje monolog te njerit qe... o lele o lele!

Nuk e kuptoj pse mediat shqiptare, perserin nga 2-3 ose 3-4 here paragrafet ne te njejtin artikull!??

Apo perseritja meme e dijes thuaj.

Qe ndersa lexojme te na vije deshira t'i biem murit me koke. E gjej shpesh kete, perseriten te njejtat te dhena, over, and over, and over... 

Ky Giu me sa lexova une ktu po deshi vellai i te akuzuarit nuk denohet asnje dite .

po ketyre u mjafton arrestimi spektakolar, live, sic bene me Fullanin apo edhe Gjiken.. pastaj nese do denohet Giu, tjeter pune.

U doli boja keq fare per dy vjet ktyne Belulo , nuk i beson njeri me .

http://www.peshkupauje.com/2012/10/burra...

 

Burrat e Drejtësisë
 
Kush i njeh Burrat e Drejtësisë në Shqipëri? Njihni ndonjë prokuror, gjykatës apo avokat që nuk ka qenë i përlyer në diktaturën komuniste? Po ndonjë të tillë që t'i ngjajë sadopak, me një gjest të vetëm  Xhovani Falkones? Mos po pretendoj shumë me këto pyetje? Me siguri që po! Që të jem më i drejtëpërdrejtë po sjell këtu një monolog të vërtetë me një prokuror shqiptar: unë nuk mund të shkruaj këtu emrin e tij, prandaj mbetet vetëm të më besoni se të gjitha këto që po shkruaj janë ashtu siç i kam dëgjuar. 
 
"Kur rifillova punë si prokuror thosha me vete se sido që të vejë puna, unë do të përmbahem disa normave elementare, të paktën nuk do të marr njerëz në qafë. Por nuk ishte e thënë që të ishte kaq e lehtë! Shumë shpejt, të njohur të vjetër dhe të rinjë më zunë derën, për çeshtje nga më banalet deri tek ato më të rëndat. Pothuaj i kam liruar nga akuzat kriminelë të deklaruar dhe të provuar. Gjithmonë gjendet një kleçkë që një provë ose rrethanë të mos merret si e tillë. Në fakt në punën time kam shumë shokë, bashkpunëtorë; të gjithë punojmë në një drejtim, duke vendosur çmime dhe pazare për çdo veprim tonin. Unë e di se çfarë ka bërë njeri ose tjetri prokuror, njëri ose tjetri gjykatës, çfarë ka bërë njëri ose tjetri hetues i prokurorisë. Të gjithë, pa përjashtim të gjithë jemi të zhytur deri në grykë. Çeshtjet shkojnë shkallë shkallë duke paguar tarifën e nevojshme, tek ne si organ akuze, tek gjyqtari i çeshtjes, tek avokati, tek strukturat e policisë kur duam që të zhvlerësojmë një provë ose rrethanë të caktuar. Kjo situatë i ka inkriminuar të gjithë, pa përjashtim. E di se kush merr zakonisht dënimin e merituar? Ata që nuk kanë bërë kushedi çfarë, vjedhje të vogla, sherre të rinjësh, përdorues droge, fshatarë, në përgjithësi ata që nuk kanë mundësi të paguajn. Ndonjë herë tjetër do të të tregoj gjëra që do të lënë pa fjalë! Dhe unë jam pjesë e kësaj maskarade… “ (Çdo ngjashmëri me persona të caktuar është krejt rastësore! Ed Martini)
 
Pa fjalë, mos më thoni se nuk ndodh pikërisht kështu, pothuaj me të gjithë Punëtorët e Drejtësisë në Shqipëri. Megjithatë unë shpresoj se ka akoma ndonjë që e vret ndërgjegja për çfarë bëjnë e nuk bëjnë metë drejtën në këtë vend të mjerë! 

25 Tetor 2012 - 16:52

Hair inshallah megjithese kjo eshte vetem maja e aisbergut.

Filmimi live e ben te duket demonstrativ, madje dhe prokurori duket teresisht i futur ne rol.

29000 euro rryshfet vetem per nje ceshtje ,pothuaj sa gjysma e rroges mesatare vjetore te nje prokurori ne shba.te ka faj shkaba qe i quan ata qe ikin deshtake ,smiley

Ky eshte nje nga anetaret e skuadres se zjarit.. Siduket ja ndrruan "tyten e armes" dhe ketij. Pune te pabesesh keto, po hane njeri-tjetrin e kane filluar te lepihen tek dyert e kryeministrise.  

 

 

Paska qene goxha kuader. Kishte mbaruar kursin intensiv 6 mujor tek Plepat me porosi dhe nen kujdesin e ish presidentit Sali Rom Berisha.

Qe nga makina qe ka kuptohet qe eshte i korruptuar. Po si ky ka dhe shume te tjere. 

ropt te gjithve... 

po tashi ato 30.000 eurot kush i merr?

Ne emer te gjithe diaspores kerkojme me kembengulje qe hetimi dhe gjykimi i te pandehurit t'i besohet shokut Gjin Gjoni .

sa i emocionum ai polici:

Zoti Prekuror i nderuar / ju lutem zbriteni pak makinen/ rreshtin e trete e kam harruar / por hajde se jeni i arrestuar

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).