Festat e fundvitit e kanë gjetur Tiranën edhe me dy tregje të reja fermerësh, për tregëtimin e produkteve vendase dhe bio. Nga sot, qytetarët e Tiranës mund të zgjedhin tregun te “Ali Demi” ose te “Xhamlliku”,  ku shiten produkte të shëndetshme për konsumatorët kryeqytetas. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, gjatë inspektimit në të dyja tregjet, ftoi si qytetarët që të blejnë produkte të kontrolluara e të certifikuara nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit.
 
“Përveçse me standarde bashkëkohore të tregtimit, në këto dy tregje ka produkte bio të prodhuara nga fermerët e njësive administrative të zonave përreth Tiranës. Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të konsumojnë këto produkte bio, sepse nga njëra anë kontrolli i këtyre tregjeve nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit garanton produktet, por nga ana tjetër, duke blerë produkte vendase zhvillohet ekonomia bujqësore e fermerëve të njësive administrative të Tiranës”, u shpreh nënkryetari Seferi.

Nisma e Bashkisë së Tiranës “Duaje produktin vendas” ka për qëllim të sjellë sa më pranë konsumatorit produktet vendase të shendetshme, si dhe nxitjen dhe promovimin e ekonomisë lokale për fermerët tiranas. Sipas nënkryetarit Seferi, tashmë fermerët e zonave të Bërzhitës, Krrabës, Petrelës dhe malësisë së Tiranës (Dajtit dhe Shëngjergjit) kanë mundësi të tregtojnë këto produkte, por njëkohësisht konsumatori ka mundësi që gjatë festave të fund-vitit të konsumojë produkte bio vendase.

Tregjet e fermerëve do të jenë të hapura për konsumatorin gjatë sezonit festiv. Bashkia e Tiranës ka hartuar edhe një plan veprimi për tregjet e fermerëve, të cilat do të funksionojnë gjatë gjithë vitit si tregje të lëvizshme në zona të caktuara të Tiranës, sipas një grafiku dhe orari të caktuar për të qenë sa më pranë komunitetit.

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi hapjen e tregut të shpendëve në Vishnje, Baldushk, ku fermerët e zonës tregëtojnë gjelin e detit.

12 Komente

Bravo fermerët, ja një lajm qe na mbush me shpres.

Tek xhamlliku kane bere gabim sepse aty jane dhe disa dyqane per keto prodhime qe paguajne qira jo te vogla. Kjo konkurence do i renoje ata.

Ndersa ne Alidem eshte gafe e paster fare sepse zona aty vetem kete shesh ka per vend pushimi. Pleq e kalamaj verdallosen atje. Jane vene disa tenda dhe dy kioska me qofte e birra te hapme. 

Uroj qe te jene te perkohshme, pra vetem per sezonin e festave,  sepse nuk shkohet perpara me teorine e shokut Mao qe fshati te rrethoje qytetin.

Nje ne 'Ali Dem" dhe nje ne Xhamillik...

Hajde gazetare hajde....

Me thuaj sa Ministri' ke ...te te them cfar mut qeverie je ...

Franca - 16 Ministri per 65.3 milion banore - Italia 16 per 60 - Gjermania 15 / 81.8 milion - Brit. Modhe 12 / 62.2 - Polonia 12 / 38.5 - Irlanda 14 / 4.1 milion - Belgjika 12 / 10.9 - Portugalia - 13 / 10.5 - Greqia - 16 /10.7 - Cekia - 16 / 10.6 - Hungaria 8 / 9.9 milion.  - Austria 13 / 8.5 - Norvegjia 14 / 5.2 - Sllovakia 13 / 5.4 - Turqia - 15 / 76.2 - Serbia -14 / 7.4 - Rusia - 20 / 142.3 - Rumania - 23 / 19 ................................................................  ARNAUTISTANI................................................ 19 - Ministri i sherbejne nji popullsie prej 2.9 milion bagetive ( dhen e dhi) ...................... Ne miting , ne miting ....

Qemolo, dole dhe ti nga pozicioni i asnjanesit smiley u bone militant smiley

Milatanti leshit. Une e kom thone perpara po bo vaki ti nuk e ke pa, qe : Njeriu qe urrej me teper se Edrama osht Sali Uturak Qenef Berisha ( TM o-njoni-o ) dhe anasjelltas [ plus everybody in between ]  Te gjithe te korruptum, pa perjashtim. Mjere bagetite mitingashe ...

smiley  kjo me pelqen, sa me shume asnjanes ne kete blog, aq me shume pike fiton ky sajt, e aq me i besueshem behet ne syte e atyre qe e shohin.  

Jo per gjo por seç kishin dale ca llafe se sajti i Diaspores (ky blog) anonte nga e majta, nderkoh qe une ve re se pjesa dermuese e komentatorve, jane kritike si ndaj te majtes ashtu dhe ndaj te djathtes. 

Edhe mu me pelqen qe Peshku eshte bere me dy fela si gjithçka e krijuar, dhe peshqit i bien njesoj, si feles se majte, ashtu dhe feles se djathte, bejne qef me te dyja felet. Keshtu shtohet qefi ne bote.

 

Shyqyr qe bon nje pune te hajrit. Vetem taksat te mos jene te larta, apo te pakten te mos i ngrene, se kjo gje rendon mbi xhepin e varfer te konsumatorit shqiptar. 

ne fakt po te shesin vetem sallate keto dy zona mund te konsiderohen edhe lulishte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).