Pritja e organizuar mes Kryeministrit Rama dhe gazetarëve për festat e fundivitit është shndërruar në një ”arenë kritikash” mes palëve. E zhvilluar në ambientet e Pallatiti të Brigadave, fjalën hapëse e ka mbajtur gazetari Lufti Dervishi, i cili i është drejtuar me tone të ashpra dhe kritike kryeministrit si dhe pronarëve të mediave shqiptare.

“Falë altruizmit të qeverisë tonë dhe Kryeministrit Rama, 85 mijë shqiptarë u ngritën dhe kanë shkuar në Gjermani për ta nxjerrë atë nga kriza… Një falenderim të vecantë për kryeministrin që sot nuk ka ftuar as ambasadorin amerikan. 

Druaj se nëse Lu do ishtë këtu do të fliste për korrupsionin në pushtetin e katërt. Besoj se Lu do të thoshte, 'Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë: nëse keni kërkuar ndonjëherë tendera apo leje ndërtimi në shkëmbimin të një politike të caktuar redaksionale, atëherë jeni i korruptuar.' Ose, 'Ulni kokat dhe shikoni kycet e dorës, nëse ora që mbani është më  shtrenjtë se rrogat e papaguara të gazetarëve atëherë jeni të korruptuar'… ”, tha Lufti Dervishi.

Ndërsa Kryeministri e ka marrë fjalën më pas, ku ka thënë fillimisht se ka qenë mjaft e vështirë që të mblidheshin gazetarët dhe drejtuesit e medias, pasi këta të fundit kishin kërkesa se me kë nuk donin të uleshin nëpër tavolina. Rama tha se këtë vit që po lëmë pas, media e ka trajtuar atë si një kavie dhe shënjestër lloj lloj akuzash.

“Nuk presim ngushëllime sot edhe mund të qeshni, doja t’ju kërkoja me urdhër një duartrokitje për Endri Fugën për tre arsye. E para se hoqi picirin duke kërkuar folësit; njëri nuk flas se më shan Lubonja, tjetri nuk flas se nuk di kush do flasë tjetër, një tjetër nuk flas se po fola i them të gjitha. Besoj arsyeja e dytë meriton dhe kjo një pjesë duartrokitje se hoqi picirin se kush nuk donte të ulej me kë, dhe Lutfiu me të drejtë tha që me protokollin merrem vetë, po jeni ulur pa protokoll se numri i njerëzve që nuk donin të uleshin me tjetrin ishte imponues. E treta se Fuga paralajmëroi se asnjëri nuk do duartrokitste për tjetrin dhe kjo ndodhi… Fuga ju njeh shumë mirë”, u shpreh Rama.

“Mua nuk më harrohet dot, se edhe unë kam qenë pjesë e juaja, jo si gazetar, zoti na ruajtë, por si një shkrimtar… Unë jam mes jush si kavie e punës suaj dhe duhet të pranoj pa u ndjerë gërshërët e juaja, darat, cekicët etj.,prandaj kam bërë zgjedhjen që të mos ju dëgjoj më live, por vetëm të lexoj një përbledhje njëfaqëshe… Përgjithësisht është kështu, besoj se edhe ju do të jeni rehat me këtë…”, tha ai.

“Mblodha disa detaje se çfarë kishit bërë me mua për një vit, si lëndë e parë e prodhimeve tuaja. Shumë mund është derdhur këtë vit për të më bërë copa e çika, e për të nxjerrë prej tyre përfundimet për qëllimet e mia të paekzistuara, deformimet, komplekset, frikërat, halat në syrin tim, gjëmimet në veshët e mi”, vijoi më tej Rama.

Në përfundim të fjalës së tij, të cilën Rama u kujdes “që ta përfundonte sa më shpejt”, u uroi të gjithë pjesëmarrësve urimet e tij për festat e fundvitit.

 

Rama u le gazetareve edhe kuponin tatimor

Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar qe në darkën që ka shtruar sot me gazetarët dhe njerëz të medias te tregoje edhe shpenzimit për ato që do konsumohen, duke lene ne tavolina edhe kuponin tatimor. Kryeministri është treguar i kujdesshëm t’u tregojë gazetarëve që fatura e tavolinës është me kupon tatimor.

30 Komente

Hahaha haha ha h ......

“Falë altruizmit të qeverisë tonë dhe Kryeministrit Rama, 85 mijë shqiptarë u ngritën dhe kanë shkuar në Gjermani për ta nxjerrë atë nga kriza… nëse Lu do ishtë këtu do të fliste për korrupsionin në pushtetin e katërt. Besoj se Lu do të thoshte, 'Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë: nëse keni kërkuar ndonjëherë tendera apo leje ndërtimi në shkëmbimin të një politike të caktuar redaksionale, atëherë jeni i korruptuar.' Ose, 'Ulni kokat dhe shikoni kycet e dorës, nëse ora që mbani është më  shtrenjtë se rrogat e papaguara të gazetarëve atëherë jeni të korruptuar'… ”, tha Lufti Dervishi.

Lufti ishte caktu si foles nga gazetarët rebele që refuzuan darkën e kryeministrit me median : Andi Bushati, Andi Bejtja, Nikolle Lesi, Arian Çani, Fatos Lubonja, Mustafa Nano dhe Çim Peka, Enton Abilekaj.smiley

" .....“Falë altruizmit të qeverisë tonë dhe Kryeministrit Rama, 85 mijë shqiptarë u ngritën dhe kanë shkuar në Gjermani për ta nxjerrë atë nga kriza…." 

smiley 

A ka noi link live nga kjo mbremje smiley

Por s'ka ardhe akoma dita qe te kuptoje kungulli jot pa fara dhe i te tjerve intelektual t'mdhej si ty, se esenca e krimit si emocion mbetet e njejte ne univers, sidoqofte perdridhet politika me lodra fjalesh dhe lodra veprimesh.

Unë jam mes jush si kavie e punës suaj dhe duhet të pranoj pa u ndjerë gërshërët e juaja, darat, çekiçët etj.

E çfar rendesie ka nese vret ose torturon te tjere dhe te tjere te vrasin apo te torturojne, ose ti vetvritesh apo vetetorturohesh, shpirterisht apo fizikisht?

Kush zhduk kete lloj esence eshte vertet revolucionar, ndersa çdo lloj revolucionari tjeter (sidomos soji i lagjes Saint Germain des Prés), historikisht vetem ka shtuar emocionin e krimit, paralel me rritjen e entropise termike.

Ky eshte kuptimi i mesimit historik, ne kuptimin me te thelle fare shok Enver eshte realizimi i çfare ndjene emocionalisht Zogu dhe Noli nga armiq dhe akoma me teper nga miq tradhetare. Çfare ndjene emocionalisht prifti demokrat dhe mbreti tiran ishte pergatitje terreni, ishte preçedence per emocionet sublime te sekretarit te pare.

Kurse sistemi, demokracia, mbretnia, fashizmi, komunizmi, majte dhe djathte, etj, jane vetem lekura te dores se dyte, dhe kur mbivlersohen si paresore jane vetem lekura te kalbura ne plehera ku zhyt feçken intelektuali i modh per te flakur ne ajer kalbesira intelektuale duke shtuar entropine emocionale te krimit. 

 

Standart i ri, ske ci thua!

Shqiptaret mire keq, kane bere nje zgjedhje ne 2013-ten. Me shpresen se ky burre i gjate dhe i pashem, elokuent dhe shpotites deri ne dhimbje, do ti nxirte nga kriza ekonomike dhe morale.

Po cfare ndodhi realisht? A jetojne me mire apo me keq shqiptaret? 

A duhet t'i rendis "sukseset" e Kryeministrit tone qe qeverise vetem me Ilir Meten? Po perpiqem te sjell ne formen e disa pikave keto "suksese".

1. Njeqind mije (100.000) shqiptar braktisen vendin.

2. Dyqind mije (200.000) te tjere aplikuan ne Llotatine Amerikane, per t'iu bashkuar Xhibit dhe Qemol Avdis.

3. Afersisht 600 milion Euro u dhane me prokurim te drejt per drejt disa kompani, per disa sherbime koncensionare qe duhet ti bente Qeveria, por ky Krymeminister i ra shkurt dhe mendoi se me mire se sa Qeveria per kete pune mendon biznesi privat.

4. Suksese te papara ne dogana dhe tatime me rreth 300 milion euro mosrealizime, para qe nuk dihet ne cilin xhep kane perfunduar. 

5. Suksese te reja ne vjeljen e pamundur te faturave te energjise elektrike, per njerezit e pamundur, te cilet shiten edhe orendite e shtepise per te paguar faturat. Nje pjese e hajdutve te energjise elektrike perfundoi ne burgje. (Realisht per mua ky eshte nje sukses, por vetem me nje kusht ama: nese OSSHE nuk do ta blinte energjine elektrike me rreth 7.3 euro me shtrenjt se bursat nderkombetare)

6. Pastrimi i listave te ndihmes ekonomike nga rreth 2500 familje te cilat kishin televizor ne shtepi ose nje telefon celular, sepse abuzonin me parane publike, pasi nuk ishin te varfer, thua se supersonic tv qe jep tallava nuk sherben si ushqim per barkun bosh te femijve. 

7. De kriminalizimi i Parlamentit... (qe nuk ka filluar akoma)

8. Reforma ne drejtesi qe nk eshte bere akoma

9. Etj...

10. Etj

Dhe ne duhet te lumturohemi prej lumtrise sepse Fortlumturia e Tij nuk vret si para ardhesi i tij Fortshkelqesia e Tij Sali Meta dhe Ilir Rama?!

Luj vendit mor burre sepse fort e ke ule steken e te drejtes njerezore! 

Dhe mos me thuaj se ky eshte nje Mut me i mire se ai Muti qe iku... apo ai ishte mut dhe ky kake?

Ky eshte me i mire, sepse ky nuk te vret ne bulevard, ky eshte me i mire, sepse te vjedh me me lezet, ky eshte me i mire, sepse eshte me elokuent dhe me shpotites... ky eshte me i mire se eshte me i gjate! Cfare kriteresh kemi ne per nje Qeveri te mire, sepse fundja per kete arsye vijne qeverite, te qeverisin mire, perndryshe ishim me mire kur ishim fis...

Ky eshte me i mire, sepse ky nuk te vret ne bulevard

e shikon qe jemi ne nje mendje? Pikerisht kete po thoja dhe une smiley

Gomere qe pellasin gjate gjithe vitit dhe gjate gjithe kohes - keta jane gazetaret tane. Keta/keto jo vetem qe nuk mund ti shohesh apo ndjekesh live se te nxjerrin zoret e barkut, por edhe nje permbledhje eshte e tmershme per ta lexuar. Bravo Edo! Je i drejtperdrejt dhe shume i sinqerte. 

origjinal !! jo po te caje derrasa me lapsanjosat e medias.

Ca talenti kemi ne shqiptaret per me gjet dhe me theksu gjene me jo-esenciale ne cdo situate. 

Edhe ne nje gje kaq te parendesishme si kjo ndeje e Cunit Tone me gazetaret dhe punetoret e medias, shikoni c'i ka bere pershtypje artikull shkruesit: batutat dhe kunjat.

Si edhe qe llogaria e darkes ka ardhur me takse, jo kshu pa takse sikur po blen me leke ne dore bostan anash xhades! 

Ah o Faik, o Faik! Aq pak rrojte mes nesh aq shume pe dhe njojte! 

Profet e kryeprofet dole! 

Sipas teje kush eshte esenciale ne kete rast?

Si paranteze nuk mendoj se esenciale eshte kuponi, batutat dhe kunjat, por njekohesisht mendoj se Faikun sot do ta kishe gazetar qe hudh kunja dhe ben batuta profetike kunder kryeministrit, sepse s'ka bere gje tjeter me t'modhe ne jeten  e vet. Per batuta dhe kunja eshte i famshem Faiku, jo per te tjerat.

 

milet i vogel - e dime qe nuk cojme peshe ne asgje te madhe keshtu qe rrojme per ato batuta. Popull palaco qe se marrim veten seriozisht fare. 

kush i vrau Mero Bazet ne bulevard, mor aman ?!.smiley

ja cfare konstaoi ambasadori Arvizu dikur : "ne Shqiperi ka demokraci ! mjafton te shikoni mediat, qe jane kritike e shkruajne lirshem kunder qeverise !" (dhe numeroj disa nga mediat, ato me kryesoret dmth).smiley

Skemi nevoje per baben ne frojdistet kristiane, baben ne do ta vrasim majtas, dhe nenen do ta pallojme djathtas, per te rinisur historine e civilizimit nga fillimi sa majtas djathtas.

 

jo po do presim te informohemi me ndyresite e te vjellat e te majteve ( te majte u thençin).. e morre vesh Stalker, kane rrembyer gruan shtatzene te Elvis Roshit, te PS dhe i hoqen femijen nga barku barbaret..smiley

nuk kam folur asnjehere per humbje apk fitore te PS/PD, por kam thene qe pse i duheshin kriminelat , Roshi, Doshi, Lenka e Prenga me shoke, Rames.. pse ?!

p.s, meqense mu pergjgje, bej shume kujdes kur me drejtohesh dhe me tregon "babain"... nuk e di per cilin baba e ke fjalen, apo nisesh mbase sepse vet "se ke njohur babane tend" dhe flet kshu ne shumes a ne pergjithsi...
kujdes Stalker ! nese me drejtohesh mua personalisht, dakord, por mos e personalizo me teper se u njohem çik si shume, tha..

Nuk paska ftuar as Sonila Mecon...

Po burri i Mirela Shqines ishte se sikur nuk ma zu suni ?

Sonilel mo ma nga. Kam pa ca vite endra me Sonile une, si me Griden.  Sonila deri nime ka dy thenie : 

e para , me mire te te lere i dashuri se sa te te bjeri goma e makines. ( e ka thene ne kohen kur kish te dashur, jo burre )

e dyta, dashnia e pare nuk harrohet. Ja shkrun si koment burrit ne fc. Qift menjehap.

Sonila thote qe se ka ftuar se ka frike nga gazetaret profesioniste....
ka qene gjithmone pararoje e mendimit te shkruar e te folur.

Sonila lunte me barazimin. Nuk e ftun dhe tha qe ka frike Rama prej penes se Soniles. Po ta ftonin nuk do shkonte se nuk eshte dhe aq legene sa thone e te behej paloqe oborri. smiley

Jane te lutur ata qe e lexojne komentin qe q tek fjala paloqe ta lexojne si ç.

U 10 gazit me shakate plot kripe te Duces, tha. smiley

C'u be ajo tema me pyjet qe i presin per i cap buke. Sikur e nolla qe thashe ti vejne zjarrin.

Paskan 2-3 dite qe i paskan kall zjarrin pyjeve te Dardhes.

Dhe qe te kete lidhje e temen : pjata e pare e darkes ishte me ca si gjethe dhe me nji koker luleshtrydhe ne mes. Ankohej nje fshatari i gjibit qe pse nuk u kane xjerre mish te pjek ne bidon..

Se ne fshatin e gjibit mishi nuk shkohet ne hell po behet i valum ne ato bidonat e vjeter te qumshit te kopratives.

Në inskenimin e kësaj gala-gallate hynte edhe leja që iu dha disa gazetarëve të merrnin fjalën dhe të thoshin ç’të donin kundër tij – në traditën e palaçove të pallateve që janë të vetmit që i thonë mbretit disa të vërteta të hidhura, sigurisht me dashuri dhe për ta bërë për të qeshur, jo për ta hidhëruar  smiley

Ide shume origjinale. Ose aspak. Edhe kjo kishte mbetur pa u kopjuar nga Amerika. Por nderkohe qe kete aktivitet ne Amerike e organizojne gazetaret dhe Presidenti eshte i ftuar, ne Shqiperi ndodh e kunderta.

Humorist s'kemi ftuar se duam te mbajme shpenzimet e darkes ne minimum, ne nje vije me suksesin e revolucionit te kuponit, keshtu qe shakate do ti bej vete, tha, e shpresoj qe kjo te frymezoje dhe antaret e tjere te kabinetit per humor

Presor Fuga nderkohe s'qenka impresionuar me gjenialitetin e nipit per gazetaret.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).