Sot!

 

Sot!

Pash një rom,

a gabel, quaje si të duash,

sterr i zi!

Tek rehatoi në makinë,

e më pas e puthi,

nënën e tij!

Sot!

Pashë një burrë

që sytë, m’i mbushi me lot!

Kishte shumë dashuri.

Tek rehatoi,

dhe e puthi,

nënën e tij!

 

 

 I shkujdesur!

 

E ulur në stol ti qëndron,

afrohem të flas i nxituar.

Nuk dija që me stolin jeton,

kujtimin e dashurisë së shkuar

Më fal …!

Pa dashur të zgjova,

nga ky mjegullim ëndërrimtar.

I shkujdesur unë fatin provova,

por mbeta një kalimtar.

 

Nëse..!

 

Nëse martohemi!

Shpesh do të bezdisesh,

duke shfryrë nëpër shtëpi.

Do t’i lashë edhe një herë,

të larat me të palarat.

E gjellës kripë,

mbi dy herë,

do t’i hedhësh pa dijeni.

Nëse martohemi!

Shpesh do të mallkosh,

dhe ditën kur u njohëm,

si ditë.

E unë,

do të të puth,e përkëdhel

që të të zbus.

Se të kam,

mbi të gjitha,

Perënditë.

 

 Pakt..!

 

Bën pakt, edhe me djallin,

Njeriu, kur dashuron!

E më pas te Zoti,

I gjunjëzuar mëshirë kërkon!

Më fal o Ati ynë në qiell!

Kam bër’ një të madh mëkat!

Kam dashuruar… i thotë,

Ditë dhe natë!

Më fal o Ati ynë!

Që në dorë, Ti ke fatin tim!

Më fal, se në më jepet mundësia,

Me dëshirë do të bëj të njëjtin gabim!

 

 

Dikur, kur ishim fëmijë

 

Ndiej dhimbje në shpirt,

për ty miku im.

Rrugëve fle,

dimër e verë.

Nuk po flas,

për ty njeri,

në trotuar i shtrirë.

Por për këtë

qen të mjerë…

Nuk di a të kujtohet!?

Kur luanim e qeshnim,

dhe flinim të ngopur,

se te,

shtëpi e njëri-tjetrit..hanim

kur ishim fëmijë

Nuk po flas për qenin.

Por për burrin,

në trotuare shtrirë,

me fatin e tij.

Dhe dorën nuk ta jap,

Dhe as kockën nuk ta hedh,

se ndiej neveri.

Nuk po flas për ju.

Por për veten..

ndryshe

ndoshta do të

quhesha

së paku njeri..

 

Më lini!

 

Nuk dua të zgjohem!

E nëse …

Mos më flisni për dy a tri orë.

Do t’ua u them vetë të gjitha ju betohem!

E nëse …

Asgjë prej saj mos të kem më në dore.

Nuk dua të zgjohem!

E nëse…

Kështu më lini të jetoj deri në fund.

Gjykomëni e thoni se do pendohem!

E nëse …

I lumtur a jo, me ëndrrën të jem unë.

 

PO UNË.. !

-Unë jam një kaos i vërtetë.

Ëndërr epshi për çdokënd.

Skllevër tek unë meshkujt kanë mbetë.

Në shpirt kam veç një fron,

e për një mbret ka vend.

-Po unë!

Unë kush dreqin mashkull,

paskam qenë!?

As skllav s’u bëra e as mbret.

Veç histori,

të shkruaj më kanë lënë.

Si për t’mos thënë,

mjerani …

Pa emër ka mbet.

 

Gënjemë  e thuamë!

 

Thuamë çfarë mendon,

Netëve të vona…

Nën dritën e zbehtë të abazhurit.?!

Ose më mirë, mos ma thuaj.

Në fakt, nuk dua t’ia di!

Thuamë vetëm atë pjesën,

Kur në mendime, vij e të rri,

Dhe nëse nuk është e vërtetë …

Gënjemë e thuamë, unë jam ai!

 

Sot jam Mbret!

 

Mirëmëngjesi – përgjumësh them,

E kokën ngadalë e kthej,

Përgjigje – nuk paska sot!

Pak ftohtë mbrëmë, e veten s’gjej!

Sërish heshtje!..

Bisedë e kotë!

Oh…! krevatit ti i mungon.

Nuk di të mërzitem a dëfrej?!

E mendja ku nuk më shkon,

Në çast MBRET, veten ndiej!

Një dyshek zaptuar kam,

Dhe njëherë prej fillimit,

Me jastëk, çarçaf e jorgan,

Sot, jam MBRET…

MBRET i pikëllimit!

 

Ka dhe jetë!

 

Ka çaste të bukura në jetë.

Ka dhe që tretesh prej trishtimi

Ka ku shkrihesh me jetën e gjorë.

Ka dhe kur e mbyt prej mallkimi.

Se ka çaste të bukura vërtetë.

Sikur botën, dashuri e ka pushtuar.

Harrohet dhe dhimbja, e shkuar të mbet.

E sërish vjen e re, si për të t’kujtuar.

6 Komente

Shume poezi te rehatshme...Flm Fin !

Faleminderit XhaTani, por merita eshte e Blendit. smiley 

Geri eshte artist ne te pakten dy zhanre, fotografia dhe poezia.

zerin e paska goxha te mire

Tamam ia ke gjet, te rehatshme, dhe te verteta do shtoja. 

PS. Mos mungon gje nje titull mbas Pakt?

Nice, nice, nice. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).